Pesë monedhat e bakrit të gjetura në pjesën veriore të Australisë mund të ndryshojnë plotësisht historinë e këtij vendi, për shkak se datojnë që nga viti 900, ndërsa konsiderohen se origjinën e kanë nga Afrika.
Historia e shkruar australiane daton nga viti 1606, kur në truallin e saj zbarkuan hulumtuesit holandez. Shkencëtarët e Universitetit në Idiana tani mundohen të zbulojnë se si monedhat e vjetra një mijë vjeçare kanë përfunduar në anën tjetër të Oqeanit Indian gjashtë shekuj para holandezëve.
Udhëheqësi i hulumtimit, shkencëtari australian Ian McIntosh, tha se monedhat janë gjetur nga ushtari Maurie Isenberg në vitin 1944. Isenberg gjatë luftës së dytë botërore ishte i stacionuar në ishujt Wassel, ishuj të pabanuar në bregdetin veriorë të Australisë. Monedhat i ka gjetur të groposura në rërë. Ai ia dërgoi muzeut australian në vitin 1979, ndërsa McIntosh tani mundohet të zbuloj se si kanë arritur në ishull.
Isenberg bëri një hartë të vendit ku i gjeti monedhat, ku përveç këtyre ai gjeti edhe katër monedha të një kompania indiano-holandeze nga viti 1690. Ky zbulim vërteton pretendimet se hulumtuesit holandez kanë zbuluar Australinë shumë më parë se James Cooke në vitin 1770, njofton portali klix.ba.
Monedhat e vjetra me prejardhje nga Afrika duhet të vijnë nga ish sulltanati i Kiwlës. Ato janë monedhat e para të prodhuara në Afrikën subsahariane.
Burimi: /breziiri/