Analiza e punës 2020

Logo

MYFTINIA PUKË
ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2020
(PASQYRIM I SHKURTËR)

Gjatë vitit 2020 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë por dhe të donatorëve të tjerë u zhvilluan keto veprimtari:

  1. AKTIVITETE FETARE

Gjatë vitit 2020 për shkak të covid19 Myftinia Pukë ka reduktuar takimet dhe aktivitet fetare, kjo në zbatim të udhëzimeve të dalura nga KMSH. Në këto kushte gjatë vitit 2020 Myftinia Pukë ka zhvilluar këto aktivitete: Me date 26 janar 2020 Myftinia Puke zhvilloj nje takim me të gjithë aktivistet dhe disa anëtar e këshillit të Myftinisë në rrethin e Pukës.

2 3

Në kuader të tre muajve të mirë , Myftinia Pukë me datë 23 shkurt 2020 zhvilloj në qytetin e Fushë Arrëzit një simpozium ku moren pjesë shumë besimtarë të këtij qyteti. Takimi u hap me lexim të ajeteve Kur’anore të kenduar nga imam Erjon Laçi për të vijuar më fjalen e Myftiut Gëzim Kopani të aktivisteve të Zyrës së Gruas pranë Myftinisë Pukë si Erjola Kopani, Aida Cina, Suada Ringaj etj. Me këtë rast u bë dhe zgjedhja e aktivisteve të reja që do të përfaqesojne Zyren e Gruas.

20200223_102552 20200223_104524 20200223_102611 20200223_101224 20200223_110239 20200223_105440 20200223_105029

Gjatë muajit maj 2020 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani në kuadër të muajit Ramazan ka zhvilluar disa takime në disa familje myslimane.
Takime të ngjashme u zhvilluan edhe gjatë muajit qershor 2020. Këto takime u zhvilluan në; Qerret, Kabash, Iballe etj.
Ritet fetare (me perjashtim të karantinë totale) si pesë kohët e namazeve kan vijuar rregullisht , ndërsa nuk janë falur disa xhuma si dhe një pjesë e madhe të namazit të teravive kjo për shkak të pandemisë dhe udhëzimeve të ardhura nga KMSH.
IMG-20200524-WA0012 IMG-20200524-WA0040 IMG-20200524-WA0058 IMG-20200524-WA0053 IMG-20200524-WA0051 IMG-20200524-WA0146 IMG-20200524-WA0147 IMG-20200524-WA0114 IMG-20200524-WA0092 IMG-20200524-WA0086 IMG-20200524-WA0073

Falja e Kurban Bajramit, Xhamia e fshatit Qerret,Puke

Falja e Kurban Bajramit, Xhamia e fshatit Qerret,Puke

WhatsApp Image 2020-07-30 at 22.45.54 WhatsApp Image 2020-07-30 at 22.45.55 WhatsApp Image 2020-07-31 at 00.25.04 WhatsApp Image 2020-07-31 at 00.24.55 WhatsApp Image 2020-07-31 at 00.25.01 WhatsApp Image 2020-07-31 at 00.25.06

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate predikimit ne hytben e Kurban Bajramit 31.7.2020

Myftiu i Pukes Gezim Kopani gjate predikimit ne hytben e Kurban Bajramit 31.7.2020

Me lirimin e masave të pjesshme anti covid19 jane kryer rregullisht falja e xhumasë si dhe një pjesë e namazit të teravis.  Ndërsa janë kryer rregullisht falja e namazit të Fitër Bajramit dhe të Kurban Bajramit.
Aktivitet tjeter i zhvilluar gjatë  vitit 2020 është ajo e zhvilluar nga Zyra e Gruas pranë Myftinisë Pukë në bashkëpunim me Zyren e Gruas pranë Komunitet Mysliman të Shqipërisë.

20201107_104547

Në këtë takim mbajten kumtesë: Përgjegjesia e Zyrës së Gruas pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani, Përgjegjësia e Zyrës së Gruas pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Fatma Karaj si dhe Nadia Lika.

  1. VEPRIMTARIA E PRONAVE

Sa i takon çeshtjes së pronave, viti 2020 mund të konsiderohet vit i suksëshëm, kjo për vetë faktin se me datë; 30.01.2020 u fitua gjygjin ne Gjykaten e Apelit Shkodër e cila la ne fuqi vendimin e Gjykatës së rrethit Pukë. Vendimi në fjalë u ankimua dhe përpasoj çeshtja kaloj në Gjykaten e Lartë, por ligji lejon që me vendimin e Apleit Myftinia të filloj proçedurat për regjistrimin e tokës, gjë të cilen e tentuam por për shkak të pandimis veprimet plotësuese ngelen për vitin 2021.
Gjatë vitit 2021 me iniciativen dhe financimin e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani i mbeshtetur gjithashtu nga Luan Pema është bërë e mundur zbukurimi i brendshem i xhamisë së fshatit Qerret Pukë. Shkrimet e kaligrafisë islame i kan dhënë një pamje krejtësisht tjetër xhamisë.
20200724_132613

Kaligrafia e artit islam ne xhamin e fshatit Qerret,Puke

Kaligrafia e artit islam ne xhamin e fshatit Qerret,Puke

20200718_203943 20200724_132043
Sa i takon xhamisë së vjetër Kodër Hani Pukë, punimet kan ecur duke arritur përfundimin e tyre. Pas përfundimit të objektit është bërë vendosja e sistemit audio , vendosja e hytbës, si dhe shtrimi me tapet të gjithë xhamise. Ashtu sikurse xhamia e fshatit Qerret dhe xhamia e Kodër Hanit është zbukuruar nga brenda me shkrim artistik të kaligrafisë islame. Inagurimi i xhamisë mund të bëhët në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021  pasi të jetë shikuar cilësia e punimeve.
xhami 3 xhami 2 xhami 5 xhami 4 20200711_100942
Sa i takon teritorit të jashtëm të xhamisë Kodër Hani, Myftinia Pukë me mbulim financiar te Myftiut Gezim Kopani është bërë e mundur pastrimi i teritorit për të vijuar me mblerjen e një sasije të konsiderueshme dheu më qëllimin sheshimin dhe rregullimin e oborrit.  Siç dihet kohë më parë në territorin e xhamis së Kodër Hanit Pukë  (nga ana e manit të zi) ka pas bunar uji, që xhamia të ketë ujë falë mbështetjes financiare të Xhemal Behxhtit dhe të Myftiut Gëzim Kopani u bë e mundur hapja e bunarit në oborrin e xhamis, nderkohe muri i bunarit u ndërtua nga H. Qazim Kopani.

  1. Aktivitete Sociale

Pavarsisht kushteve të vështira të krijuara nga pandemia, Myftinia Pukë me mbeshtetjen e disa dinatorëve u bë e mundur të ndihmohen rreth 500 familje.
Ështe bërë shpërndarja e ushqimeve mujora që dhurohen për 20 familje në nevoj nga shoqata V.H.K.Istanbul, ndërsa gjatë muajit ramazan 2020 Myftinia Pukë ka ndihmuar me ushqime 300 familje, të shpërndara kryesisht në: Pukë, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Blerim etj. Ndryshe nga vitet e tjera për shkak të pandemis këtë vit nuk u zhvillua projekti i kurbanit.
1 4 3 20200417_114422 1 2 2 IMG-20200505-WA0012 IMG-20200505-WA0021 1 3 2 4 5 6 6 1 3 4 5 8 14 12 13 15

Në muajin dhjetor 2020 falë mbeshtetjes financiare të Xhemal Behxhetit u realizua shpërndarjen e disa pakove ushqimore duke u ardhur në ndihme disa familjeve në nevoj.

Sa i takon veprimtaris arsimore me përjashtim të muajit janar dhe shkurt 2020 nuk u zhvillua mësim i rregullt në Mejtepet e Myftinisë Pukë. Po ashtu për shkak të pandemisë gjatë vitit 2020 nuk janë zhvilluar vizita dhe as pritje zyrtare.

                                                                                  Përgatiti

Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë                                                          Myftiu i Pukës
         – Ylli Hadroj –                                                                    –   Gëzim   Kopani    –

Shënim: 
Me datë 20 shkurt 2021 Këshilli i Myftinisë Pukë miratoj “Analizen vjetore të punës për vitin 2020.”

Zhvillohet mbledhja e radhes e Keshillit te Myftinise Puke

Myftinia Puke zhvilloj me date 20 shkurt 2021 mbledhjen e radhes te Keshillit. Ne mbledhje u diskutua Analiza vjetore e punes per vitin 2020, Plani vjetor i punes per vitin 2021. Pasi u diskutuan disa çeshtje , keshilli mirtoj analizen dhe planin e punes per vitin 2021. Per me shume kliko ne kete link: http://myftiniapuke.org/?page_id=12296 Share