Deputeti Agron Çela shtron iftar ne Puke.

Mbreme ne qytetin e Pukes deputeti i qarkut te Shkodres Agron Çela ka shtruar nje iftare per agjeruesit e Ramazanit ne kete qytet. Ne iftar mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani, drejtor te institucioneve te Shkodres dhe te Pukes. Ne fjalen qe mbajti Myftiu Gezim Kopani me kete rast tha: “Falenderoj deputetin Çela per iftarin e shtruar duke treguar se bashkime te tilla jane ne te miren e komunitetit. Sic e dini iftare kan shtruar personalitete te shumta boterore, ne kete kuader edhe Myftinia Puke pranoi me kenaqesi ftesen e deputetit.Keto iftare shtrohen ne shenje rrespekti per agjeruesit dhe nuk ka te beje me veprimtari politike.” Myftiu i Pukes po ashtu theksoi se: Myftinia e Pukes me pare ka pas rreth 13 xhami dhe sot kemi vetem tre.Jemi duke punuar per gjetjen e mundesive per ndertimin e xhamise se Koder Hanit.Po ashtu Myftiu kerkoj mbeshtetjen e deputetit per heqjen e pengesave qe Myftinia Puke ka pasur per  ndertimin e xhamise se Fushe-arrezit.

Fjale pershendetese mbajti edhe kryetarja e LSI Puke Sajmira Laçi.

Puke 22.07.2014

22.07.2014

22.07.2014

Leave a Reply