Myftinia Puke zhvillon ne Fush-arrez nje takim per naten e Miraxhit.

Takim per naten e Miraxhit ne Fush-arrez.
Takim per naten e Miraxhit ne Fush-arrez.

Myftinia e rrethit Puke ne kuader te muajit Shaban dhe te natese se dyte te madhe “Miraxh”  gjate dites se djeshme  date  04 qershor 2013 zhvilloj nje seminar me besimtaret mysliman te Fush-arrezit.

Takimi u hap nga antari i Keshillit te Myftinise Puke Basri Selimaj i cili nder te tjera tha: “Ky takim zhvillohet ne kuader te nates se madhe “Miraxh” qe do jete me date 5 qershor 2013. Menduam ta zhvillojme kete takim me qellim qe te mesojme disa gjera mbi naten e Miraxhit. Per te mesuar me shume mbi kete nate kemi te ftuar Myftiun e rrethit te Pukes imam Gezim Kopani.”

Ne vaizin e tij imam Gezim Kopani nder te tjera ne kete takim tha: “Bashkimi dhe tubimi  ne te tilla  takime per myslimanet ka nje rendesi te vecante pasi tubimet qe behen per te permend Allahun xh.sh dhe per me teper per te fol mbi naten e Miraxhit eshte me te vertet nje veper e larte me te cilen marrim te gjithe sebashku shume sevape. Ky eshte nje takim i thjesht por shume domethenes pasi po zhvillohet ne nje muaj te madh, ne muajin e Shabanit, muaj te cilin hz.Muhammed a.s. e ka quajtur si muajin e tij.Takimi merr nje rendesi edhe me te madhe per vete faktin pasi po zhvillohet me myslimanet e  Fush-arrezit.”

Ne fund te takimit u shperndane literatura te ndryshme islame.

date 04 qershor 2013

Myftinia Puke

Leave a Reply