Kreu i KMSh-së Bruçaj dhe Kreu BIK-ut Ternava vizitë në Myftininë e Pukës

Vizitë e veçantë ishtë ajo që kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Skender Bruçaj dhe ajo e Myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës H.Naim Ternava.20171111_101523
Dy krerët e lartë të myslimanëve u priten nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani si dhe disa anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë.
Në fjalen e mirëseardhjes Myftiu Gëzim Kopani tha: “Në emër të besimtarëve mysliman të rrethit Pukë ju uroj mirë se ardhjen kreut te KMSH-së H.Skender Bruçaj dhe në mënyrë të veçantë kreut të Bashkësisisë Islame të Republikës së Kosovës H.Naim Tërnava. Është hera e parë që një delegacion i tillë viziton Myftininë e Pukës dhe për më tepër të dy kryetarëve. Inshalla do Allahu xh.sh që supriza të tilla mes njerit-tjeterit po ashtu edhe përkrahja mes njërit tjetrit nuk do shterojnë kurrë. Kemi nevoj për eksperjencë, për mbeshtetje dhe unë, këtë vizitë e konsideroj si një mbeshtetje.”
Ndërsa kreu i KMSH-së H.Skender Bruçaj pasi bëri një pasqyre por edhe të punës së Myftinisë Pukë tha: “Ndjehem shumë mirë që jemi këtu bashkë me vëllaun tonë Myftiun e Kosovës , inshalla Zoti ju jep forcë në këtë mision fisnik sepse të jesh në shërbim të fesë islame, në shërbim të popullit, është një përgjegjësi që vetem njerezit e zgjedhur të Zotit e kanë mbi supe.”
Ndërsa Myftiu BIK-ut H.Naim Ternava tha: “Jam i nderuar që sot të ndodhem në rrethin e Pukës, në Myftininë e kësaj zone. Dua të falenderoj Myftiun e Pukës Gëzim Kopani për ftesen e bërë pasi ftesa të tilla forcojnë vëllazërin mes njeri-tjetri.Në kohen kur mbi vëllëzërit tuaj Kosovarë ishte shkarkuar i tërrë arsenal i beogradit , me ushtri, polici, paramilitar në Kosovë dhe vriste e digjte çdo gjë , shumë nga Kosova gjeten strehim të përkohshëm edhe këtu në Pukë sikurse edhe në qytet e tjera.Për këtë çdo herë ne jemi falenderues pasi me të vërtet Shqipëria në ato kushte të vështira që ishte zgjati doren e bashkëpunimit, mikpritjes, hapi dyert dhe me ato mundësi që kishte e ndau kafshatën e gojës me vëllëzërit e tyre kosovarë.
Më pas takimi vijoj në diskutime mbi aktivitete të ndryshme që mund të zhvillohen në të ardhmen.

Pukë, 11.11.2017 

IMG-20171111-WA0026

Leave a Reply