Çfarë është Hadithi ?

Çfarë është Hadithi ?

Fjala “Hadith” vjen nga gjuha arabe. Në aspektin leksikor (gjuhësor) do të thotë “El xhedidu” diçka e re, por dhe si lajm (1) me të cilen kuptohet të shprehurit (el-lefdhu). Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; “Çdo gjë që buron nga i derguari i Allahut Muhammedi a.s. qoftë kjo fjalë, vepër, pëlqim, cilësi njeëzore, morale, trupore, përsonale etj) (2)
Hadithi ka kaluar në disa etapa derisa është unifikuar si shkencë në vete, aq sa sot në universitet Islame dhe jo vetem , në Medreset e botës është lëndë më vete me të cilën mbrohen tituj shkencorë.
Hadithi filloj që në kohen e Profetit Muhammed a.s. por rregullat e tij si shkencë filluan diku rreth shekullit të katër të hixhrit. Gjatë kohës së Profeti Muhammed a.s. hadithi ishte në etapen e “Dëgjimit të haditheve“, për të vijuar me mbartjen e haditheve pra fjalëve të profetit a.s. dhe transmetimin e tyre, pra ajo që sot quhet hadithit.

Si buroj hadithi?

Siç e përmenda dhe me siper hadithi buron nga fjalët e Profetit Muhammed a.s. ku shokët e Profetit Muhammed a.s. e dëgjonin Profetin Muhammed a.s.  dhe ata që degjonin e mbanin mend, e praktikonin dhe ua mësonin të tjerëve atë që Profeti a.s. ka thënë. Shokët (sahabet) e profetit a.s. kan qënë ato të paret që transmetonin fjalët , veprat e profetit Muhammed a.s. tek ato që nuk i kan dëgjuar apo shikuar veprimet e Profetit Muhammed a.s. Ky quhet brezi besnik i transmetimeve të haditheve të profetit Muhammed a.s. Gjatë kësaj kohe u dalluan sahabët të cilët me memorjen e tyre të lartë arrinin të mbanin mend të gjitha fjalët e Profetit Muhammed a.s.. Aq mir i mbanin mend fjalët e Profetit Muhammed a.s. saqë vetë Profeti Muhammed a.s. u ka thënë:
Allahu e nderoftë fytyren e atij që i dëgjon thëniet e mija, i kupton, i mban mënd dhe ua tregon të tjerëve.” (Tirmidhi)

Ka hadithe të pavertet?

Për sa kohë që ishte Profeti Muhammed a.s. gjallë, dhe pas tij shokët që kan jetuar me Profetin a.s. ishte e pamundur të transmetohet, apo të shfaqen hadithe të gabuar apo të trilluar. Me kalimin e brezave filloj të shfaqen gabime apo devijanca në hadith. Në kohen e sundimit të Othmanit r.a u shafqen grindje dhe perçarje mes besimtarëve. Kështu disa të keqperdorur filluan të hedhin në sken genjështra. Në këtë kohë u bë e domosdoshme kontrollimi i haditheve, dhe kështu filloj humumtimi dhe kontrollimi i hadithit. Përshembull; kush e thotë, nga kush e ka dëgjuar, përsoni që e thotë a është i besuar apo jo etj. Për shfaqjen e gënjeshtrave , dhe përçarjeve e kishte paralajmëruar dhe vete Profeti Muhammed a.s. ku thotë: “Kur të përfundoj koha juaj sahab (shokë) do këtë njerëz që do ju thonë gjëra që ju nuk i keni dëgjuar, e as shikuar.” (Muslim)

Pse ndodhen përçarjet në kohen e sundimit të Othmanit?

Parçarja dhe shfaqja e haditheve të rrem erdh si rezultat i një grupacioni (shi) të cilet kërkonin ë ishin ata në sundim. Ata menduan se mund të merrnin sundimin duke fabrikuar hadithe të shpikuara, dhe falsifikime të ndryshme duke sajuar hadithe sipas interesit me objektiv marrjen e sundimit.

Koha e kontrollimit të hadithit

Kontrullimi i hadithit ka filluar në kohen e sundimit të Othamit r.a. Në këtë kohë filloj hetimi i çdo hadithi, nësë është ashtu siç e ka thënë Profeti a.s. , nësë janë transmetuar nga shokët e tij etj, apo jo. Nga koha e Othamanit e në vazhdim kur ndonjëri thoshte ndonjë hadith, i kërkohej dëshmitari se ku e ka dëgjuar, apo ku e ka marr atë hadith. Po ashtu nësë ndonjëri thoshte ndonjë hadith shikohej jeta e përsonit që e thotë. Kështu dijetarët të cilët në atëkohë ishin Sahabët (shokët që kishin jetuar me Profetin a,s.), e më pas pasuesit e tyre (tabiinet) filluan tu tërheqin vemëndjen njerëzve, që të mos flasin kur janë të paditur. (3)

Pranimi i haditheve

Hadithet filluan të pranohen vetem nga ato persona të cilet më parë verifikoheshin se kush janë, çfarë përsonaliteti kanë, çfarë dijesh islame, çfare memorje ka, çfare familje, shokësh, dëshmitarësh etj. Kjo ka ishte koha e fillimit të shkencës së hadithit. Aq të forta u bënë rregullat e pranimit të hadithit nga një person saqë tregohet një rast nga Ibn Ebi Zenadi e ky nga babai i tij i cili ka treguar se: “Erdh në Medine një grup prej 100 dijetarësh të cilet po ashtu ishin të devotshem, ishin të besueshëm, por nga këtyre nuk u pranohej hadithi. Kjo për shkak se ato nuk kishin memorie tëe fortë.”

Vërtetësia (saktësimi) i hadithit

Sabahët filluan të saktesojnë hadithet nepërmjet shkrimi si psh; Abdullah bin AmerIbn MesudiEbu HurejraXhabir bin Abdullahu etj. Me vdekjen e Sahabëve (shokët e Profetit a.s.), u vëndos me përparsi hulumtimi i haditheve duke shikuar senedet (zinxhirin e trasmetuesit), teksti etj. Me daljen në sken të grupacioneve të ndryshme politike u shikua e domosdoshme vsndosja e rregullit mbi kriteret e transmetimit ts haditheve. Menjëherë kjo shkencë do merrej me studimin e trasmetimeve duke i ndar në dy kategori: a). I Pranuar b). I Refuzuar.
Shkenca e hadithit

Janë të shumtë dijetarët të cilët janë merr me këtë shkenca, por ndër më kryesorët është Malik Bin Enesi i cili në librin “El Muvetta” ka bërë një përmbledhje të jashtzakonshme mbi trasnmetuesit e hadithit  etj. Çdo gjë që ka të bëj me hadithin, tekstin, trasmetimi, etj janë të grumbulluara në menyreë të jashtëzakonshme nga imam Buhariu i cili u arsimua dhe u bë dijetar falë Alij bin El Medini i cili ka qënë përson i pakonkurueshme për aftësin dhe zellin e tij në shkrim duke regjistruar në mënyrë mahnitese dijet islame duke e rënditur atë si një enciklopedi e gjallë. Ai arrit të shkruaj mbi 200 vepra vulumonoze si psh; El Esmij vel kuna 8 vellimesh, Ed Duafa 10 vellimesh, etj.

Imam El Buhari

Gjatë jetës së tij imam El Buhari ka rritur të shkruar mori librash ku mund të përmend: Et TeriheEl KunaEd Duafa etj Tek në në Shqipëri masa e gjërë e besimtarëve njeh përmbledhjen e shkurter Rijadus Salihin. Sahihul Buhari etj.

Imam Muslim

Gjatë jetës së tij Imam Muslimi ka arritur po ashtu të shkruaj mori librash vuluminoz si psh: El KunaEl Ilel, Et Tabekat etj. Ndërsa në Shqipëri tek masa e gjërë e besimtarëve njihet përmbledhja e librit të quajtur “Sahihul Muslim”.

Pas këtyre dy dijetarëve të mëdhenje vinë dijetarët e tjerë të njohur si: Ebu Davudi, Et Termidhi, Ibn Maxhe, Ebu Hatimi etj.

Libri i parë që u shkruajt për shkollat islame dhe u quajt Ulumul hadith – dija apo “Shkenca e Hadithit” është e dijetarit Ebu Amr Uthman ibni Salah esh Shehre Zuri apo siç njihet ndryshe Es Salah.
Në boten islame libri i tij vuluminoz ka të rënditura në mënyrë të shkëlqyer disiplinat e hadithit. Më pas shkenca e hadithit ka vijuar me librat si El Irshade te En Nevevijut, pastaj veprat e Es Sujutit (Tedribur Ravi fi sherhi takribin Nevavi – koment i librit Et Takrib), Iben Kethiri (Ihtisaru ulumin hadith), Irakiu (Ulumin Hadith), (Fet’hul mugith bi sherh elfijetil hadith) etj, Ibn Haxheri (En Nuketu ala mukadimetu ibn Salah), (Fet hul mugithi fi sherhi elfijetil hadithi), (Nuhbetul fikri fi mustalehi ehlil ether), etj.
Shkenca e hadithit mund ta gjejmë në disa emërtime si psh: Ulumul hadith dmth Shkecat e HadithitMustelahul hadithi d.m.th; tërminologjia e hadithitUsulul hadithi dmth; Bazat e hadithit etj.

Saktësimi i hadithit

Dijetaret e Hadithit janë marr me rregullat strikte mbi saktesimin dhe kategorimizimin e hadithit ku nëpërmjet të cilave studiohet zinxhiri i transmetueseve (es sened) , teksti (el metnu) e më pas kalon në fazen e pranimit apo refozimit të tij. Termonilogjia e hadithit ndahet në: a).Ilmul hadithi diraje dmth; Shkenca e Hadithit për transmetimin në përgjithësi ku përfshihet dhe studimi i tekstit dhe b). Ilmul hadithi rivajeh d,m.th; Shkenca e Hadithit në konfirmimin e transmetimit. Kjo shkencë merret me memorizimin e hadithit në zemer transmetuesit ose shkrimin e hadithit , dhe më pas me komentimin e tij.

Çfare është transmetimi?

Me transmetim kuptohet “El mervijuma udife ilen nebiji” d.m.th; trasmetimi është teksti që buron nga pejgamberi Muhammed a.s., por vetë profeti Muhammed a.s. nuk është në zinxhirin e transmetimit pasi ai vetë është burimi.
Hadithet transmetohen nga Sahabët “Sahabij” (shokët) e profetit Muhammed a.s. Në aspektin gjuhësor “Sahabi” do të thotë shoqërim p.sh. filani është shoqëruar me Profetin Muhammed a.s., një i till quhet Sahab – ose Sahabij. Çdo përson i cili ka takuar Profetin a.s. konsiderohet Sahab, dhe kjo është e vlefshme për aq kohë që profeti Muhammed a.s. ka qenë gjallë. Po ashtu që një përson të quhet Sahan duhet të; 1. Të jetë musliman 2. Të këtë takuar profetin Muhammed a.s. 3. Të jetë shoqëruar me Profetin a.s. dhe kjo të ken ndodhur pas shpalljes deri me vdekjen e Profetit a.s.dhe  4. Përsoni që quhet Sahab të këtë dorëzuar shpirtin Allahut xh.sh. si mysliman. Përveç këtyre një sahab njihet si i till pasi ka shoqëruar profetin dhe këtë e din shumë njerëz (kolektiv), se ai ka qenë i njohur (meshur) dhe kur një sahab tjetër dëshmon për x përson se ka qenë sahab p.sh; dëshmon se unë (që është sahab) kam hyrë sebashku me filanin tek Profeti a.s. etj. Vete sahabët ndahen në disa kategori; Sahab quhet edhe ai i cili e ka takuar vetëm një herë Profetin a.s., p.sh. ka nga ato që e kan takuar profetin a.s. vetem një herë , dhe ai moment ka qenë haxhi i lamtumirës. Disa sahabet i kan ndarë Sahabet në pesë kategori , disa në dumbëdhjetë disa edhe me shumë. Marrim përshembull El Hakimi i ka ndarë kështu: Sahab që e ka takuar Profetin a.s. që në fillin në Meke, Sahabët që emigruan në Etiopi, Sahab që moren pjesë në marvjeshjen e parë në Meke, ata të marveshjes së dytë , sahab që me emigrimin e tyre u bashkuan me Muhammedin a.s. para se të hynin në Medine, ata që moren pjesë në luften e Bderit etj. Të gjitha thellimet se kush quhet dhe mund të cilësohet Sahah është për faktin që çdo gjë që thuhet si hadith të dalin nga ato të cilët janë më të devotshmit, të cilet kanë karakter të lartë, të përpiktë, që kan memorje të fortë, që janë të drejtë etj. Përveç sahabëve, hadithet u transmetuan edhe nga TabiinëtTabiin quhet ai përson i cili ka takuar një ose më shumë prej sahabëve. Më pas trasnmetimet e haditheve u bën edhe nga Tabitabiinët etj. Pra në mënyrë të përbledhur ata që kan trasnmetuar hadithet janë hulumtuar për saktësin e hadithit duke bërë të qartë se kush është përsoni që e transmeton hadithin dhe se i plotëson kushtet për të qenë pjesë e zinxhirit të transmetimit apo jo.

Dallimi i Hadithit nga Sunneti

Siç e përmendem mësiper Hadithi është; Çdo gjë që buron nga i dërguari i Allahut Muhammedi a.s. qoft kjo fjalë, vepër, pëlqim, cilësi njerëzore, morale, trupore, përsonale etj. Ndërsa me Sunnet kuptohet diçka që rrjedh, drejtim etj. Shkurtimisht Sunneti përmban të gjitha ligjet nga koha e shpalljes deri në kohen e vdekjes së Profetit Muhammed a.s . Pra Hadithi merret me hulumtimin e Muhammedit a.s. p.sh. si prijes, edukator, këshillues, ndërsa Sunneti është legjislacion dhe juristet islam (Usulujin) thonë se Suneti është marr me hulumtimin e Muhammedit a.s. në kuptimin e ligjevënësit, ai vendosi rregulla të jetës, detyrimet etj. Kuptohet qartë se Hadithi merret me tekstet (pra fjalët etj) të thënë nga Profeti a.s. dhe që janë transmetuar nga sahabët etj, ndërsa Sunneti është marr me vendimet të cilan kan nxjerr ligje dhe detyrime të ndryshme si psh; Farzi, NafileHarami etj
Ka nga ato dijetar që i quan të njëjtë si hadithin po ashtu dhe sunnetit (4), por nësë shikohet me kujdes në fakt kan dallim pasi Hadithi është gjithpërfshirjes pra përfshin kohen para shpalljes e në vazhdim. Ndërsa Sunneti përfshin kohen nga shpallja deri në vdekjen e Profetit Muhammed a.s. Përpara se të përmend hadithet , llojet, dhe ndarjet e tyre, do përmend dy lloj hadithesh të cilat nuk hynë tek ndarjet e hadithit të Profetit Muhammed a.s. pra kemi; Hadithe Nebevij pra te Profetit Muhammed a.s. dhe Hadithe Kudsij pra fjalë të ardhur nga Allahu xh.sh.

Dallimi mes Hadithit Nebevij dhe Hadithit Kudsij 

Kumtimet që ka bere profeti Muhammed a.s. i ka bere në dy burimi; Shpallje pra me ajetet e zbritura ose me fjalë Kudsij. Me fjalen Nebevij kuptojmë ato gjëra që kan burim profetin Muhammed a.s. ndërsa me fjalen Kudsij kuptohet diçka e paster dhe që rrjedh nga emri i Allahut El Kuddus d.m.th I paster. Ndërsa nga ana terminologjike Hadith Kudsij është ajo që i është treguar  Profeti Muhammed a.s. dhe që është fjalë e ardhur nga Allahu xh.sh. Pra Kudsij ëshë fjala e Allahut xh.sh. por që nuk është ajet Kur’anor porse profeti Muhammed a.s. e ka përcjell atë tek njerëzit në mënyrë korrekte ashtu siç i ka ardhur nga Allahut xh.sh. Ndryshe nga Hadithi Nebevij pra i Profetit Muhammed a.s, Hadithet Kudsije janë shumë të paket në numer. (5) Hadithet Kudsije i janë komunikuar profetit Muhammed a.s. nëpërmjet melekut Xhebrail a.s e disa herë në forma të tjera. Hadithi Kudsi ndryshon nga aspekti i larësisë me atë të Kur’anit pasi fjalët e Kur’anit qëndrojnë siper fjalëve të hadithit kudsij. Po ashtu duhet sqaruar se fjalët e haditheve Kudrsije dhe pse janë fjalët të Allahut xh.sh nuk mund të lexohen në namaze. Ka dallime mes haditheve Kudsij dhe Haditheve të Profetit Muhammed a.s. Ndër dallimet janë; zinxhiri i trasmetimeve tek hadithet e Profetit Muhammed a.s ndërsa tek hadithi Kudsij janë fjalët direkte të Allahut xh.sh, të thëna nga profeti Muhammed a.s. Hadithi Kudsij fillon me fjalen e profetit Muhammed a.s. që thotë se; Allahu xh.sh. ka thënë…ndërsa mënyra tjetër është se hadithi Kudsij fillon; Allahu xh.sh. ka thëne. Hadithet Kudsije përmendin çeshtje si psh; kryerja e saktë e obligimeve fetare, rritjen e shkallës së moralit të lartë etj.

Konstrukti i Hadithit

Hadithi ka dy pjesë kryesore; Sened (lidhja e zinxhirit) dhe Metni (tekst, diçka që duket etj). Në askpektin leksikor do të thotë; mbeshtetës, bazë ndërsa si përkufizim do të thotë: “Lidhja zinxhirore e trasmetuesve i cili të dergon tek teksti,” Përshembull kemi këtë zinxhire; Buhari ku prej Muhammed bin el Muthena, ky prej Abdul Vehab eth Thekafij, ky prej Ejubit, e ky prej Ebi kalabe dhe ky prej Enesit r.a. ky zinxhir quhet Sened. (6) Fjala Metn kuptohet me tekst apo nga aspekti leksikor kuptojmë diçka e ngritur, apo e dukshme. Ndërsa ne kuptimin terminologjik do të thotë tekst, pra aty ky përfundon senedi pra zinxhiri. Pra me Metn ka për qëllim tekstin e fjales.

Ndarja e Haditheve

Është teme e gjërë për të folur për ndarjen e haditheve, por shkurtimisht në menyrë të përmbledhur po permend disa ndarje të haditheve.

– Hadithi Sahih 

Hadith Sahih do të thotë Hadithe autentik. Pra ka sened pa shkeputje që është thënë nga transmetues i perpiktë, e ky e ka marre po ashtu nga një trasmetues i drejtë dhe vazhdon kështu deri tek burimi që është Profeti Muhammed a.s. Shkurtimisht Hadithi Sahih ka kusht;  Të këtë vargun e zinzhirit të pa shkëputur, Transmetuesi të jetë i përpiktë, i drejtë, trasmetuesi të këetë memorje të fortë pra i përpikte dhe të jetë i paster nga mangësit që nuk dihen apo mangësit e fshehta p.sh;  ka gabuar kur ka dëgjuar një shprehje e nga kjo duke e zëvendësuar me një shprehje tjetër. (7)

-Hadithi Hasen

Hadith Hasen do të thotë i mesem. I mesem pasi një transmetues pavarësisht se kalon kriteret për hadithet nuk është i shkallës së lartë pasi p.sh. nuk ka është i perpiktë, kjo p.sh. mund të vij për shkak të momorjes jo të fortë. Për takufizuar Hadithin Hasen themi se: “Hadithi hasen ka zinxhirin pa shkëputje, i transmetuar nga trasmetues të drejtë por me përpikmëri jo të plotë (kjo siç thash për shkak të memorjes jo të fortë), dhe ky e merr nga trasmetues të njëjtit nivel pa qen në kundërshtim të hadithit me të fortë se sa ai dhe as me zëvëndësim shprehjesh.” Këto hadithe janë mes Hadithit Sahih dhe Hadithit Daif. Ky lloj hadithi është i pranuar dhe veprohet me të. (8) Vetë hadithi Hasen ndahet në ; Hadith i mesem në veten e tij dhe Hadith i mesem nga të tjerët. (9)

-Hadithi Daif 

Hadith Daif do të thotë Hadith i Dobët. Një hadith të quhet i dobët duhet që ai të këtë humbur një ose më shumë kritere të hadithit të mesëm (Hasen) ose autentik (Sahih). Po ashtu me hadithet e dobëta kuptohet ai hadith që ka difekt apo shkëputje të zinxhirit (në 1 , 2 a më shumë) ose mund të këtë mangësi në aspektin e përpikmerisë. Ndryshe nga dy të parët (pra Sahih dhe Hasen) Hadithi Daif ka ndarje të shumta të cilat burojne nga; a). Për shkak të mangësis së një transmetuesi apo më tepër në zinxhirin e transmetimit. Shkëputja e zinxhirit të transmetimit dallohet pasi ai është i dukshem si shkëputje (Vedihun xhelije) dhe b). I dobët për shkaqe të pashpjegueshme, mister.(Hafije) Në rastin e parë trasmetuesi nuk sqaron takimin apo komunikimin e transmetuesit kjo për shkak se nuk kan jetuar të njejtën kohë, ose kanë jetuar në të njejtën kohë por nuk janë takuar ndonjë herë, një i till nuk mund të këtë transmetim të hadithit. Prandaj dijetaret kanë thënë se është kusht që të dihet jeta e trasnmetuesit, si psh; kur ka jetuar, në çfare kohe, ku ka marr dijet etj.(10)

-Hadithi Vedu

Fjala Vedu do të thotë shpifje, pra kemi të bejmë meHadithin i cili është shpifje. Në aspektin leksikor (gjuhësor) Vedu do të thotë; sajim, shpifje ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; shpifje, genjeshtra. Të parët që filluan me hadithe e sajuara ishin çifutët dhe përsonat dyfytyresh (munafik) të cilët ishin grupi kryesor i përçarjeve në Medine. Kujtojmë këtu përçarjen e madhe e cila u krijua mes sundimit të Aliut r.a. dhe sundimit të Muaviut në Damask (Sham).(11) Për ato që shpifin, sajojnë Profeti Muhammed a.s. ka thënë: “Kush genjen kudër meje qëllimisht, le të përgatis një vend në zjarr (një ulsese prej zjarri.” (Buhari)

-Hadithi Merfu
Merfu do të thotë; “I ngritur”. Pra është bashkangjitia e hadithit me Profetin Muhammed a.s. Ky hadith mund të jetë sahih (autentik) por mund të jetë edhe i dobët (daif). Në këtë hadith mund të ketë shkëputje zinxhiri të transmetimit, mund të bie një sahab apo tabiin. Me bashkangjitje të haditheve të Profetit Muhammed a.s. kuptojmë thëniet, miratimet, pëlqimet apo cilësit e Profetit Muhammed a.s. Hadithi Merfu ndahet në; El Merfuus Sarihu dmth; Hadith i ngritur , i qartë p.sh; Kur hadithi thotë: “Na ka urdhëruar apo na ka ndaluar.” dhe El merfuul hukmii d.m.th; Hadith i ngritur për menyrën e trajtimit p.sh. këtu ka të bëj me ilustrimet , apo veprimet e sahabit i cili ia bashkangjet këto Profetit a.s. por veprimet e tij janë në përputhje me rregullat e islamit. (12)

-Hadithi El Mevkuf

Janë çdo hadith apo vepër që i bashkangjitet sahabit. Disa thonë se përfshihen thëniet , veprat e sahabit si hadithe , kjo pasi konsiderohet shoqërimi që ka pas me Profetin Muhammed a.s.  Përshembull thëniet apo veprat e sahabeve janë përfshirë në koleksionet e haditheve dhe dijetarët kanë argumentuar nëpërmjet tyre.

-Hadithi El Maktu

Ka të bëj me çdo thënie apo veper që i bashkangjitet tabiinëve.

-Hadithi Mutevatir dhe Ehad

Me Mutevatir kuptojmë; “Kolektiv” ndërsa me Ahad kuptojmë; “Indivudal”.  Nësë do flasim nga ana gjuhësore Mutevatir do të thotë; pasim i njëeri-tjetërit ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë: Hadith që e trasmeton një numer i madh (kolektiv) transmetuesish.” Numri i madh pra kelektiv i transmetuesve e ka të pamundur që të bien dakort për të shpifur. (13) Hadithi Mutevatir ndahet në; Elmutevatirul lefdhije d.m.th; “kolektiv tekstual”, El mutevatirul meaneviju d.m.th; “Kolektiv kuptimor”
Hadithi Mutevatir tregon argumentim të prerë dhe se veprimi me të është i domosdoshëm. Hadithi Ehad pra individual ka të bëj me një, pra tek. Në aspektin gjuhësor do të thotë që lajmin e ka vetem një individ. Ndërsa në aspektin terminologjik do të thotë; nuk është kolektiv. (14) Shumica e dijetareve thonë se është detyrim veprimi me hadithin ehad. Ndërsa disa dijetar të tjerë e kan kundërshtuar veprimin me hadithin ehad.(15)

-Hadithi delikat “Mushkil”
Janë ato hadithe të cilat kundërshtojnë apo janë kontraves p.sh ; ndotja e ujit kjo duke u bazuar në hadithet që flasin për këtë temë. P.sh; Profeti Muhammed a.s. ka thënë: “Vërtet uji është i pastër, asnjëgjë nuk e ndot.”(Ahmedi, Ebu Davudi) nga ana tjetër kemi përsëri një hadith që flet për po të njëjten temë ku thotë: “Po qe se uji arrin sasin e 500 litrave, ai nuk ndotët.“(Et Termidhi)

-Hadithet En nes hu

Me hadithet En nes hu kuptojmë me fshirjes. Fshirja apo heqja e një hadithi është rënditur nga dijetaret si një nga misionët më të vështira. Dijetarët e kan quajtur shkencë në vetë çeshtjen e fshirjes së hadithit , shkencë e cila u quajt; “Enes hu fil hadithi” apo “Nesihul hadithi ve mensukhuhu” Megjithate me En Nes Hu kuptohet dhe shfuqizim, pra shfuqizimi i x hadithi. Hadithi En Nes Hu janë të gjitha ato hadithe ku më një argument që vjen nga  legjislacioni islam (që buron nga Kur’ani dhe Suneti) fshihet. Përveç kësaj Hadithi En Nes Hu ka për qëllim hulumtimin dhe rregullimin e të gjitha atyre haditheve të cilat janë kontraves dhe se bashkëqendrimi i tyre apo harmonizimi i tyre është i pamundur për shkak të qendrimeve të ndryshme. Shpallja e një hadithi En nes hu është tepër e vështir, dhe se këtë nuk mund ta bej çdo kush, pasi përsoni që ka mundësi ta bej është ai i cili ka dije shumë, që njeh me përpikmëri trashmetuesit, njohja e me përpikmëri të haditheve, kohës së kur janë thënë, nën çfarë rrethanash janë thënë etj. Hadithi En Nes hu merret me ndonjë vendim, ligji dispozite e shkruar dhe që ka dal nga hadithi apo sunneti, por kursesi nga Kur’ani, pra Hadithi En Nes hu nuk përfshin Kur’anin. Që të fshish apo pëzullosh një hadith duhet të plotesohen disa kushte si p.sh; Duhet ndjekur rregullat që përdoren për fshirjen, Që vendimi i fshirje të jetë në përputhje me Kur’anin , Sunnetit pra që mos të këtë kundervënjë, që fshirja të jetë i bazuar në argumenta (ligje) dhe jo në baze llogjike etj. Duhet sqaruar se jo çdo hadith mund të jetë pjesë e Hadithit En nes hu p.sh. Hadithi En Nes Hu nuk merret me çeshtjet e akides, bazat e islamit, imanit etj, pra Hadithi En Nes Hu merret p.sh; me rastin kur Profeti Muhammed a.s. ka thënë: “Mos i vizitoni varrezat” ndërsa me vonë e ka hedhur poshtë këtë duke thënë: “Ju kam pas ndaluar që të vizitoni varrezat, por tani ju kam lejuar viziten, vizitojeni ato.” (Muslimi), Pra një hadith e fshin një hadith të më parshem por në rastin konkret kjo lloj fshirje nuk prek ata fjalë apo ajet që buron nga Kur’ani. Po ashtu dijetaret duhet të bien në dakortësi për një Hadith En Nes Hu me argumentin se njëri prej dy argumentëve të paraqytura nga x hadith e fshin tjetrin duke përcaktuar se cili prej tyre është hadithi i fundit i cili e fshin hadithin e mëhershëm.

Kuptohet se shkenca e hadithit , ashtu sikurse Tefsiri etj janë shkënca të cilat nuk mund të trajtohen kurresesi në një shkrim, por nëpërmjet këtij shkrimi përmbledhës kam dashiruar që lexuesi dhe besimtarët të kënë nje pasqyrë të përgjithshme mbi menyrën se si është ruajtuar, transmetuar dhe renditur hadithi.

Përgatiti
Gëzim KOPANI
(Myfti i rrethit Pukë)

Material i marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2021/08/cfare-eshte-hadithi.html

___________
1. Këtu bëhet fjalë lajme të shkurta apo të gjatë dhe nuk është fjala për lajmet siç janë ato të ditëve të sotme në të cilat ka lajme të vërteta dhe të paverteta. Pasi El Haber del nga En nebu d.m.th lajm i cili vjen si rezultat i të folurit. Pra është sinjalizues qoftë kjo për veprim apo mos veprim. Prandaj kur hadithi përdoret për MerfuMevkuf dhe Maktu përfshin ato lajme që vin nga Profeti Muhammed a.s., nga sahabet (shokët e Pejgamberit a.s.) dhe nga pasardhësit Tabiinët. Prandaj kjo dije quhet El Hadithu ndërsa ato që merren me lajme, ngjarje, histori etj quhen El ihbarij , historian.
2. Çdo gjë e cila buron nga Pejgamberi a.s., dijetaret e kanë ndarë në; 1. Teorike (Kuvliju), 2. Praktikë (Fialiju), 3. Miratim (takririju) 4. Morale dhe Fizike (el sifatul hulukije , sifatul hilkijetu)
3. Transmetimet që vijnë nga Sahabet dhe Tabiinet quhet El Ether. Në aspektin leksikor do të thotë; “Bakijetush sheji” d.m.th diçka e mbetur, gjurmë etj. Ndërsa në aspektin tërminoligjik do të thotë: Është trasnmetimi që del nga sahabët dhe tabiinët. Ndërsa ai qe vjen direkt nga Profeti Muhammed a.s. është konsideruar si Haber (dicka) e re e thënë nga personi adekuat. Mendimet për termin El Ether apo Haber janë të shumta p.sh; Bejhakiu thotë se El Ether është “Maanis suneni vel ether” etj.
4. Qendrim i Imam Malikut
5. Dijetari Muhammed El Medenij në librin “El itihafat es Sunije fil Ehadith El Kudsije” ka shkruar 863 hadithe Kudsij. Ndërsa  Qendra islame në Kajro ka botuar vite më parë librin e njohur dy vëllimësh me titull: “El Hadith El Kudsije“. Ky libër përmend 400 hadithe Kudsij.
6. Profeti Muhammed a.s. nuk është pjesë e Senedit pasi ai është burimi dhe jo transmetuesi.
7. Për shkak të përpikmëris së haditheve që ka , librat e imam Buhari janë quajtur Sahihul Buhari. Ndër librat e njohur të imam Buhari janë; “Fet-hul Bari” i cili ka 13 vellime që fillon me fjalen mahnitese e cila është shpjeguese , udhezim etj të quajtur “Hedjus Sarije“.  Pas imam Buhari për shkak të saktësis së tij vjen imam Muslimi etj.
8. I pari që ka ndarë hadithet në: Hadith Sahih, Hasen dhe Daif është Ebu Isa Et Termidhij. Ai këtë e ka pasqyruar tek libri i tij me tirull: El Hasen.
9. Siç e kam përmëndur mësipër, me hadithin Hasen është marr dijetari Et Termidhi i cili ka bërë studimet të shumta, por shumë dijetar Hadithin Hasen e kanë rënditur në hadithin autetik si psh; El HakimiIbn Hibani etj. Ato që janë marr me koleksionimin e haditheve të Profetitit Muhammed a.s. quhen Sune. Kur përmendin Hadithin Hasen kujtohen mënjëherë katër koleksionistet më të njohur; Sunenu Et TermidhiutEbu DavudiNesaiu, dhe Ibn Maxhe.
10. Në këtë grup pra në Velihun xhelije bëjnë pjesë; Hadithi El Mualek (hadith i varur), Mursel (hadith i tejkaluar), Munkati (Hadith i keputur), Mudal (hadith i asgjësuar), Mudeles (Hadith mister), El Mudtarib (Hadith i kontestuar), Esh Shadh (Hadith i pafavorizuar), El Munker (Hadith i papranuar), El Mudrexh (Hadith i ndërhyrë, pra ndërhyrje në hadith), El Maklub (Hadith i ndryshuar), El Muda’af (hadith i plagosur, për këtë dijetaret nuk janë unik në dobësin e tij), El Mualel (hadith të meta të fsheta).
11. Hadithet Daif u shfaqen si rezultat i grupacioneve politike më qellim marrjen e pushtetit. Shpifja filloj për hërë të parë në kohen e sundimit të Othmanit r.a., me pas siç e permenda mësiper në kohen e sundimit të Aliut r.a. dhe Muaviut, më pas u shfaqen havarixhet të cilët ishin shembulli tipik sa i takoj haditheve të sajuara.
12. Përveç ndarjeve që përmenda më siper Hadithi Merfu ndahet dhe në: El Merfus sarih (i qartë), El Merfuus fiali (i ngritur për nga veprimi), El Merfuul vesfi (i ngritur për nga cilësia) , I ngritur për nga thënia e sahabit, I ngritur për nga pëlqimi, I ngritur për nga ana e trajtimit.
13. Hadithi Mutevatir ka disa kushte të cilat janë: Te transmetohet nga një numer i madh transmetuesish pra Mutevatir, numri të jetë i qartë në të gjitha gjeneratat e zinxhirit, të jetë i pamundur dakortësia për shpifje, të jetë diçka për gjëra e ndjeshme që shikohen dhe dëgjohen.
14. Vete Hadithi Ahad ndahet në; El Garib (i vetmuar) i cili ka dy nëndarje 1.El garibu el mutlak d.m.th; “vetmim i përgjithshem”p.sh bie në një pjesë e zinxhirit, pra aty ku përmendet një sahab 2. El garibu en nisbij d.m.th: “vetem në një pjesë” p.sh është ajo pjesë e zinxhirit e cila bie por jo në pjesen tjetër, El Aziz (i përferuar,pelqyer), El Mesh hur (i njohur, i afirmuar)

Leave a Reply