Mesazh urimi i Myftiut te Pukes me rastin e Fiter Bajramit

20180614_113032

MESAZH URIMI I MYFTIUT TE PUKES ME RASTIN E FITER BAJRAMIT 2018

Bismilahir Rahmanir Rahim !

Te nderuar mysliman te rrethit Puke !

Falenderimet jane per Allahun xh.sh. i Cili na mundesoi te kalojme nje muaj te begate, muajin e Ramazanit !

Ky muaj solli tek zemrat e myslimaneve gezim, lumturi dhe ndjenjen e solidaritetit dhe te perkushtimit ndaj veprave te mira. Kenaqesia e muajit ramazan nuk ishte vetem ne agjerim por edhe ne lutje dhe namaze te ndryshme.

Edhe kete vit numri i agjeruesve te muajit ramazan u shtua, shtim i cili u verejt ne ibadete, iftare, lutje dhe ne kryerjen e veprave te mira.

Muaji ramazan qofte per te gjithe besimtaret, shprese ne shperblimin nga Allahu xh.sh si dhe pike kthese per te gjithe njerezimin.Kthim ne miresi, ne kryerjen e veprave te mira, duke heq dore nga veset  dhe veprat e liga.

Prandaj me lejoni qe ne emer te Myftinise Puke si dhe ne emrin tim personal, te uroj te gjithe besimtaret mysliman te rrethit Puke:

“Per shume vjet Gezuar festen e Fiter Bajramit! Qofte kjo feste gezim dhe lumturi per familjet tuaja, te afermit, si dhe per pukjanet qe ndodhen jasht vendit. Edhe nje here per shume vjet Gezuar Fiter Bajramin !”

Myftiu i Pukes

Gezim Kopani

Puke; 14 qershor 2018

Leave a Reply