Fillesat e fese islame ne rrethin e Pukes

Xhamia Koderhani (Viti 1916)
Xhamia Koderhani (foto e vitit 1916)

Perhapja e fese islame ne rrethin e Pukes sipas disa te dhenave daton pas vitit 1523. Pranimin e islamit filluan ne familjet fisnike te bajrakut te Kabashit Puke. Ne vitin XVI Osmanet krijuan “Sanxhaqet” dhe ne krye te tyre vendosen Sanxhakbeun, Ne kete kohe Puka, Iballja e Spasi u shpallen “Nahi” (rreth) te sanxhakut te Dukagjinit me qender ne Peje, por sipas disa te dhenave te tjera me qender ne Sanxhakun e Prizrenit. Sipas organizimit te asaj kohe ne krye te krahinave qendronte “Zotinia” pra agallaret vendas te graduar nga Osmanet. Agallaret e Pukes, Kryeziut e te Iballes e quajn veten Kabashas. Defteret apo regjistrat osmane te shek.XVI japin nje pasqyre te gjendjes se popullsise se regjistruar me 1529, 1571 dhe 1591, ku popullsia shenohet edhe sipas besime qe kane. Ne vitin 1571 “timarli” (prone ne shfrytezim) del nje person i quajtur Sulejman, i biri Ilhanit. Ilhani ishte rojtar ne keshtjellen e Dukagjinit (Puke), ndersa Sulejmani dhe Ilahi kishte ne shfrytezim prona (timare) Komanin e Dobranin (fshat krahas Komanit). Pas 20 vjetesh, 1591 na jepen dy breza me emrat e Dizdar. Konkretisht emri i Ali Mustaf Dizdari dhe Mustaf Dizdari. “Sipas regjistrave ne vitin 1591 ne nahijen e Pukes kishte 23 fshatra qe kishin 355 zjarre (shtepi)…” Sipas disa te dhenave ne vendin e quajtur Koder Hani mesohet te jete qendra e Dukagjinit ose sic njiohet ndryshe Puka. Aty ka qene te vendosur ushtaret Osmane te cilet ndertuan; Hane, Xhami, Mejtep, Tyrbe, Hamam, Dyqane, Furre buke dhe Zyrta administrate. Aty mesohet se kan sherbyer mbi 100 ushtare  (pjese e Kajmekamit Puke) pjese e te cileve edhe pukjan. Sipas te dhenave mesohet se Koder Hani ka qene nje nder pika me te rendesishme e cila ishte qender e nahise se Dukagjinit. Mesohet se kjo Kala ka pasur nga 8 deri 12 topa. Banoret e lagjes Laçaj Puke edhe sot tregojne vendin e topave. Madje ka nga ato qe thone: “… Per te njoftuar se ka hyre koha e iftarit ne Ramazan shprazeshin topat e Kalas se Shkodres dhe te Pukes…” Sic e permenda ne qendren e Dukagjinit u ndertuan disa institucione nder te cilat xhamia e Koder Hanit. Xhamia e Koder Hanit eshte nje nder xhamit me te vjetra te rrethit te Puke.

Data e sakte se kur eshte ndertuar xhamia e Koder Hanit nuk dihet por ajo qe dihet eshte se xhamia e Koder Hanit u ndertua me ardhjen e Osmaneve. Po ashtu nga disa te dhena te tjera kemi se: Xhamia me e vjeter eshte ajo e Koder Hanit pasi u ndertua nga Osmanet,  po ashtu ka te dhena qe ajo eshte ndertuar aty nga viti 1500 apo ne vitin 1570. Thuhet se: “Ne vitin 1665 Xhamin e Koder Hanit e ka vizituar edhe  Evlija Çelebi Xhamia drejtohej nga nje Imam dhe nje Muezin  ndersa hapsira tjeter (Yeni Kale) kishte 10 roje dhe disa topa.” (Shiko: Shqiperia Para tre Shek Tirane, fq.148) Xhamia e Koder Hanit ka qene me minare dhe me kapacitet per rreth 50 persona. Xhamia ishte e ndertuar me gur, dyert dhe dritaret i ka pas ne forme harku. Sipas te dhenave ne vitin 1540 ne lagjen Laçaj mesohet te kete pasur rreth 22 deri 25 shtepi dhe te gjithe te besimit mysliman.

Personalitete te njohura kane vizituar Xhamin e vjeter te Koder Hanit Puke ku permend; Evlija Çelebi e quan “Yeni kale“, Ne vitin 1910 fal namaz ne xhamin e Koder Hanit Shefqet Turgut Pasha sebashku me oficeret e tij. Ne 1912 xhamin e Koder Hanit e viziton edhe Hasan Riza Pasha. Ne vitin 2007 Myftinia Puke ka bere çertifikimin e tokes se xhamise se Koder Hanit me qellim rindertimin e saj.
Pas xhamise se Koder Hanit u ndertua xhamia e fshatit Kabash, Qerret, Dukagjin per te vijuar me vone me xhamin e Kryeziut, Iballes, Lajthizes, Micoj, Rryp, Kulumri, Trun.

Shenim; Artikulli eshte permbledhes dhe nuk eshte i zgjeruar.
Artikulli marr nga http://gezimkopani.com/2020/01/20/fillesat-e-fese-islame-ne-rrethin-e-pukes/

Pergatiti
Gezim KOPANI
(Myfti i rrethit Puke)

 

Leave a Reply