Përkujtohet 25 Vjetori i Riorganizimit të Myftinise së rrethit Pukë

Myftinia e rrethit Pukë në një ceremoni të veçantë ka përkujtuar në qytetin e Pukës 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë së rrethit Pukë.

Me rastin e 25 Vjetorit te Riorganizimit te Myftinise se rrethit Puke (15.05.2016)
Me rastin e 25 Vjetorit te Riorganizimit te Myftinise se rrethit Puke (15.05.2016)

Aktiviteti u hap me Hymnin Kombëtar për të vijuar me Imam Ajdin Thaqi i cili këndoi disa versete nga Kur’ani i Madhëruar. Më pas Prof.Dr.Bajram Xhafa mbajti një kumtesë ku foli mbi rolin hoxhallarëve pukjanë në shërbim të Atdheut. Më pas prof.Xhemal Meçi mbajti një referat ku solli në kujtesë momente e Riorganizimit i Myftinisë Pukë për të vijuar me rezymen e dhjetë vjeçarit të fundit të Myftinisë Pukë të mbajtur nga Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë Ylli Hadroj .

Pas disa ilahive emocionuese të kënduara nga Deniz Allajbeg dhe Ajdin Thaqi Myftiu i rrethit Pukë Gëzim Kopani përshëndeti takimin ku ndër të tjera tha: “Falenderoj Zotin e Madhëruar që na ka bërë të mundur arritjen e kësaj dite. Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe të Këshillit të Myftinisë  Pukë dua të falendëroj të gjithë ato Myfti, Imam, donator dhe shoqata të ndryshme islame që kanë dhënë kontributin e tyre në ndihme të zhvillimit të islamit në rrethin e Pukës.”

Aktivitetin e përshëndeti edhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu i cili ndër të tjera tha: “Kam nderin dhe kënaqesin e veçantë që ndodhem sot këtu, pasi kjo ditë është e veçantë dhe shumë domëthënëse për islamin dhe myslimanët e kësaj zone.Është mirësia e Zotit që na mundësoi që pas 50 vitesh pushtim të çlirohemi nga sistemi komunist i cili tentoi të mbyll komunikimin e njeriut me Zotin.Viti 1990 e me konkretisht viti 1991 për myslimanët e Shqipërise dhe të rrethit të Pukes ishte kthim i madh. Prandaj më lejoni që në emër të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tJu përshëndes duke ju uruar për aktivitetin e zhvilluar dhe domëthënës për myslimanët e Pukës dhe mbarë Shqipërisë.

Fjalë përshëndetëse bëri edhe  Krye Imami i Myftinisë Prizren Ali Vezaj, Përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Lavdrim Hamja, Një nga donatoret e Xhamisë së fshatit Qerret Liljan Idrizaj, Famullitari i Kishes Katolike Pukë Giovani Fiocchi si dhe N/Kryetari i Bashkisë Pukë Artan Zaja.

Këshilli i Myftinisë së rrethit Pukë nderoi me çertifikat “Pishtar Islam“, çertifikatë “Mirënjohje” dhe çertifikatë “Falenderimi” për përsonalitet dhe shoqatat që kanë dhënë kontribut pranë Myftinisë së rrethit Pukë.

Emocionues ishte poezia e përgatitur enkas për këtë rast nga moderatorja e aktivitetit Denisa Meçi e cila preku zemrat e të pranishemve.

Në fund të ketij aktiviteti të pranishmit vizituan Ekspoziten e përgatitur me rastin e 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë së rrethit Pukë.

Pukë 15.05.2016

Çertifikatat e nderit akorduar nga Keshilli i Myftinise se rrethit Puke me rastin e 25 Vjetorit te Riorganizimit te Myftinise se rrethit Puke:

Me vendim nr.01 date;24.01.2016 Keshilli i Myftinise se rrethit Puke vendosi akodrimin e titullit:

1.Çertifikatë “Pishtar Islam” Pas Vdekjes i jepet: H. Musa Dizdari (Hoxhë Puka)

“Për kontributin e dhënë si Myftiu i Parë i Myftinisë së rrethit Pukë, si imam në Xhamin e Kodër Qytezës Pukë (Laçaj), dhe Ndihmës së dhënë për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit.”

2.Çertifikatë “Pishtar Islam” Pas Vdekjes i jepet: H.Zenel Hoxhë Mahaj:

“Për kontributin e dhënë si Myfti i rrethit Pukë në forcimin e besimit islam sipas traditës Profetike, si dhe për punën e veçantë në Mejtepin e Xhamis së Kodër Qytezë – Pukë (Laçaj) me brezin e ri.”

3.Çertifikatë “Pishtar Islam” Pas Vdekjes i jepet: Sadik Luma Prishtina

“Për kontributin 30 vjeçarë të dhënë si Imam në Xhamin e fshatit Kabash-Pukë dhe si mësues në Mejtepin e kësaj xhamie.”

4.Çertifikatë “Mirënjohje” Pas Vdekjes i jepet: Sahit Hoxha

“Për kontributin e dhënë përgjatë një dekade si imam në xhamin e fshatit Kabash Pukë, Pistë etj.”

5.Çertifikatë “Mirënjohje” Pas Vdekjes i jepet: Beqir Laçi

“Për kontributin e dhënë përgjatë një dekade si Imam i Xhamisë së vjeter Kodër Hani Pukë dhe si mësues në Mejtepin e kësaj Xhamie.”

6.Çertifikatë “Pishtar Islam” Pas Vdekjes i jepet: H.Elez Hoxha

“Për kontributin e dhënë si Myfti i rrethit Pukë në rihapjen e besimit islam, si dhe të ndërtimit të Xhamisë së Re të qytetit të Pukës.”

7.Çertifikatë “Pishtar Islam” Pas Vdekjes i jepet: H.Ibrahim Hoxha

“Për kontributin e dhënë si Imam dhe Myfti i rrethit Pukë në rihapjen e besimit islam, si dhe të organizimit të strukturave islame në rrethin e Pukës.”

8.Çertifikatë “Mirënjohje” Pas Vdekjes i jepet: Bek Selmani

“Për kontributin e dhënë pranë Myftinisë së rrethit Pukë si Anëtar i Këshillit të kësaj Myftinia si dhe të Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman.”

9.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Xhemal Meçi

“Për kontributin 25 vjeçar si Anëtar i Këeshillit të Myftinisë së rrethit Pukë si dhe per grumbullimin e materialeve historike të Myftinisë Pukë ndër vite.”

10.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: H.Adem Ademi

“Për kontributin e dhënë si Imam në vitet 1993-1995 në hapjen e dijes islame në rrethin e Pukës, nëpërmjet kursve të ndryshme islame.”

11.Çertifikatë “Mirenjohjë” i jepet: Astrit Kuçi

“Për kontributin e dhënë në sigurimin e truallit të Xhamisë së Re Pukë dhe si Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë, dhe Anëtar i Këshillit të Përgjithshem të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.”

12.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Armir Mehaj

“Për kontributin e dhënë si Sekretar në ngritjen e strukturave islame pranë Myftinisë së rrethit Pukë si dhe në ideimin e disa aktiviteteve islame në rrethin e Pukës.”

13.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: H.Qazim Kopani

“Për kontributin e dhënë pranë Myftinisë Pukë si Administrator, Myezin dhe Anëtar i Këshillit të Myftinisë si dhe për ndihmën e dhënë në ngritjen e strukturave islame në rrethin e Pukës.”

14.Çertifikatë “Mirënjohje” Pas Vdekjes  i jepet:Arif Hysen Shkreli

“Për kontributin e dhënë në hapjen e dijes islame në zonën e Fushë Arrëzit si dhe të mbeshtetjes së dhënë në Myftininë e rrethit Pukë.”

15.Çertifikatë “Mirënjohje” Pas Vdekjes  i jepet: Sulejman Asllanaj

“Për kontributin e dhënë si Këshilltar i Myftinisë Pukë në ngritjen e traditës islame të këtij qyteti.”

16.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Besnik Lluka

“Për kontributin 15 vjeçar si Anëtar i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë, per zonën e Rrapes, në hapjen dhe gjallërimin e jetës islame të kësaj zone.”

17.Çertifikatë “Falenderimi” i jepet: H.Halit Ringaj

“Për kontributin e dhënë si Anëtar i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë, dhe si Myezin i Xhamisë Pukë.”

18.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Basri Selimaj

“Për kontributin 15 vjeçar si Anëtar i Këshillit të Myftinisë së rrethit Pukë, për zonën e Fushë Arrëzit në hapjen dhe gjallërimin e jetes ialme të këtij qyteti.”

19.Çertifikate “Mirënjohje” Pas Vdekjes i jepet:Binak Alia

“Për kontributin 15 vjeçare të dhënë si Këshilltar i Xhamisë Pukë si Ndihmës Myezin i Xhamisë Pukë. ”

20.Çertifikatë “Pishtar Islam” i jepet: Shoqates Vellazerore Humanitare Kulturore Istanbul

“Për kontributin e dhënë Myftinisë Pukë në ndihmë të familjeve në nevojë, mbështetje me burse studimi për nxënësit pukjan, si në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore islame.”

21.Çertifikatë “Pishtar Islam” i jepet: H.Sait Fishta

“Për kontributin e dhënë në ndertimin e Xhamisë së fshatit Qerret Pukë, si dhe për mbështetjen e dhënë në projekte të ndryshme sociale.”

22.Çertifikatë “Pishtar Islam” i jepet: Fondacionit të Çeshtjeve Fetare të Turqisë (Diyanet Vakfi) Zyra e Shqipërisë

“Për kontributin dhe mbështetjen e dhënë Myftinisë Pukë në zhvillimin aktiviteteve të ndryshme islame si dhe në mbeshtetje të familjeve në nevojë në rrethin e Pukës.”

23.Çertifikatë “Falenderimi” i jepet: Puka Televizion (Ramazan Ringaj)

“Për kontributin e dhënë në pasqyrimin e veprimtarive të Myftinisë së rrethit Pukë.”

24.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Fondacionit “Mirësia” Tiranë

“Për kontributin e dhënë Myftinisë Pukë në ndihmë të familjeve me jetim, familjeve në nevoj, dhe mbështetjen e dhënë në zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme islame në rrethin e Pukës.”

25.Çertifikatë “Falenderimi” i jepet: H.Liljan Idrizaj

“Për kontributin e dhënë  në ndihmë të ndërtimit të xhamisë së fshatit Qerret Pukë.”

26.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Myftinisë Prizren

“Për kontributin e dhënë në mbështetje të Myftinisë Pukë në aktivitete të ndryshme islame dhe në krijimin e bashkëpunimeve institucionale mes dy Myftinive tona.”

27.Çertifikatë “Falenderimi” i jepet: H. Lutfi ef.Ballek

“Për kontributin e dhënë në vitet 1994-1995 dhe projekteve të ndryshme sociale mbështetese për Myftinin e rrethit Pukë në vitet 2014-2015.”

28.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Ambasades së Kuvajtit, Tiranë

“Për kontributin dhe mbeshtetjen e dhënë Myftinisë Pukë në ndihmë të familjeve në nevojë.”

29.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Ismet Kabeta

“Për kontributin e dhënë si familje në rindërtimin e Xhamisë së fshatit Iballe Pukë.”

30.Çertifikatë “Mirënjohje” i jepet: Muhamet Brahaj

“Për kontributin e dhënë si familje në ndërtimin e Xhamisë se Re në fshatin Kryezi Pukë.”

20160515_110755 20160515_110946 20160515_111237 20160515_111542 20160515_111741 20160515_112739 20160515_112827 20160515_112942 20160515_114006 20160515_114321 20160515_114846 20160515_115239 20160515_115725 20160515_120349 20160515_120636 20160515_121028
20160515_121816 20160515_122223 20160515_122316 20160515_122552 20160515_122921 20160515_123035
20160515_123254 20160515_123403
20160515_123615 20160515_123700 20160515_123736 20160515_123830
20160515_124849 20160515_125034 20160515_125310

Leave a Reply