N/Kryetari i K.M.SH-se z.Gazmend Aga zhvillon vizite pune ne Myftinin e Pukes

Gjate dites se sotme  N/Kryetari i Komunitetit Mysliman z.Gazmend Aga i shoqeruar nga Drejtori i Kultures dhe Dialogut Nderfetar z.Genti Kruja zhvilluan nje vizite pune ne Myftinine e rrethit te Pukes. 

Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes z.Gezim Kopani falenderoj funksionaret e KMSH per viziten e zhvilluar ne Myftinine e Pukes. Myftiu nder te tjera tha: “Ardhja juaj ketu eshte tregues i vemendjes qe i kushton Komuniteti Mysliman rrethit tone. Shpresojme qe me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise sherbimet fetare dhe jo vetem te Myftinise Pukee do te shtohen ne te ardhmen.”

Ndersa N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise z.Gazmend Aga nder te tjera tha: “Vizita e jone ne Myftinin e Pukes, konsiston ne nje moment te veçante pasi sot, Myftinia Puke me bashkepunim me Medresene e Tiranes do organizoj edhe nje program festiv kushtuar profetit Muhammed (a.s.). Komuniteti Mysliman i Shqiperise vlerson punen e shkelqyer qe Myftinia Puke eshte duke zhvilluar ne rrethin e Pukes duke perfaqsuar dejnjesisht Komunitetin Mysliman te Shqiperise.” 

Me pas N/Kryetari i K.M.SH-se z.Gazmend Aga dhe z.Genti Kruja te shoqeruar nga Myftiu i Pukes z.Gezim Kopani dhe antari i Keshillit te Myftinise Puke z.Afrim Laçi zhvilluan nje vizite tek xhamia e vjeter e Koder Hanit ne lagjen Laçaj te Pukes.

Puke 29.03.2014

 

Leave a Reply