Analiza e punës 2013

ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2013

(Pasqyrim i shkurter  i veprimtarise se Myftinise  Puke)

Bismilahir Rahmanir Rahim

-Aspekti fetare

Myftinia Puke me mundesin e saj ka zhvilluar disa aktivitete islame si; 5 kohet e namazeve, namazet e xhumave, teravive dhe Fiter e Kurban bajramit.  Ne kuader te muajit te Mevludit Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresen H.Sh.Shamia Shkoder ka zhvilluar simpoziumin me teme: “Shembulli i Profetit Muhammed a.s.

Ne kete aktivitet  moren pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, Kancelari i KMSH-se Ali Zaimi, drejtori i Medreses H.Sh.Shamia Shkoder Kujtim Dervishi.

Simpoziumi "Shembulli i Profetit Muhammed a.s." Puke me; 13/04/2013

Simpoziumi “Shembulli i Profetit Muhammed a.s.” Puke me; 13/04/2013

Gjate muajve Rexhep, Shaban, dhe Ramazan ne Puke Televizion  Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman si dhe te shoqates “Istanbul” eshte zhvilluar emisioni “Fjale Zemre”. Ne kete emision kan qene te ftuar: Myftiu i Pukes Gezim Kopani, N/Kryetari i KMSH-se Bujar Spahiu, Drejtori i Burimeve Njerezore prane KMSH-se Dorjan Demetja, Pergjegjesi i Sektorit te Rinise prane KMSH Lauren Luli, Imami i xhamise Parruce Shkoder Naim Drijaj, imami i xhamise Perash Adem Shahini etj. Ky emsioni eshte transmetuar cdo dite te xhuma ne kohen e yftarit.

Ne kuader te nates se madhe Miraxh, Myftinia Puke me date 4 qershor 2013 Myftinia Puke ka zhvilluar nje seminar me besimtaret mysliman te Fush-arrezit. Po ashtu ne kuader te kesaj nate Myftinia e rrethit Puke zhvilloi seminare ne fshatin Qerret si dhe nje simpozium ne qytetin e Pukes. Ne kuader  te dhjete diteve te fundit te muajit Ramazan Myftinia Puke me date 2 gusht 2013 zhvilloi simpoziumin me teme: “Vlerat e dhjete diteve te fundit te muajit Ramazan dhe nates se Kadrit.”

Me interesimin e Myftiut Gezim Kopani gjate muajit Ramazan 2013 jane zhvilluar disa aktivitete ku permendim:

-Thirrja e Ezanit ne Puka tv (mbeshtetur nga KMSH dhe Medreseja Shkoder)

-Me 29 korrik 2013 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Medrses Shkoder u organizua shtrimi i iftarit tradicional per agjeruesit pukjan.

-Me 30 korrik 2013 Myftinia Puke u ka ardhur ne ndihme me pako ushqimore rreth 50 familjeve te varfera te rrethit te Pukes. Kjo ndihme u sigurua nga shoqata “Istanbul“.

-Po ashtu brenda muajit Ramazan  Myftinia Puke me mbeshtetjen e Diyanetit te Turqise Zyres per Ceshtje Fetare prane Ambasades Turke Tirane u ka ardhur ne ndihme mbi 50 familjeve te tjera te varfra perfshi ketu, femijet jetim, familjet ne gjak, paraplegjik, tetraplegjik etj.  Me date  2 gusht 2013 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Hysein Cetinkaya u organizua shtrimi i iftarit me rastin e nates se Kadrit.

-Me date 5 gusht 2013 Myftinia Puke me mbeshtetjen e fondacionit “Miresia” u mundesua e shtrimi i nje iftari tjeter per agjeresit ne menyre te vecante per xhamtin e grave.

Gjate nje takimi me besimtaret mysliman ne qytetin e Fush-Arrezit me rastin e nates se Miraxhit. Dt.04.06.2013

Gjate nje takimi me besimtaret mysliman ne qytetin e Fush-Arrezit me rastin e nates se Miraxhit. Dt.04.06.2013

Per netet e mira dhe muajin e Ramazanit u zhvilluan disa takime si ne Puke,Qerret,Fushearrez etj.

-Me date 6 gusht 2013 Myftinia Puke me mbeshtetjen e firmes “Beralb” u organizua shtrimi i nje iftari ne menyre te vecante me rinin e cila agjeron muajin Ramazan.

-Me date 7 gusht 2013 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Sait Fishtes organizoi iftarin permbylles.

-Aspekti historik

Brenda tete muajve Myftinia Puke fale punes se bere nga stafi i Myftinise se rrethit Puke si: Myftiu Gezim Kopani, prof.Xhemal Meci si dhe te Afrim Laçit eshte bere e mundur grumbullimi dhe publikimi i disa fakteve historike te islamit ne rrethin e Pukes si;

Jeta e imam Sadik Prishtina

Fakte historike mbi Xhamin e fshatit Iballe

Jeta e Hoxhe Isuf Arif Hoxha

Historiku i xhamise se fshatit Lajthize

Jeta e imam Osman Hoxhes , Flet.

Po ashtu me date 20.01.2013 Myftinia Puke ne baze te kerkeses se KMSH-se jane krijuar disa dosje mbi gjendjen e disa xhamiave ne rrethin e Pukes.

-Aspekte te ndryshme

Gjate vitit 2013 Myftinia Puke eshte perpjekur te zhvilloj aktivitete disa aktivitete. Edhe ne kete vit Myftinia Puke ka hasur veshtirsi ne mbulimin me veprimtari fetare te gjithe rrethin e Pukes per shkak te : a). Mungeses se kuadirt si imam dhe myezin si dhe b). Mungesa financiare.  Gjate ketij viti eshte vlersuar gjendja e kubes se xhamise Puke  e cila ka nevoj per restaurim . Nevoj per restaurim ka edhe xhamia e fshatit Iballe. Shtrim iftaresh ne Puke etj

Keshilli i Islam i Fush-arrezit ka vazhduar pune e tij per gjetjen e nje mundesi e cila te mundesoj ndertimin e xhamise ne Fush-arrez. Me 21.2.2013 jane shqyrtuar informacionet e ketij keshilli.

Me date 25 korrik 2013 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Xhevat Vataksit eshte bere e mundur shtrimi i rrgues me kalldram qe te dergon tek xhamia e Pukes.

01 nentor 2013

01 nentor 2013

Punimet ne xhamin e fshatit Qerret kan vazhduar dhe sipas donatorit te xhamise Sait Fishta brenda vitit 2013 do behet soleta e katit te dyte si dhe kubeja e xhamise.

Me 6 korrik 2013 Myftinia Puke me xhemati e xhamise Puke kan zhvilluar ne qytetin e Shkodres nje ndeshje miqesore me xhematin e xhamise se Mamurrasit.

Ndryshe nga vitet e tjera festa e Kurban Bajramit kete vit eshte ndjer ne gjithe rrethin e Pukes festa e Bajramit ,kjo eshte vene re shtimi i xhematit, por eshte shpernder mish kurbani per familjet e varfra pothuajse ne gjithe rrethin e Pukes. Mishi i kurbanit u shpernda ne Puke, Fush-arrez, Rrape,Kabash, Lajthize, Iballe, Qerret etj. Mishi i kurbanit u sigurua nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise, Diyaneti i Turqise, Shoqata Istanbul, Sait Fishta, Compassion Help Center.

Me 27 nentor 2013 Myftinia e rrethit Puke ka mbeshtetur botimin e librit : “Shaban Rexha, Njeriu i puneve te mira” te autorit Idriz Ahmetaj. Po ashtu u mbeshtet edhe promovimi i ketij libri. Me promovimin e ketij libri Myftinia e rrethit Puke i dorzoi nje certifikat pas vdekjes familjes se imam Shaban Hoxhes me motivacion: “Per kontributin e dhene ne perhapjen e fese islame ne rrethin e Pukes, si dhe per kontributin e dhene ne forcimin e Mejtepeve te ketij rrethi.”

Promovimi i librit “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i puneve te mira” 27.11.2013

Promovimi i librit “Shaban Rexhe Ahmeti, Njeriu i puneve te mira”
27.11.2013

Gjate muajit dhjetor 2013 Myftinia Puke ka organizuar disa takime me rinin e xhamise Puke. Po gjate ketij muaji pas nevojes se nje familje ne fshatin Dedej Myftinia Puke me mbeshtetjen e  shoqates Istanbull dhe fondacionit Miresia u erdh ne ndihme dy familjeve.

Duke shikuar gjendjen e veshtire te disa familjeve te varfra Myftinia Puke me bashkepunim me shoqaten Istanbul ka vendosur te ndihmoj me pako ushqimore cdo muaj kater familje ne nevoj. Gjate vitit 2014 mendohet te shtojme mbeshtetjen edhe per disa familje te tjera.

Po gjate ketij muaji Myftinia Puke me mbeshtetjen e fondacionit Miresia u ka ardhur ne ndihme rreth 4 familje te varfra pukje duke ju dhuruar pako ushqimore, stufa etj. Me mbeshtetjen e ketij fondacioni eshte bere e mundur lidhjen e pensioneve per 4 femije jetim  (D. Kurtalia, D, Kurtalia, K.Myftari dhe Xh.Kuci etj)Ne proces ndodhen edhe disa jetim te tjere.

Gjate ketij viti Myftinia Puke vendosi te hap nga e pare faqen www.myftiniapuke.org Kjo web faqe eshte hapur me mbeshtetjen e KMSH-se.

Pergatiti:

Gezim Kopani

(Myfti i Pukes)

Afrim Laçi

(Antar i Keshillit te Myftinise Puke)

Miratoi

Keshilli i Myftinise  se rrethit Puke