Analiza e punës 2012

ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2012
(Pasqyrim i shkurter i veprimtarise se Myftinise  Puke)

Bismilahir Rahmanir Rahim

Myftinia e rrethit Puke nga muaji janar 2012-dhjetor 2012 ka zhvilluar keto veprimtari:

-Aspekti fetare

Veprimtarit fetare jane shtrire pothuajse ne gjithe rrethin e Pukes. Veprimtarit kryesore jane zhvilluar ne xhamin e qytetit te Pukes. Veprimtari te vecanta kan qene lutjet ne ditet e shenuara si psh: muaji i mevludit, netet e medha dhe muaji Ramazan. Jane zhvilluar disa dalje televizive  duke organizuar emisione fetare pergjate muajit te Ramazanit. Ne kete vit Myftinia e rrethit Puke ka vendosur nje cmim unik per sherbimet e namazeve te xhenazes me shume 2000 leke.

Kjo shume arketohet nga imami i cili kryen sherbimin. Shuma e arketuar i kalon arkese se Myftinise se rrethit Puke. Gjate ketij viti eshte bere e mundur shperndarja e kalendareve te namazit. Shpenzimet  e kalendareve eshte mbuluar nga Myftinia e rrethit Puke. Para muajit te Ramazanit Myftinia Puke ngriti nje grup pune i cili do mirret me organizimet e veprimtarive fetare per gjate ketij muaji. Jane shperndare literatura ne Puke, Fush-arrez, Qerret, Rrape, Iballe etj. Fale mbeshtetjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise eshte pajisur xhamia e fshatit Iballe me qender zeri.

Gjate vitit 2012 Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar mbi 7 seminare me tematika te ndryshme islame ku pjese e ketyre seminareve kan qene edhe perfaqsues te Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Per gjate muajit te bekuar te Ramazanit Myftinia e rrethit Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise  ka bere te mundur zhvillimin per here te pare te emisionit televiziv me tematik fetare te titulluar: “Fjale Zemre” Ne kete emsion ishin te ftuar Drjetori i Burimeve Njerezore prane KMSH-se Dorjan Demetja, Myftiu i Shkodres Muhamet Sytari, Intelektual pukjan si dhe Myftiu i Pukes Gezim Kopani. Ky emision eshte zhvilluar  ne amjentet e xhamise se re Puke nen moderimin e gazetarit te PTV Armir Mehaj. Per gjate ketij muaji eshte bere e mundur transmetimi i Ezanit ne PTV.

-Aspekte te aktiviteteve

Me date 14 janar 2012 Myftinia e rrethit Puke ne mbledhjen e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke ka miratuar planin e Punes per vitin 2012. Ne kete mbledhje Myftiu Gezim Kopani ka bere prezantimin e projektit te ndertimit te xhamise se fshatit Qerret.

Me date 28 janar 2012 Myftinia Puke per here te pare ka zhvilluar simanrin me titull : “Islami dhe teologet Islam ne Puke”. Ne kete seminar mbajti kumtese Myftiu Gezim Kopani, antari i Keshillit te Myftinis Puke njeherazi “Mjeshteri i Madh” prof. Xhemal Meçi si dhe antari i Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi. Kete aktivitet e pershendeti edhe kryetari i Keshillit te Kishes Katolike Puke Dod Boci i cili solli disa momente personale se si i ka njohur hoxhallaret pukjan.

Mbi gjendjen kritike te familjeve pukjane si rezultat i motit te keq nga debora, Keshilli i Myftinise se rrethit Puke ka analizuar gjendjen e dhjetrave familjeve. Pas kesaj Myftinia Puke vendosi te kerkoj ndihme ne ushqime dhe jo vetem KMSH, fondacioneve islame etj. Thirrjes per ndihme ju pergjigj: Komuniteti Mysliman i Shqiperise

Myftinia Shkoder me 100 pako ushqimore

Ambasada Turke , Diyanet Mysliman i Turqise me 40 pako ushqimore

Shoqata Istanbul me 40 pako ushqimore

Antar i Keshillit te Myftinise Puke Arber Hoxha me 30 pako ushqimore

Kolegji Turk “Hasan Riza Pasha” Shkoder me 19 pako ushqimore.

Ne total u ndihmuan rreth 269 familje ne nevoj. Pakot ushqimore u shperndan nga grupi i punes i perbere nga Myftiu Gezim Kopani, Halit Ringaj, Ylli Hadroj, Afrim Laçi dhe Basri Selimaj.

Me date 29 mars 2012 Myftinia Puke ka zhvilluar nje takim mbeshtetje per grate qe vuajne nga semundja e kancerit.  Ne kete takim Myftiu Gezim Kopani mbajti kumtesen : “Islami, shendeti fizik dhe shpirterore”.

Me date 13 mars 2012 Myftinia Puke ne kuader te muajit te Mevludit ne ambjentet e HTP Puke zhvilloi seminarin me teme: “Keshillat e Profetit Muhammed a.s dhe depertimi i tyre tek njeriu.”

Ne saj te mbeshtetjes se Komunitetit Mysliman te Shqiperise me Spitalin Amerikan Tirane, Myftinia Puke ka realizuar berjen synet falas per disa djem nga qyteti i Pukes.

Me date 19 maj 2012 Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise organizoi ne sallen e pallatit te Kultures Puke simpoziumin me teme: “Miresite e neteve te medha Regaib, Beraet dhe Miraxh” Ne kete aktivitet mbajti kumtese Myftiu Gezim Kopani, Kancelari i KMSH-se Ali Zaimi, Imami i Xhamise Tirane njekohesisht petagog pran Universitetit Beder Elton Karaj, Antari i Keshillit te Myftinise Puke Xhemal Meçi. Aktivitetin e pershendeti edhe kryetari i Bashkise Puke Beqir Arifaj. Ky seminar u moderua nga Afrim Laçi.

-Aspekti i Xhamise se Fush-arrezit

Atmosfera negative e krijuar “artificialisht” ne lagjen Fshati Fush-arrez (Dedaj) mbi mos lejimin e ndertimit te Xhamise ka bere qe te mos ndertohet xhamia. Sipas informacionave te strukturave te Myftinise se rrethit Puke  kemi: “Sipas informacioneve te ardhura me date 15.05.2012 Keshilli islam i Fush-arrezit ka vendos te nis punimet per ndertimin e Xhamise. Me date 24 maj 2012 ne lidhje me problemet e shfaqura mbi mos lejimin e ndertimit te xhamise Fushe-arrez Myftiu Gezim Kopani ka zhvilluar takim me N/Prefektin e rrethit te Pukes.  Si pasoj e mos marrjes se lejes per ndertimin e xhamise nga Bashkia Fush-arrez qe nga data e aplikimit te Myftinise Puke (dt.09.09.2011) beri qe Keshilli islam i Fush-arrezit te rinisin punimet per ndertimin e xhamise. Mbi kete shqetesim Myftinia e rrethit Puke ka vene ne dijeni Prefekturen e Qarkut Shkoder, Komunitetin Shteterore te Kulteve, Ministrin e Brendshme, dhe Keshillin e Ministrave Kryeministrit. Ne baze te udhezimeve te KMSH Myftinia Puke autorizoi te ndjekin kete problematik dy antar te Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi dhe Ylli Hadroj. Me date 31.05.2012 Pleqesia e Fshatit Fush-arrez i drejtohet Bashkise Fush-arrez per pezullimin e punimeve. Ne nje shkres tjeter te Bashkis Fush-arrez te dates 31.05.2012 nder te tjera shkruan: “…ne nje kohe qe pergjat lugines se fanit te madh, historikisht nuk ka patur xhami…” Ne lidhje me pezullimin e punimeve te xhamise Fush-arrez dhe tencionit te krijuar nga element te caktuar beri qe Myftinia e rrethit Puke te ve serisht ne dijeni KMSH. Me date 01 qershor 2012  Prefektura Shkoder zhvillon nje takim. Ky institucion ngriti nje grup pune per zgjidhjen e ketij problemi, grupi i cili nuk arriti te bej asgje.

-Aspekti i Xhamise se fshatit Qerret

Myftinia Puke pasi publikoi projektin e Xhamise se fshatit Qerret, me date 20 korrik 2012 sebashku me donatorin e xhamise Sait Fishta dhe Liljan Idrizi u organizua vendosja e piketve per ndertimin e xhamise.Ndersa me date 27 korrik 2012 u organizuar hedhjen e themeleve te xhamise se fshatit Qerret.

Projekti i xhamise se fshatit Qerret , Puke

-Aspekti i muajit Ramazan

Pervec atyre qe jane permendur mesiper gjate ketij muaj jane zhvilluar emisionet televizive ne PTV po ashtu edhe transmetimi i Ezanit. Ne 08.08.2012, 10.08.2012, 14.08.2012 u organizuan iftare ne oborin e xhamise Puke. Iftaret u mundesuan nga Myftiu Gezim Kopani, Shoqata Istanbul, donator nga Turqia, Sahit Fishta etj.  U organizua edhe nje iftar i madh ne oborrin e xhamise Puke ku moren pjese rreth 200 agjerues. Iftare jane shtruan ne Puke, Fush-arez Qerret etj.

Iftar ne Puke
Iftar ne fshatin Qerret

-Aspekti te tjera

Gjate ketij viti Myftinia Puke me mbeshtetjen e Ambasades Turke , Zyres per Ceshtje Fettare u erdh ne ndihme mbi 100 familjeve ne nevoj.

Mbeshtetje sociale ne Puke
Mbeshtetje sociale ne Puke
Mbeshtetje sociale ne Fushe Arrez

Ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise se Shtetit te Shqiperise Myftinia e rrethit Puke ngriti nje grup pune per zhvillim aktivitetesh ne kete vit jubilar.  Me date 25 nentor 2012 u zhvillua ne ambjentet e HTP Puke seminari me titull: “Kontributi i Hoxhallareve Pukjan per Liri e Pavaresi”. Ne kete seminar Myftiu Gezim Kopani mbajti kumtesen me titull “Dashuria ndaj Atdheut urdher i Krijuesit te Gjithesise”, Xhemal Meci mbajti kumtesen : “Roli i klerit mysliman per Liri e Pavaresi”, Aferdit Hadroj mbajti kumtesen “Roli i grave myslimane ne mbeshtetjen e Atedheut.” Ky seminaru u moderua nga regjizori Fran Vukaj.

Gjate vitit 2012 Myftinia Puke ka publikuar disa materiale ne portralin dritaislame.al si dhe ne disa faqe te tjera islame. Pervec publikimeve ne PTV jane bere publikime edhe ne News24.

Pergatiti
Gezim Kopani
(Myftiu i Pukes)

Miratoi
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke

 

Leave a Reply