Analiza e punës 2023

Bismilarhir Rahmanir Rahim

ANALIZA VJETORE E PUNES SE MYFTINISE PUKER PER VITIN 2023

Ne kuader te 100 Vjetorit te Themelimit te KMSH-se dhe te Myftinise Puke, Keshilli i Myftinise ne mbledhjen e zakonshme te dates 14 janar 2023 shpalli vitin 2023 “Vit Jubilar te Myftinise se rrethit Puke”.
Ne kete kuader u zhvilluan aktivitete te ndryshme kultore, dhe fetare. Ne vijim ju pasqyrojme shkurtimisht veprimtarin qe Myftinia Puke zhvilloi gjate vitit 2023:

-Aktivitete fetare

Me date, 17 shkurt 2023 Myftinia Puke zhvilloi ne xhamin e qytetit Puke ligjeraten fetare me rastin e nates se mire te Israse.

Ne prag te muajit ramazan u zhvillua ne qytetin e Pukes simpozium me titull: “Mire se vjen muaji ramazan”. Ne kete sipozium nderuan me pjesmarrjen e tyre: Kryetari i KMSH-se H.Bujar Spahiu , Gezim Kopani Myfti i Pukes, Muhamed Sytari Myfti i Shkodres , Delegacioni i Bashkesise Islame te Republikes se Kopsoves njeherazi dhe Kryetar i KBI Gjakov Valon ef. Myrta , Besim ef Berisha kryetar i KBI Prizren , Korab Kaja drejtor i Fondacionit Miresia , mysafir te ardhur nga qytete te ndryshme te Kosoves dhe Maqedonise se Veriut.

Kryetari i KMSH-se H.Bujar Spahiu
Gezim Kopani (Myfti i Pukes)

Muhamed Sytari (Myfti i Zones se Shkodres)
Besim ef. Berisha (Kryetar i KBI Prizren)
Valon ef. Myrta (Kryetar i KBI Gjakove)

Gjate muajit ramazan perveç namazit te teravive Myftinia Puke ka mund te realizoj shtrimin e disa iftareve ne rrethin e Pukes, me konkretisht, Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH shtroi iftar ne fshatin Iballe, per te vijuar me shtrimin e iftare ne qytetin e Pukes dhe Fushe Arrezit

Nga hytbja e xhumas
Falja e namazit te teravive
Falja e namazit te teravive

Po ashtu gjate muajit ramazan , Myftinia Puke shtroi iftarin zyrtare me drejtuesit e institicioneve dhe forcave poliktike qe operojne ne rrethin e Pukes. Iftar i veçant ishte ai i shtruar nga xhemati i xhamise se qytetit Puke me rastin e nates se bekuar te Kadrit.

Nga iftari ne Prizren
Nga ifatari ne Shkoder
Iftar ne Puke
Nga iftari i shtruar nga Deputeti ne Kuvendin e Shqiperis Lodovik Hasani
Nga iftari ne Iballe

Nga iftari ne Puke

Nga iftari ne Puke

Nga iftari ne Fushe Arrez

Iftari i shtruar ne Puke nga xhemati i xhamise se qytetit Puke 

Gjate muajit ramazan Myftiu Gezim Kopani ishte i ftuar ne disa iftare brenda dhe jasht vendit si ne Shkoder, Prizren etj. Ne xhamit e Pukes nen nje atmosfer festive eshte bere falja e namazit te Bajramave , te cilet kryesisht u kryen nga Gezim Kopani , Erjon Laçi , Qazim Kopani dhe Fatjet Laçi

Nga falja e Fiter Bajrami ne Puke

Nga falja e Fiter Bajrami ne Qerret

Nga falja e Fiter Bajrami ne Iballe

Nga falja e Kurban Bajramit ne Puke

Nga falja e Kurban Bajramit ne Qerret

Nga falja e Kurban Bajramit ne Iballe

Takime dhe biseda fetare ishin ato te zhvilluara me rastin e ditelinjdes se Profetit Muhammed a.s. Keto biseda (vaiz) u zhvilluan ne xhamin e qytetit Puke si edhe ne disa fshatra.

Nga takimi i Myftiut ne fshatin Trun

Aktivitet tjeter ishte sipoziumi i zhvilluar ne qytetin e Pukes me titull: “Xhamit, shtepit e vlerave hyjnore dhe njerezore.”   Ne kete aktivitet nderuan me pjesmarrjen e tyre; Myftiu i Pukes Gezim Kopani , Krye imami i KBI-se Prizren Orhan ef. Bislimaj , drejtori i fondacionit Miresia Korab Kaja, mysafir te ardhur nga Tetova dhe besimtare nga Puka dhe Fushe Arrezi.

Orhan ef. Bislimaj (Krye imam ne KBI Prizren)
Ylli Hadroj (Sekretar i Keshillit te Myftinise Puke)
Erjon Laçi (Imam dhe aktivist i Myftinise Puke)
Beser Sokoli (Aktivist i Myftinise Puke)

-Aktivitete dhe takime zyrtare

Te larmishme kan qene takimet zyrtare qe Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me anetar te Keshillit te Myftinise Puke kan zhvilluar brenda dhe jasht vendit si dhe pritja ne zyren e Myftinise Puke drejtues institucionesh dhe personalitete te ndryshme.
Me date, 22 shkurt 2023 Myftiu i Pukes Gezim Kopani ishte i ftuar nga Ambasada e Shtetit te Kuvajtit ne Shqiperi me rastin e 62 vjetorin e Paversise se Kuvajtit po ashtu me kete rast u takua me Amabasadorin e ri te Kuvajtit ne Shqiperi Dr.Faisal Sulejman Ali al Musaileem.

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate takimit me Ambasadorin e ri te Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi

Me date 01 mars 2023 Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga disa anter te Keshillit te Myftinise Puke zhvilloi vizite zyrtare ne Myftinin e Shkoderes dhe Medresen H.Sh.Shamia Shkoder ku u prit nga Myftiu i Shkodres Muhamed Sytari dhe drejtori i Medreses Kujtim Dervishi

Nga vizita ne Myftinin e Shkodres
Nga vizita ne Medresen H.Sh. Shamia Shkoder

Me date  7 mars 2023 Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj dhe disa antar te tjere zhvilloi vizite zyrtare ne Keshillin e Bashkesise Islame Gjakove ku u prit nga Kryetari i saj dr. Valon Myrta. Kjo ishte vizita e pare qe nje delegacion nga Myftinia Puke zhvillonte ne KBI Gjakove.

Nga vizita ne KBI Gjakove

Nga vizita ne KBI Prizren

Po te njejten dite Myftiu Gezim Kopani zhvilloi nje vizite zyrtare edhe ne Keshillin e Bashkesise Islame te Prizrenit ku u prit nga kryetari i saj Besim ef. Berisha me bashkepunetor.
Ne kuader te festes se Bajrameve Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashke me antar te Keshillit te Myftinise Puke zhvilloi pritjet zyrtare me rastin e ketyre festave. Ne kete kuader zhvilluan vizita ne Myftinin e Pukes Deputetet e Kuvendit te Shqiperise Lodovik Hasani, Greta Bardeli , Kryetar i Bashkise Puke Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkise Fushe Arrez Hil Curri , Famullitari i Kishes Katolike Puke Zef Marku , Lidhja e Shkrimtareve dhe Artistave si dhe forcat e ndryshme politike qe operojne ne rrethin e Pukes.

Me 22 korrik 2023 Myftiu i Pukes Gezim Kopani i shoqeruar nga drejtori i fondacionit Miresia Korab Kaja zhvilloi visit ne Bashkin Puke nga ku u prit nga kryetar i ri i Bashkse Rrok Dodaj

Nga vizita ne Bashkin e Pukes

Nga vizita ne Bashkise Fushe Arrez

Me date 11 tetor 2023 Myftiu i Pukes zhvilloi vizite zyrtare ne Bashkin e Fushe Arrezit nga ku u prit nga kryetar i ri Hil Curri . Po kete dite Myftiu Gezim Kopani zhvilloi vizite ne Njesin Administrative Rrape ku u prit nga Administratorja Pllumesha Lasku dhe ne Njesin Administrative Blerim ku u prit nga Administratori Gjovalin Prendi.

Nga vizita ne Njesin Administrative Blerim

Me date 13 dhjetor 2023, Myftiu i Pukes Gezim Kopani sebashku me disa anetare te Keshillit te Myftinise Puke priten me kerkese te Famullis Katolike Puke Ipeshkvin e Sapes Simon Kulli.

Nga vizita e Ipeshkvit te Sapes

Vizite ngushellimi ishte ajo qe Myftiu Gezim Kopani zhvilloi me date 19 dhejtor 2023 ne Ambasaden e Shtetit te Kuvajtit ne Shqiperi per vdekjen e Emirit te Kuvajtit Emir Nevaf Al Ahmed Al Xhabir Al Sabah. Ne kete vizite Myftiu u prit nga Zv.Ambasadori i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Halid Al Shami

Nga vizita e ngushellimit te Myftiut te Pukes ne Ambasaden e Kuvajtit per vdekjen e Emirit te Kuvajtit

Po ashtu gjate vitit Myftiu Gezim Kopani ka pritur vizitor te ndryshem ku veçojme bisnesmenin pukjan nga Xathi me banim ne Londor Agron Xhauri dhe Xhevahir Pema nga fshati Qerret dhe me banon po ashtu ne Londer si dhe drejtuesit e Sofres Pukjane.

Nga vizita e bisnesmeit Agron Xhauri
Nga vizita e Ili Pema
Nga vizita e Antareve te Sofres Pukjane Date; 11.11.2023

-Aktivitete arsimore

Gjate vitit 2023 me mundesit e saj Myftinia Puke eshte munduar te zhvilloi mesime islame (Mejtep) me femijet e qytetit Puke dhe jo vetem. Po ashtu ne kuader te muajit ramazan dhe jo vetem Myftinia Puke ka zhvilluar aktivitete me femijet si dhe ka bere shperndarjen e disa dhuratave per femijet ne: Puke, Fushe Arrez, Qerret, Kryezi , Trun etj.

-Aktivitete nga Zyra e Gruas

Edhe Zyra e Gruas pran Myftinise Puke ka zhvilluar takime dhe bisede me gra, vajza si dhe me femijet, si dhe kane mbeshtetur aktivitet e Myftinise Puke duke dhene keshtu kontribut te çmuar ne mbarvatjen e tyre.

-Aktivitete sociale

Myftinia Puke gjate vitit 2023 fale mbeshtetjes te fondacioneve dhe shoqatave te ndryshme islame por edhe te individeve te ndryshem ka arrit te ndihmoj dhjetra familje ne nevoj ne rrethin e Pukes.
Ne muajin janar 2023, Myftinia Puke me mbeshtetjen e Humanitarian Relief Socaity dhe e Fondacionit Mirenjohja beri shperndarjen e lendeve drusore per ngroje te disa familjeve ne Puke.

Po ashtu ne kuader te projektit dimror u be shperndarje  sobave dhe batanijeve per disa familje ne nevoje ne qytetin e Pukes dhe jo vetem.

Po gjate muajit shkurt 2023 Myftiu Gezim Kopani ju pergjigj apelit per ndihme te familjes se Drilon Murataj te cilit i ndroj jete gjate lindjes bashkeshortja duke sjell ne jete femijet e katert. Perveç mbeshtetjes financiare te mundesuar nga sadakat ne Myftinin e Pukes u derguan; jorgan, batanije, ushqime dhe veshmbathje per te gjithe femijet e familjes Murataj.

Po ashtu gjate muajit shkurt 2023 Myftinia Puke me mbeshtetjen e shoqates V.H.K. Istanbul beri te mundur shperndarjen e disa pakove me ushqime.

Ne fshatin Micoj

 

Per te vijuar me mbeshtetjen sociale me ushqime mundesuar nga KMSH dhe Qendra per Bamiresi e Mbretit Selman te Arabis Suadite. Pakot me ushqime dhe miell u shperndan per disa familje ne Puke, Kabash dhe Dedaj.

Ne fshatin Kabash

Ndihma te tjera u shperndan ne Puke dhe Rrape fal bamiresit nga Tetova Xhemal Bexheti dhe miqve te tij. Po ashtu me mbeshtetjen e Fondacionit Miresia u be shperndarja e disa pakove ushqimore ne fshatin Qerret, Trun dhe ne fshatin Iballe.

Ne fshatin Rrape

Ne fshatin Qerret
Ne fshatin Trun

Me rastin e festes se Kurban Bajramit Myftinia Puke me mbeshtetjen e shoqates V.H.K Istanbul dhe te Fondacionit Miresia u be e mundur shperndarja e mishit te kurbanit per dhjetra besimtare ne Puke, Qerret etj.

Puke

Qerret

Kryezi
Iballe

Ne kuader te ditelindjes se profetit Muhammed a.s.Myftinia Puke me mbeshtetjen e Xhemal Bexhetit u be e mundur shperndarja e disa pakove me ushqime ne; Puke , Kabash dhe Trun.

-Aktivitete te tjera

Me rastin e 100 Vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke me 02 mars – 03 mars 2023, nga ora 08:00-15:00 Myftinia Puke organizoi pritje publike per te gjitha ata qe kishin deshire te shprehnin urimet e tyre. Me kete rast Myftinia Puke u vizitua nga drejtues institucionesh, komunitetet fetare, artista, dhe besimtare te ndryshem.

Me date 09 mars 2023 Myftiu i Pukes Gezim Kopani mori pjese ne aktivitetin e organizuar nga KMSH me rastin e 100 vjetorit te Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Ne kete aktivitet KMSH vlersoj punen e myftilereve perfshire ketu edhe Myftiun e Pukes Gezim Kopani

Tirane , 09 mars 2023
Tiranë, më 09 mars 2023

Me date 18 mars 2023 Myftinia Puke zhvilloi aktivitetin jubilar me rastin 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise Puke. Me kete rast Myftiu i Pukes Gezim Kopani priti ne zyren e Myftinise , Myftiun e Shkodres Muhamed Sytari, te derguarin e Bashkesise Islame te Kosoves njeherazi dhe kryetar i KBI Gjakov Valon Myrta, Kryetarin e KBI Prizren Besim Berisha , perfaqesues te Kishes Katolike Puke, shoqata, operator turistik, subjekte politike, mysafir te ardhur nga, Prishtina, Tetova, Tirane, Shkodra etj. Pas vizitave , u kalua ne aktivitetin jubilar qe Myftinia Puke organizoi me rastin e 100 vjetorit te Themelimit te Myftinise se rrethit Puke (1923-2023).

Ne kete aktivitet nderuan me pjesmarrjen e tyre; H.Bujar Spahiu Kryetar i Komunitetit Mysilan te Shqiperise, Gezim Kopani Myfti i Pukes, Muhamed Sytari Myfti i Shkodres, Perfaqesuesi i KBI Kosove njeherazi kryetar i KBI Gjakov Valon Myrta, kryetari i KBI Prizren Besim Berisha, drejtori i Fondacionit Miresia Korab Kaja, Perfaqesuesi i Shoqates V.H.K. Istanbul Fehmi Dushku, Drejtor i Medreses H.Sh.Shamia Shkoder Kujtim Dervishi, perfaqesuesi i Kishes Katolike Puke Dod Marinaj, perfaqsues te kompanise Eurosig Indrit Morina, perfaqesues te familjes se Hafiz Xhemal Naipit, perfaqesues te familjes se imam Sadik Prishtines, familjar te hoxhallareve te rrethit Puke, antar te Keshillit te Myftinise Puke, aktiviste te zyres se gruas prane Myftinise Puke, aktivist te Myftinise Puke ne rreth, shoqata e artistave dhe shkrimtareve, shoqata e personave me aftesi ndryshe, media etj.

Aktiviteti ishte i pasur duke filluar me dokumentarin “100 vjet Myftinia Puke 1923-2023” i krijuar nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe foles Fadil Hyseni  si dhe vlersime te ndryshem dhene nga Myftinia Puke per; “Pishtar Islam” per Myftiun e pare te Myftinise Puke pas vdekjes H.H Xhemal Naipi , çertifikat te cilen e terhoqi nipi i tij Arian Naipi.

Per te vijuar me vlersime ndaj: Myftinise Shkodres, ish-Famullitarit te Kishes Katolike Puke Giovanni Fiocchi, KBI-se Prizren, KBI-se Gjakove, Presidentit te Grupit financiar Eurosi Insig dhe UBA Bank Kadri Morina, te familjes se imam Sadik Luma, te kryetarit te shoqates Istanbul Ridvan Seferaj, te drejtorit te Fondacionit Miresia Korab Kaja, te Medreses H.Sh.Shamia Shkoder, te Xhemal Bexhetit nga Tetova, dhe te Xhevat Selimaj nga Fushe Arrezi.

Inagurimi i rindertimit te xhamise se vjeter te Koder Hanit , Puke

Pa dyshim aktivitet i rendesishem ishte ai perurimin e Inagurimit te rindertimit te xhamise se vjeter te Koder Hanit , Puke zhvilluar me date 04 nentor 2023. Masat paraprake per mbarvatjen e ketij aktiviteti ishin marr me kohe nga Myftinia Puke , nen kujdesine  vecante te Myftiut Gezim Kopani

 

 

Me konkretisht, Myftinia Puke u dergoi ftese per pjesmarrje KMSH, Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi, Deputetitve te rrethit Puke, te kryetareve te Bashkive, te Prefektures se Qarkut Shkoder, te Komuniteteve fetare, te BIK Kosove, te KBI Prizen dhe Gjakove, te antareve te Keshillave Bashkiak, shoqatave te ndryshme islame, te bashkepuntoreve te Myftinise Puke, te perfaqesuesve te Lagjeve te vjetra te qytetit Puke, kryepleq, Administrator te njesive administrative, intelektual etj.
Ceremonia u hap me kendimin e Kuranit nga Hafiz Xhemal Nuzi (zv.Imam xhamia e Tabakve Tirane), per te vijuar me hymnin Kombetare te Republikes se Shqiperise dhe atij te Shtetit te Kuvajtit.
Me pas nen moderimin e imam Erjon Laçit te pranishmit u njohen shkurtimisht me historikun e xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke.

Ceremonia vazhdoj me fjalen e pershendetese te Myftiut te Pukes Gezim Kopani per te vijuar me fjalen e rastit te: Taulant Bica N/Kryetar i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Sekretari i pare i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Adnan el Gunejm, Deputetit ne Kuvendin e Shqiperise Lodovik Hasani, Rrok Dodaj Kryetar i Bashkise Puke, Hil Curri kryetar i Bashkise Fushe Arrez, Simon Kulli Ipeshkv i Dioqezes se Sapes, Orhan Bislimaj Kryimami KBI-se Prizren, Muis Kurtulla Myfti i Dibres, drejtori i fondacionit Miresia Korab Kaja, Kadri Morina President i Grupit financiare Eurosig, Insig dhe UBA Bank, poezi e krijuar enkas nga regjizori Fran Vukaj etj.
Ceremonia vijoj me thirrjen e ezanit nga imam Erjon Laçi dhe me faljen e namazit te drekes nga N/Kryetari i KMSH-se Taulant Bica. Me pas u zhvillua nje fotografi e perbashket ndersa te pranishmit moren pjese ne qerasjen e pergatitur nga Myftinia Puke  me ndihmen e Zyres se Gruas si dhe te kontributit te xhematit te grave ne xhamin e qytetit Puke.

Ndersa per protokollin dhe te ftuarit u shtrua nje drek ne ambjentet e SH&SH ku moren pjese mbi 200 persona. Gjate drekes Myftinia Puke i akordoi Ambasades se Kuvajtit titullin “Nderi i Myftinise Puke” me motivacion: “Per mbeshtetjen e dhene ndaj Myftinise Puke ne ndihme te familjeve ne nevoj, dhe te mbeshtetjes se dhene per zhvillimin e fese islame ne Puke” çertifikata u terhoq nga Atasheu i Ambasades se Kuvajtit ne Shqiperi Adnan el Gunejm.

Zgjedhjet e Keshillave te xhamise, te Keshillit te Myftinise dhe te KP-se

Gjate muajit korrik 2023 Myftinia Puke organizoi zgjedhjet e radhes per anetare te Keshillit te xhamive dhe zgjedhjet per anetare te Keshillit te Myftinise.

Gjate zgjedhjes se anteve te Keshillit te xhamise dhe Myftinise Korrik 2023
Gjate mbledhjes se konstituimit te antareve te ri te Keshillit te Myftinise dhe zgjedhjes se anterit te KP-se dt.27.07.2023

Po kete muaj me date;27 korrik 2023 Myftinia Puke beri konstituimin e antareve te ri te Keshillit te Myftinise Puke si dhe zgjedhjen e Sekretarit te Keshillit te Myftinise Puke si dhe te Antarit te Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.
Sa i takon aktivitetit financiare per gjate vitit 2023, Myftinia Puke ka operuar sipas buxhetit te miratuar nga KMSH.

Analiza u pergatit nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj

Analiza e Punes Vjetore per vitin 2023 u miratua ne mbledhjen e radhes te Keshillit te Myftinise Puke zhvulluar me date 06 janar 2024.