Qazim Nushi

Imam Qazim  Nushi ka lindur me 5 mars 1892 ne Gjakove te Kosoves. Ne vitin 1945 imam Sahit Hoxha strehoi ne shtepin e tij nje Kosovar nga Gjakova i quajtur Qazim Nushi. Babai i Qazimit quhesh Qerim.

Qazim Nushi mundi te arratisej per ne Puke, kur rojet serbe e kishin me te veshtire t’i kontrollonin prej banoreve te qytezes (Pukes). Ate dite kishin ikur disa Kosovare te cilet i kishin fshahur e strehuar pukalite.

Njerin e kishte shpetuar Sami Beqa. Samiu eshte Gjakovar, i vendosur ne Puke ne kohen e Zagut. Ishte ne dyqanin e kripes , kur futet rrembyeshem nje Kosovar me pamje deshperimi. I lutet qe ta fuste diku se do te vinin rojat serbe e ta merrnin. Samiu pa humbur kohe, i tha te shtrihet mbi depon e kripes. Siper i vuri nje thes kripe dhe mandej i hodhi kripe, sa e mbuloi. E percolli te Elez Hoxha. Me pas u strehua ne fshatin Krove te Jah Meta e ne Klos te Hasan Neziri etj.

Keshtu u largua edhe kater te tjere ne te dale te Pukes. Kaluan  permes fshatit Dedaj, Qaf-Rrgjane dhe trokiten te shtepia e Mustaf Laçit. I kerkuar t’i percillte te Uke I. Lluka. Ai qe u printe e njihte burrerine e Ukes. I kerkon nje flte leje pe te kaluar ne Vaspas per ne Gjakove. Kete flete – leje e siguroi nga N/prefekti H.Elez Hoxha. Duke pare vendosmerine e populit per t’i ndihmuar kosovaret, te sigurimit qendruan ne heshtje dhe bene sikur nuk u takonte te nderhynin.

Me tu qetesu situata politike Imam Qazim Nushi vendosi te qendronte ne rrethin e Pukes. Ai vazhdoj sherbimin e tij ne fshatin Qerret si imam i xhamise po ashtu edhe si mesues i Mejtepit te ketij fshati. Ne ate kohe ne mejtepin e xhamise se Qerretit kishte rreth 20 deri 30 nxenes. Mesues u be Qazim Nushi [2]. Elez Tafilakut[3] teksa bisedonim per Mejtepin e xhamise se Qerretit me lot ne sy thote: “E mbaj mend hoxhe Qazim Nushin (fillon te kendoj suren Ihlas, dhe ambetubilahin) ai ka qene nje njeri i drejt dhe shume i perkushtuar. Vija me gezim te madh ne xhami pasi ai na mesonte edhe ne xhami per fene por jepte mesim edhe ne Mejtep. Mejtepi ka qene perball xhamise. Ma vone Mejtepi i Xhamise se Qarretit u perdor edhe per shkollen fillore. Une bana kater vjet mesim me Hoxhe Qazim Nushin. Mbaj mend ne ate kohe kishte rreth 20 deri 30 femije qe vinin ne Mejtep. Pas mesimit shkonim tek Xhamia. Mejtepi ka funksionuar deri para çlirimit. Ne Mejtepin e Qerretit kan dhan mesime edhe hoxhe nga Shkodra. Qazim Nushi ka sherbyer 33 vjet imam ne Qerret. Ai ka qene njeri qe ka punu per fen, a rrezik pa ngere e pa pi. Me sa di une xhamia e Qerretit ka pas vetem 3 hoxhe dhe myezina venali. Te tjeret kan qene jabanxhi , kryesisht te ardhur nga Shkodra. Shyl Dani, Ram Neziri, Bajram Cena ka qene edhe imam neper fshatra sipas rastit pasi kan pas  dituri te mire fetare. Ne fshatin Qerret deri ne vitin 1940 ka funksionu Mejtepi. Mbaj mend ne ate kohe grat edhe vajzat e fshatit tone kan qene te mbuluar. Mbaj mend qe me Qazim Nushin ne kohen e muajit Ramazan falnin namazin e teravive nen driten e qirit. U bashim shume ne namaz. Hoxhen e ftonin per iftar i gjithe katuni. Po ashtu edhe festa e Bajramit u festonte shum bukur. U bashim bashke shoket dhe reshtoheshim ne forme rrethi afer hoxhes dhe kendonim me za salavate dhe tekbire sic kendohen sot. Me pas ne fund binde lodra[4]e ai qe dinte me mire kercente zakonisht Vallen e Kabashit. Me pas dilnim neper shtepiat e fshatit per te bere urimet e festes se bajramit.”[5]

Qazim Nushi ishte i martuar me Shyrten. Nga kjo martes ata linden keto femije: Sadije, Fahrije dhe Sabrije. Qazim Nushi ka vdekur me 28 dhjetor 1976.

[1] Puka, Kabashi qe ne lashtesi 2.me autor Xhemal Meçi.

[2] Shenimet e Gezim Kopani viti 2006

[3] Elez Tafilaku nxenes i Mejtepit te Xhamise se fshatit Qerret, i pari telegrafist pukjan.

[4] Loder= daulle.

[5] Shenime te Gezim Kopanit marr nga Elez Tafilaku viti 2012.

Pergatiti: Gezim Kopani