ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2010
(Pasqyrim i shkurter i veprimtarise se Myftinise Pukes)
-Aspekti Fetare
Edhe per kete vit Myftinia e rrethit te Pukes ne veprimtarin fetare ka shtuar vemendjen ne shtimin e aktiviteteve fetare ne forme bisede, seminaresh dhe simpoziumesh me qellim forcimin e besimit tek zemrat e besimtareve. Jane bere shperndarja e disa literaturave islame, revista. Jane transmetuar ne PTV disa dokumentare dhe ilahi ne muajin e Ramazanit perfshire ketu edhe transmetimin e Ezanit ne PTV. Jane organizuar faljet e namazeve, teravih dhe bajrame. Mungesa e kuadrit fetare vazhdon te jete problematike per Myftinine e rrethit te Pukes. Jane zhvilluar takime per forcimin e besueshmerise ne mirembatjen e kulteve islame nga vete besimtaret mysliman. Jane zhvilluar takime ne Puke, Qerret, Rrape, Fush-arrez dhe Kryezi. Ndikim te vecante kan pasur shtrimet e iftareve pergjate muajit Ramazan.
-Aspekti te ndryshme
Myftinia e rrethit Puke ka qene e pranishme ne te gjitha takimet kur ajo ka qene e ftuar. Jane zhvilluar veprimtari me OJF kulturore si psh Lufta kunder kancerit te gjirit, seminare kunder pirjes se alkolit, aktivitete kunder fenomenit te gjakmarrjese etj.
Me 17.11.2010 Myftinia e rrethit Puke i ka ardhur ne ndihme rreth 100 familje ne nevoj perfshi ketu familjet ne gjak, familjet qe kan te semur me aftesi te kufizuar. Ne kete projekt u perfshine disa familje ne Puke, Fush-arrez, Rrape, Dedaj etj.
Me 3.9.2010 ne kuader te muajit Ramazan jane zhvilluar seminare ne seri me titull: “Urtesit e muajit Ramazan.” Ne keto seminare kan mbajtur kumtese Myftiu Gezim Kopani, Xhemal Meci, Afrim Laci dhe Basri Selimaj. Jane shtruar iftare ne Puke, Qerret e Fushe-arrez.
Pas zgjarrit te rene ne familjen e D.Qarrit Myftinia e rrethit Puke i ka ardhur ne ndihme kesaj familje duke i siguruar ushqime dhe veshmbathje, po ashtu edhe 5 familje ne qytetin e Fush-arrezit qe kan pasur pothuajse te njetin problem.
Fale interesimit te Myftinise se rrethit Puke me 11.4.2010 u be e mundur nisja e punes per rrethimin e xhamise se re te qytetit te Pukes si dhe rikosntruksioni i abdes’hanes se kesaj xhamie. Gjate rrethimit te xhamise se re Puke u hasen disa probleme nga Gj.M. qe tentoi bllokimin e rruges hyrse te xhamise se re te qytetit te Pukes. Ne baze te dokumentave qe dispononte Myftinia e rrethit Puke u arrit qe rrethimi i xhamise se qytetit te Pukes te realizohet ne kohen e parashikuar.
Me 7.3.2010 Myfinia e rrethit Puke ne bashkepunim me shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke u zhvillua nje seminar kushtuar profetit Muhammed a.s.
Kete vit u pasqyrua lista e imameve qe ka pasur Myftinia e rrethit te Pukes ne vitin 1923.
Sipas Arkivit Qendrore te Shtetit ne vitin 1923 Myftinia e rrethit te Pukes ka pasur kete kuader:
1.Beqir Hoxha, Xhamia Koder hani Puke
2.Ahmet Hoxha, Qerret
3.Sadik Hoxha, Kabash
4.Asllan Hoxha, Rrape
5.Mehmet Hoxha, Micoj
6.Zenel Hoxha, Kryezi
7.Beqir Hoxha, Trun
8.Rexhep Hoxha, Dugagjin
9.Abdullah Hoxha, Shikaj
10.Ramazan Hoxha, Petkaj
11.Sahit Hoxha, Lejthize
12.Sadik Hoxha, Iballe
13.Zenel Hoxha, Xathe
14.Musa Hoxha, Mgull
15.Ismajl Hoxha, Pist
16.Hysen Hoxha, Spaç
17.Ismajl Hoxha, Kalimash
18. Xhudin Hoxha, Molle.
Te gjitha faktet historiko islame te grumbulluara nga Myftinia e rrethit te Pukes jane arshivuar ne Myftini. Po ashtu eshte hedhur ideja e krijimeve e dosjeve te hapjese se besimit islame ne rrethin e Pukes ku te perfshihen te gjitha fushat. Ndersa Myftiu Gezim Kopani ka hedhur iden qe: “Kurdo qe te ndertohet xhamia e Koder Hanit bashkangjitur xhamise te ndertohet edhe nje Muze historik qe ti sherbej fese islame te rrethit te Pukes.”
Pergatiti:
Gezim Kopani
(Myfti i Pukes)
Afrim Laçi
(Antar i Keshillit te Myftinise Puke)
Miratoi
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke