
Bismilahir Rahmanir Rahim
ANALIZA VJETORE E PUNES SE MYFTINISE PUKE PER VITIN 2025
(Pasqyrim i shkurter)
Gjate vitit 2025, Myftinia Puke e mbeshtetur nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise dhe nga shoqata, fondacione dhe bemires te ndryshem ka mundur te realizoj me sukses disa aktivitete fetare, arsimore , sociale dhe kulturore. Me konkretisht:
1. Aktivitete fetare
Gjate vitit 2025 Myftinia Puke eshte munduar te realizoj disa aktivitete fetare,duke pasur parasysh burimet e pakta njerezore. Gjate vitit jane kryer faljet e pese koheve te namazit ne xhamin e qytetit te Pukes, ndersa ne Xhamin e Koder Hanit jane kryer faljet e namazit te drekes dhe akshamit ndersa. Ne xhamin e fshatit Qerret thirret e ezani cdo dite vetem ne dy vakte , ne drek dhe aksham ndersa namazi i xhumas eshte falur rregullisht.



Per shkak te mungeses se imamit nuk zhvillohet falje te rregullta (me perjashtim te rasteve kur Myftiu zhvillon vizite) , po ashtu nuk falet namazi i xhumas dhe as teravit, ndersa jane falur rregullisht namazet e bajrameve. Gjate vitit Myftiu Gezim Kopani por edhe imam te tjere kan mbuluar sherbimin e namazit te xhenazeve po ashtu Myftiu Gezim Kopani gjate ketij viti ka kryer edhe disa nikahe (kurorezime) te çifteve te reja. Kurorezime te kryera ne xhamin e Koder Hanit , Puke. Namazet e xhumas dhe teravite jane kryer nga: Fatjet Laçi (Puke), Gezim Kopani (Puke), H.Qazim Kopani (Qerret). Ndersa namazet e Bajrameve ne Puke nga Myftiu Gezim Kopani , ne fshatin Qerret Erjon Laçi , dhe ne fshatin Iballe nga Fatjet Laçi . Gjate vitit Myftiu Gezim Kopani ka kryer faljet e namazit te xhenazeve ne gjithe rrethin e Pukes.












Gjate muajit janar 2025 Pergjegjesia e Gruas prane Myftinise Puke Erjola Kopani eshte zhvilluar nje takim me grat dhe vajzat ne qytetin e Fushe Arrezit. Me kete rast u shpernda falas Kur’ani i bekuar si dhe disa libra te tjere.





Ne kuader te tre muajve te bekuar Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar takim me besimtaret ne qytetin e Fushe Arrezit ku pas takimit u shpernda falas Kur’ani i bekuar dhe libra te tjere. Ne kuader te nates se bekuar te Miraxhit, me 26 janar 2025 u zhvillua ne xhamin e Koder Hanit nje aktivitet, ku u mbajten ligjerata mbi kete nate te madhe.


Aktivitet tjeter eshte ai i zhvilluar me date 08 shkurt 2025 ne xhamin e fshatit Iballe, ku Myftiu Gezim Kopani mbajti nje vaiz ne xhamin e ketij fshati. Po kete dite Pergjegjesia e Gruas prane Myftinise Puke Erjola Kopani zhvilloi nje takim me grat dhe vajzat e ketij fshati.
Ne mars 2025 Pergjegjesia e Gruas prane Myftinise Puke Erjola Kopani zhvilloi nje takim me grat dhe vajzat ne xhamin e Koder Hanit Puke, ku fokus krysor ishte forcimi i ibadetit ndaj Allahut xh.sh. Me date 13 shkurt 2025, Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje aktivitet me besimtaret ne xhamin e qytetit Puke ku teme kryesore ishte menyra e pritjes se muajit te bekuar te ramazanit dhe rregullat e agjerimit. Gjate muajit ramazan , Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar takime dhe vaize te ndryshme ne gjithe rrethin e Pukes, duke filluar me qytetin e Pukes, Fushe Arrezit, Kabash, Dedaj , Qerret, Lajthize, Iballe, Trun etj.


Me date 13 shkurt 2025, Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje aktivitet me besimtaret ne xhamin e qytetit Puke ku teme kryesore ishte menyra e pritjes se muajit te bekuar te ramazanit dhe rregullat e agjerimit. Gjate muajit ramazan , Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar takime dhe vaize te ndryshme ne gjithe rrethin e Pukes, duke filluar me qytetin e Pukes, Fushe Arrezit, Kabash, Dedaj , Qerret, Lajthize, Iballe, Trun etj.



























Gjate muajit ramazan 2025, Myftinia Puke fale mbeshtetjeve arriti te shtroi disa iftare. I tille ishte iftari qe Myftinia Puke organizoi ne Fushe Arrez fal mbeshtetjes se Shoqates Humanitare Jeta. Ne kete iftare moren pjese rreth 190 agjerues dhe jovetem.




Gjate muajit ramazan, Myftinia Puke organizoi shtrim e disa iftare ne qytetin e Pukes. Ne Puke u shtrua iftari i dhuruar nga Shoqata V.H.K.Istanbul ku moren pjese mbi 60 agjerues. Po ashtu ne Puke shtroi iftar edhe Presidenti i Uji Lajthiza Hajri Elezaj ku moren pjese 100 agjerues.











Edhe kete vit , Myftinia Puke organizoi shtrimin e iftarit me rastin e nates se Kadrit i cili organizohet nga vet Myftinia dhe xhemati i xhamise.Gjate muajit ramazan , Myftiu Gezim Kopani ishte i ftuar ne shume iftare, ku mori pjese vetem ne disa nga keto, siç ishte iftari i Shoqates V.H.K Istanbul dhe Medreses H.Sh.Shamia Shkoder, Iftarin e shtruar nga kryetari i Bashkise Puke etj.


2. Aktivitete zyrtare
Gjate vitit 2025 Myftinia Puke ka zhvilluar rregullisht mbledhjet e Keshillit te Myftinise dhe sipas rasteve shqyrtoi disa çeshtje dhe qendrimin zyrtare qe Myftinia Puke do mbaje. Nje vendim shume dinitoz ishte edhe pjesmarrja e Myftiut Gezim Kopani me rastin e perurimit te shtatores se Nene Terezes, dhe pse Myftinia Puke nuk kishte marr nje ftese zyrtare nga organizatoret per kete aktivitet. Fjala pershendetese e Myftiut Gezim Kopani u vlersua nga te gjithe.




Sa i takon takimeve zyrtare , Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar disa te tille, ku mund te permendim: Takim me kreun e Bashkise Puke ne lidhje me projektin e ndertimit te xhamise se qytetit Puke ku u diskutua arsyet e zvaritjes se dhenjes se lejes ne vitin 2024. Po gjate ketij takimi kerkoi informacion mbi mos dhenien e lejes per “Godinen e sherbimeve-kafer restorant” qe Myftinia Puke kerkoj te ndertoj gjate vitit 2024 ne oborin e xhamise Koder Hanit.
Pritje zyrtare Myftinia Puke ka zhvilluar me rastin e dy Bajrameve, ku per te percjell urimet e tyre moren pjese: Deputet te ndryshem, kryetar Bashkise, te besimeve fetare, forcave politike, Keshillave Bashkiak, artista, gazetar , intelektual dhe besimtare te ndryshem.


Takim i frytshem ishte vizita qe drejtori i Shoqates Humanitare Jeta Bashkim Fejzo zhvilloi ne Myftinin e Pukes. Gjate ketij takimit Myftiu Gezim Kopani e falenderoi per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e dhene ne kuader te muajit ramazan.


Me date 26 qershor 2025 Myftiu Gezim Kopani mori pjese ne mbledhjen periodike qe KMSH zhvillon me Myftiut. Me kete rast Myftiu i paraqiti kryesise se KMSH-se dhe Kryetarit H.Bujar Spahiu nje relacion te veprimtarise se Myftinise Puke dhe gjate raportimit Myftiu ndali mbi sfidat e hasura ne permbushje te misionit te Myftinise , ku vemendje te veçante Myftiu i kushtoj disa zhvillivimeve ne Puke si dhe mungeses se theksuar te burimeve njerezore (imam dhe muezin).
Me 22 dhjetor 2025 , Myftiu Gezim Kopani pranoi fetsen e bere nga Presidenti i Republikes se Shqiperise dhe Bashkia Puke , ne darken humanitare te organizuar nga vete Presidenti i Republikes. Me kete rast Myftiu Gezim Kopani e foti Presidentin e Republikes se Shqiperis z.Bajram Begaj per vizite ne Myftinin e Pukes. Po ashtu gjate ketij muaji Myftiu Gezim Kopani i shoqeruar nga sekretari i Keshillit te Myftinise Ylli Hadroj dhe disa anetar te tjere zhvilloi vizite zyrtare me rastin e festes ne Famullin e Kishes Katolike Puke.

3. Aktivitete arsimore
Gjate vitit 2025 Myftinia Puke ka arritur te zhvilloi mesime te ndryshme islame dhe kulturore, ku me kryesori ishte Mejtepi i xhamise se qytetit Puke. Ne kete kuader Myftinia Puke ka zhvilluar edhe mesime te hapura (ore e lire) me femijet e qytetit Pukes, Qerretit etj.
Atmosfer e veçante per femijet e qytetit Pukes dhe te fshatit Qerret ishte ai shperndarjes se dhuratave me rastin e festes se Fiter Bajramit.










Ne prag te mbylljes se vitit 2025, Myftinia Puke zhvilloi testim te njohurive te femijeve qe marrin mesime islame ne Mejtepin e xhamise se qytetit Puke, ku spikaten kater me te miret. Per nxenesit me te mire me date 25 dhjetor 2025 u shperndan çmime inkurajimi per kater nxenesit me te mire, si dhe vlersim simbolike dhe dhurata per gjithe nxenesit e tjere. Per dhuratat dhe çmimet financiare ndihmuan: Xhemal Bexheti, Amir Husenini dhe Shpetim Seranaj. Ne kete mejtep marrin mesim rreth 25 nxenes (pa perfshire ato qe nuk jane te rregullt).



4. Pronat dhe investime
Ne vitin 2025 fal donacionit te Presidentit te Grupit Financiare Eurosig, Insig dhe UBA Bank Kadri Morina u finalizua rrethimi i xhamise se Koder Hanit, Puke. Me kete rast Myftiu Gezim Kopani dergoj falenderimt e tij z.Kadri Morina per mbeshtetjen e dhene si dhe per projektet e tjera te perbashketa qe jane ne bisede per tu zhvilluar.



Per shkak te zvarritjeve te ndodhura nga ana e Bashkise Puke ne vitin 2024 per dhenien e Lejes per Ndertimin e xhamise se qytetit Puke, ne vitin 2025 Bashkia Puke me nr.vendim 02, date.27.03.2025 dha Lejen e Ndertimit, por shkak te asaj qe siperpermendem dhe jo vetem nuk arritem te fillojme punen, por duke e vendosur ne nje nga pikat kryesore qe Myftinia Puke do ndjek gjate vitit 2026, me qellim mos kthimit ne piken fillestare sa i takon procedures per marrjen e lejes.
5.Aktivitete sociale
Gjate vitit 2025 Myftinia Puke ne saj te mbeshtetjes se KMSH-se, Fondacioneve, Shoqatave dhe besimtare ka mundur te zhvilloje aktivitet te ngjeshor social duke ndihmuar dhjetra jetim, familje ne nevoj etj. Me konkretisht, me 18 janar 2025 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Fondacionit Miresia ne fshatin Iballe u shpernda pako me ushqime ndersa ne fshatin Kryezi u shpernda batanije. Po kete date u shperndan ne qytetin e Fushe Arrezit jorgan dhe pako me ushqime. Para muajit ramazan , Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH-se shperndau 80 pako me ushqime te mundesuara nga Fondacioni Bamires i Mbretit Selman te Arabise Saudite.Ne mori pjese Myftiu Gezim Kopani dhe antari i Keshillit te Myftinise Puke Mustaf Mehaj.








Ne kuader te muajit ramazan, Myftinia Puke me mbeshtetjen e Shoqates Humanitare Jeta dhe Human Appeal Australi u shperndan ne qytetin e Pukes 200 pako me ushqime. Ne kete shperndarje mori pjese Myftiu Gezim Kopani dhe drejtori i Shoqates Humanitare Jeta Bashkim Fejzo. Po ashtu Myftinia Puke ne bashkepunim me Islamic Relief Albania shperndau ne qytetin e Pukes 50 pako ushqime. Po ne kuader te muajit ramazan , Myftinia Puke e mbeshtetur nga Shoqata V.H.K.Istanbul shperndau pako ushqimore per gjithe familjet e fshatit Qerret.








|

Shperndarje me ushqime u be edhe ne fshatin Rrape , Rrap, Hadroj, Rryp etj te mundesuara nga Zyra per Çeshtjet Fetare prane Ambasades Turke ne Shqiperi.
Ne fshatin Kabash , Myftinia Puke ne saj te mbeshtetjes te CEO-s se Hec Kabash Hamza Aburajan u shperndan pako me ushqime per te gjithe banoret e Kabashit me lagjet e saj pa bere asnje dallim. Edhe ne fshatin Dedaj Myftinia Puke ne saj te mbeshtetjes se Xhemal Bexhetit u be shperndarja e pakove ushqimore per banoret e ketij fshati.
Ne saj te mbeshtetjes se Presidentit te Uji Lajthiza Hajri Elezi u be e mundur qe Myftinia Puke te shperndaj pako me ushqime ne fshatrat: Xathe, Blerim dhe Trun.
Ne kuader te festes se Fiter Bajramit , Myftinia Puke shperndar per femijet e Pukes, Qerretit etj 280 pako me dhurata. Dhurata keto te mundesuar nga Myftiu Gezim Kopani , Xhemal Bexheti , Amir Huseni , Behar Cina etj. Gjate vitit u shperndan 30 pako me rroba te mundesuar nga besimtar te ndryshem.





Ne kuader te festes se Kurban Bajramit , Myftinia Puke shperndau 200 pako me mish kurbani mundesuar nga Fondacioni Miresia , si dhe rreth 50 pako me mish te shperndar kryesisht ne fshatin Iballe etj te mundesuar nga Bahri Sejdiu.






6.Te ndryshme
Gjate vitit 2025 Myftiu Gezim Kopani sebashku me antare te Keshillit te Myftinise dhe vullnetare ka zhvilluar takime te ndryshme si dhe eshte bere e mundur shperndarja falas e Kur’anit te madheruar, leteratura etj.

Me 3 maj 2025 , Keshilli i Myftinise Puke organizoi nje aktivitet kushtuar Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e 20 vjetorit si Myftiu i rrethit Puke me titull: “Myftiu i Pukes Gezim Kopani 20 vite ne sherbim te komunitetit Pukjan.” Gjate ketij aktiviteti Myftiu Gezim Kopani mori vlersime per punen e tij nga drejtues institucionesh, shoqata, intelektual por edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqip
erise i cili dorezoi Myftiut Gezim Kopani nje Çertifikate Vlersimi , ndersa Bashkia Puke dorezoi titullin: “Mirenjohja e Bashkise Puke”.











Me 25 korrik 2025, nepermjet mediave sociale mesoi rastesisht mbi vendimin e Bashkise Puke per shpalljen e “Festa e Dites se Bamiresise Pukjane” , duke mos bere pjese e kesaj nisme Myftinine e Pukes si nje nga institucionet qe nder vite vazhdon te ndihmoj dhjetra familje ne nevoj te rrethit Puke. Per shkak te nje anshmerise se ketij vendimi, dhe mos berjen pjese te Myftinise Puke, u vendos qe te mos njihet kjo feste. Po gjate muaji korrik , Myftinia Puke ka reaguar publikisht edhe ndaj spotit qe Bashkia Fushe Arrez publikoi , dhe ne te cilin ishin perfshire kultet e tjera , ndersa xhamit qe ndodhen ne teritorin e Bashkise Fushe Arrez jo. Pas reagimit te Myftinise Puke , reagoi nepermjet nje sqarimi publik Bashkia Fushe Arrez duke vendosur edhe fotografit e xhamis Iballe etj. Me 3 maj 2025 , Keshilli i Myftinise Puke organizoi nje aktivitet kushtuar Myftiut te Pukes Gezim Kopani me rastin e 20 vjetorit si Myftiu i rrethit Puke me titull: “Myftiu i Pukes Gezim Kopani 20 vite ne sherbim te komunitetit Pukjan.”
Gjate vitit 2025 Myftinia Puke ka dhene çertifikate falenderimi dhe mirenjohje per kontributin dhe ndihmen e dhene ndaj Myftinise Puke: “Shoqates Humanitare Jeta”, “Islamic Relief Albania” dhe muezinit te xhamise se qytetit Puke H.Halit Ringaj.
Ne muajin nentor 2025 Myftiu Gezim Kopani percolli mesazh ngushellimi Dioqezes se Sapes dhe Famullis se Kishes Katolike Puke per ndarjen nga kjo jete te Ipeshkvit Simon Kulli.
Per shkak te vlerave historike dhe jo vetem, xhamia e Koder Hanit gjate vitit 2025 eshte kthyer ne nje nga pika e vizituara te qytetit Puke. Nga ato qe kemi arritur te shenojne, per 12 muaj xhamia eshte vizituar nga 178 vizitor shqiptare dhe te huaj. Vizitoret e huaj jane nga: Polinia, Gjermania etj. Ndersa shqiptaret jane kryesisht nga Shkodra, Kosova etj.
Analiza u pergatit nga:
Gezim Kopani
(Myfti)
Ylli Hadroj
(Sekretar i Keshillit)
Kjo analiz u miratua ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Myftinise Puke zhvilluar me date: 17.01.2026