Analiza e punës 2014

ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2014

(Miratuar nga Këshilli i Myftinisë Pukë, Janar 2015)

(Pasqyrim i shkurter  i veprimtarise se Myftinise Puke)

Bismilahir Rahmanir Rahim

Në emer të Allahut Mishëruesit, Mëshirëbërësit!

-Aspekti fetare

Myftinia Pukë gjatë vitit 2014 ka zhvilluar disa takime si; seminare, simpoziume, biseda fetare dhe programe festive islamo-kulturore. Për herë të parë Myftinia Pukë ka zhvilluar programin “Sofra Islame” e zhvilluar pothuajse në gjithë rrethin e Pukës.

Me date 26.01.2014 Myftinia Pukë zhvilloi një takim në kuader të 15 vjetorit të hapjes së xhamisë së re Pukë.Në këtë takim mori pjesë Myftiu i Pukës Gezim Kopani përfaqsuesi i KMSH-së Erjol Haxhia. Kumtesen me titull: “Si u arrit në hapjen e xhamisë së re Pukë?” e mbajti Antari I Keshillit te Myftinise Puke prof.Xhemal Meçi. Ndërsa kumtesen me titull: “Xhamia e re Pukë, 15 vjet shërbim islam.” Mbajtur nga antari i Këshillit të Myftinsë Pukë Afrim Laçi.

(Gjate aktiviteti perkujtimore te 15 vjetorit te hapjese xhamise se re Puke)

(Gjate aktiviteti perkujtimore te 15 vjetorit te hapjese xhamise se re Puke)

Me kete rast Myftinia e rrethit Pukë pëergatiti një mini dokumentar me pamjet e vitit 1998 te titulluar: “15 vite nga Ndërtimi i Xhamisë së Pukës”. Ky minidokumentar është i publikuar në Puka tv si dhe në kanalin e Myftinisë së rrethit të Pukës në youtube.

Me 11.01.2014 Myftiu zhvilloi një bisedë fetare me grat e xhamisë Pukë. Në këtë bisedë u predikua në lidhje me disa rregulla si psh, rregullat e xhenazës, sadakas, dhe namazeve.

Me 15.04.2014 Myftinia Pukë organizoi ndeshje futbollin me grup moshat e vogla.Me 24 janar 2014 Myftinia Pukë organizoj një vizitë për gratë e xhamis Pukë në xhamiat dhe Medresen e Shkodres. Ata fillimisht ndaluan në ambjentet e Medreses H.Sh.Shamia Shkoder për të vazhduar më pas në konviktin e kësaj medreseje. Më pas grupi vazhdoi me disa vizita në qytetin e Shkodres. Me 25 prill 2014 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Medreses Shkoder dega e djemve u zhvillua një ndeshje futbolli mes rinis së xhamisë Pukë dhe djemve të Medreses Shkodër.Një tjeter ndeshje tjeter futbolli ishte ajo e dt.18.6.2014 mes Myftinisë Pukë dhe Myftinisë Shkodër.

(Gjatë vizitës në Shkodër)

(Gjatë vizitës në Shkodër)

Takime dhe simpoziume të veçanta janë zhvilluar në Pukë, Fush-arrëz, Qerret, Rrape etj. Në kuader të muajit të Mevludit me 23.03.2014 Myftinia Pukë në bashkëpunim me Medresen H.Sh.Shamia Shkoder u organizua program “Përjetëisht me Ty!”.

(Fotografi e bërë gjatë aktivitetit “Përjetësisht me Ty” Fush-arrëz )

(Fotografi e bërë gjatë aktivitetit “Përjetësisht me Ty” Fush-arrëz )

Në këëtë program përformoi grupi artistik i Medreses H.Sh.Shamia Shkodër të cilet kënduan Kur’an,ilahi,dram etj. Në këtë aktivitet përformuan: Selma Bekteshi,Orhan Dani,Suad Dushi etj.

Programi festiv “Hz.Muhammed a.s Krenaria e Njerëzimit” vjen në qytetin e Pukës. Me datë 29 mars 2014 jehuan mesazhet e Islamit. Mbi më se 600 persona mbushen sallen e koncerteve të Pallatit të Kulturës Pukë.

(Fotografi gjatë programit në Pallatin e Kulturës Pukë dt.29.03.2014)

(Fotografi gjatë programit në Pallatin e Kulturës Pukë dt.29.03.2014)

Ky aktivitet u organizua nga Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqipërisë.Në këtë program fetar mori pjesë i gjithë kori artistik i Medresës së Tiranë. Në këtë aktivitet ishte i pranishem Myftiu i rrethit te Pukës Gezim Kopani, N/Kryetari i KMSH Gazmend Aga, përfaqsues të Kishes Katolike Pukë, etj.

Ky aktivitet u transmetua gjërsish në shumë media audio dhe vizive si Puka televizion, Tv Rozafa, Tv Plus,në kanalin e Myftinisë Pukë në youtube, në ëebfaqet e Komunitetit Myliman te Shqiperisë, Medresës së Tiranës etj.

Me datë 13.04.2014 Myftinia e rrethit Pukë organizoi biseda fetare me gratë myslimane të qytetit të Pukës.

(Gjatë vizitës në xhamin e qytetit të Krujes 14 maj 2014)

(Gjatë vizitës në xhamin e qytetit të Krujes 14 maj 2014)

Në kuader të tre netëve Regaib,Berat dhe Miraxh janë organizuar biseda fetare në Pukë, Fush-arrëz, Qerret, Flet.

Me datë 14 maj 2014 Myftinia e rrethit Pukë për të paren herë organizoi një eskursion me xhematin e Xhamisë Pukë në qytetin e Krujes ku u zhvilluan vizita në kalan e Krujes, Xhamin e vjeter të Krujes. Më pas u zhvillua një vizitë edhe në kalan e Prezës si dhe të xhamisë së Prezës.

Në kuader të ardhjese muajit të bekuar Ramazan Myftinia e rrethit Pukë me datë 26 qershor 2014 organizoi simpoziumin me titull: “Mirëse vjen Ramazan!”Në këtë aktivitet mbajten kumtesë Myftiu i Pukës Gezim Kopani, N/Kryetari i KMSH-se Bujar Spahiu, Drejtori i Burimeve Njerëzore pran KMSH Dorjan Demetja etj.

(Siminari i mirëse ardhjes së muajit Ramazan 26.06.2014)

(Siminari i mirëse ardhjes së muajit Ramazan 26.06.2014)

Me datë 27 qershor 2014 Myftinia e rrethit Pukë zhvilloi një takim në fshatin Iballe. Me date 12 korrik 2014 Myftinia e rrethit Pukë me mbeshtetjen e fondacionit Compassion Help Center u organizua shtrimi i një iftari.

Me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë me datë 13 korrik 2014 Myftinia Pukë organizoi shtrimin e një iftari me zyrtaret e institucioneve të rrethit të Pukës. Në këtë iftari mori pjesë deputeti në Kuvendin e Shqiperise Mark Frroku, N/Prefekti Marash Kola, Perfaqsuesi i Kishes Katolike Dod Marinaj si dhe shumë drejtues të institucioneve të tjera.

(Gjatë iftarit zyrtare të shtruar tek Hani i Perparim Laçit, Puke)

(Gjatë iftarit zyrtare të shtruar tek Hani i Perparim Laçit, Puke)

Një iftar tjetër i shtruar nga Komuniteti Mysliman ishte ai i datës 15 korrik 2014. Po me date 16 korrik 2014 dega e LSI Puke organizoi shtrimin e një iftar për besimtarët mysliman.

(Momente nga iftaret e shtruar, korrik 2014)

(Momente nga iftaret e shtruar, korrik 2014)

Me datë 18 korrik 2014 u organizua shtrimi i një iftari me xhematin e Xhamisë së qytetit të Pukës. Ku iftar nuk kishte si të mungonte pasi shoqata Istanbul e ka kthyer tashmë në tradit shtrimin e një iftari në qytetin e Pukës.Me datë 21.07.2014 deputeti i Pukës Mark Frroku organizoi shtrimin e një iftari për agjëruesit në ambjente e HTP Pukë.Një tjetër iftar i shtruar ishte ai i datës 22.07.2014 i deputetit te LSI për qarkun e Shkodrës Agron Cela. Me datë 23.07.2014 Myftiu Gezim Kopani ishte i ftuar i deputetit Agron Cela në iftarin e shtruar në qytetin e Shkodrës.

Fotografi gjatë takime në Fush-arrez

Fotografi gjatë takime në Fush-arrez

Me datë 24.07.2014 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Hysejin Cetinkaja u mundësua shtrimi i një iftari për agjëruesit nga firma Beralb sh.a. Në iftar mori pjesë drejtori i Beralb për Fush-arrezin Hysejin Cetinkaja. Prej disa vitesh kjo kompani ka mundësuar shtrimin e disa iftareve në qytetin e Pukës.

(Fotografi gjatë takime në Rrape)

(Fotografi gjatë takime në Rrape)

Me datë 28 shtator 2014 u organizua një bisede fetare në Fush-arrez. Në takim mori pjesë Myftiu Gezim Kopani dhe antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj. Me 3 tetor 2014 ne kuadër të festes së Kurban Bajramit Myftiu Gezim Kopani organizoi një takim në fshatin Qerret. Në takim myftiu foli mbi rëndësin dhe rregullat të kubranit.

Njëkohesisht myftiu ndaloi edhe në rëndesin e edukimit të rinisë me kulturen islame.Po me këtë datë Myftiu Gezim Kopani zhvilloi një takim edhe me besimtarët mysliman të komunës Rrape. Në këtë takim mori pjesë edhe antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Besnik Lluka.

Me 27 dhjetor 2014 Myftinia Pukë organizoi kampjonatin në loje e Ping Pongut. Në këtë kampionat morren pjesë mbi 30 djem të ri.Për fituesit u shperndan çertifikata e titullit kampion.Më datë 29.11.2014 në kuadër të festave të 28-29 nentorit Myftinia Pukë organizoi një seminar në fshatin Flet.Në seminar u përkujtua kontributi i klerit mysliman në këtë fshat.

-Aspekti zyrtare

Me rastin e festave zyrtare të fesë islame Myftinia Pukë ka zhvilluar pritjet zyrtare në Myftininë e rrethit Pukë. Me rastin e ketyre festive janë bërë urimet dhe pasqyrimi i aktiviteteve në televizionin lokal Puka tv dhe Neës24 kjo e fundit përgatitur dhe pasqyruar nga gazetari Armir Mehaj. Po ashtu me datë 21 shtator 2014 Myftinia Pukë shpërndau për mediat si dhe në faqet e zyrtare të Myftinisë Pukë në internet mesazhin e përshendetjes me rastin e vizites së Papa Fançeskut në Shqipëri. Po ashtu nepërmjet mesazheve publike, publikuar edhe në faqet zyrtare të Myftinisë së rrethit Pukë në sinkrone me KMSH-në janë denuar disa akte terroriste të ndodhura në disa vende islame dhe jo vetem.

N/Kryetari i Komunitetit Mysliman z.Gazmend Aga i shoqeruar nga Drejtori i Kultures z.Genti Kruja gjate nje vizite ne Myftinine e rrethit te Pukes.

N/Kryetari i Komunitetit Mysliman z.Gazmend Aga i shoqeruar nga Drejtori i Kultures z.Genti Kruja gjate nje vizite ne Myftinine e rrethit te Pukes.

Gjatë vitit 2014 Myftinin e rrethit te Pukës e kan vizituar; N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë Gazmend Aga, Drejtori i Kultures pran KMSH Genti Kruja, Deputeti ne Kuvendin e Shqiperisë Mark Frroku, Drejtori i Medresës Shkodër Kujtim Dervishi,Sekretari i Përgjithshem i Shoqatës Istanbul Bledjan Mehmeti.

Famullitari i Kishës Katolike Fush-arrëz dhe ai i Famullis Pukë, N/Kryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu, perfaqsues te Komunitetit Mysliman të Turqisë etj. Ku do që Myftinia Pukë ka qenë e ftuar është përfaqsuar nga Myftiu Gezim Kopani . Rregullisht është marr pjesë në mbledhjet e KP.Po ashtu rregullisht janë zhvilluar edhe mbledhjet e K.Myftinisë Pukë.

-Aspekti social

Pothuajse çdo muajt të vitit 2014 Myftinia e rrethit Pukë e mbeshtetur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Shoqata Istanbul, Diyaneti i Turqisë Zyra për Ceshtje fetare pranë Ambasades Turke Tiranë, Fondacioni Mirësia,Hysejin Cetinkaja,Compassion Help Center etj.

Me dt.22.02.2014 Myftiu i Pukës zhvilloi një vizitë në disa familje të varfra në fshatin Flet.Me këtë rast u shpërndan edhe disa pako me ushqime.Po gjatë ketij muaj u ndihmuan disa familje qe kanë përsona me aftësi të kufizuara në qytetin e Pukës dhe të Fush-arrëzit.Nga kjo ndihme përfituar rreth 30 familje.Ushqimet u mundësuan nga Hysejin Cetinkaja.

(Fotografi të bëra gjatë shpërndarjes së pakove, tek familjet e varfra)

(Fotografi të bëra gjatë shpërndarjes së pakove, tek familjet e varfra)

Në muajin Ramazan 2014 fillimisht u erdhe në ndihme familjeve me të varfra duke u dhuruar pako me ushqime të mjaftueshme për dy muaj. Pakot u shperndan në: Dedaj,Kabash,Rrape,dhe Fush-arrëz. Nga kjo ndihme përfituan 40 familje të varfra.Pakot u shpërndan në prezencën e drejtorit të Compassion Help Center Gyrkan Kurt,Myftiu Gezim Kopani dhe antar i K.Myftinis Afrim Laçi etj.

Ndersa me datë 12.07.2014 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Compassion Help Center u shpërndanë pako ushqimore per 50 familje te varfra.Një ndihme tjeter ishte ajo e datës 18 korrik 2014 ku Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Fondacionit “Miresia” u ndihmuan 50 familje të tjera.Përfitues ishin familjet e papuna dhe të varfra, femijet jetim, familjet në gjak etj.

Ndihme tjeter e shpërndarë gjatë muajit Ramazana ka qenë ajo e Dijanetit të Turqisë nepermjet Zyrës për Ceshtje Fetare pranë Ambasades Turke në Tiranë. Nga kjo ndihme përfituan 100 familje të varfra në Pukë,Rrape,Fush-arrëz etj.

Një tjeter ndihme e shpërndarë nga Myftinia e rrethit Pukë gjatë muajit Ramazan ka qenë ajo e ardhur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Pakot me ushqime u shpërndan në Kabash,Qerret,Pukë,Fush-arrëz etj. Në shpërndarjen e pakove ushqimore mori pjesë Myftiu Gezim Kopani,Beslim Shkjau,antari i Këshillit të Myftinisë Basri Selimaj, Halit Ringaj. Si çdo herë edhe në këtë rast ishin përfitues familjet e varfra,familjet që kan të sëmurë ose të paralizuar, duke mos bërë asnjë dallim fetare. Ka nga ato familje që janë ndihmuar deri në tre herë për arsye të gjendjës së rëndë ekonomike. Nga kjo ndihme përfituan 90 familje.

(Gjatë shpërndarjes së mishit të kurbanit në rrethin e Pukës)

(Gjatë shpërndarjes së mishit të kurbanit në rrethin e Pukës)

Ndërsa në kuadër të festës së Kurban Bajramit Myftinia e rrethit Pukë e mbeshtetur nga: Dijanetit i Turqise Zyra për Ceshtje Fetare pranë Ambasadës Turke Tiranë,Shoqata Istanbul, Sait Fishta,Myftiu i Kukësit, Shoqata Bashkesia Kultura Islame Pukë dhe Erand Baci. Pra janë ndihmuar me pako ushqimore 360 familje. Për herë të parë fal kësaj mbeshtetje Myftinia e rrethit Pukë ka mundur të shpërndaj mish kurbani në gjithë rrethin e Pukës. Nga kjo mirësi përfituan plot 732 familje të varfra. Mishi u shpërnda në Pukë, fshatin Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Fush-arrëz,Iballe,Flet dhe në fshatin Xathë.Për arsye mos organizimi nuk është mundësua ndonjë shpërndarje në fshatin Kryezi.

Të gjitha kurbanet e përgatitur nga Myftinia e rrethit të Pukës janë kontrolluar nga Ministria e Bujqësisë,Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave duke u pajisur me “Certifikatë Shëndetësore Veterinare” për cdo kafshë me distinacion për kurban të Bajramit të vogel.

Dijaneti 160,Istanbul 250,Sait Fishta 120,Shoqata BKI Puke 20,Myftiu Kukësit 180,E.Baci 2.

Prej disa vitesh ka filluar projekti për “Lidhjen e Pensioneve” për femijet jetim.Aktualisht janë duke marr pensjon jetimi:

1.D.L. (viti 2)

2.D. L. (viti 2)

3.Xh. K. (viti 2)

4.E. T.(vitit 2, per vitin 2015 është transferuar në Durrës)

5.K. M. (vitit 2)

6.A. R. (viti i 3)

7.B. B. (viti 2)

8.B. B.(viti 1)

  1. T. (viti 2)

10.T. P. (viti 2)

11.L. H. (viti 2)

12.K. S.( viti 3)

13.S. S. (viti 3)

14.A. S. (viti 3)

15.E. A.(viti 3)

16.G. Gj. (viti 2)

Janë larguar nga lista përfituese këto:

1.D. D. (2 vjet)

2.Xh. D. (2 vjet)

3.P. L. (3 vjet)

4.F. L.(3 vjet)

Janë në pritje këto jetim:

1.B. R.

2.Y. A.

3.E.T.

4.Le. K.

5.K. L.

6.E. A.

7.A. I.

Jetimet përfitues cdo muaj marrin rreth 30 euro. Pra 16 jetim x 360= 5760 euro pra 8 milion lek të vjetra. Pra gjatë vitit 2014 janë shpërndarë 5 mije e 760 euro. Të gjitha transaksionet e jetimeve janë kryer me verptim bankare.

Pra pako ushqimore kan marr 360 familje. Mish kurbani 732 familje totali: 1092 familje.Pa përmend këtu pensjonet e jetimeve.

-Aspekti i pronave

Në baze të qarkores së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë nr.355 dt.13.11.2014 Myftinia e rrethit Pukë ka rinisur edhe një herë procedurat për certifikimin e xhamisë së re Pukë. Procedurat janë nisur edhe për xhamin e re në fshatin Kryezi. Xhamia e fshatit Kryezi edhe pse ka përfunduar ende nuk është marr në dorzim nga Myftinia e rrethit Pukë. Toka ku ndodhet kjo xhami nuk është e certifikuar.Sipas të dheënave të fshatit pronar është lagjia Brahaj.Edhe në vitin 2006 Myftinia e rrethit Pukë ka bërë vetedeklarimin për Legalizimin e Xhamisë së re Pukë.

(Dokumentet e reja të Xhamisë Pukë të gjetura gjatë muajit dhjetor 2014)

(Dokumentet e reja të Xhamisë Pukë të gjetura gjatë muajit dhjetor 2014)

Procedurat e reja për Xhamin e re Pukë kan filluar në muajin nëntor 2014. Sipas dokumentave xhamisë e re Pukë është e identifikuar me numerat 2/65 dhe 2/730. Sipas ketyre numerave kemi se nr.2/730 është tokë shtet.Edhe Bashkia Pukë në një shkres me nr.prot 879/1 dt.18.12.2014 thotë se nuk ka asnje dokument origjinal të xhamisë Pukë.Mos pasja e dokumentacionit origjinal është shumë e vështire të bëhet çertifikimi i xhamisë Pukë.Dosja e xhamisë Pukë tashme jo vetem në ZRPP dhe ALUIZNit është edhe në Zyren Qendrore të Regjistrimit të Pasurive në Tiranë.Ecuria e punimeve në xhamin e fshatit Qerret kan vazhduar edhe gjatë këtij viti. Është përfunduar njëra nga minaret, nderkoh gjatë vitit 2015 prit të përfundoj edhe minarja tjeter dhe më pas për të vazhduar me punimet e tjera.

Në muajin qershor 2014 ne xhamin e fshatit Iballe ka ndodhur një problem mes ish-kujdestarin e xhamisë Tahir Kapeta dhe besimtarëve mysliman. Shkak ka qenë heqja e gurit të “hajatit” që ndodhet në këtë xhami që kur ajo është ndërtuar. Banoret procedurat me organet përgjegjese të shtetit dhe çeshtja ka kaluar në Gjykaten e rrethit të Pukës.Për të ulur tensioned Myftinia Pukë ka kërkuar nga organët shtetërore kthimin e gurit në Xhamin e fshatit Iballe.

Po ashtu banoret kan bërë edhe shkarkimin e Tahir Kapetes si kujdestar të Xhamisë Iballe si dhe nga posti Antar i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë.

Në po të njetin takim fshati ne xhamin e Iballes kan zgjedhur si kujdes dhe antar të Këshillit të Myftinisë Pukë Durim Aga.

-Aspekte te tjera

Edhe gjatë ketij viti Myftinia e rrethit Pukë i ka kushtuar vemendje të veçante arsimimit të rinisë me kulturës Islame. Në këtë kuader janë bërë regjistrime të dy gjinive në Medresen e Shkodrës. Aktualisht vazhdojne studimet në Medresen e Djemve  5 djem,nga Puka,F.Arrezi dhe Kryeziu.

Ndërsa tek Medreseja e vajzave vazhdojne studimin 5 vajza nga Puka e Fush-arrëzi.

Vazhdojne kursin në Tiranë ne mesimin e Kur’anit dhe jo vetem katër djem nga rrethi i Pukës.(Hazret Hoxha,Ilirjan Hoxha,Elvis Qarri,Erjon Laçi) Në bursa të Turqise një djal nga Puka vazhdon Medresen, ndërsa një vajzë nga Puka po vazhdon studimet e larta për teologji. Në turqi janë duke ndjekur studime në forme kursesh edhe 3 djem të tjere nga rrethi i Pukës.

Gjatëketij viti kan përfunduar Medresen H.Sh.Shamia Shkodër 7 vajza pukajne të cilat janë: Aulona Lluka, Ermira Kukaj, Esma Lluka, Fatjona Kopani, Shyqyrie Laçi, Erisa Laçi dhe Hersi Kopani.

Vemendje e veçante i është kushtuar grumbullimit dhe publikimit të fakteve historiko-islame dhe kontributit të klerit mysliman që kan dhënë për rrethin e Pukës dhe jo vetem. Kështu janë përgatitur dhe publikuar këto tema: “Si u arit në ndërtimin e xhamisë së re Pukë”nga Xhemal Meçi dhe Gezim Kopani, “Hoxhallarët pukjane jasht rrethit të Pukës”, “Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite (1523-1990)”nga Gezim Kopani, botuar në Zani i Nalt si dhe në disa ëebfaqe të KMSH etj. “Imam Osman Hoxha, Hoxhë Atdhedashës”, “Mejtepi i Xhamisë së fshatit Iballe”, “Historiki i besimit mysliman në fshati Flet” nga Afrim Laçi, “Roli i klerit mysliman në Pukë për Liri e Pavarësi” nga Gezim Kopani etj.

Në diten botërore të Përosnave me Aftesi të Kufizuar Myftinia Pukë me datë 03.12.2014 u ka ardhur në ndihme shoqatës së Para dhe Tetraplegjikeve të rrethit të Pukë duke ju dhuruar një sasi të hollash.Në takim mori  pjesë Myftiu i Pukës Gezim Kopani.

Myftinia Pukë ka plotesuar një album fotografi ku janë të pasqyruar aktivitet e Myftinisë së rrethit Pukë. Në këtë album ka 270 fotografi.

Gjatë këtij viti është mundësuar vendosja e ngrohësve posht tapetave për tre safa në xhamin e re të Pukës. Po këtë viti është bërë vendosja e deres së re tek zyra e Myftinisë Pukë.

Po ashtu gjatë këtij viti janë bërë mbulimi i disa shpënzimeve qofshin këto për disa antarë të Këshillit të Myftinisë Pukë dhe jo vetem. Janë vënë në dispozicion disa makina për besimtarët në Qerret, Rrape, Fush-arrës me qellim faljen e namzit të bajrameve në xhamin e qytetit të Pukës. Gjatë këtij viti janë bërë 10 abonime vjetore në revisten Zani i Nalt, dhe 20 abonim në revistes Drita Islame.

Janë bërë shpërndarja e disa librave të ri, Kur’an, ilmihal,drita e zemres, revista etj.

Aktivitet e zhvillua nga Myftinia e rrethit të Pukës janë publikuar në ëebfaqen zyrtare të Myftinisë www.myftiniapuke.org publikimet janë bërë edhe facebook dhe tëitter. Aktivitet e Myftinise Pukë kan zënë mjaft vend edhe në ëebfaqet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe jo vetem.

-Aspekti financiar

 

Te dhenat financiare jane te pasqyruara ne “librin e arkes financiare” dhe informacioni mbi kete i perket vetem KMSH dhe Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.

Përgatiten

(Antar i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë)

                       Afrim Laçi

               (Myfti i rrethit të Pukës)

              Gezim Kopani

Pukë më; 16.01.2015