34 Vjet nga rihapja e xhamisë së Plumbit në Shkodër, 34 vjet liri besimi
Më 16 nëntor të vitit 1990 Zoti bëri të mundur të rihapet xhamia e parë në Shqipëri që pas ndalimit të besimit me ligj nga sistemi komunist në vitin 1967.
Do të ishte Hafiz Sabri Koçi, i burgosuri për 22 vjet nga regjimi komunist ai i cili do të printe mijëra qytetarët e mbledhur me këtë rast.
Hafiz Qazim Rakipi këndoi versetet e para Kuranore ndërsa hoxha i nderuar Vehbi Dani këndoi ezanin pas 23 vitesh heshtje.
Në këtë ceremoni ndër të tjerë moren pjesë drejtues të Myftinisë Pukë dhe disa besimtarë.
Allahu (xh.sh) i shpërbleftë me xhenet të gjitha ata burra që kontribuuan në skalitjen e kësaj date si dita e lirisë së besimit që ne gëzojmë sot e kësaj dite!