ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2016
(MIRATUAR NGA KËSHILLI I MYFTINISË PUKË MË 04 SHKURT 2017)
Gjatë vitit 2016 Myftinia Pukë disa aktivitete të cilat ju ftojmë ti lexoni si më poshtë vijon:
-ASPEKTI FETARË
Gjatë vitit 2016 Myftinia Pukë ka zhvilluar disa aktivitete të veçanta fetare pa permendur ritet fetare siç janë pesë kohët e namazeve, namazet e xhumave dhe namazet e bajrameve. Me datë21.02.2016 Myftinia Pukë organizoj për xhematin e grave në qytetin e Fushë Arrëzit seminarin me titull: “Këshilla Islame”.
Ne seminari mori pjese Myftiu Gëzim Kopani, Përgjegjësia e Forumit të Gruas Myslimane për qytetin e Fushë Arrëzit Aida Cina dhe Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj.Aktivitet me vlere ishte ai i zhvilluar përsëri në qytetin e Fushë Arrëzit të titulluar “Mirësit e Profetit (Sallahu Alejhi ve selem)” Ky aktivitet u organizua nga Myftinia Pukë në bashkëpunim me Medresen H.Sh.Shamia dega e djemve Shkodër. Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, Kryetari i Bashkisë Fushë Arrëz Fran Tuci, Përfaqësuesi i shoqatës Istanbul Fehmi Dushku, Drejtori i Medreses Shkodër Kujtim Dërvishi si dhe anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë si Basri Selimaj dhe aktivistet e forumit të gruas Fushë Arres Aida Cina etj.
Me interes të madh u dëgjuan kumtesat e teologeve Naim Drijaj dhe Edmir Maxhari. Po ashtu edhe interpretimet e ilahive të Medreses Shkodër e në veçanti interpretimi i Enis Rexhes.
Aktivitet madhështor i kthyer tashmë në traditë ishte aktiviteti me titull “Përjetësisht me Ty” zhvilluar më26.03.2016 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Pukës. Në aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Skender Bruçaj, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, Kryetari i Shoqates Istanbul Ridvan Seferaj, N/Kryetari i Bashkisë Pukë Astrit Kuçi, Drejtori i Medreses H.Sh.Shamia Shkodër Kujtim Dervishi.
Aktiviteti u përcoll me emocione nga të pranishmit e në veçanti në çastet e interpretimet e ilahive, poezive të nxënësve të Medreses Shkodër si dhe të këngetarëve Mukades Canga dhe Rezarta Smaja.
Biseda islame u zhvilluan në disa fshatra të rrethit të Pukës dukë filluar nga fshati Kabash ku mëdt.5.04.2016 Myftinia Pukë organizoi një bisedë islame me xhematin e këtij fshati.Ndërsa me datë27.04.2016 Myftinia Pukë zhvilloj një takim me banorët e fshatit Trun.
Në kuadër të netëve të mira, me datë06.04.2016 Myftinia Pukë organizoj në Fushë Arrëz një seminarë me titull “Mirësit e netëve të mira”.
Po ashtu në kuadër të netëve të mira me datë16.04.2016 Myftinia Pukë zhvilloi në qytetin e Pukës seminarin me titull “Mirësit e netëve të mira”
Aktivitete të shumta Myftinia organizoi në kuadër të muajit Ramazan. Kështu me dt.11.06.2016 Myftinia organizoi një seminar në qytetin e Fushë Arrëzit , ku Myftiu Gezim Kopani foli mbi vlerat e muajit Ramazan. Me vlera ishte edhe kumtesa e përfaqësueses së gruas myslimane për qytetin e Fushë Arrëzit Aida Cina e cila vuri theksin mbi vlerat e agjërimit të këtij muaji.
Takim i ngjashem u zhvillua me datë; 13.06.2016 edhe me xhematin në xhamin e fshatit Iballe për të vijuar më pas në takimin e radhës zhvilluar në Rrape me datë 15.06.2016. Edhe këtë vit iftarët nuk munguan së organizuar nga Myftinia Pukë për agjëruesit e muajit Ramazan. Kështu më dt.11.06.2016 Myftinia Pukë me mbeshtetjen e shoqatës Istanbul shtroi iftarin tradicional në qytetin e Pukës. Iftari i radhës ishte ai i shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me dt.14.06.2016.
Një iftar tjetër i shtruar për agjëruesit ishte ai më 19.06.2016 në qytetin e Fushë Arrëzit , iftar ky i organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Po ashtu iftar i veçantë ishte ai datës 28.06.2016 i organizuar nga Myftinia Pukë me mbeshtëtjen e Bashkësisë Islame të Kosoves. Me madhështi janë festuar faljet e namazeve të Fiter e Kurban Bajramit në rrethin e Pukes.
Me datë21.10.2016u zhvillua një bisedë islame në xhamin e qytetit të Pukës. Ndërsa me dt.20.11.2016 u zhvillua një bisedë islame në xhamin e fshatit Qerret.Ndërsa me datë26.11.2016 Myftinia Pukë zhvilloi një seminar me xhematin e grave në qytetin e Pukës.
Në këtë seminar u bë edhe zgjedhja e aktivisteve te forumit të gruas myslimane.Një bisedë tjetë islame ishte ajo e zhvilluar me dt.15.12.2016 në xhamin e Pukës ku i ftuar ishte hafiz Gilman Kazazi.
-ASPEKTI ARSIMOR
Organizim i veçantë ishte ai i zhvilluar me datë: 17.04.2016nga Myftinia Pukë në bashkëpunim me shoqaten Bashkësia Kultura Islame Pukë me nxënësit e Mejtepit Fushë Arrëz. Aktiviteti u emërtua “Orë mësimi e hapur.”
Nxënësit e Mejtepit Fushë Arrëz u dërguan në forme eskursioni në fshatin Kryezi ku në xhamin e këtij fshati ata bënë praktikë mesimet e marra duke kryer faljen e namazit të drekës në këtë xhami.
Vemendje e veçante i është kushtuar fëmijëve të Kur’anit edhe në fshatin Iballe. Në këtë kurs kan marr mësim rreth 15 fëmijë të cilët i mëson myezini i kësaj xhamie Durim Aga. I veçantë ishte konkursi me titull “Mëso në emrin e zotit tënd”.
Konkurs u zhvillua mes nxënësve të Kur’anit tëPukës,Fushë Arrëzit dhe Iballës. Konkurs u organizua nga shoqata Bashkësia Kultra Islamë Pukë , Myftinia Pukë dhe shoqata Istanbul. Në këtë konkurs u shpërndanë çmime për nxënësit më të mirë si dhe çertifikata e nivelit të parë.
Aktivitet tjetër që i shërben mësimeve islame e në veçanti fëmijëve, ishte aktiviteti me titull: “Namazi i fëmijeve” zhvilluar më 21.11.2016 në xhamin e qytetit të Pukës. E veçantë për fshatin Qerret ishte vendimi i Myftiut të Pukës Gëzim Kopani për rihapjen e Mejtepit të fshatit Qerret. Në ditën e parë të mësimit moren pjesë 10 fëmijë.
Aktivitete tjetër në shërbim të arsimit islam ishte orë e hapur mësimi për nxënësit e Mejtepit të Xhamisë Qerret zhvilluar në xhamin e Pukës. Po ashtu gjatë muajit dhjetor 2016 ku Myftinia Pukë në bashkëpunim me fondacionin Mirësia u organizua shpërndarja e disa literaturave islame përfshirë këtu edhe Kur’anin për fëmijët e nxënësve tëPukës, Qërretit e tëFushë Arrëzit.
– ASPEKTI ZYRTARË
Gjatë vitit 2016 Myftinin e Pukës e kan vizituar disa funksionar të lartë brenda dhe jasht vendit tonë. Po ashtu nuk munguan edhe vizitat që drejtues të Myftinisë Pukë kan zhvilluar në disa institucione. Më11.01.2016 Myftinë e Pukës e vizitoi Jasin Shengyl përfaqësuesi i Zyrës së Këshilltarit për Çeshtjet Fetare të Dijanetit Turk Zyra e Shqipërise.
Pas vizitës në Myftini përfaqësuesi i Dijanetit Turk në Shqipëri sëbashku me Myftiun moren pjesë në shpërndarjen e disa ndihmave për familjet në nevojë të mundesuara nga kjo zyre. Vizitë e rëndësishme ishte ajo e datës 26 mars 2016 ku Myftinia Pukë u vizitua nga Kreu i Komunitetit Mysliman i Shqipërisë H.Skender Bruçaj dhe Kancelari i KMSh-se Ylli Cikalleshi. Kreu i KMSh-së u prit nga Myftiu i Pukës dhe disa anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë. Në këtë vizitë u diskutuan disa ceshtje mbi veprimtarin e Myftinsë Pukë dhe mundësis së rritjes së tyre. Po në të njeten datë Myftinë e Pukës e vizitoj edhe Myftiu i Tiranës Ylli Gurra. Po ashtu në këtë datë Myftinia Pukë u vizitua edhe nga Kryetari i Shoqatës Istanbul Ridvan Seferaj po ashtu edhe drejtori Medresesë H.Sh.Shamia Shkodër Kujtim Dërvishi , mesues dhe përfaqësues të tjerë.
Tjetër vizitë ishte ajo më 29.03.2016 nga Përfaqësues të shoqatës turke Sulejmanie. Një vizit zyrtare ishte ajo më28.04.2016 ku Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i shoqëruar nga disa Anëtarë të Këshillit të Myftinisë zhvilluan vizitë zyrtare nëMyftininë e Prizrenit. Në këtë vizit përfaqësuesit e Myftinisë Pukë u priten nga Myftiu i ri i Myftinis Prizren Besim Berisha. Myftiu i Pukës uroj Myftiun e Prizrenit me rastine zgjedhjes ne krye të Myftinisë Prizren. Vizitë kthimi ishte ajo e datës 15.05.2016 që përfaqësues të Myftinisë Prizren i bënë Myftinisë Pukës në kuadër të aktivitetit të25 vjetorit të Riorganizimt të Myftinisë Pukë.
Në këtë vizitë ishte Krye Imami i Myftinisë Prizren Ali Vezaj i shoqëruar nga teolog të tjërë të kësaj Myftinie.Vizitë e rëndësishme ishte ajo e datës 12.06.2016 nga Atasheu Diplomatik i Ambasadës së Kuvajitit Jaser al Bader. Vizit tjetër e rëndësishme ishte ajo përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Kosovës të kryesuar nga Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu.
Takimi ishte si rezultat i nisjes sëdisa bashkëpunimeve mes dy institucioneve. Vizit tjetër e bërë në Myftininë e Pukës ishte ajo e bërë nga drejtori për ballkanin i shoqatës Sulejmanie Faruk Kaje. Ato u priten nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani etj. Vizita të tjera zyrtare kan qënë vizitat zyrtarë që Myftiu i Pukës ka zhvilluar nëBashkin e Pukës, në Bashkinë e Fushë Arrëzit, vizit tjetër ka qenë ajo e bërë nga kryetaari i fondacionit Mirësia Korab Kaja, ai i shoqatës Mirënjohja Samet Shehu etj.Vizita të tjera kan qene ato të zhvilluara në Myftinine e Pukës nga Komuniteti Katolik i Kishës Katolike Pukë, drejtues institucionesh etj zhvilluar me rastet e festave zyrtare.
-ASPEKTI I VEÇANTË (25 VJETORI I RIORGANIIMIT TË MYFTINISË PUKË)
Vemëndje të veçantëMyftinia Pukë i kushtoi 25 vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë. Në kuadër të këtij aktiviteti Myftinia Pukë ngriti grupin e punës të kryesuar dhe ideuar nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani dhe anëtarë të Këshillit të Myftinis Pukë. Aktiviteti përkujtimor u shtri në tre ditë ku më kryesori ishte ai i datës 15 maj 2016.
Për tre dite qyteti i Pukës e në veçati myslimanët përkujtuan çastet dhe ditet e riorganizimit të Myftinisë Pukë në vitin 1991. Në kuadër të këtij përvjetori Myftinia organizoi cermoni të veçantë në xhamin e Pukës ku u vlersuan hoxhallar, myezin , anëtar të Këshillit të Myftinisë Pukë, aktivis etj. Për herë të pare Myftinia Pukëbëri edhe një ekspozitë njohëse mbi Myftininë e Pukës po ashtu edhe të aktiviteteve të Myftinisë Pukë në harkun kohorë të 25 viteve. Aktivitet në kuadër të 25 vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë u finalizua më datë 15 maj 2016 ku në ambjentet e Pallatit të Kulturës Pukë u zhvillua simpoziumi me titull: “25 Vjetori i Riorganizimit të Myftinisë së rrëthit Pukë, 25 Vjet Pishtar Ndriçues 1991-2016.” Në këtë aktivitet mori Myftiu I Pukës Gëzim Kopani , N/Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu, Krye Imami i Myftinisë Prizren Ali Vezaj, Përfaqësues të Kishës Katolike Pukë, përfaqësues të Myftinisë Shkodër përfaqësues tëBashkisë Pukë etj.
Pasi u zhvillua fjala përshëndetese e Myftiut të Pukës Gëzim Kopani, e N/Kryetarit te KMSH-së Bujar Spahiu u mbajten edhe disa kumtesa ku veçhet kumtesa e Prof.Bajram Xhafa i cili mbajti një temë mbi rolin e hoxhallarëve pukjan në shërbim të Atëdheunt, Referat tjëtër i veçantë ishte ai i prof.Xhemal Meçi i cili solli në kujtes çastet e Riorganizimit të Myftinisë Pukë nga viti 1991 e më pas, Rezymeja e aktiviteteve të Myftinisë Pukë ndër vite mbajtur nga Anëtari i Këshillit të Myftinisë Pukë Ylli Hadroj etj. Aktiviteti u vlersua nga Famullitari i Kishës Katilike Pukë Giovani Fiocchi, Krye Imami i Myftinisë Prizren Ali Vezaj, përfaqësuesi i Myftinisë Shkodër Lavdrim Hamja, N/Kryetari i Bashkisë Pukë Artan Zaja etj.Vlersime të veçanta me rastine 25 Vjetorit të Riorganizimit të Myftinisë Pukë bëri Këshilli i Myftinisë Pukë për ish Myfti, Hoxhallarë, Myëzina, Anëtarë të Këshillit të Myftinisë Pukë, donator, shoqata që kanë dhën kontribut pranë Myftinisë Pukë.( per me shume kliko http://myftiniapuke.org/?page_id=6781 )
-ASPEKTI SOCIAL
Edhe këtë vit Myftinia Pukë ka qenë pranë dhjetra familjeve në nevoj në rrethin e Pukës duke filluar që në muajin e parë të vitit. Me datë 11.01.2016Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Zyrës së Këshillitarit për Çeshtjetet Fetare të Dijanetit Turk zyra e Shqipëris u ndihmuan rreth 80 familje me ushqime, sobe, jorganë dhe kërvat portativ.
Ndërkoha më23.01.2016 Myftinia Pukë në bashkëpunim me shoqaten Përpjekje u erdh në ndihmë rreth 50 familje në nevojë të qytetit të Fushë Arrëzit. Myftinia ka reaguar menjëhere në rastet kur shumë familjan kan apeluar në media për ndihmë siç ishin një familje në Pukë, Dedaj etj.
Ndihma në ushqime Myftinia Pukë shpërndau për familjet në nevoj në fshatin Kabash, Qerret, Pukë, Trun etj edhe gjatë muajit shkurt, prill etj.
Aspketi social nuk mungoj as gjatë muajit Ramazan për familjet në nevoj në rrethin e Pukës ku Myftinia Pukë falë donatorëve të ndryshem mbeshteti dhjetra familje në rrethin e Pukës.Ushqime u shpërndanë për familjet në nevoj, jetim, përsonave me aftësi ndryshë në Fushë Arrëz, Pukë,Kryezi,Rrape,Kabash, Dedaj, Qerret, Flet, Xathë, Blerim, Trun, Iballe.
Solidaridat ka pasur edhe me rastin e festes sëKurban Bajramit pothuajsë në gjithe rrethin e Pukës duke mbeshtetur femijet jetim, familjet në nevoj dhe përsonat me aftësi ndryshe.Pasqyra e mbeshtetjes financiare për vitin 2016 në rrëthin e Pukës dhe numri i familjeve përfituese
Nr | Vendi | Familje përfitues |
1 | Pukë | 696 |
2 | Fushë Arrëz | 200 |
3 | Qerret | 133 |
4 | Kabash | 64 |
5 | Xathë | 56 |
6 | Trun | 56 |
7 | Rrape | 30 |
8 | Iballe | 30 |
9 | Kryezi | 36 |
10 | Flet | 25 |
11 | Dedaj | 18 |
12 | Blerim | 17 |
13 | Lajthizë | 6 |
14 | Berish vendi | 2 |
15 | Luf | 1 |
16 | Qelez | 1 |
17 | Krovë | 1 |
18 | Dardhë | 1 |
19 | Ndihma mujore 10 x6 | 60 |
20 | Ndihma mujore 15×6 | 90 |
Totali i përfituesve: | 1523 familje |
Ndihma në ushqime u mundësuan kryesisht nga: Shoqata Istanbul,Fondacioni Mirësia, Ambasada e Kuvajtit, Zyra e Këshilltarit për Çeshtjet Fetare Zyra e Shqipërise,Shoqata Përpjekje, Fondacioni Zekat etj.
Mbeshtetjet financiare kan vijuar edhe këtë vit për fëmijët jetim të mundësuara nga Fondacioni Mirësia.
-Aspekt i veçantë
Gjatë vitit 2016 Myftinia Pukë ka ndjekur me përparsi çeshtjen e çertifikimit të xhamisë së qytetit të Pukës. Janë zhvilluar takime të vazhdueshme me grupin e punës të ngritur nga Bashkia Pukë, ZRPP Puke dhe Drejtoria e Vakf Investimeve pranë KMSH-së. Pas shumë mundi u arrit kolaudimi i xhamisë Pukë. Më pas janë bërë rivlersimet ingjinierike, topografike , teknike etj. Janë bërë hartat digjitale duke e kaluar dy dylym tokë në tokë funksionale. Pas këtij proçesi është bërë aplikimi në Bashkinë e Pukës për marrjen e “Lejes së Shfrytezimit” leje që u aprovua. Po ashtu u bë e mundur marrja e pronësisë për objektin “Xhamia Pukë”.
Përgatiti
Myftiu i Pukës
Gëzim Kopani
Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë
Afrim Laçi
Shenim: Ky eshte pasqyrim i shkurter i Analizes vjetore te punese se Myftinise Puke zhvilluar pergjate vitit 2016.