Analiza e punës 2018

MYFTINIA PUKË

ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2018

(PASQYRIM I SHKURTËR)

MIRATUAR NGA KËSHILLI I MYFTINISË PUKË, JANAR 2019

Aktiviteti i Myftinisë Pukë për vitin 2018 është zhvilluar kënaqshëm në gjithe rrethin e Pukës. Panvarsisht veshtirsive dhe shume pengesave Myftinia Pukë ka arritur të zhvilloj disa aktivitete  fetare, kulturore, arsimore, sociale etj. Për çfarë është zhvilluar gjatë vitit 2018 ju ftojmë të lexoni shkurtimisht “Analizen Vjetore të Punë së Myftinisë Pukë për vitin 2018” :

-ASPEKTI FETARË      

Përveç riteve të namazeve nëpër xhamit e Pukës, Myftinia Pukë ka zhvilluar edhe disa aktivitete fetare ku ndër të tjera përmendimin: Në kuadër të muajve të mirë me datë; 18 mars 2018 është zhvilluar simpoziumi me grat myslimane të qytetit të Fushë Arrëzit me titull: “Vlerat e muajve të mirë”. Ky aktivitet u organizua nga Myftinia Pukë, kryetarja e Forumit të Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani dhe dega e Forumi të Gruas Myslimanë për qytetin e Fushë Arrëzit.

20180318_110148

Fushe Arrez , 18 mars 2018

20180318_102712

Fushe Arrez , 18 mars 2018

Në këtë aktivitet mori pjese Myftiu Gëzim Kopani, Antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj, Përgjegjesia e Zyrës së Gruas në KMSH Fatma Karaj, Nadia Lika, Erjola Kopani, Flutura Dhjaku, Vjollca Selimaj, Lavdije Tafili. Aktiviteti u prit mjaft mirë nga grat e pranishme të cilat kishin me vete edhe vajzat e tyre. Një tjetër aktivitet i zhvilluar me Forumin e Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë ishte simpoziumi i zhvilluar me datë; 24 mars 2018 në qytetin e Pukës me titull: “Vlerat e netëve të mira”.

Në këtë aktivitet mbajti kumtesë Kryetarja e Forumit të gruas myslimane pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani, Haxhire Mustafaj, Shyqyrie Laçi. Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili shoqërohej nga Muezin i Xhamisë Pukë Halit Ringaj etj.

20180324_104652

Puke, 24 mars 2018

20180324_104225

Puke, 24 mars 2018

Ky aktivitet u organizua nga Myftinia Pukë në bashkëpunim dhe mbeshtetjen e Shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore Istanbul. Aktivitet tjetër i organizuar nga Myftinia Pukë në bashkëpunim me shoqatën Istanbul ishte simpoziumi me titull: “Vlera e netëve të mira” zhvillur në qytetin e Fushë Arrëzit.

20180421_100027

Fushe Arrez, 21 prill 2018

20180421_101552

Fushe Arrez, 21 prill 2018

Aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj dhe me mjaft interes u dëgjuan kumtesat e imam Naim Drijaj dhe Ferdinand Mema.

20180518_191224

Puke,18 maj 2018

20180518_191810

Puke,18 maj 2018

Aktivitete të shumta Myftinia Pukë ka zhvilluar gjatë muajit Ramazan në gjithë rrethin e Pukës. Keto aktivitete janë zhvilluar në formë simpoziumesh dhe bisedash fetare. Ndër këto përmendim: Me datë; 18 maj 2018 në kuadër të muajit Ramazan Myftinia Pukë zhvilloj në qytetin e Pukës simpoziumin me titull: “Mirë se erdhe Ramazan

Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, përfaqësues të shoqatës “YardimeliAbdullah Xhengiz dhe Zehra Bajram , Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë Afrim Laçi , intelektual dhe shumë besimtarë. Në fund të aktivitetit Myftinia Pukë e vlersoj shoqaten Yardimeli me një çertifikate falenderimi për mbeshtetjen e dhënë Myftinisë Pukë. Në kuadër të muajit Ramazan Myftiu i Pukës zhvilloj disa biseda fetare duke filluar me datë; 18 maj 2018 në fshatin Kabash. Në këtë takim Myftiu Gëzim Kopani zhvilloj nje vaiz mbi vlerat e muajit Ramazan dhe traditës që ka pasur fshati Kabash në mbajtjen e agjërimit.

Gjate takimit ne fshatin Kabash

Gjate takimit ne fshatin Kryezi

Ndalesa e radhes e Myftiut Gëzim Kopani ishte ajo e datës; 20 maj 2018  në fshatin Kryezi ku Myftiu i Pukës i shoqëruar nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Mustaf Arifaj etj, foli mbi rëndësin e agjërimit të muajit Ramazan.

Gjat takimit ne fshatin Flet

Gjate takimit ne fshatin Xathë

Edhe në fshatin Flet u zhvillua biseda fetare në kuadër të muajit Ramazan mbajtur nga Myftiu Gëzim Kopani i cili shoqërohej nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Hasan Kapllan Laçi dhe Kryeplaku i fshatit Flet.

Aktivitet ishte Tribuna fetare e zhvilluar në qytetin e Pukës me titull: “Ramazani muaji i Kur’anit”. Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dr.Xhemal Saferti, Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu, antarë të Këshillit të Myftinisë Pukë etj.

20180528_185236 20180528_184547

 

 

 

 

 

Aktiviteti u përshëndet nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, përfaqësusi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Xhemal Saferti. Me interes u degjuar kumtesat e teologeve Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu. Për mbeshtetjen dhe bashkepunimet e zhvillua Myftinia Pukë i dorezoj titullin: “Pishtar IslamKasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu. Takime fetare u zhvilluar në kuader të muajit Ramazan edhe në fshatin Xathë, Trun, Dedaj, Meçe etj.

Gjate takimit ne fshatin Trun

Gjate takimit ne fshatin Dedaj

Aktivitete mjaft të rëndësishme të zhvilluara nga Myftinia Pukë falë donatorëve vendas dhe jasht Shqipërisë ishin edhe iftarët e shtruar gjatë muajit Ramazan. Gjatë muajit Ramazan u shtruan disa iftarë në qytetin e Pukës dhe më gjërë. Vlet të theksohet shtrimi i iftarëvë nga disa indivit të xhematit të xhamisë Pukë dhe emigrant, si dhe iftarë të shtruar nga shoqata Istanbul, Yardim Eli, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.

20180604_204801 20180528_201556 20180528_201647

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë muajit ramzan, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ishte i ftuar në emisionin e Ramazanit që Myftinia e Prizrenit organizon në Tv Besa të drejtuar nga Faruk Ukallo. Po ashtu Myftiu Gëzim Kopani me ftesë të Myftinisë së Prizrenit Besim Berisha mori pjesë në ftarin e organizuar nga kjo myftini. Në këtë iftar moren pjesë Myfti nga Shqipëria, Kosova dhe kreu i Bashkisë së Prizrenit.

(Myftiu i Pukës gjatë iftarit të shtruar në Prizren)

P3

(Para emisionit në tv Besa, Prizren)

 

 

 

 

 

Pamvarësisht mungesës të theksuar në kuadër Myftinia Pukë i ka kushtuar vemendje kryerjes së riteve fetare si faljen e namazit të xhumas, teravive dhe Bajrameve. Në këto ritë përveç Myftiut u angazhuan Bekim Sokoli, Erjon Laçi dhe Beser Sokoli.

(Namazi i Fitër Bajramit Xhamia Pukë)

Qerret

(Falja e Kurban Bajramit në xhamin e fshatit Qerret)

Ndër aktivitetet e tjera fetarë që Myftinia Pukë ka zhvilluar gjatë vitit 2018 ishtë ai i datës 15 nëntor 2018 në fshatin Qerret, aktivitet ky i zhvilluar në kuadër të ditelindjes së profetit Muhammed a.s.

Q1

(Xhamia Qerret-Puke;15.11.2018)

Q2

(Xhamia Qerret-Puke;15.11.2018)

 

 

 

 

 

Ndër aktivitetet e tjera fetarë që Myftinia Pukë ka zhvilluar gjatë vitit 2018 ishtë ai i datës 15 nëntor 2018 në fshatin Qerret, aktivitet ky i zhvilluar në kuadër të ditelindjes së profetit Muhammed a.s.

-ASPEKTI ARSIMOR

Gjatë vitit 2018 në Myftininë e Pukës janë zhvilluar rregullisht 5 kurse islame, nga të cilat 3 të organizuar nga Myftinia Pukë dhë 2 nga shoqata Bashkësia Kultura Islame Pukë etj.

Përveç proçesit mësimor janë zhvilluar eskursione, vizita dhe praktika të namazeve e mësimeve në Xhamin e Pukës, Qerretit etj. Po ashtu janë zhvilluar mbledhje më prinderit që kan fëmijët në kursë duke filluar me qytetin e Pukës, Rrapes, Fushë Arrëzit etj.

(Nga takimi me prinderit në Rrape)

(Nxënësit e Mejtepit Qerret,falja e xhumas në Pukë)

Gjatë vitit 2018 janë vënë re disa mangesi thelbësore të cilat ndikojne negativisht në organizimin e Mejtepeve, apo hapjen e Mejtepeve te tjera në rrethin e Pukës, dhe këtu e kemi fjalen për mungesen e ambjenteve, kushteve mësimore, ngrohje, mbulim shpenzimesh etj.

Kryesisht mësimet në këto kurse i ka dhënë Myftiu Gëzim Kopani me bashkëshorten e tij.

(Me nxenesit e Mejtepit Rrape)

(Me nxenesit e Mejtepit Rrape)

2

(Gjate nje ore mesimi ne Mejtepin Rrape)

qerret

(Mejtepi i Xhamise Qerret-Puke)

Edhe këtë vit u zhvillua me sukses konkursi mes Mejtepeve të: Pukës, Fushë Arrëzit, Rrapës, Qerretit dhe Iballës. Konkursi u organizua nga Myftinia Pukë dhe shoqata Bashkësia Kultura Islame Pukë me mbeshtetjen e Zyrës e Këshilltarit për Çeshtjet Fetarë pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Në konkurs moren pjesë rreth 150 nxënës ku u shpërndanë disa çmime për vendin e trete, dyte e të parë. Në konkurs dhanë ndihmen e tyre në mbarvatjen e udhetimeve dhe jo vetem Astrit Mata(Antar i Këshillit të Myftinisë), Erjola Kopani (Kryetare e Forumit të Gruas Myslimane prane Myftinise Pukë), Vjollca Selimaj (Antare e Forumit të Gruas Myslimane ne qytetin e Fushë Arrezit), Halit Ringaj (Muezin i xhamisë Pukë) etj.

20181103_093402 20181103_122450 20181103_123439 20181103_131304

Po ashtu gjatë viti 2018, Myftinia Pukë ka shpërndar falas rreth 400 libra “Drita e Zemres dhe Jasin” të mundësuar nga BIK, i Kosovës, po ashtu falas janë shpërndarë rreth 150 cop Kur’an, kryesisht të shpërndarë në; Pukë, Fushë Arrëz, Qerret, Flet, Trun etj.

-ASPEKTI ZYRTAR

Gjatë vitit 2018 nga institucioni i Myftinisë Pukë janë zhvilluar këto takime zyrtare.  Në muajin shkurt 2018 Myftiu i Pukës zhvilloj takim me kreun e ZVRPP Pukë Gjokë Nikolli ku u diskutan mbi disa problem që Myftinia Pukë ka me pronat e Myftinisë.

20180202_095210 20180527_101142

Ndërsa me datë 27 maj 2018 Myftiu Gëzim Kopani priti në një takim Atashëun e Ambasaës së Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri Jaser Al Bader. Në këtë takim Myftiu Gëzim Kopani në shënjë mirënjohje i dorzoj Atasheut të Kuvajtit një çertifikatë falenderimit, e cila u prit mjaft mirë nga ky i fundit.

20180615_083339 IMG-20180615-WA0172IMG-20180615-WA0146 IMG-20180615-WA0139

 

 

 

 

 

Pritje dhe takime të tjera zyrtare janë zhvilluar me rastin e festës së Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit ku Myftiune e vizituan përsonalitet e drejtues institucionesh vendore dhe jo vetem.

-ASPEKTI SOCIAL

Gjatë vitit 2018 Myftinia Pukë u ka ardhur në ndihme me ushqime dhe jo vetem, të mbi 1000 familjeve në rrethin e Pukës.

Kështu gjatë muajit janar 2018 , Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës u bë e mundur shpërndarja e një saasie të konsideruëshme mish, i cili u shpërnda kryesisht në qytetin e Pukës, Fushë Arrëzit, Rrapes etj.

Fushe Arrez

Puke

Fal mbeshtetjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Qendrës Bamirsë Arabe të Mbretit Selman, Myftinia Pukë u erdh në dihme disa familjeve në Pukë dhe Fushë Arrëz.

Si çdo vit edhe këtë vit gjatë muajit Ramazan Myftinia Pukë falë donatoreve si: Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, Shoqata V.H.K. Istanbul, Shoqata Yardim eli, Turkiye Diyanet Vakfi, Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Fondacioni Mirësia, Shoqata Mirenjohja, Fondacioni Islamic Relief, Banka UBA.

Puke

Kryezi

Puke

Puke

Për shpërndarjen e pakove ushqimore përgjatë muajit Ramazan , Myftinia Pukë ngriti grupin e punës të përbërë kryesisht nga Myftiu, Antar të Këshillit të Myftinisë Pukë, Kryepleq të zonave etj.

Qerret

Puke

12

Puke

Rrape

Xathe

Trun

Përveç ndihmes në ushqime gjatë muajit Ramazan 2018, edhe këtë vit çdo muaj fal mbeshtetjes së shoqatës V.H.K.Istanbul janë ndihmuar 20 familje në nevoj.

Si çdo vit, edhe këtë vit (2018) falë bashkëpunimit të Myftinisë Pukë dhe Shoqatës V.H.K. Istanbul e cila plotësonte kushtet e shpërnarjes së mishit të kurbanit u mundësua e shpërndarja e mishit të kurbanit për rreth 300 familje.

Po ashtu me mbeshtetjen e Bahri Sejdiut u shperndarja e nje sasije mish kurbani. Për shkak të mos krijimit të mundësis për shkak të mungeses së infrastruktures dhe të forcimit të ligjit në këtë drejtim , u bë shkak që të mos pranohen disa kurbane duke privuar kështu, jo për shkak tonë rreth 600 familje.

Puke, Kurban Bajrami

Puke, Kurban Bajram

Mishi i kurbanit u shpërnda në Pukë, Rrape dhe Fushë Arrëz. Falë punës së Myftinis Pukë dhe  Myftiu Gëzim Kopani ka me disa fondacione dhe shoqata islame u bë e mundur që Myftinia Pukë të shpërndaj pako sociale si më poshtë shënon:

2 3
Projektet sociale që Myftinia Pukë organizon prej disa vitesh në rrethin e Pukës është vlersuar jo vetem nga përfituesit por edhe nga institucione vendore e më gjërë. Gjithsesi duhet të theksojmë faktin se inplementimi i këtyre projekteve përveç mundit për ti siguruar ka edhe kosto financiare që deri më tani janë mbuluar nga Myftiu Gëzim Kopani, kujtojmë këtu tërheqja e ushqime në Kosovë e sjelljen e tyre deri në Pukë.Ndihmë tjeter që vijon të shpërndahet janë edhe pensioni për disa jetim (nën moshen 11 vjecare) që mundësohet (me veprime direkte bankare) nga fondacioni Mirësia.

-ASPEKTI I PRONAVE – VAKUF

    Prej tre vitesh Myftinia Pukë ka bërë cfarë është e mundur në sistemimin dhe rregullimin e pronave Vakuf të Myftinisë Pukë të cilat në shumë raste ka problematika të ndryshme si dhe pengesa. Gjate vitit 2018 nuk u arrit qe te merret Leja e Zhvillimit per ndertimin e “Qendres Kulturore te Myftinise Puke” ne Fushe Arrez. Sipas akt marveshjes se KMSH-se me donatorin, jane bere disa here aplikimi per marrjen e Lejes se Zhvillimit per rindertimin e xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke. Pas shume perpjekjeve por edhe fale kontributit te dashamireseve qe deshirojne ndertimin e xhamise se Koder Hanit u arrit qe ne muajin dhjetor 2018 te merret Leja e Zhvillit.

Gjate vitit 2018, Komuniteti Mysliman i Shqiperise / Myftinia Puke ka ndjekur disa proçese Gjyqesore qe kishin te benin me pronen Vakuf te Myftinise Puke, proçes ky qe do vijohet te ndiqet edhe gjate vitit 2019. Gjate vitit 2018 eshte bere e mundur çertifikimi nga ZVRPP Puke te godines se Xhamise Puke, po kete viti ALUIZNI i Qarkut Shkoder ka leshuar Leje Legalizimin per objektin e Xhamise se re te qytetit Puke.

Sipas marveshjes se KMSH-se me donatorin e Komitetit te Bashkuar Kuvajtian per Bamiresi u arrit qe gusht te vitit 2018 te perfundoje ndertimi i xhamise se fshatit Iballe. Kjo xhamia ka pesuar trasformim total duke ndertuar vendin per grat, abdes’hanen etj. Tashme xhamia e kompletuar dhe mund te kryhen te gjitha ritet fetare. Per ndertimin e kesaj xhamia dhane ndihmesen e tyre Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe perfaqesuesi i K.B.K.Bamiresi Erion Hasmegaj.

20376146_1215541765257951_3492063740562227403_n 20294397_1215541735257954_7524578445011182421_n 21751904_10155837854768304_8414903889262624519_n 21743101_10155837855798304_3150501239764804080_n 1 1

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

-ASPEKTE TË TJERA

Më qëllim afrimin e gruas mysliman më pranë islamit Myftinia Pukë nëpërmjet Kryetaris së Gruas Myslimanë pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani u zhvillua në muajin muajin mars 2018 në fshatin Qerret me grat e këtij fshati. Në këtë takim bë zgjedhja e Forumit të Gruas Myslimane për fshatin Qerret të përbërë nga pesë gra e vajza. Pranë Myftinisë Pukë tashmë janë të ngritura forumet e gruas myslimane në Pukë, Fushë Arrëz dhe Qerret.

Analiza e Vjetore e Punes se Myftinise Puke e vitit 2018 u pergatit nga:

Myftiu i rrethit Puke

Gezim KOPANI

Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke

Afrim Laçi

 

Shenim: Analiza Vjetore e Punes se Myftinise Puke per vitin 2018 u miratua nga Keshilli i Myftinise Puke me date; 26 janar 2019.         

Prezantohet imami i ri ne xhamin e fshatit Qerret

Sot 12.07.2019, Myftinia Puke ka prezantuar Shermando Musteqja si imamit ne xhamin e fshatit Qerret – Puke. Kete detyre imami do ta kryer per nje kohe te caktuar e cila eshte bere e ditur gjate prezantimit para xhematit. Imam Shermando Musteqja ka ndjekur studimet ne qytetin e Stambollit dhe me pas ka sherbyer si imam ne qytetin […]