Nevojat e Myftinisë

NEVOJAT E MYFTINISE PUKE

( STUDIMI U REALIZUA NE VITIN  2016  dhe u publikua pjeserisht me 12.10.2017 )

Studimi u bazua ne; kujtesen popullore te myslimaneve si dhe

pyetjet e zhvilluara tek 750 persona (mysliman) ne rrethin e Pukes

Ky studim u zhvillua nga Myftinia Puke ku te dhenat apo anketat jane grumbulluar kryesisht nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe disa Anetar te Keshillit te Myftinise Puke. Studimi ka perfshin gjithe rrethin e Pukes nga vitin 1992 – 2015 ne vendet ku ka mysliman.  Studimi nxorri ne pah se; Islami ne rrethin e Pukes edhe pse 26 vite liri besimi vijon te jete ne hapat fillestar  sa i perket sherbimeve qe Myftinia Puke ofron duke kushtezuar keshte ; te qenurit prane besimtareve jo aq sa duhet. Kjo kryesisht per dy faktor; I pari ka te bejm me vakumin si rezultat i ndalimit te fese nga sistemi komunist dhe i dyti ka te bej ne mos investimin ne ringritjen e islamit qe ne hapat e pare te lirise se besimit ne Republiken e Shqiperise.

Me konkretisht; 

a). Vakumi disa vjeçare si pasoj e ndaleses se fese 

“Ky boshllek gjendet ne gjithe Republiken e Shqiperise po ashtu edhe ne rrethin e Pukes. Ndalimi i fese ne disa zona me shumice apsolute myslimane ka arritur te kujtoj fshehurazi Zotin dhe kjo  per rastet apo evenimenteve te rendesishme te fese islame p.sh netet e mira . Ndersa ne vendet ku popullsia myslimane ka qene minorance ose e perziere myslimanet nuk mund te perkujtonin qoft edhe netet e mira, pasi vet numri i vogel i myslimaneve ka bere qe ato te mos ishin te zot ta benin kete. Rast i till jane myslimanet e rrethit te Pukes , te cilet si pasoj e numrit te vogel por edhe faktit gjeografik , vend malor, ata e kishin te pamundur ruatjen apo permendjen e Zotit qoft edhe per raste te vecante pasi “spiunimi” ne raste te tilla duke u perzier  edhe me ate  personale nga drejtues te sistemit e bente reast unik per denimin e nje myslimani ne masen 100%. Po ashtu brenda rrethit vihet re disbalanca nga njeri fshat ne tjeterin kur behet fjale per ruajtjen e besimit myslimane. Pershembull islami ka arritur te qendroj ne kujtese me shume ne zonat ku ka pasur shumice myslimane apo 50% mysliman si psh ne; Puke, Qerret, apo Kabash.  Ndersa ne fshatin Iballe apo Flet dhe per me teper ne Fushe Arrezkujtesa islame duket te jete shume e dobet. 

b). Mos invesestimi i fondacioneve apo institucioneve islame ne rrethin e Pukes

“Me ardhjen e liris se besimit islami filloj te ringritet kryesisht ne qytet e medha si psh; Shkodra, Tirane, Elbasani, Durresi, Dibra. Ndersa ne rrethin e Pukes ringritja e islamit filloj me vones. Ne rrethet e tjera ndertohej xhami, medrese e kurse islame ndersa ne rrethin e Pukes deri ne vitin 1997 myslimanet nuk kishin asnje xhami  te rindertuar. Kjo per shkak se: Institucionet Islame apo fondacionet  islame u perqendruan kryesisht ne qytet e medha, si dhe ne qytet kyfitare te shqiperise si psh ne qytetin e Shkodresa apo te Kukesit etj. Nga viti 1992-1998 ndryshe nga rrethet e tjera te Shqiperise ne rrethin e Pukes del se nuk eshte investuar ne burime njerezore (duke perjashtuar 1 apo 2 rastet te cilet me von nuk kontribuan apo nuk u rikthyen per te kontribuar ne ringritjen e islamit).

Po ashtu nuk regjistrohet te ket ardhur ndonje shoqate apo fondacion islam per te bere (investime) ne ringritjen e islamit ne rrethin e Pukes (pa permendur vitin 1998, ku ne qytetin e Pukes u dislokuan 1 apo 2 shoqata islame per te ndihmuar refugjatet e ardhur nga Kosova si pasoj e luftes atj, edhe keto shoqata kishin objektiv te parapercaktuar pra ne ndihme te vellezerve kosovareve). Nga viti 1998-2005 Myftinia Puke vet filloj punen per ringritjen e struktures se Myftinise Puke duke ringritur si fillim Keshillin e Myftinise se rrethit Puke. Me pas ajo u ndihmua pjeserisht ne hapjen e disa kurseve te cilat u hapen fale kontributit te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke e cila nga viti 1998 e ne vijim vazhdon te mbaj te hapur kursin islam ne qytetin e Pukes dhe me gjere. Kjo shoqata nga viti 2003 e ne vijim filloj te bashkepunoj me Medresen e Shkodres veçanarisht me shoqaten V.H.K Istanbul gje e cila solli investimin e pare serioz te rinia pukjane ne arsimimin me kulture islame.

Kryesisht per shakt te ketyre dy faktoreve pa permendur edhe te tjere, Myftinia Puke trashigon nje vakum te madh islam te familjet myslimane ne rrethin e Pukes. Per mbushjen e ketij vakumi, Myftinia Puke nepermjet ketij studimi rezulton te keto nevoja;

MYFTINISE PUKE I DUHET TE INVESTOJ NE;

1.Investim ne thirrjen islame

Studimi nxorri ne pah se realizimi i projekteve te shkurta sezonale p.sh shtrim iftaresh nuk kan luajtur edhe aq ndikim se sa investimi ne projekte afat mesme dhe afat gjate duke i dhene perparsi tre  elemteve;

a). investimi ne burime njerezore

b). hapja e kurseve islame

c). ndertimi i xhamive

Per te realizuar kete Myftinise Puke i nevojiten investime konkrete ne keto elementet, pasi aktualisht Myftinise Puke i duhen te pakten 7 imam (hoxhallar) nga ku njeri te mbuloj fshatrat ne zonen e Bashkise Puke dhe nje tjeter ne zonen e Bashkise Fushe Arrez. Ndersa te tjeret te jene te emeruar ne xhamit e Pukes. Ketu rol mjfat te rendesishem luanje edhe Muezinat e xhamive apo Vaizat  , dhe me konkretish Myftinise Puke i nevojiten te pakten 8 muezina.

2.Investim ne arsim

Ketu shikohet si perparsi e jashtzakonshme ne rihapjen e Mejtepeve islam ne rrethin e Pukes. Minimalisht te rihapehen mejtepet  ne zonat ku edhe me pare Mejtepet kan qene te hapur. Per te siguruar vijimsin e Mejtepeve duhet mbeshtetje ne;

a) finance

b) infrastruktur

Kjo behet nepermjet investiemve te;  Myftinis Puke pra Komuniteti Mysliman i Shqiperise, apo fondacioneve ose shoqatave te ndryshme islame. Keto qendra arsimore islame behen me efikas nese mundesohet hapja e kurseve te tjera te cilat mbeshtesin ose kontribojne ne shtimin e numrit te nxenesve ne Mejtep si. Studimi veren qe faktoret ndikues ne shtimin e nxenesve neper kurset islame jane: Mbeshtetja e rinise me aktivitete te ndryshme socialo-artistike, kulturore deri tek zhvillimet e eskursioneve te ndryshme brenda dhe jasht vendi si dhe ndihma per famijet prinderit e te cileve nuk kan te ardhura financiare. Rol ndikues kan kurset leneve shkencore dhe jo vetem p.sh; mesimin e gjuhes angleze, matematike, informatik etj. Rol ndikues ka edhe mbeshtetja ne dergimin e femijeve ne shkollat qe disponon Komuniteti Mysliman i Shqiperise p.sh Medrese etj duke ju siguruar burse dhe mbeshtetje te tjera sidomos per femijet jetim dhe familjet ne nevoj. Nevojiten nje qender arsimore ne qytetin e Pukes dhe Fushe Arrezit. Po ashtu nevojitet qender arsimore  ne; Qerret, Kabash, Rrape, Kryezi, Iballe, Xathe, Trun.

3.Investim ne ndertimin e xhamive

Studimi nxjerr ne pah se; “Mungesa e xhamive ne rrethin e Pukes ka luajtur rol negativ ne mos afrimin e besimtareve me Zotin. Ndertimi i xhamive ne zonat ku ka mysliman ofron mundesin e pratikimit dhe predikimit te islamit, gje e cila do rris besimin e myslimaneve ndaj Allahut xh.sh.

Eshte e domosdoshme ndertimi ose rindertimi i xhamive ne; Puke, Fushe Arrez, Kabash, Rrape, Micoj, Flet, Trun 

Per shkak te mungesave ne burime njerezore ose financiare Myftinia Puke  do perballet me  tre raste; 

a). Xhami funksionale

b). Xhami disi funksionale

c). Xhami jo funksionale

 

a). Xhamia funksionale ndikon ne;

1.Ezani sjell ne kujtese Allahun xh,sh.

2.Mundeson kushtet per te falur 5 kohe namazi si dhe namazet e Xhumave dhe Bajrameve.

3. Krijon mundesin qe nxenesit e Kur’anit te praktikojne mesimet. 

4.Xhamia do sherbej per celebrime nikah islam (martesa), apo sherbime te tjera.

Qe nje xhami te quhet funksionale duhet te kete ; Imamin dhe Muezinin dhe per te qene e siguruar duhet te kete ndihmes Imam dhe ndihmes Muezin (sidomos kur behet fjale per xhamit ne qytet) pse jo dhe nje Vaiz.

b).Xhami disi funksionale

Eshte ajo xhami e cila hapet vetem per namaz te xhumas apo vetem per namaz te Bajrameve nga ku ajo ndikon ne:

1.Sjelljen ne kujtese te Zotit me kohe te caktuara

2.Sherbimin e namazit te xhumas, e bajrameve

4.Mirmbahet nga nje kujdestar ose muezin qe therret Ezanin ose ndezjen dhe fikjen e dritave etj.

Kjo ne rastin me te mir kur ka imama te emeruar dhe qe merr persiper kryerjen e sherbimeve fetare sidomos namazin e xhumave, teravive dhe namazit te bajrameve.

c). Xhamia jo funksionale

Xhamia eshte jo funksionale ne rastet;

1.Amortizim total i objektit (Aktualisht ne gjendje te tille jane: Xhamia Kabash, Lajthize, Rryp, Micoj, Kryezi, Kulumri dhe Trun)

2.Munges te imamit

3.Munges te muezinit

4.Te tjera

4.Investim ne çeshtjet sociale

Myftinia Puke duhet te jete aktive ne zhvillimin e aktiviteteve sociale si; Ne ndihme te familjeve ne nevoj, ne ndihme te jetimeve, ne ndihme te atyre qe jane te pamundur per pune, te semurve, ne mbeshtetje me bursa sociale per familjet qe skan mundesin e edukimit per shkat te pa mundesis financiare qoft kjo ne shkolle te mesmese apo te lart. Po ashtu zhvillimin e aktiviteteve sensibilizuese ne lufte kunder kosumimit te alkolit, droges, bixhozit, gjakmarrjes , dhunes ne familje etj.

5.Sigurimi i te ardhurave financiare

Rrethi i Pukes eshte nder rrethet me te varfra te Shqiperise. Ne keto kushte Myftinia Puke e ka te pamundur sigurimin e donje te ardhure financiare vullnetarisht nga myslimanet. Ne keto kushte Myftinia Puke me mbeshtetjen e KMSH-se apo fondacioneve te ndryshme islame te krijoje projekte afat mesme per sigurimin e te ardhurave financiare si psh; ne kultivimin, mbjelljen , blerjen dhe shitjen e geshtenjes etj. Ky lloj projekti do siguronte punsimin e besimtareve, si dhe rritjen e te ardhurave per Myftinine e Pukes etj.

V/O: Materiali eshte ne perpunim….