Eja, o Ramazan…

Eja ramazan2018

Na ka marrë malli ta privojmë trupin për një kohë të caktuar nga ushqimet dhe pijet, me qëllim që t’i përkushtohemi më së shumti ushqimit të shpirtit.
Eja, o Ramazan, të na lirosh nga prangat e nefsit, duke na bërë ne komandantë mbi të dhe jo atë mbi ne. Eja, o Ramazan, të na çlirosh nga kthetrat e djajve dhe të na kthesh njerzillëkun që na takon dhe që na identifikon si qenie njerëzore.
Eja, o Ramazan, të na kujtosh vlerën dhe mirësinë e ushqimeve dhe pijeve që konsumojmë jashtë teje e që rëndësinë s’ua dimë, ndërsa brenda nesh, në syrin tonë çmimi i tyre sa vjen e rritet.
Eja, o Ramazan, të na vetëdijësosh se në këtë botë ka edhe njerëz që agjërojnë në mënyrë të vazhdueshme, pa ndërprerje, jo sepse të përjetojnë si muaj të bekuar, por sepse jeta i ka sprovuar në atë mënyrë, duke u privuar kafshatën e gojës. Miqtë asnjëherë nuk vijnë bosh. Edhe ti asnjëherë nuk vjen bosh, madje vjen më i ngarkuar se të gjithë. Ne çdo vit e më tepër kemi nevojë për ty, pasi 30 ditët e tua na karikojnë për ditët në vijim. Tashmë kur e keqja nuk di të ndalet, kur paqja rrezikohet gjithandej, kur njeriu po humbet çdo ditë e më tepër identitetin e tij human.
Eja, o Ramazan, për të na bashkuar pasi u përçamë si asnjëherë më parë. Eja, na shëro, pasi sëmundjet e ligësisë dhe të së keqes na kanë kapluar pa pushim.
Eja, o Ramazan, të na kujtosh se Zoti nuk ekziston vetëm në Ramazan, por edhe në 11 muajt e tjerë. Eja, o Ramazan, të na tregosh se feja islame nuk është vetëm një në dymbëdhjetë muaj, por 12 në 12.

/Drita Islame/

Leave a Reply

Perfundon me sukses ndertimi minares se xhamise Iballe

Ka perfunduar me sukses ndertimi i minares se xhamise se fshatit Iballe.  Punimet e ndertimi te minares se xhamise se fshatit Iballe nisen gjate muaji prill 2018 dhe perfundoj ne muajin qershor 2018. Minarja eshte e gjate 20 m. Nderkoh keto dite do filloj puna per ndriçimin dhe vendosjen e sistemit audio. Rindertimi i xhamise se […]