Myftiu i Pukes Gezim Kopani zhvilloi nje takim ne fshatin Sakat-Blerim

Me 04.07.2015 Myftiu i Pukes  Gezim Kopani ne kuader te nates se bekuar te Kadrit zhvilloi nje takim me besimtaret e fshatit Sakat-Blerim.

Sakat-Blerim 04.07.2015
Sakat-Blerim 04.07.2015fshatit Sakat-Blerim.

Myftiu ne predikimin e mbajtur me kete rast nder te tjera tha: “…Edhe pse fshati Sakat eshte nje zone e thell e rrethit te Pukes kjo nuk qe pengese per mua qe te vi dhe te themi dy fjale per muajin Ramazan dhe nates se Kadrit. Eshte pikerisht ky muaj i bekuar qe i bashkon mysliman kudo e ndodhen ato. Prandaj gjej rast tju ftoj juve por edhe te gjithe besimtareve mysliman te rrethit te Pukes qe ti bashkohen bereqetit te muajit Ramazan duke agjeruar dhe duke bere vepra te mira, pasi Allahu xh.sh na ka dhene nje muaj ne te cilin ndodhet nje nate qe ka vleret e me shume se njemije muajve. Kushdo qe me besim ne Allahu xh.sh agjeron Ramazanin thote profeti Muhammed a.s. nga Ramazani ne Ramazan i falen gjynahet. Dhe kushdo e per hatrin e Allahut kerkon naten e Kadrit, agjeron, fal namaz dhe ben vepra te mira konsiderohet sikur ai qe ka kryer ato vepra per 83 vjet e 4 muaj.”

Ne fund te takimit Myftiu i Pukes fale mbeshtetjes se fondacionit Mirisia u dhuroi te pranishmeve nga nje pako me ushqime. Me kete rast Myftiu Gezim Kopani si dhe Antari i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke Ali Latifi falenderuarn Fondacionin Miresia per kontributin qe vazhdon te jape per myslimanet e rrethit te Puke dhe ne menyre te vecante per femijet jetim.

Sakat-Blerim Puke; 04.07.2015

Leave a Reply