Njoftime

KETU DO GJENI NJOFTIME MBI EVENIMENTE TE NDRYSHME

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 14.01.2016

THIRRJE MYSLIMANEVE TE RRETHIT TE PUKES PER GRUMBULLIMIN E FAKTEVE HISTORIKO ISLAME NE RRETHIN E PUKES.

Myftinia e rrethit Puke prej 4 vitesh eshte duke punuar ne grumbullimin e te dhenave historiko islame ne rrethin e Pukes. Ne kete kuader kerkojme mbeshtetjen nga te gjithe besimtaret mysliman dhe ne menyre te vecante nga Anetaret e vjeter dhe te ri te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per grumbullimin e fakteve ose te dhenave shkresore, kujteses popullore mbi organizimin e fese islame ne rrethin e Pukes nder vite.
Allahu xh.sh ua shperblefte!
Myftiu i rrethit Puke Gezim Kopani
14.01.2016

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 17.09.2015

Logo, Myftinia e rrethit Puke
Logo, Myftinia e rrethit Puke

Myftinia Puke njofton te gjithe besimtaret e rrethit Puke se me date; 24.09.2015 eshte dita e pare e Kurban Bajramit. Ne kete dite ne xhamin e qytetit Puke namazi i sabahut falet ne oren 06:00 min, ndersa namazi i Kurban Bajramit ne Xhamin e Pukes falet ne oren 07:10.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 15.09.2015

Logo, Myftinia e rrethit Puke
Logo, Myftinia e rrethit Puke

Myftinia e rrethit Puke njofton besimtaret se; “Me lejen e Zotit xh.sh. fale mbeshtetjes se disa donatoreve kemi shprese se do bejme disa kurbane te cilat do ju shperndahen: Jetimeve, para dhe tetraplegjikeve,familjeve ne gjak, familjeve te varfra etj. Nese njihni ndonje qe mendoni se duhet perfshire ne marrjen e mishit te kurbanit ju lutemi ejani cdo dite deri me date; 23.09.2015 pran xhami se qytetit te Pukes per shenuar emrin dhe per te marr nr, e telefonit.Allahu ua shperblefte me te mira!”

Myftiu i Pukes Gezim Kopani

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 08.09.2015

Logo, Myftinia e rrethit Puke
Logo, Myftinia e rrethit Puke

Te gjithe ju qe deshironi te dhuroni kurbanin tuaj per familjet ne nevoje, jetim ne rrethin e Pukes, mund ta dhuroni ne Myftinine e rrethit Puke ku nje kurban kushton 15000 mije lek. Mund te kontaktoni me perfaqsuesit tane çdo dite prane Xhamise se Re te qytetit te Pukes.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 14.07.2015

Myftinia Puke njofton besimtaret mysliman te fshatit Iballe se namazi i Fiter Bajramit do falet ne xhamin e fshatit Iballe me date 17.7.2015 ora 06:06 min nga imam Bekim Sokoli.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 14.07.2015

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret e rrethit te Pukes se me date; 17.07.2015 eshte dita e pare e Fiter Bajramit. Bajrami falet ne oren 06:06 min.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 03.06.2015 

Ne kuader te muajit Ramazan dhe nates se Kadrit neser dt;04.7.2015 ne qender te fshatit Truen ora 19:00, Myftiu i Pukes Gezim Kopani do zhvilloje nje takim me banoret e ketij fshati.
Jeni te mireseardhur!

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 03.06.2015

Ne kuader te muajit Ramazan dhe nates se Kadrit neser dt:04.7.2015 ne qender te fshatit Sakat ora: 18:00 Myftiu i Pukes Gezim Kopani do zhvilloje nje takim me banoret e ketij fshati.
Jeni te mireseardhur!

 

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 24 Qershor 2015 

Në kuadër të muajit Ramazan, sot më datë; 25.06.2015, ora 19:00 tek shkolla e fshatit Flet, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani do zhvillojë një bisedë fetare me banorët e këtij fshati.
Ju mirëpresim !

_________________________________________________________________________________

Njoftim: 16 Qershor 2015

Myftinia Pukë njofton të gjithe besimtarët mysliman të rrethit të Pukës se neser datë 18 qershor 2015 është dita e parë e muajit të Bekuar të Ramazanit. Neser Syfyri mbyllet në oren 02:53 ndërsa Iftari çilet në oren: 20:23.
Gjithashtu ju bëjmë me dije se Myftinia Pukë do mundësojë transmetimin e Ezanit në televizionin lokal “Puka Televizion”
Myftinia Pukë ju uron Agjërim të lehtë dhe të pranur tek Allahu i Madhëruar!

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 10 Maj 2015

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes se me date 15 maj 2015 eshte Nata e dyte e Mire “Miraxh”. Per agjeruesit njoftojme se syfyri behet ne oren 03:23 ndersa iftare behet ne oren 19:58.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 18 Prill 2015
Myftinia Pukë njofton të gjithë besimtarët mysliman të rrethit të Pukës se me datë 23 prill 2015 (e enjte) është Nata e Mirë Regaib.
Për të gjithë agjëruesit e kesaj nate njoftojme se syfyri bëhet në oren 4:03 min, ndërsa iftari bëhet në oren 19:35.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 15 Prill 2015

Ftesa e seminarit 19.4.2015
Ftesa e seminarit 19.4.2015

Ne kuader te nates se mire Regaib Myftinia Puke ne bashkepunim me Zyren e Keshilltarit per Ceshtjet Fetare prane Ambasades Turke,Tirane me date 19.04.2015 ora

11:00 ne Sallen e Leksioneve te Pallatit te Kultures Puke zhvillohet seminari me titull: “Profeti Muhamed a.s dhe Netet e medha” Seminari do hapet me leximin te Kur’anit,shfaqja e nje minidokumentari kushtuar hz.Muhamed a.s,fjala pershendetese e Myftiu Gezim Kopani, si dhe kumtesa e Atasheut per Ceshtjet Fetare Saban Islek.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 13 Prill 2015Logo,Xathe2015

Ne kuader te nates se mire Regaib Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise me date 18.04.2015,ora 10:00 prane shkolles se ketij fshati do zhvillohet nje takim me besimtaret ku Myftiu i Pukes Gezim Kopani do mbaj nje kumtese mbi rendesin e muajit  Rexhep dhe nates Regaib.

_________________________________________________________________________________

Ftesa
Ftesa

NJOFTIM: 22 Mars 2015

Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresen H.Sh.Shamia Shkoder me date 28.03.2015 ora 12:00 ne Sallen e Koncerteve te Pallatit te Kultures Puke do zhvilloje programin fetaro kulturore me titull “Perjetesisht me Ty” kushtuar profetit Muhammed a.s.. Ne kete aktivitet do marr pjese grupi Artistik i Madreses Shkoder, kengetarja Mukades Canga dhe Selma Bekteshi.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 04 shkurt 2015

Myftinia e rrethit Puke njofton se me date 07 shkurt 2015 do zhvillohet nje takim me grate myslimane te ketij qyteti. Aktiviteti do zhvillohet ne ambjentet e “Hotel Turizmit” Fush-arrez ora 10:00.
Ju mirepresim!

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 21 janar 2015

Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Zyra e Gruas prane Komunitetit Mysliman te Shqiperise diten e shtune date 24 janar 2015 ora 10:00 prane Xhamise se re Puke organizon “Bisede islame” me garet e qytetit te Pukes dhe te Xhamise Puke.
Ne kete takim do marrin pjese Pergjegjesja e Zyres se Gruas prane KMSH-se Fatma Karaj.
Ftoheni te merrni pjese!
Ju mirepresim!
Per kontakt 0685020099

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 24 dhjetor 2014

Presim mendimin tuaj:
“Ne muajin Janar 2015 Myftinia e rrethit Puke do zhvilloj mbledhjen e radhes te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke, ne kete kuader Myftinia e rrethit Puke ju ka derguar nje memo antareve te Keshillit te Myftinise per sugjerim aktivitetesh pergjate vitit 2015. Po ashtu kerkojme mendimin tuaj se cfare aktiviteti fetaro-social deshironi qe Myftinia e rrethit te Puke te zhvillonte pergjete vitit 2015. Sugjerimit na i dergoni ne myftiniapuke@yahoo.com Mirepresim sugjerimet tuaja!”

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 23 dhjetor 2014

Njoftoheni se kan filluar abonimet ne revisten shkencore Zani i Nalte per vitin 2015. Abonimi vjetor ne revisten Zani i Nalt eshte 800 lek. Abonimet mund ti beni cdo dite pran xhamise se re Puke ose ne tel: 069 46 30 340. Po ashtu njoftoheni se kan filluar abonimet ne revisten Drita Islame per vitin 2015 dhe abonimi vjetor kushton 1200 lek. Per abonime mund te paraqiteni cdo dite pran xhamis Puke ose mund te kontaktoni ne tel:0673064871 email: info@dritaislame.al

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 23 dhjetor 2014

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se kan ardh kalendaret islam te murit per vitin 2015. I interesuari mund te terheq kalendare cdo dite pran xhamise Puke.Kalendaret jane falas.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 05 dhjetor 2014

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se ka dal Kalendari i Namazeve 2015. Kalendarin mund ta merrni cdo dite prane xhamise se qytetit te Pukes dhe kushton 50 lek.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 03 dhjetor 2014

Thirrje
Myftinia e rrethit Puke ne kuader te grumbullimit te fakteve historiko-islame ne rrethin e Pukes fton te gjithe besimtaret mysliman te behen pjese e ketij procesi me qellim te pasqyrimit te fakteve historike dhe rolit qe feja islame ka luajtur ne rrethin e Pukes. Me shume interes jane: doreshkrimet te vjetra, tapi te tipit “vakuf”, fotografi xhamiash,Myftish,Imamesh,Vaizash, Myezinash etj. Fotografi te Xhamiave dhe Mejtepeve. Kushdo qe disponon dicka eshte i lutur ti na sjell cdo dite te xhuma pran xhamise se qytetit te Pukes.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 05.12.2014

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se ka dal Kalendari i Namazeve 2015. Kalendarin mund ta merrni cdo dite prane xhamise se qytetit te Pukes dhe kushton 50 lek.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 26 shtator 2014

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se me date 04 tetor 2014 eshte dita e pare e festes se kurban Bajramit. Namazi i kurban Bajramit behet ne oren 07:32 min. Namazi i kurbani bajramit do organizohet ne Xhamin Puke, Iballe.Per disa fshatra dhe qytetin e Fushe-arrezit do behet organizim i vencante.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 25 shtator 2014

Me date 4 dhe 5 tetor 2014 me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise dhe jo vetem, Myftinia e rrethit Puke do bej shperndarjen e mishit te kurbanit. Myftinia Puke ju ftojn qe nese keni ndonje familje te varfer, familje ne gjak, pleq te vetmuar, te veber etj dhe deshironi ti ndihmoni me mishin e kurbanit jeni te lutur te na dergoni emrin dhe mbiemrin si dhe numrin e celularit. Emrat duhet derguar prane Xhamise se re Puke deri me date 01.tetor 2014 pas kesaj date nuk pranohen. Kontaktoni ne kete numer telefoni 0685020099. Shenim: Kjo eshte e vlefshme vetem per familjet qe jetojne ne rrethin e Pukes.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 18 korrik 2014

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtares se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka caktuar që Sadakaja e Fitrit për vitin 2014, të jetë në vlerën 300 lekë (të reja) për person.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 24 qershor 2014

Në kuader të muajit te bekuar të Ramazanit, Myftinia Pukë ditën e neserme datë 26.06.2014 ora 11:00, në sallen e leksioneve të pallatiti të Kulturës Pukë organizon seminarin me titull:
“Mirësevjen Ramazan!”
Në këtë seminar do kumtojnë: Myftiu i Pukës Gezim Kopani, N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë Bujar Spahiu, Drejtori i burimeve Njerëzore pranë KMSH-së Dorjan Demetja dhe Imami i Xhamisë së Parrucës Shkodër imam Naim Drijaj.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 11 qershor 2014 

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se neser date 12 qershor eshte nata e mire e trete “Berat” Kjo eshte nata te cilen Allahu e zgjodhi si nate te shenuar te muajit Shaban. Ne kete nate eshte mire te agjerohet, te jepet sadaka etj.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 23 maj 2014

Mesxhidul Aksa
Mesxhidul Aksa

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se nata e dyte e mire eshte me date 25 maj 2014. Ne kete nate Allahu xh.sh mori ne nje udhetim hz.Muhammed a.s. nepermjet Xhibrilit i cili e dergoi hz.Muhammed a.s. deri tek Sidretul Munteha. Ne kete nate eshte mire te shtohet ibadeti, leximi i Kur’ani si dhe dhenia e sadakase.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 28 prill 2014

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se neser date 01 maj 2014 eshte nata e pare e mire Regaib. Ne kete dite myslimanet agjerojne,bejne dua,japin sadaka dhe adhurojne Allahun xh.sh me shume se ditet dhe netet e tjera pasi nata Regaib eshte nata e madhe qe bie ne muajin e madherueshem Rexhep.Per te gjithe agjeruesit e dites se neserme bejme me dije se syfyri behet ne oren 03:47 ndersa iftari behet ne oren 19:44.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 15.04.2014

“Profeti Muhamed a.s. – Krenaria e Njerëzimit”, më 19 Prill në Pallatin e Kongreseve

Më 19 Prill në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, organizon programin artistik, “Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të – Krenaria e Njerëzimit”.

HYRJA ËSHTË E LIRË!

Lexo më shumë: http://www.kmsh.al/al/?p=2089

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 26.03.2014 

Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresene e Tiranes me date 29 mars 2014 ora 11:00 ne Pallatin e Kultures Puke ju fton te merrni pjese ne programin festiv: “Hz.Muhammed a.s. Krenaria e Njerezimit”

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 18.03.2014

Njoftim: Ne kuader te “Mevludit” me date 23 mars 2014 Myftinia Puke ne bashkepunim me Medresen e H.SH.Shamia Shkoder do zhvilloj nje program festiv ne qytetin e Fushe-arrezit me titull “Perjetesisht me Ty!”

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 10.01.2014  

Ne qender te fotoes ka te shkruar "Muhammed" a,s.
Ne qender te fotoes ka te shkruar “Muhammed” a,s.

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se diten e hene date: 13.01.2014 eshte ditelindja e Profetit Muhammed a.s.Ne kete kuader Myftinia Puke do zhvilloje disa takime ku teme kryesore do jete: ” Profeti Muhammed a.s. dinjiteti njerezore“.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 09.12.2013

Myftinia e rrethit Puke njofton se kan filluar regjistrimet ne revisten “Drita Islame” Abonimet jane 6 mujore me vlere 700 leke dhe 12 mujore me vlere 1200 leke. Abonimet mund ti beni cdo dite prane xhamise se re te qytetit te Pukes.

Per abonime kontaktoni ne numrin: 0685020099 ose ne numrin 0672033600.

Revista Drita Islame eshte organ i Komunitetit Mysliman te Shqiperise.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 02.10.2013 

Myftinia Puke njofton se dita e pare e kurban Bajramit eshte me date 15 tetor 2013 ritet fetre ne Xhamine e Pukes vazhdojne qe ne oren 05:45.Ndersa namazi i kurban Bajramit do falet ne oren 07:32

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 01.09.2013

Myftinia e rrethit Puke njofton se ka nis grumbullimi i fakteve historike mbi xhamiat e rrethit te Puke, Hoxhallareve qe kan sherbyer ne keto Xhami si dhe myezinet dhe vaizet qe kan sherbyer ne to. Kushdo qe ka historik, gojdhena, fotografi, harta le ti sjellin cdo dite te xhuma prane Xhamise se qytetit te Pukes, ose kontaktoni ne mob: 0685020099. Materialet mund ti dergoni edhe ne e-mailin e Myftinise Puke, e-mail: myftiniapuke@yahoo.com .

Shenim:

Cdo informacion duhet te permbaj: data, muaj, vit, emer mbiemer, vendi ku zhvillohet. Nga eshte marr informacioni si dhe dhenesi i informacionit dhe numrin e kontaktit.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 20.08.2013

Vazhdojnë regjistrimet për Haxhin 2013

Komuniteti Mysliman i  Shqipërisë i bën thirrje të gjithë të interesuarve për kryerjen e Haxhit të nxitojnë  të regjistrohen pasi afati i fundit i regjistrimeve është data 2 shtator 2013.Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë:

– Pasaporta e vlefshme jo më pak se 6 muaj.

– Për personat që nuk kanë nënshtetësi shqiptare e shoqëruar me lejen e qëndrimit e cila të jetë e vlefshme jo më pak se 6 muaj.
– Fotografi pasaporte 4 copë.

– Certifikatë, dëshmi që vërteton lidhjen e gjakut për femrat që janë nën 45 vjeç.

– Vaksina kundër meningjitit, me afat jo më pak se 10 ditë, dhe jo më shumë se tre vjet.

 

Regjistrimet bëhen pranë myftinive të çdo rrethi ose pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Shënim:

Organizimi i haxhit është ekskluzivitet i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe i askujt tjetër.

 

Të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë në:

e-mail: haxhi@kmsh.al

Cel: 067 30 48 877

Cel: 069 81 55 523

web: www.kmsh.al

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 05.08.2013

Fotografi nga falja e namazit te Kurban Bajramit 25 tetor 2012
Fotografi nga falja e namazit te Kurban Bajramit 25 tetor 2012

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret se me date 08 gusht 2013 eshte dita e pare e Bajramit te madh. Myftinia e rrethit Puke ju fton te merrni pjese ne ceremonin e faljes se namazit te Bajramit diten e enjte date 08 gusht 2013 prane Xhamise se qytetit Puke. Ritet fetare ne kete dite do fillojne qe ne oren 05:00 me faljen e namazit te Sabahut per tu finalizuar me namazin e Fiter Bajramit.

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 05.08.2013

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman se: “Komuniteti Mysliman i Shqiperise sadakaja e fitrit per nje person eshte 300 leke. Sadakaja e fitrit jepet ne: xhami, jetimeve, familjeve qe jane te varfra etj. Sadakaja e fitrit jepet deri naten e Bajramit te madh.”

_________________________________________________________________________________

NJOFTIM: 02.08.2013

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes se neser date 03 gusht 2013 pritet te jete nata e bekuar e Kadrit. Allahu xh.sh ne Kur’anin e shejte thote se: “…Nata e Kadrit ka vleren e njemije muajve.” Prandaj agjerimi, lutjet, sadakat qe behen ne kete nate eshte sikur te keshe agjeruar, lutur dhe dhene sadaka per 83 vjet e kater muaj. Ne kete kuader inkurajojme te gjithe besimtaret qe ne kete nate te madhe te bejme sa me shume ibadete dhe vepra te mira. Sipas tradites nga kjo nate deri naten e Fiter Bajramit jepet sadakaja e Fitrit e cila per kete vite per nje person eshte 300 leke. Sadakaja e Fitrit jepet ne: Xhami, Medrese, Jetimeve dhe familjeve te varfera etj.

Lusim Allahun xh.sh tju mundesoj gjetjen e nates se Kadrit, tju pranoje agjerimet, sadakat tuaja.

 

Myftinia e rrethit Puke

02.08.2013

_________________________________________________________________________________
Njoftim: 04/06/2013

Nata e madhe e "Miraxhit"
Nata e madhe e “Miraxhit”

Myftinia e rrethit Puke njofton te gjithe besimtaret mysliman te rrethit te Pukes se neser date 5 qershor 2013 eshte nata e madhe e dyte, nata e “Miraxhit”. Njoftojme te gjithe agjeruesit e kesaj dite se syfyri eshte ne oren: 02:57 ndersa iftari behet ne oren 20:17.

Myftinia e rrethit Puke

________________________________
Njoftim:

Myftiu i Pukes Gezim Kopani
Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Myftinia Puke ju fton qe ndiqni sonte emisionin fetare islam “Fjale Zemre“. I ftuari i radhes eshte Myftiu i Pukes imam Gezim Kopani i cili te shtjelloje temen: “Njeriu dhe punet e mira.
Emisioni transmetohet ne Puka televizion sonte ne oren 20:20.Emisioni drejtohet nga gazetari Armir Mehaj.

Shenim: Ky emision zhvillohet ne kuader te muajve te medhej Rexhep, Shaban dhe Ramazan. Emisioni transmetohet ne Puka Televizion cdo te Xhuma ne Puka televizion ora 20:20, emisioni ritrasmetohet cdo dite te shtune ora 17:00.
Emisioni mundesohet nga: Komuniteti Mysliman Myftinia Puke dhe Shoqata Istanbul.

________________________________
Njoftim: 23.5.2013

Imam Naim Drijaj
Imam Naim Drijaj

Neser date 24.5.2013 ne oren 20:20 ne Puka Televizion ndiqni emisionin fetar islam “Fjale Zemre” I ftuar eshte teologu imam Naim Drijaj i cili do flas mbi temen : ” Rendesia e namazit”

Leave a Reply