MYFTINIA PUKË
ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2020
(PASQYRIM I SHKURTËR)
Gjatë vitit 2020 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë por dhe të donatorëve të tjerë u zhvilluan keto veprimtari:
- AKTIVITETE FETARE
Gjatë vitit 2020 për shkak të covid19 Myftinia Pukë ka reduktuar takimet dhe aktivitet fetare, kjo në zbatim të udhëzimeve të dalura nga KMSH. Në këto kushte gjatë vitit 2020 Myftinia Pukë ka zhvilluar këto aktivitete: Me date 26 janar 2020 Myftinia Puke zhvilloj nje takim me të gjithë aktivistet dhe disa anëtar e këshillit të Myftinisë në rrethin e Pukës.
Në kuader të tre muajve të mirë , Myftinia Pukë me datë 23 shkurt 2020 zhvilloj në qytetin e Fushë Arrëzit një simpozium ku moren pjesë shumë besimtarë të këtij qyteti. Takimi u hap me lexim të ajeteve Kur’anore të kenduar nga imam Erjon Laçi për të vijuar më fjalen e Myftiut Gëzim Kopani të aktivisteve të Zyrës së Gruas pranë Myftinisë Pukë si Erjola Kopani, Aida Cina, Suada Ringaj etj. Me këtë rast u bë dhe zgjedhja e aktivisteve të reja që do të përfaqesojne Zyren e Gruas.
Gjatë muajit maj 2020 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në kuadër të muajit Ramazan ka zhvilluar disa takime në disa familje myslimane.
Takime të ngjashme u zhvilluan edhe gjatë muajit qershor 2020. Këto takime u zhvilluan në; Qerret, Kabash, Iballe etj.
Ritet fetare (me perjashtim të karantinë totale) si pesë kohët e namazeve kan vijuar rregullisht , ndërsa nuk janë falur disa xhuma si dhe një pjesë e madhe të namazit të teravive kjo për shkak të pandemisë dhe udhëzimeve të ardhura nga KMSH.
Me lirimin e masave të pjesshme anti covid19 jane kryer rregullisht falja e xhumasë si dhe një pjesë e namazit të teravis. Ndërsa janë kryer rregullisht falja e namazit të Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit.
Aktivitet tjeter i zhvilluar gjatë vitit 2020 është ajo e zhvilluar nga Zyra e Gruas pranë Myftinisë Pukë në bashkëpunim me Zyren e Gruas pranë Komunitet Mysliman të Shqipërisë.
Në këtë takim mbajten kumtesë: Përgjegjesia e Zyrës së Gruas pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani, Përgjegjësia e Zyrës së Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Fatma Karaj si dhe Nadia Lika.
- VEPRIMTARIA E PRONAVE
Sa i takon çeshtjes së pronave, viti 2020 mund të konsiderohet vit i suksëshëm, kjo për vetë faktin se me datë; 30.01.2020 u fitua gjygjin ne Gjykaten e Apelit Shkodër e cila la ne fuqi vendimin e Gjykatës së rrethit Pukë. Vendimi në fjalë u ankimua dhe përpasoj çeshtja kaloj në Gjykaten e Lartë, por ligji lejon që me vendimin e Apleit Myftinia të filloj proçedurat për regjistrimin e tokës, gjë të cilen e tentuam por për shkak të pandimis veprimet plotësuese ngelen për vitin 2021.
Gjatë vitit 2021 me iniciativen dhe financimin e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani i mbeshtetur gjithashtu nga Luan Pema është bërë e mundur zbukurimi i brendshem i xhamisë së fshatit Qerret Pukë. Shkrimet e kaligrafisë islame i kan dhënë një pamje krejtësisht tjetër xhamisë.
Sa i takon xhamisë së vjetër Kodër Hani Pukë, punimet kan ecur duke arritur përfundimin e tyre. Pas përfundimit të objektit është bërë vendosja e sistemit audio , vendosja e hytbës, si dhe shtrimi me tapet të gjithë xhamise. Ashtu sikurse xhamia e fshatit Qerret dhe xhamia e Kodër Hanit është zbukuruar nga brenda me shkrim artistik të kaligrafisë islame. Inagurimi i xhamisë mund të bëhët në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 pasi të jetë shikuar cilësia e punimeve.
Sa i takon teritorit të jashtëm të xhamisë Kodër Hani, Myftinia Pukë me mbulim financiar te Myftiut Gezim Kopani është bërë e mundur pastrimi i teritorit për të vijuar me mblerjen e një sasije të konsiderueshme dheu më qëllimin sheshimin dhe rregullimin e oborrit. Siç dihet kohë më parë në territorin e xhamis së Kodër Hanit Pukë (nga ana e manit të zi) ka pas bunar uji, që xhamia të ketë ujë falë mbështetjes financiare të Xhemal Behxhtit dhe të Myftiut Gëzim Kopani u bë e mundur hapja e bunarit në oborrin e xhamis, nderkohe muri i bunarit u ndërtua nga H. Qazim Kopani.
- Aktivitete Sociale
Pavarsisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia, Myftinia Pukë me mbeshtetjen e disa dinatorëve u bë e mundur të ndihmohen rreth 500 familje.
Ështe bërë shpërndarja e ushqimeve mujora që dhurohen për 20 familje në nevoj nga shoqata V.H.K.Istanbul, ndërsa gjatë muajit ramazan 2020 Myftinia Pukë ka ndihmuar me ushqime 300 familje, të shpërndara kryesisht në: Pukë, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Blerim etj. Ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemis këtë vit nuk u zhvillua projekti i kurbanit.
Në muajin dhjetor 2020 falë mbeshtetjes financiare të Xhemal Behxhetit u realizua shpërndarjen e disa pakove ushqimore duke u ardhur në ndihme disa familjeve në nevoj.
Sa i takon veprimtaris arsimore me përjashtim të muajit janar dhe shkurt 2020 nuk u zhvillua mësim i rregullt në Mejtepet e Myftinisë Pukë. Po ashtu për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020 nuk janë zhvilluar vizita dhe as pritje zyrtare.
Përgatiti
Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë Myftiu i Pukës
– Ylli Hadroj – – Gëzim Kopani –
Shënim:
Me datë 20 shkurt 2021 Këshilli i Myftinisë Pukë miratoj “Analizen vjetore të punës për vitin 2020.”