Gëzim Kopani ( Myfti i rrethit Pukë )
Në janar të vitit 2005 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë, detyrë të cilen e vijon dhe sot. Gezim Kopani u lind në fshatin Meçe , Pukë më 01.09.1983.
Pas shkollës 8-vjeçare “Migjeni” Pukë , ka vijuar shkollen e mesme në Medresen e Tiranës. Më pas studimet në Stamboll. Pas kthimit në Shqipëri ka ndjekur disa studime dhe trajnime sidomos në fushen e Informatikës dhe të mësuesisë.
Shërbimin fetarë Gëzim Kopani e filloi në muajin shtator të vitit 2004 si imam i xhamisë së qytetit Pukë për të ardhur në janar të vitit 2005 ku Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e emëron Gëzim Kopanin Myfti të rrethit Pukë.
Krahas detyrës së imamit dhe Myftisë Gëzim Kopani nga viti 2005 e në vijim ka dhënë mësime islame në Mejtepin e; Pukës, Fushë-Arrëzit, Qerretit dhe Rrapës. Ndërsa në vitin 2008 Gëzim Kopani emërohet nga Zyra Arsimore e Rrethit Pukë mësues i lëndës së Informatikës. Kështu nga 2008-2013 dha mësim në shkollat: Shkolla 9-vjeçare “Migjeni” Pukë, Shkolla e mesme e bashkur Ndue Pjetri Luf, Shkolla 9-vjeçare Shtjefen Gjeçovi Gomsiqe, Shkolla 9-vjeçare Rrape , Shkollen 9-vjeçare Ali Bytyçi Qerret dhe në fund në Shkollen e mesme Sabah Sinani Pukë.
Gjatë këtyre viteve Myftiu Gëzim Kopani dha kontribut të çmuar në; Çertifikimin e xhamive dhe tokave vakuf të Myftinisë Pukë si: Çertifikimin e tokës dhe Rindërtimin e xhamisë së vjetër Kodër Hani Pukë , rindërtimin e xhamisë së fshatit Qerret , Iballe , çertifikimin e xhamisë së qytetit Pukë dhe tokës së saj etj.
Gjatë pushimeve verore te vitit 1998 e ne vijim Gëzim Kopani ndihmoi babain e tij Qazim Kopani të rihap Mejtepin e Pukës për të vijuar me rihapjen e mejtepeve në: Qerret , Iballe , Kryezi për të arritur së fundemi në hapjen për herë të parë mejtep në Fushë Arrëz dhe Rrape.
Me vizionin e tij Myftiu Gëzim Kopani arriti të krijojë për herë të parë bashkëpunime me institucione të shumta islame si; Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, Ambasaden e Shtetit të Kuvajtit, Ambasaden Turke , Arabe në Shqipëri , me fondacione dhe shoqata të ndryshme islame, kulturore brenda dhe jasht vendit si dhe rilidhjen e bashkëpunimeve me Myftininë Prizren dhe Gjakovë etj. Bashkëpunime u zhvilluan me fondacione dhe shoqata të ndryshme brenda dhe jasht vendit si: Shoqata V.H.K Istanbul , Fondacioni Mirësia , Fondacioni Mirënjohja , Tyrkije Dijanet Vakfi , Yardimeli etj
Falë këtyre bashkëpunimeve çdo vit ka arrit të zhvillojë me suksese aktivitete të shumta islame, kulturore, arsimore si dhe të ndihmoj dhjetra familje në nevojë. Pa përmend vitet e mëparshme vetem gjatë vitit 2021-2022 arriti tu gjendet pranë 2525 familje në nevoj pa dallim. Më konkretish në vitin 2021 u mbeshteten 1298 familje, në vitin 2022 u mbeshten 1227 familje në gjithë rrethin e Pukës. Mbeshtetja sociale ka konsistuar në: sobë drush, lëndë drusore për zjarr, jorgan, batanije, mjete shkollore, këpucë, pako ushqimore etj. Për më shumë ju mund të lexoni Analizat e Punës që ndodhen të publikuara në web.
Gëzim Kopani është i martuar dhe ka tre fëmijë; një djalë dhe dy vajza.
PËRFAQËSIMI I MYFTIUT
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ushtron veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e Republikë së Shqipërisë nëpërmjet myftinive.
Myftinitë organizohen dhe ushtrojne veprimtarinë e tyre sipas ndarjes administrative të përcaktuar në këtë statut.
Myftinitë ndahen: Myftini Zone , Rrethi dhe N/Myftini.
Myftinitë e rretheve janë të ndara dhe funksionojnë sipas ndarjes administrative të rretheve në Republikë e Shqipërisë.
N/Myftinitë ngrihen dhe funksionojnë në bashki me vendim të Kryesisë se Komunitetit Mysliman.
Myftinitë e Zonave, Rretheve dhe N/Myftitë emërohen dhe shkarkohen nga Kryesia e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe miratohen ose jo në mbledhjen e parë të zakonshme të Këshillit të Përgjithshëm.
Myftiu, pasi miratohet emërimi i tij nga Këshilli i Përgjithshëm dhe para fillimit të detyrës betohet sipas kësaj formule:
“Betohem në emër të Allahut , se do të zbatoj me besnikëri Kur’anin dhe Statutin e Komunitetit Mysliman , do të kryej detyren me ndërgjegje të pastër Islame e kombëtare duke ruajtur dhe zbatuar me besnikëri fetare rregullat e këtij Komuniteti. Allahu më ndihmoftë!”
Myftitë e zonave dhe rretheve komunikojne dhe mbajnë lidhje të drejtpërdrejta me Kryesinë e Komunitetit Mysliman.
Myftitë duhet të kenë kryer fakultet teologjik ose medresenë dhe fakultet laik, të kenë përvojë pune në organikat e Komunitetit Mysliman mbi 5 vjet.
DETYRAT E MYFTIUT
Neni 82
(Statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë)
Myftiu drejton dhe organizon të gjithë veprimtarinë e myftinisë. Organizon ceremonitë për festat fetare të besimit musliman.
Ndjek dhe kontrollon veprimtarinë fetare në xhami në juridiksion të myftinisë, për zbatimin e statusit dhe rregullores së brendshme të KMSH-së.
Organizon hapjen e kurseve fetare në xhami e myftini dhe ndjek e kontrollon fuksionimin e tyre.
Interesohet dhe bashkëpunon me besimtarët muslimanë, organet e pushtetit lokal dhe donatorë të ndryshëm për ndërtimin e xhamive në fshatra, komuna ose në qytetet ku nuk ka objekte kulti.
Bashkëpunon me organet e pushtetit vendor në rreth dhe qark për evidentimin, njohjen dhe kompensimin e pronave.
Ngre padi në gjykatë në emër të Komunitetit Musliman të Shqipërisë kundër përsonave fizik ose juridik, që cënojnë interest e myftinisë. Përfaqëson Komunitetin Mysliman të Shqipërisë në proceset gjyqësore.
I propozon Kryesisë së Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kandidaturat për emërim e lëvizje kuadri, ulje ne detyrë, masat disiplinor.
Mbikqyrë dhe kontrollon gjithë veprimtarinë fetare të myftinisë.
KONTAKTO MYFTIUN
- Email: gezimi_01@hotmail.com & gezimkopani@kmsh.al
- Mob: +355685020099
Blog
Disa shkrime të Myftiut
Meso fenë islame
Historia e profetëve
Hadithe të përzgjedhura
Agjërimi
Mjekimi sipas mësimeve islame
Fjalor islam
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite.(1523-1990)
Kontributi i hoxhallarëve pukjan për Liri e Pavarësi
Xhemal Naipi përfaqesoi Myftinë e Pukës në kongresin e parë mysliman të vitit 1923
Jeta e Zenel Hoxhe Mehaj (1853-1945)
Sadik Prishtina, Hoxha në kujtesen e pukjanëve.
Imam Osman Hoxha , Hoxhë dhe Atdhedashes
Jeta e Imam Elez Hoxha (1910-2002)
Jeta e imam Shaban Rexha
Jete e imam Sahit Hoxha
Jeta e imam Ibrahim Hoxha ( 1922 – 2012 )
Puka,qyteti që vuante mungesen e xhamisë
Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash, Pukë
Ura e Hoxhës, Gomsiqe-Pukë
Islami dhe Kazaja e Pukës
Disa nga shkaqet e pranimit të islamit në Shqiperi
Xhamia e fshatit Iballe, Pukë
Xhamia e fshatit Lajthize,Puke
Imam Qazim Nushi afro 40 vjet në sherbim të islamit në xhaminë e fshatit Qerret të Pukës.
Mejtepi i xhamise se Iballes
Rëndësia e Mejtepit të Xhamisë së fshatit Qerret Pukë (1892)
Xhamia Rrypë , Pukë (1318 h)
Kalaja e fshatit Flet, Pukë
Historia e besimit mysliman në fshatin Flet
Dashuria ndaj Atdheut urdhër nga Krijuesi i Gjithësisë
Shaban Rexha, mësuesi shëmbullor i Mejtepeve të Pukës
Mejtepi i fshatit Kabash Pukë para 85 vitesh
Kuvendi (Mexhlis) i Kajmekamit të Pukës
Lista e Myftive dhe Imamëve në Pukë
Çfarë është Hadithi ?
Hadithe te perzgjedhura
Fisi i Kabashit
Disa fotografi të aktiviteteve të Myftiut Gëzim Kopani