Si pritet muaji Ramazan?

Nga Gëzim Kopani (Myfti i rrethit Pukë)

Si duhet pritur muaji i bekuar i Ramazanit? 

Muaji ramazan eshte muaji i bekuar, muaj te cilin Allahu xh.sh. e ka bere mbretin e muajve.  Siç e dini para ardhjes se muajit ramazan, kemi muajin rexhep dhe shaban ne te cilet bien tre netet e mira; nata e pare e mire Regaib, nata e dyte e mire Isra dhe nata e trete e mire Beraet. Te gjithe e dim hadithin e profetit Muhammed a.s. qe thote: “Zoti yne! Na beko muajin rexhep dhe shaban dhe na mundeso te arrijme muajin ramazan!” (Taberani) Nepermjet ketij hadithi nxjerrim tre mesime; 1. Muaji rexhep eshte muaj i madh, pra i veçante, 2. Muaji shaban po ashtu eshte muaji i madh dhe i vecante dhe 3. Profeti Muhammed a.s. me lutje, ibadet, sadaka dhe pune te mira ka pritur muajin e bekuar te ramazanit.
Duhet te kemi te qarte se; njeriu gjate gjithe jetes se tij duhet ti kete te mira mardheniet me Allahun xh.sh., pra te mos bej gjynahe, te mos konsumoj veprat haram, te fal namazet, te bej pune te mira, te ndihmojne te tjeret, te mos flas keq etj. Ndaj dy muajt e mire qe jane para ramazanit jane mundesi e mire qe besimtaret te jene te pergatitur pasi agjerimi i ramazanit nuk pranohet per ate njeri i cili duke qene agjerueshem mashtron, genjen, shpif, ben thashatheme etj. Ose ka nga ato qe pa asnje shkak fetar islam nuk e agjerojne te plote gjithe muajin ramazan, ose sic ka nga ato qe agjerojne vetem nje dite etj. Myslimani e beson te plote fjalen e Allahut xh.sh. dhe kjo fjale eshte libri i bekuar i Kur’anit i cili i ka zbritur profetit Muhammed a.s. pikerisht ne muajin e ramazanit, ndaj muaji ramazan quhet edhe si muaji i Kur’anit. Profeti Muhammedi a.s. ka shjeguar islamin perfshir ketu dhe muajin ramazan. Ndaj ne nje hadith profeti Muhammed a.s. thote: “Falja e pese koheve te namazit, falja e namazit te xhumase deri ne xhuman tjeter, agjerimi i muajit ramazan deri ne ramazanin tjeter, i falen gjynahet qe ka bere ndermjet tyre me perjashtim gjynaheve te medha (gjynah i madh eshte ti besh ortak Allahut (shirk) pra te besosh ne figura, varre etj).” (Muslimi) Hadithi e ben te qarte, pra agjerimin e gjithe muajit ramazan, jo pjese pjese. Ndaj pergatitja shpirterore per pritjen e muajit ramazan fillon para ardhjes se muajit ramazan. Nuk duhet te harrojme hadithin qe Profeti Muhammed a.s. ka thene; “Kush nuk agjeron nje dite prej diteve te muajit ramazan (pa ndonje arsye islame), ai nuk mundet dot ta zevendesoje ate dite edhe qofte se agjeron gjithe jeten e tij.” (Tirmidhi, Ebu Daudi, Iben Maxhe) Po ashtu agjerim nuk do te thote vetem te heqesh dore nga ngrenja, pirja dhe mardheniet intime me bashkeshorte gjate dites, por agjerimi eshte i plote kur agjeruesi pastron zemren, nijetin, gjuhen, syt, veshet. Pra bersimtari e pastron zemren duke bere pendes (tevbe) per gjynahet. E qarteson nijetin (qellimin) duke thene; Agjeroj per hire te Allahut, pra nuk ben si disa qe agjerojne per zakon apo se i agjeron nje aferm, koleget e punes etj, por agjeron pasi eshte bindur se agjerimi eshte urdher nga Allahu xh.sh.
Ne nje hadith profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kush nuk brakitsh genjeshtren, le ta dije se Allahu xh.sh. nuk ka nevoj qe nje i tille te le ngrenien dhe pirjen (pra ai qe duke qene agjerueshem genjen nuk i pranohet agjerimi).” (Buhari) 
Ndersa ne nje hadithe tjeter thote: “Sa e sa agjerues ka qe nga agjerimi i tyre nuk perfitojne asnje gje pervecse urise…” (Ibn Maxhe) Kjo sepse ka nga ato qe nuk heqin doren nga thashethemit, genjeshtrat etj dhe pse eshte agjerueshem. Te tilleve agjerimi u shkon kot. Megjithate po sjell nje hadith tjeter te profetit Muhammed a.s. qe thote; “Pese gjera e prishin agjerimin; Genjeshtra, pergojimi, mbartja e fjaleve (spiunimi), shikimi i grave te huaja dhe betimi rrejshem.” (Enesi) 

Pra muslimanet muajin e bekuar te ramazanit duhet ta presin me lutje, ibadet, tevbe drejtuar Allahut xh.sh., krahas ketyre duhet shtuar punet e mira, punet e hajrit me te cilat gezohet Allahu xh.sh. dhe shtimin e dhenies se sadakase. Pritja e muajit ramazan me ibadet, pune te hajrit dhe duke dhene sadaka do te thote shume per besimtaret mysliman, pasi ato e din vleren dhe rendesin e muajit ramazan duke filluar qe me diten e pare te tij. Per kete profeti Muhammed a.s. ka thene: “Kur hyn nata e pare e muajit ramazan, shejtanet dhe xhinet lidhen me zinxhir, mbyllen dyert e xhehennemit dhe hapen dyert e xhennetit dhe keto dyer nuk mbyllen asnje here pergjate muajit ramazan. Pastaj nje melek therret; O ti njeri qe kerkon miresi, eja ne lujtje, adhurim, agjerim, pune te hajrit! O ti qe kerkon te besh keq, hiq dore nga e keqja, gjynahet! Sa e sa njerez Allahu xh.sh. i fal nga zjarri i xhehennemit ne kete muaj dhe kjo ndodh cdo nate pergjate gjithe muajit ramazan.” (Tirmidhi) 
Nje here Enesi r.a. e ka pyetur profetin Muhammed a.s; “Perveç agjerimit te muajit ramazan cili eshte agjerimi me i mir? Profeti Muhammed a.s. i eshte pergjigjur; Agjerimi ne muajin shaban, kjo per shkak te vlersimit te muajit ramazan. Pastaj e pyet perseri; Cila eshte sadakaja me e mire? Profeti Muhammed a.s. ka thene: Sadakja me e mire eshte gjate muajit ramazan.” 

Kur profeti Muhammed a.s. shikon se ka hyre hena e muajit Ramazan bente kete lutje: “Allahu eshte i madh! O Allah! Beje kete muaj te vije me siguri dhe iman, paqe dhe islam. Na ndihmo ne ato pune qe ti O Allah je i kenaqur! Zoti une dhe Zoti yt oj hene eshte Allahu xh.sh!” (Tirmidhi) 

Nje rast teksa profeti Muhammed a.s. ishte ne mimber (hytbe) thote tre here Amin! Amin ! Amin ashtu u befte! Shoket te habitur per kete e pyeten profetin Muhammed a.s. dhe ai u thote; Me erdhi Xhebraili dhe me tha; “Ai qe arrin muajin e ramazanit dhe nuk meshirohet, Allahu e denofte me zjarr ose Allahu ka per ta ndeshkuar me zjarr! dhe Xhebraili me tha; Thuaj o Muhammed; Amin! dhe une thash; Amin. Dhe me pas Xhebraili tha: Ata qe kan dy prinderi ose njerin nga ata dhe nuk kujdeset per ta ne menyre qe Allahu ta meshiroj, Allahu e ndeshkofte me zjarr! Xhebraili me tha; Thuaj Amin! Une thash Amin! Me pas Xhebraili tha: Ata qe nuk bien salavat per ty o Muhammed kur te permendet emri yt, Allahu i ndeshkofte me zjarr! Xhebraili me tha; Thuaj Amin! Dhe une thash Amin ashtu qofte!” 

Duhet te kemi parasysh faktin se agjerimi i Ramazanit nuk eshte thjeshte te qendruarit pa ngren dhe pa pi nga imsaku deri ne iftar, por qe agjerimi eshte qe ne, te jemi te paster , te jemi njerez qe falenderojme Allahun, dhe qe ndihmojme njeri tjeterin.

Nga iben Abbasi trans, se Muhamedi a.s. ka thene: “Vertet xhenneti zbukurohet cdo vit ne muajin e shejte te Ramazanit dhe kur ai xhenneti paraqitet para Allahut thote: O Krijuesi im! Beje qe roberit e tu ne kete muaj te Ramazanit te jene banoret e mij.

Lusim Allahun xh.sh te na mundesojme perjetimin e muajit e bekuar te Ramazanit!

Shenim: Hytbe e mbajtur nga Myftiu i Pukes ne xhamin e qytetit Puke me date 15 korrik 2011

Marr nga: https://gezimkopani.blogspot.com/2011/07/si-pritet-muaji-ramazan.html

Leave a Reply