Myftinia Puke ben pergatitjet e fundit per muajin e Ramazanit.

Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke Date 06.07.2013
Nga mbledhja e Keshillit te Myftinise Puke
Date 06.07.2013

Ne kuader te pergatitjeve per muajin e bekuar te Ramazanit, Myftinia Puke zhvilloi sot 06/07/2013 mbledhjen e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke.

Ne kuader te muajit Ramazan, Myftiu Gezim Kopani udhezoi imamet dhe Keshilltaret e Myftinise Puke qe te bashkepunojne me njeri-tjetrin qe muaji Ramazan te ndjehet tek te gjithe myslimanet e rrethit.
Ne muajin Ramazan Myftinia Puke me mbeshtetjen e Komunitetit Mysliman te Shqiperise, por edhe te donatoreve te tjere do zhvilloj disa seminare dhe iftare me agjerues dhe intelektual.

Mbas disa shqyrtimesh antaret e Keshillit te Myftinise Puke u vendos zhvillimi i ketyre aktiviteteve:

1. Vazhdimin e emisioni “Fjale zemre” ne Puka televizion, cdo dite te xhuma ne kohen e iftarit.
2. Transmetimin e Ezanit ne Puka Televizion per gjithe muajin Ramazan.
3. Renia e daulles ne Puke, Qerret etj, ne kohen e syfyrit dhe iftarit.
4. Zhvillimi i disa takimeve ne forme seminaresh gjate muajit Ramazanit.
5. Shtrimi iftaresh per agjeruesit e muajit Ramazan.

Pervec xhamise Puke ku do behet falja e namazit te Teravive rregullisht, Myftinia Puke sipas mundesive do organizioj faljen e namazit te Teravive edhe ne Xhamiat e tjera te rrethit.

Nderkohe Myftinia e rrethit Puke prej dy ditesh ka filluar shperndarjen e Imsakijeve ne gjithe rrethin e Pukes si dhe vendosjen e banerat te Ramazanit.

Leave a Reply