MYFTINIA PUKË
ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2019
(PASQYRIM I SHKURTËR)
Gjatë vitit 2019 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë por edhe të donatorëve të tjerë u zhvillua kjo veprimtari pune:
- AKTIVITETE FETARE
Përgjatë vitit 2019 Myftinia Pukë ka zhvilluar disa aktivitete fetare me qëllim afrimin e besimtarëve sa më afër vlerave islame. Në këtë kuadër në fillim të muajit shkurt 2019 Myftinia Pukë me mbeshtetjen vullnetare të Forumit të Gruas Myslimane Pukë zhvilloj takim me gratë.
Në këtë takim mori pjesë përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslimane Erjola Kopani dhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Në takim përveç qytetit të Pukës moren pjesë gra nga qyteti i Fushë Arrëzit dhe disa fshatra të rrethit Pukë. Në kuadër të muajve të shënjtë u zhvilluan disa takime , i till ishte ai që Myftiun i Pukës Gezim Kopani zhvilloj me datë 01 prill 2019 në fshatin Trun. Ndërsa takimi tjeter ishte ai izhvilluar me datë; 14 prill 2019 në qytetin e Fushë Arrëzit.
Takim tjeter i zhvilluar në kuadër të muajve dhe netëve të mira ishte ai i datës; 18 prill 2019 me xhematin e grave të xhamisë së fshatit Qerret Pukë. Në këtë takim mbajti ligjeratë Myftiu i Pukës dhe Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslimane Erjola Kopani.Myftinia Pukë me mbeshtetjen e disa institucioneve dhe shoqatave islame brenda dhe jasht vendit u arrit zhvillimi i disa veprimtarive për gjatë muajit ramazan 2019.
Kështu në kuadër të muajit ramazan Myftinia Pukë në bashkëpunim me Bashkësin Islame Prizren u organizua me datë; 19 maj 2019 në qytetin e Pukës aktivitetin me titull: “Tribuna e Ramazanit.” Aktviteti ishte i larmishëm me recitim Kur’anor nga hafizi Daut Lezini, ilahi nga vëllezerit Deniz dhe Menduh Allajbeg të ardhur nga Prizreni. Me interes u ndoq fjala e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani, të N/Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Lauren Luli, Kryetarit (Myfti) të Bashkësisë Islame të Prizerenit Besim Berisha , kumtesen e teologut Orhan Bislimaj etj. Pas aktivitet me Myftinia Pukë me mbeshtetjen e B.K.I Prizren organizoj shtrimin e një iftari.
Po ashtu iftare të tjera që u shtruan përgjatë muajit ramazan 2019 ishte iftari i shtruan nga shoqata Yadrim Eli, iftar i shtruar në bashkëpunim me Bashkësin Islame të Republikës së Kosovës.
Në këtë iftar mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili falendëroj Bashkësin Islame të Republikës së Kosovës për mbeshtetjen e dhënë, ndërsa përshëndeti në emer të BIK Zv.Sekretari Rexhep Luma dhe imam i xhamisë së madhe Prishtinë Bahri Sejdiu.
Në kuadër të muajit ramazan 2019 Myftiu Gëzim Kopani zhvilloj bisede fetare në fshatin Flet ku pas takimit u shpërndan disa literature islame. Takim i ngjashem Myftiu Gëzim Kopani zhvilloj edhe në fshatin Kabash.
Iftar tjetër ishte ai i shtruar nga Myftinia Pukë në fshatin Qerret ku pas namazit të akshamit dhe jacise u krye falja e namazit të teravive. Po ashtu në kuader të muajit ramazan Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Shoqatës Istanbul shtroj iftarin tradicional në qytetin e Pukës ku mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani sekretari i shoqates Istanbul Bledjan Mehmeti etj.
Në kuadër të forcimit të vlerave islame dhe të traditës vendore të Mejtepeve me datë; 05 tetor 2019 Myftinia Pukë zhvilloj një seminarme titull: “Mejtepet, vlerë e mesimit islam” kushtuar traditës islame të pasqyruara këto në rrethin e Pukës nëpërmjet Mejtepeve të Myftinisë Pukë.
Gjatë vitit 2019 Myftinia Pukë ka arritur me sukses të zhvilloj ritet fetare si: pesë kohët e namazeve, namazi i xhumasë, namazi i teravive dhe namazet e Bajramit. Keto rite janë kryer kryesisht në qytetin e Pukës, Qerret, Iballe etj.
Për zonat të caktuara dhe për rite të veçanta Myftinia Pukë ka vënë në dispozicion automjete për transportimin e besimtarëve në xhamin e qytetit të Pukës dhe xhamisë së fshatit Qerret.
2.AKTIVITETE ARSIMORE
Gjatë vitit 2019 Myftinia Pukë ka arritur të zhvilloj mesimet islame në Mejtepet e rrethit të Pukës. Përveç tre Mejtepeve që mbahen hapur nga Myftinia e Pukës janë dhe dy Mejtepe të tjera të cilat në bashkëpunim edhe me Myftininë e Pukës zhvillojnë mesime islame. Në gjashtë mujorin e dytë si pasoj e largimit të familjeve dhe të rënies së fëmijeve u mbyll Mejtepi i fshatit Iballe. Për një vit arsimor pranë Mejtepit Pukë, Fushë Arrëz, Qerret, Rrape dhe Iballe kan marr rregullisht mësim rreth 150 nxënës.
Me qëllim mbarvatjen e Mejtepeve Myftinia Pukë ka zhvilluar takime me prinderit të cilët kan fëmijet në Mejtep po ashtu me mbeshtetjen e donatorëve është mundësuar eskursion për nxënësit e Mejtepit Fushë Arrëz, Rrape dhe Qerret.
Pas zhvillimi të kontrollit të njohurive , me datë 5 tetor 2019 Myftinia Pukë edicionin e 4 të shpërndarjes se çmimeve për nxënësit e dalluar. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin Myftiut të Pukës Gëzim Kopani i mbeshtetur nga Xhemal Bexhetit dhe të shoqatës Istanbul.
- TAKIME ZYRTARE
Me rastin e zgjedhjes së Kryetarit të ri të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë , Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë zhvilloj vizitë përurimi të Kryetarit H.Bujar Spahiu në krye të KMSH-së. Delegacioni i Myftinisë Pukë u prit nga Kryetari i KMSh-së H.Bujar Spahiu dhe drejtori i kabinetit.
Me datë 29 mars 2019 Kreut të Bashkisë Pukë Gjon Gjoni vizitoj Myftininë e Pukës nga ku u prit nga Myftiu Gëzim Kopani. Në këtë takim u diskutua disa çeshtje që kanë të bëjnë me pronat.
Me datë; 28 maj 2019 përfaqësuesi i Fondit Shqipëtar i Zhvillimit Xhem Meçi vizitoj Myftininë e Pukës nga ku u prit nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani. Në takim u diskutuan disa shqetësime të Myftinisë Pukë që kishin të bënin me projektet që ky fondacion po zhvillon pran xhamisë së qytetit Pukë.
Në muajin ramazan 2019 Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ka pritur në takim një delegacion nga Bashkësia Islame Prizen të kryesuar nga kryetari i saj Besim Berisha. Në takim u diskutua mbi bashkepunimet zyrtare mes dy institucioneve dhe ndihmen qe BKI Prizren i ka dhënë Myftinisë Pukë.
Po ashtu gjatë muajit ramazan 2019 Myftiu i Pukës ka pritur në takim Zv/Sekretarin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Rexhep Luma, Drejtorin e Kultures Ramadan Shkodra , teologun Bahri Sejdiu etj.
Takim tjetër i Myftiut të Pukës Gëzim Kopani ishte ai i përfaqësuesit të Islamic Relief Kuvajt Mustafa Aun dhe të drejtorit për Shqipërinë Kuvajt.
Takim tjeter zyrtarë në Myftininë e Pukës ishtë ai datës; 26 korrik 2019 ky Myftiu i Pukës Gëzim Kopani priti në një takim përfaqësuesin e Shoqatës Sulejmanie Shukri Kapllan.
Me datë; 08 gusht 2019 kreu i shoqatës së Paraplegjikëve Pukë Mark Badhoshi vizitoj Myftinine e Pukës ku u prit nga Myftiu Gëzim Kopani.
Me datë 02 gusht 2019 Myftininë e Pukës e vizitoj Ambasadori i Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri Fayez Mishari Al Jashim i cili shoqërohej nga Atasheu i kësaj Ambasade Jasin Al Bader të cilët u priten nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani dhe disa anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë.
Vizita të tjera që u zhvilluan në Myftininë e Pukës ishin ato me rastin e festës së Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit ku drejtues te Kishes Katolike Puke, Kryetarit të Bashkisë Pukë, Bashkisë Fushë Arrëz, përfaqësues të forcave politike, drejtues shoqatash, anëtar të Këshillave Bashkiak, artistë etj.
- VEPRIMTARIA E PRONAVE
Gjatë vitit 2019 Myftinia Pukë ka ndjekur me kujdes sistemimin e dokumentacionit të pronave vakuft. Ashtu sikurse në vitin 2018 përgjatë gjithë vitit 2019 Myftinia Puka me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka ndjek të gjitha procedurat në lidhje me pronat.
Me datë; 28 prill 2019 u zhvillua ceremonia e përurimit të rindërtimit të xhamisë së fshatit Iballe. Në këtë takim mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë njëherazi drejtor i pronave Edison Hoti, donator Kuvajtian Nabil Al Avadi, drejtori i shoqatës Komiteti i Bashkuar Kuvajtian për Bamirësi Ibrahim Al Faki, përfaqësuesi i Bashkisë Fushë Arrëz Marjan Dodaj etj.
Me datë; 16 tetor 2019 Myftinia Puke zhvilloj ceremonin e nisjes se punimeve të rindertimit të xhamisë së vjetër të Kodër Hanit Pukë. Në këtë ceremoni mori pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Bujar Spahiu, Myftiu i Pukës Gezim Kopani, kreu i Bashkisë Pukë Gjon Gjonaj, Kryetari i Fondacionit Miresia Korab Kaja , Famullitari Giovani Fiocchi, anëtar të Këshillit të Myftinisë Pukë, drejtues institucionesh dhe besimtarë.
Xhamia e Kodër Hanit do ndërtohet nga Fondacioni Mirësia e donatuar nga besimtar Kuvajtian. Xhamia e vjeter e Kodër Hanit pritet të përfundoj në vitin 2020.
- AKTIVITETE SOCIALE
Gjatë vitit 2019 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e institucioneve të ndyshme islame por edhe nga fondacione dhe shoqata te ndryshme është bërë e mundur ndihma e dhjetra familjeve. Kështu cdo muaj Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Shoqates Istanbul ndihmon 20 familje në nevoj.
Projekt tjeter social janë edhe shpërndarja e pensioneve nepërmjet Fondacionit Mirësia për jetimet që kan potësuar dokumentet e përfitimit të pensionit. Para muajit Ramazan Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Qendrës Bamirëse dhe Humanitare të Mbretit Selman shpërndau disa pako ushqimore në Pukë dhe Fushë Arrëz.
Projekte të tjera sociale u zhvilluan gjatë muajit Ramazan në disa zona të rrethit Pukë. Me mbeshtetjen e Amabasades së Kuvajtit në Shqipëria Myftinia Pukë zhvilloj projektin social në fshatin Rrape, për të vijuar me projektin tjetër sociale të mundësuar nga Bashkësia Islame Prizren ku u ndihmuan disa familje në qytetin e Pukës.
Përgjatë muajit ramazan projekti social ka vijua në zonat si fshati: Qerret, Dedaj, Kabash, Micoj, Kryezi, Iballe, Flet, Xathë, Trun etj. Këto projekte u mundësuan nga Shoqata Istanbul, Yardim Eli, Fondacioni Mirësia, Islamic Relief, Xhemal Bexheti, Banka UBA.Më poshtë paraqesim disa fotografi të bërë gjatë zhvillimit të projektit social në kuadër të muajit ramazan 2019.
Projekt i pjesshem social ka qënë edhe ai i zhvilluar me rastin e festës së Kurban Bajramit ku Myftinia Pukë me mbeshtetjen e donatoreve si:
Komiteti i Bashkuar Kuvajtia për Bamirësi, Shoqata Istanbul, Fondacioni Islamic Relief, Xhemal Bexheti, Ajet Laçi, Bahri Sejdiu, shoqata Yardim Eli u bë e mundur shpërndarja e mishit të kurbanit në Pukë, Qerret, Dedaj, Kabash, Rrape, Fushë Arrëz, Kryezi, Iballe, Flet, Xathë, Sakat, dhe Trunë. Ndihmë tjetër sociale që Myftinia Pukë ka bërë ishte edhe me rastin e termetit të datës 26 nëntor 2019. Myftinia Pukë në zbatim të thirrjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti grumbulloj një sasi të hollash, ushqime etj për damiljet e prekura.
Nëpërmjet Myftiut të Pukës Gëzim Kopani dhe kontakteve të tij u bë e mundur shpërndarja e ushqimeve, veshmbathjeve, orendi etj në Laç, Fushë Mamurras, Thuman dhe Bubq. Ndihmat u mundësuan nga firma Emaliku Kosove, Kushtrim Kastrati, Labi Krasniqi, Komoran Bujupi, Nazmi Imeri, Adriatik Shalla, vëllezerit pukjan Ajet Laçi dhe Sadedin Laçi dhe shokët e tyre Azdren Hoti, Edon Krasniqi, Vllaznim Sejdiu, Shoqata Yardim Eli.
Nga projektet sociale të vitit 2019 u shpërndane pakot sipas kësaj tabele:
- VEPRIMTARI TË TJERA
Me përfundimin e mandatit të anëtarëve të xhamive dhe të Këshillit të Myftinisë si dhë në bazë të statutit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftinia Pukë zhvilloj zgjedhjet për anëtarë të Këshillit të Xhamivë dhe për anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë si të Anëtarit të KP-së.
Përgjatë vitit 2019 Myftinia Pukë ka ndjekur me vemendje dhe interes këmbëngules çeshtjen e pronave Vakuf të Myftinisë Pukë. Me ndihmen e KMSH-së Myftinia Pukë ka ndjekur të gjitha proçedurat ligjore që kan të bëjne me menagjimin e pronave dhe objekteve të Myftinisë Pukë.
Gjatë vitit 2019 Myftinia Pukë ka shpërndar falas 800 cop Kur’ani ku gjysma e tyre u mundësuan nga Shoqata Udha e Besimtarëve. Janë shpërndarë falas 600 cop “Drita e Zemres” mundesuar nga BIK, 100 cop ilmihal i shkurtuar, 10 cop Ilmihal i zgjeruar mundesuar nga KMSH, 20 cop revista Zani i Nalt, 60 cop e revistës Drita Islame të mundësuara nga Myftinia Pukë etj.
Analiza e punës për vitin 2019 u përgatit nga:
Myftiu i Pukës Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë
Gëzim Kopani Ylli Hadroj
Shenim: Analiza e punës u miratua nga Këshilli i Myftinisë Pukë me datë; 12 janar 2020