Myftinia Pukë zhvillon aktivitet me tematik historiko shkencore për Mejtepet e Pukës

Aktivitet i veçantë ishte ai që Myftinia Pukë zhvilloj me 11 nëntor 2017 në Pallatin e Kulturës Pukë në kuadër të arsimit me titull: “Mejtepet e Myftinisë Pukë dhe Rolet e Tyre.”DSC_9479
Në këtë aktivitet mori pjesë Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Skender Bruçaj , Myftiu i Republikës së Kosovës H.Naim Tërnava, Myftiu i Pukës Gëzim Kopani , drejtor të dy komuniteteve si dhe shumë intelektual dhe besimtarë të qytetit të Pukës.
Pas këndimit të hymnin Kombëtar dhe këndimit të disa pjesëve Kur’anor nga nxënëit e Kur’anit të pranishmit ndoqen një dokumentar të shkurtër përgatitur enkas për këtë rast.
Aktivitetin e përshendeti Myftiu i Pukës Gëzim Kopani i cili ndër të tjera tha: “Aktivitete të tilla zhvillohen me qëllimin vlersimi të punës së të parëve tanë. Nuk ecet përpara duke harruar punen e të parëve. Kontributi i teologeve, hoxhallarëve nuk duhet ti lajmë në harres por ti rikujtojme ata pasi kanë dhënë një kontribut të vyer në edukimin e shoqërisë….”
Ndërsa kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H.Skender Bruçaj tha: “Arsimi është puna më e mirë që njeriu mund të bëj.Unë mendoj që janë tre armiq të shoqerisë; injoranca, varferia dhe përçarja.Nese duam të luftojmë injorancen duhet ta luftojmë me dituri. Farfëria luftohet duke investuar tek kapitali njerëzor dhe treta përçarja luftohet me vëllazërim.”
Në fjalen e tij Myftiu i Republikes së Kosovës Naim Ternava përshëndeti aktivitetin ku ndër të tjera tha: “Shoqëria jonë njihet për tolerancë dhe mirëkuptim. Vlera këto që sot janë tipare dalluesë për kombin tonë. Me kultivimin e ketyre vlerave ska dyshim se rol të veçantë kan luajtur edhe Mejtepet që edukuan masen drejtë sipas mësimeve hyjnore.Edhe në rrethin e Pukës , Mejtepet kan një histori të begatë dhe shumë vjeçare. Ky aktivitet është një vlersim për punen e atyre brezave është mirënjohje për kontributin e tyre.
Më pas aktivteti pasoi me kumtesat e përgatitur me këtë rast nga , drejtori i Mesazhit Islam në KMSh Astrit Zharri, përfaqësuesi i BIK-ut Dr.Sadik Mehmeti, historian Prof.Xhemal Meçi. Aktiviteti u mbyll me një koktei dhe shpërndarje literature islame për të pranishmit.

Pukë, 11 nëntor 2017

 DSC_9479IMG-20171111-WA0018 DSC_9521 DSC_9531 DSC_9547 DSC_9552 DSC_9508 DSC_9496 DSC_9489 DSC_9499 DSC_9497 DSC_9486 DSC_9487 20171111_122317 20171111_111939 DSC_9509 DSC_9510 DSC_9579 DSC_9568 IMG-20171111-WA0013

 

 

Leave a Reply