Analiza e punës 2017

myf

ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2017

(PASQYRIM I SHKURTËR)

(MIRATUAR NGA KËSHILLI I MYFTINISË PUKË MË 13 JANAR 2018)

Gjatë vitit 2017 Myftinia Pukë falë angazhimit të saj ka arritur të realizojë me sukses shumë aktivitete përfshirë këtu; aktivitetet fetare, sociale, kulturore etj. Sipas arkivit të Myftinisë Pukë të vitit 2017 Myftinia Pukë nga muaji janar 2017 deri në muajin dhjetor 2017 ka realizuar keto aktivitete;

-ASPEKTI FETARË

     Përgjatë vitit 2017 vërehet se Myftinia Pukë ka shtuar veprimtarin e thirrjes islame duke zhvilluar aktivitete të dryshme . Kështu me datë; 25 mars 2017 në kuadër të netëve të mira u zhvillua në qytetin e Pukës simpoziumi me titull: “Mesazhe Profetike”, Në këtë aktivitet mori pjesë n/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipëisë Gazmend Aga, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, drejtori i arsimit në KMSH-së Oltion Kola , si dhe n/Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Ndue Doda.

DSC_2283 DSC_2309

 

 

 

 

 

 

Po në këtë kuadër Myftinia Pukë me datë; 22 prill 2017 zhvilloi në qytetin e Fushë Arrëzit aktivitetin “Mesazhe Profetike”. Në këtë aktivitet mbajti kumtës Myftiu Gëzim Kopani, Basri Selimaj dhe Aida Cinaj. Aktiviteti u ndoq me vëmendje nga dhjetra besimtarë të qytetit të Fushë Arrëzit.

20170422_103107 20170422_110939(0)

Gjatë muajit Ramazan , Myftinia Pukë ka zhvilluar aktivitete të cilat janë shtrirë në gjithë rrethin e Pukës. Ndër më kryesoret mund të pëmendimin aktivitetin e zhvilluar me datë; 05.06.2017 në fshtin Flet ku Myftiu i Pukës Gëzim Kopani u foli banorëve të këtij fshatin mbi rëndësin e agjërimit të muajit Ramazan dhe sevapet që kanë adhurimet në këtë muaj.

Në të njejten ditë Myftinia Pukë zhvilloi një takim me banorët e qytetit të Fushë Arrëzit ku Myftiu i Pukës Gëzim Kopani shoqërohej nga anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj dhe Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë për qytetin e Fushë Arrëzi Aida Cina Pema.

20170604_124206 20170604_115526

Ndërsa me datë 09.06.2017, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga anëtaret e Këshillit të Myftinisë Pukë Mustaf Arifaj dhe Astrit Mataj etj, zhvilloi takime në kuadër të muajit Ramazan takime në Rrape, Kryezi dhe në fshatin Trun. Aktivitete të ngjashme Myftiu Gëzim Kopani ka zhvilluar edhe në fshatrat e tjerë si në Iballe, Qerret etj.

20170606_181255 20170606_190659 20170609_174455 20170609_174419

 

         Gjatë muajit Ramazan nuk munguan iftarët që Myftinia Pukë arriti të shtroj për agjëruesit, duke përfshirë besimtarë nga qyteti i Pukës, Fushë Arrëzit, Kryeziut, Rrapës dhë fshatit Qerret.

Në kuadër të bashkëpunimit mes Myftinisë Pukë dhe Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës u bë e mundur shtrimi i tre iftareve, ku më i veçanti ishte ai datës 06.06.2017 i shtruar në qytetin e Pukës ku moren pjesë rreth 130 agjerues. Në iftar nderuan përfaqësuesit e BIK, Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu.

20170601_210111 20170606_201715

Edhe në këtë Ramazan 2017 nuk mungoi iftari tradicional i mundësuar nga shoqata Vëllazërore Humanitare Kulturore Istanbul. Në këtë iftar mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, kreu i Shoqates V.H.K.Istanbul Ridvan Seferaj etj. Në këtë iftar moren pjesë rreth 150 agjërues.

IMG-20170622-WA0002

Në kuadër të muajit ramazan, interesante dhe ndikuese ishte shtrimi i iftareve me gatimet vetjake te grave agjeruese, të organizuar në xhamin e qytetit të Pukës. Ishte ideja e kryetarës së Forumit të Gruas Myslimane pran Myftinisë Pukë Erjola Kopani që në xhamin e qytetit të Pukës të shtrohen mbi 8 iftare të tilla.

Ky lloj organizimi u arrit të oganizohet edhe në Fushë Arrëz me organizimin e Aktivisteve të Forumit të Gruas Myslimane pran Myftinisë Pukë për qytetin e Fushë Arrëzit.

Iftari përmbyllës u organizua me datë; 21.07.2017, në qytetin e Pukës. Ky iftar u mundësua nga shoqata “Yardim eli” ku moren pjesë rreth 100 agjërues. Gjatë gjithë muajit Ramazan , Myftinia Pukë për agjëruesit e Ramazanit ka bërë njoftimet përkatese në PTV si dhe transmetimin e Ezanit.

Me madhështi është organizuar falja e Fiter Bajramit në qytetin e Pukës ku dhjetra besimtarë u drejtuan xhamisë së qytetit për të falur namazin e Fitër Bajramit. Namazi I Fiter Bajramit në xhamin e Pukës u drejtua nga Myftiu Gëzim Kopani.

 

 

 

 

 

Ndersa fshati Qerret pas 27 vitesh për herë të parë kan falur namazin e Fiter Bajramit në xhamin e tyre. Nuk kan munguar edhe organizimet e Myftinisë Pukë duke mbuluar shpenzimet e disa makive që bënë të mundur dërgimin e disa besimtarëve në këtë xhami për të fal namazin e Fiter Bajramit. Për këtë rast të vecantë Mytinia Pukë bëri mbulimin mediatik të ceremonisë së faljes së Bajramit në Pukë dhe atë të fshatit Qerret. Namazin e Fitër Bajrmit në Pukë drejtu nga Myftiu Gëzim Kopani në Qerret nga Bekim Sokoli.

20170830_185021 20170830_184745

 

 

 

 

 

Në kuadër të festës së Kurban Bajramit , Myftinia Pukë organizoj disa takime në formë bisedash fetare në qytetin e Pukës, Fushë Arrëzit dhe fshatit Qerret.

Edhe namazi i Kurban Bajramit u fal me madhështi në rrethin e Pukës duke i kushtuar vemendje të shtuar vendeve ku nuk ka xhami duke vën në dispozicion makina për besimtarët që dëshironin të kryenin faljen e namazit të Bajramit në xhami. Kështu për herë të parë pas 27 vitesh rreth 13 besimtarë nga fshati Trun moren pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit në xhamin e qytetit të Pukës.

image-0-02-05-29c9baf0a2aea0eea0a87d30b2f8c3ea84e5ff9b7a1e4c58a2cfcfdbfb54e8c0-V image-0-02-05-a31a21cb09a30572f0bb2dce358a96493a735756bb1716a51c006feff0dafed6-V image-0-02-05-1839853f45ed3c4a76c62ef29a6b30c46adb8d634396d5ee06b35f05813c5f38-V 21267829_867903943376469_1814737069_o

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Namazi i Kurban Bajramit u fal edhe në fshatin Qerret ndërsa në fshatin Iballe për shkak të punimeve në xhami nuk është fal namazi i Kurban Bajramit.

Takim i vecantë ishte ai i datës; 28.09.2017 për besimtarët mysliman të fshati Micoj ku me organizim të Myftinisë Pukë u zhvillua një bisedë islame nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili shoqërohej nga anëtarit i Këshillit të Myftinisë Basri Selimaj.

22089839_10155881035343304_520200270495958993_n

 

 

 

 

 

Në këtë takim u bë edhe zgjedhja e Ramiz Caka aktivist i Myftinisë Pukë për fshatin Micoj .

-ASPEKT I VEÇANTË

a).Xhamia e fshatit Iballe

     Pas shumë vitesh të interesimit të Myftinisë Pukë u arrit që të gjindet donatori për rikonstruksionin e xhamisë së fshatit Iballë. Në këtë kuadër më datë 08 maj 2017 me organizim të vecantë të Myftinisë Pukë dhe në prani të përfaqësuesit të Komitetit të Bashkuar Kuvajtian për Barmirësi u zhvillua ceremonia e nisjes së punimeve në xhamin e fshatit Iballe.

20170508_103133 20170508_104113

 

 

 

 

 

Në këtë ceremoni mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, n/Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Klementin Syla, Administratori i njësisë Administrative Iballe Ndoc Marku, drejtori i shkolles se Mesme te Bashkuar Iballe, Anëtar të Këshillit të Myftinisë Pukë dhe banorët mysliman të këtij fshati.

Ceramonia u hap me lexim nga Kur’ani për të vijuar më hymnin Kombëtar dhe për të vazhduar me moderimin e anëtarit të Këshillit të Myftinisë Pukë Durim Aga dhe për të vijuar me fjalen përshëndetëse të Myftiut të Pukës Gëzim Kopani etj.

b).Xhamia e fshatit Qerret

       Me datë 21 maj 2017, nën një atmosfer madhështore u zhvillua ceremonia e inagurimit të xhamisë së fshatit Qërret. Pas 27 vitesh bësimtarët mysliman të fshatit Qerret Pukë kan xhamin e tyre ku do mund të kryejne ritet islame. Në inagurimin e xhamisë së fshatit Qerret moren pjesë përsonalitete të lartë të fesë islam si brenda dhe jasht Shqipërisë, drejtues të lart institucionesh, drejtues fondacionesh dhe shoqatash , intelektual dhe qindra besimtarë.

DSC_2829

DSC_0039 DSC_2826 DSC_2829 DSC_2827 DSC_2846 DSC_2857 DSC_2851 DSC_2876 DSC_2890 DSC_2863 DSC_2891 DSC_2879 DSC_2923 DSC_2898 DSC_2960

Ceremonia filloj me hymnin kombëtarë, për të vijuar me recitim të ajeteve Kur’anor për të vijuar me fjalën përshendetese të Myftiut të Pukës Gëzim Kopani, të n/Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, donatori i xhamise Sait Fishta, për të vijuar me fjalen përshëndetese të përfaqësuesit të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Bahri Sejdiu, Ylli Gurra Myfti i Tiranës, Edmir Smalaj Myfti i Malsisë së Madhe, Agim Terziu Myfti i Lezhës, Ridvan Seferaj kryetar i shoqatës V.H.K.Istanbul, Korab Kaja drejtor i fondacionit Mirësia, Gjon Gjonaj Kryetar i Bashkisë Pukë dhe imam të ardhur nga vende të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonise e Malit të Zi. Ceremonia e inagurimit të xhamisë se fshatit Qerret u pasqyrua në mënyrë të veçante në ëeb faqen e Myftinisë Pukë, të faqeve zyrtare të KMSh-së si dhe në median lokale në Pukë dhe Shkodrës si dhe disa ëeb faqe të tjera islame. Në këtë ceremoni moren pjese rreth 1500 përsona. Për të pranishmit u ben shpërndarja e disa literaturave islame si dhe një qerasje për të pranishmit në inagurim.

-ASPEKTI ARSIMOR & KULTUROR

       Gjatë gjithë vitit Myftinia Pukë i ka kushtuar vemendje të veçantë arsimit islam në rrethin e Pukës. Kështu me datë;19 mars 2017 Myftiu Gezim Kopani zhvilloj një orë të hapur mësimore me nxënësit e Mejtepit të fshatit Iballe.

20170319_133245 20170324_125427 20170324_125825 20170324_125555(0)

 

 

 

 

 

20170324_131611 20170324_130623

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me datë 23.03.2017, Myftinia Pukë organizoj një vizitë në qytetin e Pukës për nxënësit e Mejtepeve; Qerret, Iballe dhe Fushë Arrëz.

20170526_144309 20170526_144203 20170526_155737 20170526_155907 20170526_155837 20170526_160810

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në këtë konkurs moren pjesë rreth 190 nxënës nga ku u shpërndan tre çmime duke filluar nga vendi i tretë, i dytë dhe për ta mbyllur me vendin e parë. Për këto vende por edhe për disa nxënës të tjerë u shpërndan çmime, çertifikata inkurajuese etj

IMG-09e650277e2ab8c468a5b059f85aa04b-V 20171001_110612

 

 

 

 

 

Me iniciativ të Myftiut Gëzim Kopani me datë; 1 tetor 2017 u bë e mundur hapja e Mejtepit islam në Rrape. Në diten e pare të hapjes së Mejtepit mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani dhe Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë për Rrapen Astrit Mata i cili vuri në dispozicion një ambjent për zhvillimin e mësimeve.

Në Mejtepin e fshatit Rrape janë rregjistruar dhe marrin mësim islam 20 nxënës të cilët vijne nga Rrapja, Rrypa dhe Rrapi.

20171014_111324 20171014_114224 20171014_124351 20171014_121052

 

 

 

 

 

 

 

Një tjeter aktivitet i zhvilluar në kuadër të arsimit islam ishte ai i zhvilluar me datë; 14.10.2017 në xhamin e qytetit të Pukës, ku nxënësit e Pukës, Fushë Arrëzit, Rrapës dhe të Qerretit përveç lojrave argëtuese, praktikuan mësimet duke marr abdes, dhe me pas në në faljen e namazit të drekës.

Për të sjellur në kujtes vlerat historike të Mejtepeve të Myftinisë Pukë medatë; 11 nëntor 2017 Myftinia Pukë organizoj në qytetin e Pukës simpoziumin shkencorë me titull: “Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Roli i Tyre.”

DSC_9479 20171111_111939 DSC_9486 DSC_9510 DSC_9517 DSC_9568 IMG-20171111-WA0013

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në këtë aktivitet mori pjesë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Skender Bruçaj, Myftiu i Kosoves H.Naim Tërnava , Myftiu i Pukës Gëzim Kopani etj. Ky është simpoziumi i parë i ketij lloj që Myftinia Pukë organizon duke sjell në kujtes vlerat arsimore dhe historike qe kan luajtur Mejtepet e Myftinisë Pukë. Në këtë kuadër Myftinia Pukë nën kujdesin dhe iden e Myftiut Gëzim Kopani u përgatit një dokumentar kushtuar Mejtepeve te Myftinise Pukë. Ky dokumentar u mirëprit mjaft mirë nga të pranishmit dhe besimtarët. Përveç fjalës përshëndetesë të kreut të KMSH-së H.Skendër Bruçaj dhe të Myftiut të Kosovës H.Naim Tërnava, me interes u dëgjua fjala përshëndetëse e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani i cili bëri një përshkrim historik të Mejtepeve të Myftinisë Pukë dukë filluar nga viti 1523-2017 duke publikuar për herë të parë disa fakte zyrtar historike të cilat flisnin edhe për Mejtepet që Myftinia Pukë ka pasur ndër vite. Me mjaft interes u dëgjuan edhe kumtesat e; drejtorit të mesazhit islame pranë KMSH-së Astrti Zhari, përfaqësuesit të Bashkësisë Islame të Kosovës Sadik Mehmeti dhe të prof. Xhemal Meçi.

-ASPEKTI ZYRTAR

     Me datë 09 mars 2017 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sëbashku me disa nga anëtarët e Këshillit të Myftinisë Pukë dhe të anëtarit të KP-së Arbër Hoxha zhvilluan një vizitë zyrtarë në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë nga ku u priten nga kreu i KMSH-së H.Skendër Bruçaj.

20170309_123709

 

 

 

 

 

Me datë 25 mars 2017 n/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Gazmend Aga I shoqëruar nga drejtori i arsmit pran KMSH-se Oltion Kola vizituan Myftinin e Pukës.

N/Kryetari i KMSH-së u prit nga Myftiu i Pukës si dhe nga dy anëtarët e Këshillit të Myftinisë Pukë Xhemal Meçi dhe Ramadan Hoxha etj.

Vizitë e rëndësishme ishte ajo e datës 12 prill 2017 ku Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga disa anëtar të Këshillit të Myftinisë Pukë zhvilloi në Bashkësin Islame të Republikës së Kosovës .

20170412_110424

 

 

 

 

 

Në këtë vizitë delegacioni i Myftinisë Pukë u prit nga Myftiu i Bashkësisë Islame H.Naim Tërnava dhe disa drejtor të BIK-ut. Takimi u mirëprit nga Myftiu i BIK-ut H.Naim Tërnava duke e vlersuar si të rëndësishme po ashtu edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili me këtë rast i dorzoi një çertifikat falenderimit për ndihmen e dhënë në mbeshtetje të besimtarëve në zonën e Pukës.

17522804_1678164315531595_2156395624190059005_n 20170412_152254

 

 

 

 

 

Një tjetër vizitë ishte ajo që zhvilloj Kryetarja e Forumit të Gruas Myslimanë pranë Myftinisë se Pukës Erjola KopaniDepartamentin e Gruas Myslimanë pranë Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës nga ku u prit nga kryetarja e saj Vaxhide Bunjaku. Kryetarja e Forumit te Gruas Myslimane Erjola Kopani shoqërohej nga dy aktiviste te tjera Aida Cina Pema dhe Majlinda Qarri. Keto jane dy vizita të para të këtij lloj që Myftinia Pukë zhvillon në BIK-un e Kosovës. Me datë; 04 prill 2017, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sëbashku me drejtorin e fondacionit “Mirësia” Korab Kaja, zhvilloj një vizitë zyrtare në Bashkinë e Pukës ku u prit nga kreu i kësaj Bashkie Gjon Gjonaj. Ndër të tjera Myftiu Gëzim Kopani foli mbi çeshtjen e rindërtimit të xhamisë së vjetër të Kodër Hanit dhe marrjes së lejes për këtë. Si çdo herë vizta të ndryshme janë zhvilluar në Myftininë e Pukës me rastin e dy festave atë të Fitër Bajramit dhe atë të Kurban Bajramit.

20171111_101523 IMG-20171111-WA0026

 

 

 

 

 

Vizitë e veçantë dhe e para e këtij lloj ishte ajo e datës 11 nëntor 2017 ku kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Skender Bruçaj dhe Myftiu i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës H.Naim Tërnava të shoqëruar nga një delegacion i gjërë vizituan Myftinë e Pukës ku u priten nga Myfti i Pukës Gëzim Kopani. Gjatë këtij takimi u bisedua mbi zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në shërbim të besimtarëve mysliman dhë të institucionit të Myftinisë Pukë.

20171122_104018

         Me datë 22 nëntor 2017 Myftininë e Pukës e vizitoj Kryetarja e Komiteti Shtetërorë Për Kultet Loreta Aliko. Ajo u prit nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani dhë përfaqësues të tjerë të Myftinisë Pukë.

Në takimin me kreun e KSHK-se Myftiu i Pukës Gëzim Kopani e vuri në dijeni mbi disa probleme që Myftinia Pukë ka hasur ndër vite. Ndërkoh kryetarja e KSHK-se pohoj se ishte në dijeni të pengesës së nxjerrur nga disa institucione te shtetit për ndërtimin e një xhamie.

-ASPEKTI SOCIAL

Si çdo vit Myftinia Pukë me mundësit e saj është përpjekur të gjendet pran familjeve në nevoj, jetim dhe të pamundërve. Si pasoj e motit të ftohtë më 13-14 janar 2017 Myftinia Pukë u përball me kërkesa për ndihmë nga disa familje. Në këtë kuadër duke vlersuar kushtet e vështira atmosferike me datë; 15 janar 2017 Myftinia Pukë zhvilloj një mbledhje jasht radhe ku vlersoi situaten të vështirë dhe u vëndos që tju vihet ndihmë familjeve në nëvoj duke u bërë thirrje shoqatave islame dhe besimtarëve për të ndihmuar familjet në nëvoj.

20170120_132840 20170121_133218 20170121_153123 16265541_10155095903748304_465073996459455518_n

 

 

 

 

Thirrjes se Myftinisë Pukë për ndihmë u përgjigjen disa fondacione. Kështu e para që u paraqit me ndihma pranë Myftinisë Pukë ishte shoqata V.H.K.Istanbul dhe shoqata Perpjekje të cilët me datë 25 janar 2017 mundësoi ardhjen në ndihmë disa famijeve në fshatin Qerret. Shpërndarja e ndihmava vijoi në shumë familje të qytetit të Pukës, Rrapës, Fushë Arrëzit dhe të fshatit Trunë.Pjesë e fushatës sensibilizuesë të Myftinisë Pukë ju bashkua edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me xhamin Dine Hoxha dhe Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.Nga kjo fushatë sensibilizuese Myftinisë Pukë shpërndau rreth 10 ton ushqime dhe 1 ton mish duke u gjendem pran 392 familjeve në rrethin e Pukës. Projekti i ndihmave sociale është zhvilluar gjatë gjithë vitit 2017 ku fal mbështetjes se shoqatës V.H.K.Istanbul cdo muaj janë ndihmuar me pako ushqimore rreth 15 familje në nevojë në zonen e Pukës.

20170601_195421 20170603_102929 20170603_111134 20170603_113841 20170604_120827 20170604_120850 20170603_125931 20170603_123607

 

 

 

 

Projekti social nuk kishte si të mungonte përgjate muajit ramazan 2017. Me fillimin e muajit Ramazan Myftinia Pukë falë mbeshtetjes së fondacionave islame bëri të mundur shpërndarjen e dhjetra pakove ushqimore në gjithë rrethin e Pukës. Pakot e para me ushqime u mundesuan nga Bashkësia Islame e Kosoves nga ku përfituan rreth 200 familje në nevoj. Në shpërndarjen e pakove mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani dhe përfaqësuesit e BIK-ut Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu. Pas Pukës , ndihmat filluan të shpërndahen edhe në zonat e tjera të Pukës si në fshatin Iballe, Flet dhe Fushë Arrëz etj. Në kuadër të projektit social të muajit Ramazan, në gjithe rrethin Myftinia Pukë ngriti grupet e punës për mbarvatjen e aktivitet. Nuk kan munguar rastet ku disa anëtar të Këshillit të Myftinisë apo aktivisteve kan vështirsuar ecurin e shpërndarjeve .

20170604_125744 20170605_101908 19190864_1905375329729938_551084991_n 20170606_193212 20170606_183112 19239689_1905375336396604_1010303509_n 20170606_193246 20170609_183007 20170608_110326 20170610_121029 20170610_121034 20170610_121112 20170612_120600 20170621_122243 20170612_120708

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndihma të mundësuara nga shoqata V.H.K.Istanbul, fondacioni Deniz Feneri, Ambasada e Kuvuajtit, fondacioni Udha e Besimtareve, fondacionit Miresia dhe të shoqatës Yardim Eli dhe Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamiresi bëri që gjatë muajit Ramazan 2017 të ndihmohen rreth 400 famije në zonën e Pukës.

20170903_125137 IMG-20170901-WA0139 IMG-20170901-WA0099 IMG-20170901-WA0012 21272383_2383044921920840_1405178259091941631_n 21271066_2383732038518795_1201544759364608417_n (1) 21231644_2383046295254036_6616178435282522034_n 20170902_141753

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, Myftinia Pukë ndihmoj 845 familje. Ndërsa në gjashtë mujorin e dytë të vitit 2017, Myftinia Pukë ndihmoj 923 familje. Në total gjatë vitit 2017 Myftinia Pukë ishte pranë rreth 1767 familje. Projekti social u shpërnda afërsisht si më poshtë vijon;

Pukë 723 familje,

Fushë Arrëz 128 familje,

Qerret 235 familje,

Rrape 86 familje,

Kryezi 64 familje,

Iballe 63 familje,

Flet 50 familje,

Xathë 55 familje,

Trun 37 familje,

Micoj 15 familje,

Dedaj 15 famije,

Dush 3 familje,

Meçe 2 familje,

Lejthiz 2 familje,

Blerim 2 familje, etj,

si dhe shpërndarjen mujore për 15 familje mundësuar nga shoqata V.H.K.Istanbul. Mbeshtetja e femijeve jetim nga babai ka vijuar edhe gjatë vitit 2017 falë donacionit që Fondacioni Mirësia u kalon në numrat e llogarive përkatësë. Në disa raste në sektorin e jetimeve është hasur vështirsi pasi disa nuk kan plotësuar dokumentet përkatese për pension. Sipas pasqyrës financiare të transfertave bankarë, për jetimet është shpërndarë shuma me vlerë 336040 lek.

-ASPEKTE TË TJERA

Gjatë vitit 2017 Myftinia Pukë ka hasur disa problem të cilat kishin të bënin në inplementimin e disa projekteve jetike për institucionin tonë. Edhe pse fondi ishte i siguruar për rindërtimin e xhamisë së vjetër të Kodër Hanit, nuk arritem të nisnim punimet në këtë xhami, po ashtu edhe projekti tek Xhamia e Re e qytetit Pukë. Në gjashtë mujorin e dytë Myftinia Pukë e kishte të pamundur nxjerrjen e Karteles së Pronave të disa pronave me qëllim aplikimin online për marrjen e lejes së rindërtimit.  Myftinia Pukë ka bërë propozimet përkatese KMSh-së për zgjidhjen e çeshtjes së tokës së Xhamisë së Re Pukë. Mbi këto propuzime KMSH ka ngritur një grup pune i cili që në muajin nëntor 2017 ka filluar nga puna. Ngelet të shikohet se cfarë do arrihet në këtë drejtim gjatë vitit 2018. Gjatë vitit 2017 Myftinia Pukë ka arritur të bëhen publikime të vazhdushme në internet të faqeve zyrtare të Myftinisë Pukë. Në kanalin video (youtube) janë publikuar 26 video. Ndërsa në ëeb faqen e Myftinisë janë publikuar rreth 50 artikuj të cilat pasqyrojne veprimtarin kryesore të Myftinisë Pukë. Po ashtu në web faqen e www.myftiniapuke.org janë publikuar video dhe shumë fotografi e artikuj të tjerë. Gjatë vitit 2017 Myftiu Gëzim Kopani jo vetem në faqet zyrtare të Myftinisë Pukë por edhe në revisten Drita Islame, Udha Islame etj janë publikuar studime historike mbi islamin në rrethin e Pukës, të imameve të Myftinisë Pukë si dhe veprimtarit e rëndësishme qoftë në Shqipërisë por edhe në Kosovë. Janë mbajtur rregullisht korespondencat mes Myftinisë Pukë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë por edhe me institucionet e tjera. Për gjatë vitit 2017 hyrjet dhe daljet e korespondecave te Myftinisë Pukë kap numrin rreth 260 të nr. të protokollit. Në kuadër të regjistrimit të popullsisë myslimanë në rrethin e Pukës, gjatë vitit 2017 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani bëri regjistrimin në fshatin Qerret i cili ka 72 Shtëpi dhe 332 banorë.

Kjo analizë u përgatit me datë 08 janar 2018 nga Gëzim Kopani Myftiu i Pukës dhe Afrim Laçi Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë.

Sekretari i Keshillit të Myftinisë Pukë                                                                    Myftiu i Pukës

                  Afrim Laçi                                                                                           Gëzim Kopani

 

 
Shënim: Kjo analizë u miratua në mbledhjen e radhës së Këshillit të Myftinisë Pukë zhvilluar me datë 13.01.2018

Perfundon me sukses ndertimi minares se xhamise Iballe

Ka perfunduar me sukses ndertimi i minares se xhamise se fshatit Iballe.  Punimet e ndertimi te minares se xhamise se fshatit Iballe nisen gjate muaji prill 2018 dhe perfundoj ne muajin qershor 2018. Minarja eshte e gjate 20 m. Nderkoh keto dite do filloj puna per ndriçimin dhe vendosjen e sistemit audio. Rindertimi i xhamise se […]