MYFTINIA PUKË
ANALIZA VJETORE E PUNËS SË MYFTINISË PUKË PËR VITIN 2018
(PASQYRIM I SHKURTËR)
MIRATUAR NGA KËSHILLI I MYFTINISË PUKË, JANAR 2019
Panvarsisht veshtirsive Myftinia Pukë ka arritur të zhvilloj me sukses disa aktivitete fetare, kulturore, arsimore, sociale. Për atë se çfarë është zhvilluar gjatë vitit 2018 ju ftojmë të lexoni shkurtimisht si më poshtë vijon:
-ASPEKTI FETARË
Përveç riteve të namazeve nëpër xhamit e Pukës, Myftinia Pukë ka zhvilluar edhe disa aktivitete fetare ku ndër të tjera përmendimin: Në kuadër të muajve të mirë me datë; 18 mars 2018 është zhvilluar simpoziumi me grat myslimane të qytetit të Fushë Arrëzit me titull: “Vlerat e muajve të mirë”. Ky aktivitet u organizua nga Myftinia Pukë, kryetarja e Zyra e Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani dhe dega e Zyrës së Gruas Myslimanë për qytetin e Fushë Arrëzit.
Në këtë aktivitet mori pjese Myftiu Gëzim Kopani, Antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj, Përgjegjesia e Zyrës së Gruas në KMSH Fatma Karaj, Nadia Lika, Erjola Kopani, Flutura Dhjaku, Vjollca Selimaj, Lavdije Tafili. Aktiviteti u prit mjaft mirë nga grat e pranishme të cilat kishin me vete edhe vajzat e tyre. Një tjetër aktivitet i zhvilluar me Zyren e Gruas Myslimane pranë Myftinisë Pukë ishte simpoziumi i zhvilluar me datë; 24 mars 2018 në qytetin e Pukës me titull: “Vlerat e netëve të mira”.
Në këtë aktivitet mbajti kumtesë Kryetarja e Forumit të gruas myslimane pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani, Haxhire Mustafaj, Shyqyrie Laçi. Aktivitetin e përshëndeti edhe Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili shoqërohej nga Muezin i Xhamisë Pukë Halit Ringaj etj.
Ky aktivitet u organizua nga Myftinia Pukë në bashkëpunim dhe mbeshtetjen e Shoqatës Vëllazërore Humanitare Kulturore Istanbul. Aktivitet tjetër i organizuar nga Myftinia Pukë në bashkëpunim me shoqatën Istanbul ishte simpoziumi me titull: “Vlera e netëve të mira” zhvillur në qytetin e Fushë Arrëzit.
Aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Basri Selimaj dhe me mjaft interes u dëgjuan kumtesat e imam Naim Drijaj dhe Ferdinand Mema.
Aktivitete të shumta Myftinia Pukë ka zhvilluar gjatë muajit Ramazan në gjithë rrethin e Pukës. Keto aktivitete janë zhvilluar në formë simpoziumesh dhe bisedash fetare. Ndër këto përmendim: Me datë; 18 maj 2018 në kuadër të muajit Ramazan Myftinia Pukë zhvilloj në qytetin e Pukës simpoziumin me titull: “Mirë se erdhe Ramazan”
Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, përfaqësues të shoqatës “Yardimeli” Abdullah Xhengiz dhe Zehra Bajram , Sekretari i Këshillit të Myftinisë Pukë Afrim Laçi , intelektual dhe shumë besimtarë. Në fund të aktivitetit Myftinia Pukë e vlersoj shoqaten Yardimeli me një çertifikate falenderimi për mbeshtetjen e dhënë Myftinisë Pukë. Në kuadër të muajit Ramazan Myftiu i Pukës zhvilloj disa biseda fetare duke filluar me datë; 18 maj 2018 në fshatin Kabash. Në këtë takim Myftiu Gëzim Kopani zhvilloj nje vaiz mbi vlerat e muajit Ramazan dhe traditës që ka pasur fshati Kabash në mbajtjen e agjërimit.
Ndalesa e radhes e Myftiut Gëzim Kopani ishte ajo e datës; 20 maj 2018 në fshatin Kryezi ku Myftiu i Pukës i shoqëruar nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Mustaf Arifaj etj, foli mbi rëndësin e agjërimit të muajit Ramazan.
Edhe në fshatin Flet u zhvillua biseda fetare në kuadër të muajit Ramazan mbajtur nga Myftiu Gëzim Kopani i cili shoqërohej nga antari i Këshillit të Myftinisë Pukë Hasan Kapllan Laçi dhe Kryeplaku i fshatit Flet.
Aktivitet ishte Tribuna fetare e zhvilluar në qytetin e Pukës me titull: “Ramazani muaji i Kur’anit”. Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, Përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dr.Xhemal Saferti, Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu, antarë të Këshillit të Myftinisë Pukë etj.
Aktiviteti u përshëndet nga Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, përfaqësusi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Xhemal Saferti. Me interes u degjuar kumtesat e teologeve Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu. Për mbeshtetjen dhe bashkepunimet e zhvillua Myftinia Pukë i dorezoj titullin: “Pishtar Islam” Kasim Gërguri dhe Bahri Sejdiu. Takime fetare u zhvilluar në kuader të muajit Ramazan edhe në fshatin Xathë, Trun, Dedaj, Meçe etj.
Aktivitete mjaft të rëndësishme të zhvilluara nga Myftinia Pukë falë donatorëve vendas dhe jasht Shqipërisë ishin edhe iftarët e shtruar gjatë muajit Ramazan. Gjatë muajit Ramazan u shtruan disa iftarë në qytetin e Pukës dhe më gjërë. Vlet të theksohet shtrimi i iftarëvë nga disa indivit të xhematit të xhamisë Pukë dhe emigrant, si dhe iftarë të shtruar nga shoqata Istanbul, Yardim Eli, Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës.
Gjatë muajit ramzan, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani ishte i ftuar në emisionin e Ramazanit që Myftinia e Prizrenit organizon në Tv Besa të drejtuar nga Faruk Ukallo. Po ashtu Myftiu Gëzim Kopani me ftesë të Myftinisë së Prizrenit Besim Berisha mori pjesë në ftarin e organizuar nga kjo myftini. Në këtë iftar moren pjesë Myfti nga Shqipëria, Kosova dhe kreu i Bashkisë së Prizrenit.
Pamvarësisht mungesës të theksuar në kuadër Myftinia Pukë i ka kushtuar vemendje kryerjes së riteve fetare si faljen e namazit të xhumas, teravive dhe Bajrameve. Në këto ritë përveç Myftiut u angazhuan Bekim Sokoli, Erjon Laçi dhe Beser Sokoli.
Ndër aktivitetet e tjera fetarë që Myftinia Pukë ka zhvilluar gjatë vitit 2018 ishtë ai i datës 15 nëntor 2018 në fshatin Qerret, aktivitet ky i zhvilluar në kuadër të ditelindjes së profetit Muhammed a.s.
Ndër aktivitetet e tjera fetarë që Myftinia Pukë ka zhvilluar gjatë vitit 2018 ishtë ai i datës 15 nëntor 2018 në fshatin Qerret, aktivitet ky i zhvilluar në kuadër të ditelindjes së profetit Muhammed a.s.
-ASPEKTI ARSIMOR
Gjatë vitit 2018 në Myftininë e Pukës janë zhvilluar rregullisht 5 kurse islame, nga të cilat 3 të organizuar nga Myftinia Pukë dhë 2 nga shoqata Bashkësia Kultura Islame Pukë etj.
Përveç proçesit mësimor janë zhvilluar eskursione, vizita dhe praktika të namazeve e mësimeve në Xhamin e Pukës, Qerretit etj. Po ashtu janë zhvilluar mbledhje më prinderit që kan fëmijët në kursë duke filluar me qytetin e Pukës, Rrapes, Fushë Arrëzit etj.
Gjatë vitit 2018 janë vënë re disa mangesi thelbësore të cilat ndikojne negativisht në organizimin e Mejtepeve, apo hapjen e Mejtepeve te tjera në rrethin e Pukës, dhe këtu e kemi fjalen për mungesen e ambjenteve, kushteve mësimore, ngrohje, mbulim shpenzimesh etj.
Kryesisht mësimet në këto kurse i ka dhënë Myftiu Gëzim Kopani me bashkëshorten e tij.
Edhe këtë vit u zhvillua me sukses konkursi mes Mejtepeve të: Pukës, Fushë Arrëzit, Rrapës, Qerretit dhe Iballës. Konkursi u organizua nga Myftinia Pukë dhe shoqata Bashkësia Kultura Islame Pukë me mbeshtetjen e Zyrës e Këshilltarit për Çeshtjet Fetarë pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë.
Në konkurs moren pjesë rreth 150 nxënës ku u shpërndanë disa çmime për vendin e trete, dyte e të parë. Në konkurs dhanë ndihmen e tyre në mbarvatjen e udhetimeve dhe jo vetem Astrit Mata (Antar i Këshillit të Myftinisë), Erjola Kopani (Kryetare e Zyrës së Gruas Myslimane prane Myftinise Pukë), Vjollca Selimaj (Antare e Zyrës së Gruas Myslimane ne qytetin e Fushë Arrezit), Halit Ringaj (Muezin i xhamisë Pukë) etj.
Po ashtu gjatë viti 2018, Myftinia Pukë ka shpërndar falas rreth 400 libra “Drita e Zemres dhe Jasin” të mundësuar nga BIK, i Kosovës, po ashtu falas janë shpërndarë rreth 150 cop Kur’an, kryesisht të shpërndarë në; Pukë, Fushë Arrëz, Qerret, Flet, Trun etj.
-ASPEKTI ZYRTAR
Gjatë vitit 2018 nga institucioni i Myftinisë Pukë janë zhvilluar këto takime zyrtare. Në muajin shkurt 2018 Myftiu i Pukës zhvilloj takim me kreun e ZVRPP Pukë Gjokë Nikolli ku u diskutan mbi disa problem që Myftinia Pukë ka me pronat e Myftinisë.
Ndërsa me datë 27 maj 2018 Myftiu Gëzim Kopani priti në një takim Atashëun e Ambasaës së Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri Jaser Al Bader. Në këtë takim Myftiu Gëzim Kopani në shënjë mirënjohje i dorzoj Atasheut të Kuvajtit një çertifikatë falenderimit, e cila u prit mjaft mirë nga ky i fundit.
Pritje dhe takime të tjera zyrtare janë zhvilluar me rastin e festës së Fiter Bajramit dhe Kurban Bajramit ku Myftiune e vizituan përsonalitet e drejtues institucionesh vendore dhe jo vetem.
-ASPEKTI SOCIAL
Gjatë vitit 2018 Myftinia Pukë u ka ardhur në ndihme me ushqime dhe jo vetem, të mbi 1000 familjeve në rrethin e Pukës.
Kështu gjatë muajit janar 2018 , Myftinia Pukë me mbeshtetjen e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës u bë e mundur shpërndarja e një saasie të konsideruëshme mish, i cili u shpërnda kryesisht në qytetin e Pukës, Fushë Arrëzit, Rrapes etj.
Fal mbeshtetjes së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Qendrës Bamirsë Arabe të Mbretit Selman, Myftinia Pukë u erdh në dihme disa familjeve në Pukë dhe Fushë Arrëz.
Si çdo vit edhe këtë vit gjatë muajit Ramazan Myftinia Pukë falë donatoreve si: Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës, Shoqata V.H.K. Istanbul, Shoqata Yardim eli, Turkiye Diyanet Vakfi, Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Shqipëri, Fondacioni Mirësia, Shoqata Mirenjohja, Fondacioni Islamic Relief, Banka UBA.
Për shpërndarjen e pakove ushqimore përgjatë muajit Ramazan , Myftinia Pukë ngriti grupin e punës të përbërë kryesisht nga Myftiu, Antar të Këshillit të Myftinisë Pukë, Kryepleq të zonave etj.
Përveç ndihmes në ushqime gjatë muajit Ramazan 2018, edhe këtë vit çdo muaj fal mbeshtetjes së shoqatës V.H.K.Istanbul janë ndihmuar 20 familje në nevoj.
Si çdo vit, edhe këtë vit (2018) falë bashkëpunimit të Myftinisë Pukë dhe Shoqatës V.H.K. Istanbul e cila plotësonte kushtet e shpërnarjes së mishit të kurbanit u mundësua e shpërndarja e mishit të kurbanit për rreth 300 familje.
Po ashtu me mbeshtetjen e Bahri Sejdiut u shperndarja e nje sasije mish kurbani. Për shkak të mos krijimit të mundësis për shkak të mungeses së infrastruktures dhe të forcimit të ligjit në këtë drejtim , u bë shkak që të mos pranohen disa kurbane duke privuar kështu, jo për shkak tonë rreth 600 familje.
Mishi i kurbanit u shpërnda në Pukë, Rrape dhe Fushë Arrëz. Falë punës së Myftinis Pukë dhe Myftiu Gëzim Kopani ka me disa fondacione dhe shoqata islame u bë e mundur që Myftinia Pukë të shpërndaj pako sociale si më poshtë shënon:
Projektet sociale që Myftinia Pukë organizon prej disa vitesh në rrethin e Pukës është vlersuar jo vetem nga përfituesit por edhe nga institucione vendore e më gjërë. Gjithsesi duhet të theksojmë faktin se inplementimi i këtyre projekteve përveç mundit për ti siguruar ka edhe kosto financiare që deri më tani janë mbuluar nga Myftiu Gëzim Kopani, kujtojmë këtu tërheqja e ushqime në Kosovë e sjelljen e tyre deri në Pukë.Ndihmë tjeter që vijon të shpërndahet janë edhe pensioni për disa jetim (nën moshen 11 vjecare) që mundësohet (me veprime direkte bankare) nga fondacioni Mirësia.
-ASPEKTI I PRONAVE – VAKUF
Prej tre vitesh Myftinia Pukë ka bërë cfarë është e mundur në sistemimin dhe rregullimin e pronave Vakuf të Myftinisë Pukë të cilat në shumë raste ka problematika të ndryshme si dhe pengesa. Gjate vitit 2018 nuk u arrit qe te merret Leja e Zhvillimit per ndertimin e “Qendres Kulturore te Myftinise Puke” ne Fushe Arrez. Sipas akt marveshjes se KMSH-se me donatorin, jane bere disa here aplikimi per marrjen e Lejes se Zhvillimit per rindertimin e xhamise se vjeter te Koder Hanit Puke. Pas shume perpjekjeve por edhe fale kontributit te dashamireseve qe deshirojne ndertimin e xhamise se Koder Hanit u arrit qe ne muajin dhjetor 2018 te merret Leja e Zhvillit.
Gjate vitit 2018, Komuniteti Mysliman i Shqiperise / Myftinia Puke ka ndjekur disa proçese Gjyqesore qe kishin te benin me pronen Vakuf te Myftinise Puke, proçes ky qe do vijohet te ndiqet edhe gjate vitit 2019. Gjate vitit 2018 eshte bere e mundur çertifikimi nga ZVRPP Puke te godines se Xhamise Puke, po kete viti ALUIZNI i Qarkut Shkoder ka leshuar Leje Legalizimin per objektin e Xhamise se re te qytetit Puke.
Sipas marveshjes se KMSH-se me donatorin e Komitetit te Bashkuar Kuvajtian per Bamiresi u arrit qe gusht te vitit 2018 te perfundoje ndertimi i xhamise se fshatit Iballe. Kjo xhamia ka pesuar trasformim total duke ndertuar vendin per grat, abdes’hanen etj. Tashme xhamia e kompletuar dhe mund te kryhen te gjitha ritet fetare. Per ndertimin e kesaj xhamia dhane ndihmesen e tyre Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe perfaqesuesi i K.B.K.Bamiresi Erion Hasmegaj.
-ASPEKTE TË TJERA
Më qëllim afrimin e gruas mysliman më pranë islamit , Myftinia Pukë nëpërmjet Kryetares së Gruas Myslimanë pranë Myftinisë Pukë Erjola Kopani u zhvillua në muajin muajin mars 2018 në fshatin Qerret takim me grat e këtij fshati. Në këtë takim u bë zgjedhja e përfaqësuesve të Zyrës së Gruas Myslimane për fshatin Qerret të përbërë nga pesë gra e vajza. Pranë Myftinisë Pukë tashmë janë të ngritura përfaqësia e Zyrës së Gruas myslimane në Pukë, Fushë Arrëz dhe Qerret.
Analiza e Vjetore e Punes se Myftinise Puke e vitit 2018 u pergatit nga:
Myftiu i rrethit Puke
Gezim KOPANI
Sekretari i Keshillit te Myftinise Puke
Afrim Laçi
Shenim: Analiza Vjetore e Punes se Myftinise Puke per vitin 2018 u miratua nga Keshilli i Myftinise Puke me date; 26 janar 2019.