Libri “Kontributi i prijësve mysliman në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”, u promovua së fundmi edhe në Shkup.
Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë më 28 Nëntor 2013 organizoi promovimin e librit të konferencës dhe simpoziumit shkencore mbarëshqiptare të mbajtur në Tiranë dhe Shkup, pjesëmarrës në këtë promovim ishin kryetari i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga, sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi, Sekretari i BFI, H. Afrime f. Tahiri, Kryetari i Kuvendit të BFI, Myftitë e Myftinive të BFI, Dekani i FSHI, Drejtori i Medresesë Isa Beu, personalitete të shquara, profesor, student media përfaqësues nga sektori civil, etj.
Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Gazmend Aga theksoi : “ Duke i analizuar vetëm titujt e këtyre referateve pa hyrë në përmbajtje duket qartë preokupimi, përpjekja, sakrifica dhe vetëmohimi i baballarëve të kombit për një atdhe të tyre të bukur, të plot dhe për një komb shqiptar të vëllazëruar.
Ndërsa Reis ul Ulema i BFI, H. Sulejman Ef. Rexhepi shprehu se: “Karvani i përmbledhjes së punimeve, që filloi në Tiranë, vazhdoi në Prishtinë sot është ndalur në Shkupin e dardanisë, në të kaluarën kryeqytet i vilajetit të Kosovës, për të promovuar një sërë korpus punimesh historike dhe akademike që sjellin personalitetin dhe kontributin e heronjëve tanë kombëtar, dijetarëve tanë islam në krye me plakun Ismail Qemal bej Vlorën, Haxhi Vebi Dibrën dhe shumë të tjerë. Sot shohim dritën e botimit material arkivore të panjohura deri më sot të cilat bëjnë që të ruhen dhe të mbahen të freskëta dëshmi për rolin e ulemave theksuan përfaqësuesit e komunitetit dhe bashkësisë myslimane nga Shqipëria dhe Kosova.”
Sekretari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Resul Rexhepi theksoi se: “ Ndriçuam rolin e tyre në profile të veçantë të ulemave shqiptarë të cilët me veprat e tyre dëshmuan si prijës bën buj dhe bëm emër në histori. Është kënaqësi të flasësh për ulemat gjegjësisht dijetarët tanë që na ndriçuan rrugën tonë.”
Prof. dr. Asllan Hamiti- Profesor Universitar në prezantimin e tij rreth librit “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” veçoi se: “ Islami dhe edukimi trajtohen ngushtë me ndjenjën kombëtare të shqiptare, me vetëdijesimin e tyre, prijësit e besimit mysliman, të krishterë dhe ortodoks gjithë një u janë drejtuar dhe u drejtohen për të përcjell mesazhin ndaj paqes, mëshirës, respektit të ndërsjellë, mirëkuptimit tolerancës si dhe dashurin ndaj Allahut, atdheut, kombit dhe gjithë njerëzimit.”
Mr. Qerim Lita-Historian, zv. Drejtor në arkivin shtetëror të Maqedonisë në prezantimin e tij lidhur me botimin “Kontributi i Ulemave në ngritjen e çështjes kombëtare ” potencoi se: “ Përmes fakteve burimore, ofrohen të dhëna të pakontestueshme për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të prijësve shqiptar. Roli i tyre erdhi në shprehje pas vitit 1912, kur këto vise u pushtuan nga okupatori serb, ishin pikërisht hoxhallarët të cilët iu kundërvunë planit dhe programit antishqiptare të hartuar nga ky pushtues.”
Në fjalën e tij përmbyllëse Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri vlerësoi punë e bërë nga Bashkësitë Islame të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës dhe shprehu dëshirën që ajo të vazhdojë edhe më tej në të gjitha sferat me intensitet edhe më të lartë, a njëherit botimi i këtyre dy veprave paraqesin vlera kapitale për shoqërinë tonë, por duke bërë thirrje që në simpoziumin e ardhshëm të mblidhen edhe më tepër hulumtues dhe shkencëtar që të zbardhin veprën e madhe të ulemave islame.
www.dritaislame.al