Perpara se te flas mbi mbulesen e gruas ne islam (hixhab), dua te bej nje hyrje te shkurter se çfare eshte besimi ne Allahun xh.sh.? Besimi (imani) eshte mardhenia e njeriut me krijuesin e Gjithesise (Allahun xh.sh.) te Cilin me vullnet te plote i bindemi dhe zbatojme urdherat qe Allahut xh.sh. i ka bere te ditura ne Kur’an. Besimi ne Allahun xh.sh. eshte berthama e çdo gjeje, prandaj myslimani beson ne Allahun xh.sh. duke kryer punet te cilat jane farz si psh; falja e namzit, agjerimi i ramazanit, mbulesa e gruas (hixhabi), mos berja shirk, mos kryerja e harameve etj. Duke pasur parasysh faktin qe 1 shkurti shenon diten boterore te Hixhabit (dite e shenuar ne boten islame si vlere hyjnore) thash te rithem dy gjera mbi hixhabin. Hixhab do te thote; “Mbulimi qe grat mysliman i bejne gjithe trupit, me perjashtim; fytyres, duarve deri te kyçi i dores“, duke zbatuar keshtu urdherin e Allahut xh.sh. Me vendosjen e hixhabit grat myslimane tregojne bindjen dhe respektin qe ato kan per Allahun xh.sh. e per te vijuar me mbrotjen e nderit, te familjes etj. Pra hixhabi perveçse eshte obligim (farz) eshte dhe mbrotje e nderit dhe moralit te larte. Per kete Allahu xh.sh. ka urdheruar: “O Pejgamber! Thuaju grave tua, bijave tua dhe grave te besimtareve le te vendosin shamit (mbulesen, hixhab) e veta mbi trupin e tyre.” (El Ahsazbe; 59)
Nepermjet hixhabit gruaja jo vetem se ruan nderin dhe moralin e larte por ajo njekohesisht merr sevape nga Allahu xh.sh. pasi ka zbatuar urdherin e Tij. Per turpin, pra moralin e larte profeti Muhammed a.s. ka thene: “Turpi eshte pjese e besimit (imanit).“(Buhari)
Para ardhjes se ajetit Kur’anor i cili obligoj grat qe te mbulohen, grat dilnin rrugeve me veshje jo normale, aq sa kur burrat i shikonin flisnin keq per ta dhe i ngaxmonin, mirepo per grat e ndershme e besimtare kjo gje ishte shume e rend. Per kete Allahu xh.sh. thote ne ajetin e sures Ahzab: “…te mbulojne trupin e tyre qe te njihen (se grat besimtare nuk jane rrugaçe) e te mos ofendohen.” Ndersa ne nje ajet tjeter te Kur’anit Allahu xh.sh. u thote besimtareve: “Thuaj besimtareve te ndalin shikimet e tyre, te mos zbulojne stolit e tyre perveç atyre qe jane te dukshme. Le te vendosin shamite mbi kraherorin e tyre dhe te mos tregojne bukurit e tyre askujt perveç burrave te vet…” (En Nur; 31)
Ajeti i mesiperm si fillim u drejtohet meshkujve qe te mos shikojne grat e botes, por te ulin shikmin e te ruajn nderin. Ndersa me pas u thote grave te mbulojne trupin dhe mos ta ekspozojne ate me perjashtim te bashkeshortit te vet. Ndersa ne nje ajet tjeter Allahu xh.sh. thote: “O bijte e Ademit! Ne krijuam per ju petk qe ju mbulon vendet e turpshme dhe petk zbukurues. Por petku i devoshmerise eshte me i mire (besimi ne Allahun xh.sh. te ben qe te mos biesh preh e mashtrimeve te shejtanit).” (El Araf; 26)
Pra myslimani e ka obligim te kontrolloj shikimet, te mbuloj trupin dhe te mos behen nga ata te pamoralshmit te cilet ekspozojne lakuriqsine e trupit te tyre. Lakuriqsia behet shkak i veprave te liga, madje deri ne krim. Ata qe bejne veprat te ndyta, qe ekspozojne lakuriqsine etj ne thelb, keta demtojne familjen, rrjedhimisht dhe gjithe shoqerin. Per kete Allahu xh.sh. thote: “O bijte e Ademit! Kurrsesi mos tju mashtroj shejtani sikurse nxori prinderit tuaj (Ademin dhe Havan) nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre qe tju dale ne shesh lakuriqesia e tyre.” (El Araf; 27).
Ashtu sikurse obligimet e tjera Hixhabi ka kushtet e tij si: Berja e nijetit per vendosjen e hixhabit, Mbulimi i gjith trupit (me perjashtim fytyres, duarve deri tek kyçet), rroba me te cilen mbulohet te mos jete e tejdukshme dhe te mos jete e ngushte. Kohe e vendosjes se hixhabit eshte; sapo vajza te arrije moshen e pjekuris dhe mbahet hixhabi deri ne pleqerin e thyer.
Mos te harrojme, ashtu sikurse punet e tjera dhe hixhabi nuk inpunohet. Allahu xh.sh. thote: “Ne islam nuk ka inponim (dhune).” (El Bekare; 256)
E shikojm me vend te sqaroj nje ngaterres qe shume kush, ndoshta per shkak te pa dijes ngaterrojne hixhabin me burken. Ndryshe nga hixhabi, burka mbulon te gjithe trupin e gruas perfshi dhe fytyren, por sipas islamit burka nuk eshte farz per grat. Gruaja muslimane ka obligim vetem hixhabin. Ata qe zbaton fjalen e Allahut xh.sh. shperblimi i tyre do jete xhenneti. Pra grat myslimane qe zbatojne kete farz te Allahut xh.sh. me qellim fitimin e kenaqesis se Tij, atehere shperblimi i tyre tek Allahu xh.sh do jete ne kete bote dhe boten tjeter. Per ta mbyllur ju sjell nje hadith te profetit Muhammed a.s. qe thote: “Turpi eshte prej imanit (bindja ndaj Allahut) dhe ai qe ka imanin , imani e dergon ne xhennet. Ndersa ata qe nuk kan turp jane nga ato qe nuk i binden Allahut, dhe kushdo qe nuk i bindet Allahut xh,sh. vendi i tyre eshte xhehenemi.” (Tirmidhi)
Nga:
Gezim KOPANI
(Myfti i rrethit Puke)
Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2022/02/mbulesa-e-grave-hixhabi.html