Sahit Hoxha

Jeta e Imam Sahit Hoxha (1898 – 1976 )


Jeta në Mejtepe dhe Medrese

Imam Sahit Hoxha

Imam Sahit Hoxha

Imam Sahit Islam Hoxha u lind më 15 maj 1898 në fshatin Lajthize të Pukës. Babai i Sahitit quhej Islam ndërsa nëna Sut. Nga fëmijet e familjes Hoxha , Sahiti ishte femija më i shkathët. Në nje moshë shumë të re i ndahet nga jeta babai duke i lënë kështun  jetim: SahitinBajramin , Fatimen. Një ditë teksa punonte afer shtëpis së tij shikon disa bashkëmoshatar të cilet udhtonin drejt Pukës për të ndjekur studimet në Mejtepin e Xhamisë së Koder Hanit (1). Sipas djalit te tij Ramadan Hoxha kemi : “Sahiti ëbashku me vellan e tij Bajramin dhe bashkëmoshatarin e tij Shaban Rexhen kan ndjekur Mejtepin e Pukës për rreth 4 vjet.” (2) Sipas të dhënave mësimet e para islame imam  Sahit Hoxha  po ashtu edhe imam Shaban Rexha i moren nga hoxha i njohur Zenel Hoxha. (3) Në këtë kohe Sahiti mund të këtë qenë rreth 12 vjeç (4) Perveç Sahit HoxhesShaban RexhesBajram Hoxhes kishte edhe nxënës të tjerë të cilët ishin shok me Sahit Hoxhes si: Zenel Aga dhe Shaban Aga (5) Pas Mejtepit të Pukës Sahit Hoxha sëbashku me imam Shaban Rexhen vijuan mësimet në Mejtepin e Xhamisë së Kabashit (6) Ishte rreth 16 vjeç kur imam Sahit Hoxha vendos të ndjek mesimet islame në Mejtepin e xhamisë Kabash. Në librin e autorit Idriz AhmetajShaban Rexha Ahmeti Njeriu i Punëve të mira” shkruan: “…Tek po flisnin një ditë me Sahit Islamin (Hoxha) një bashkëmoshatar që ishte pak me i madh, Shabani mësoi së në Kabash ishte hapur Mejtepi.” (7) Po ashtu këtu permendet se: “Unë (thotë Shabani) sot jam gati 16 vjeç dhe po mbetem pa shkolle.” (8) Në fakt familjarët e Sahitit por edhe te Shabanit e kishin të vështire lejen për të ndjekur mësimet ne Mejtepin e Kabashit. Pasi ato duke e ditur se fshati Lajthiz me fshatin Kabash ishin shumë larg nga njeri tjetri dhe për më tëper duhesh kaluar lumi i gomines i cili ishte shumë i rrezikshëm gjatë dimrit. Panvarsisht kësaj Sahit Hoxha vëndosi të vazhdoj studimet në Mejtepin e Kabashit (9) Sipas të dhënave Sahiti sëbashku me bashkëmoshatarin e tij Shabanin u regjistruan në Mejtepin e Kabashit rreth vitit 1916.(10) Ne mejtepin e Kabashit Sahiti ndoqi mesimet për rreth vjet për të vazhduar me pas studimet në Medresen e Shkodrës (11) Sipas një të dhëne tjeter kemi se : “Sahit Hoxha ka ndjekur për 3 vite mësimet islame në Mejtepin e Kabashit.” (12) Si rrezultat i varfërisë së madhe që kishte familja e Sahitit ai pothuajse rrezikoj me mos ndjekjen e studimeve në Medresen e Shkodrës. Sipas prof. Xhemal Meçi  kemi se: “Ishte interesimi i imam Sadik Prishtinës që Sahit Hoxha të vazhdonte Medresen e Shkodrës” (13) Sipas djalit të Sahitit , Ramadan Hoxha ishte mirësia e Zotit që Sahiti të takohej me një njeri shumë të mirë i quajtur Man Teplia (14) “Dëshira për ta vazhduar (Medresen) ishte aq e madhe sa që filloi të shkonte në mësim pa ngren. Duke ecur, i bie të fiket prej urie. Kalimtaret e ndihmojnë të ngrihet. Tregtari bamirës Man Tepelia i siguron bursen..” (15) Me ndhimen tete vjeçare të Man Tepelis imam Sahit Hoxha përfundoj me sukses Medresen e Shkodrës. (16)

Jeta në Shkodër dhe në Pukë

Sahiti pasi perfundoj me sukeses Medresen e Shkodrës u emrua imam ne Xhamin e Drishtit (17) Gjatë qendrimit si imam në këtë xhami imam Sahit Hoxha u njoh edhe me Hafiz Sabri Koçin (18) Sipas të dhënave aty ai shërben si imam për rreth dy vjet. (19) Nga viti 1936 deri në vitin 1937 Sahit Hoxha shërbeu si imam në xhamin Mes Myselim. Sipas të afërmeve të Sahitit , ai është martuar tre here, martesa e fundit është vitit 1939 me Misiren.(20) Nga martesa me Misiren , Sahiti ka këto femije: Naxhije (Martuar ne fshatin Meçe Xhemal Kopani) , Ali (martuar me vajzen e Aleko Manthos nga Gjirokastra), Isen (martuar me vajzen e Sadik Izlami nga fshati MicojFarije (Martuar në Laçaj me Asllan Laçi) , Muradije (Martuar në Laçaj me Abaz Laçi)Ramadan (Martuar me vajzen e Ibrahim Ukës nga fshati Shikaj Kukes ). (21) Rreth vitit 1938 Sahit Hoxha shërbeu si imam në Xhamin e fshatit Micoj. (22) Pas fshatit Micoj, imam Sahit Hoxha kalon në xhamin e  fshatit Vaspas të Kukësit ku shërben nga viti 1939 deri ne vitn 1940 . (23). Familjaret e imam Sahit Hoxhes tregojnë se ai ka shërbyer si imam edhe në xhamin e fshatit Kabash të Pukës  por edhe në vende të tjera por kjo me kohë më të shkurtër si përshembull gjatë muajit Ramazan.(24) Ndërsa sipas prof. Xhemal Meçi kemi:  “ Sahit Hoxha ka shërbyer në fshatin Kabash për rreth 26 vjet nga viti 1941 – 1967.” (25) Gjatë kësaj kohe imam Sahit Hoxha ka qenë edhe Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë. Ai ka shërbyer si imam përkrah imam Elez Hoxha (26) Qazim NushiShaban RexhaBeqir Laçi. Kishte raste që këto imam bashkoheshin dhe kendonin Mevlude, dua, salivate sidomos në muajin e Ramazanit. Këtë imam Sahiti e ka bërë kryesisht në fshatrat si: LajthizKabash dhe Meçe. Sipas të dhënave në fshatin Lajthiz Sahit Hoxha sëbashku me Shaban Rexhen kan kryer sherbime fetare në disa shtëpi. Ramadan Hoxha thotë: “Babai im kryete shërbime në disa shtepi të fshatit tim. Kishte raste që babai im shkonte bashke me imama Shaban Rexhen.” Po ashtu djali i tij Ramadan Hoxha tregon: “Për të kryer shërbime fetare ,  Sahiti shkonte në shumë shtëpi të fshatit Kabash. Kujtoj që shtepit myslimane të Kabashit kishin dreken dhe darken e caktuar në respekt  të Hoxhës.” Të njëjten gjë kemi edhe në fshatin Meçe ku ai qendronte tek miq të cilet ishin;  Furrikajt (27) si  fisi Kopani (28). Përveç shtëpisë së Ahmet Isen Kopanit ai ka qëndruar duke kënduar Kur’an, salavate edhe Mevlud edhe tek shtëpia e Jemin Kopanit.” (29) Niman Avdis, dhe tek shtëpia e Jah Met Krovës (30) dhe Zyber Llukës (31).

Përballja e imam Sahit Hoxha me sistemin komunist

Gjatë jetës së tij imam Sahit Hoxha mbahet mend për njeri puntor, Atdhetar dhe që ishte çdo herë në shërbim të njerëzve për besim dhe liri. Këtu mund të përmendin faktin së gjatë luftës së LANÇL (32) shtëpia e tij ka qenë bazë e strehimit të ushtrareve partizan. Sipas Ramadan Hoxhes kemi : “Në shtëpin tonë janë strehuar ushtarët partizan si: Nuri Allazani, Shefqet Peçi , Ali Bytyçi  etj.” (33) Sipas djalit të tij Ramadan Hoxha, në vitin 1951 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë e ka dërguar si të deleguar në Këshillin e quajtur si “Këshilli i Gjan“. Imam Sahit Hoxha duke shikuar përplasjet që filloj të krijoj sistemi komunist sidomos gjatë viteve 1960-1963 vendos të mos përfshihej më në levizjet politike të asaj kohe madje filloj të dal kunder. Arsyeja ishte feja. Në vitin 1966 sistemi komunist vendos të heq fen. Kësaj furtune ati fetare nuk i shpëtoi as imam Sahit Hoxha. Me urdher të Sekretarit të Parë të Partisë në Pukë u vendos të kontrollohet shtëpia e imam Sahit Hoxhes. “Mbaj mend ishte natë e Bajramit të madh. Ku shtëpia rrethohet nga forcat e policisë pasi bën një kontroll , efektivat nuk arriten të gjejnë asnjë gjë kopermentuese përveç librave islam që babai studionte. Në këtë natë babain e arrestojne dhe e marrin me vete duke e burgosur. Në fakt ky veprim u bë me qëlim që të nesermen të mos falej namazi i Bajramit të madh. Vijuan hetimet për trë dite por më kot pasit arriten të gjejne  gjë  dhe kështu diten e tret  e liruan babain me kushte që të mos dal ma në rrugë me uniformen e klerikut islam si: çallma, gjytbja etj“. (34) Me ndalimin e fesë imam Sahit Hoxha u vetmua duke përjetuar keq ndalimin e besimit në Zot nga sistemi komunist i cili tashme kishte mbyllur të gjitha xhamiat e rrethit Pukë.
Në moshen 78 vjeçare saktesisht më 16 tetor 1976 imam Sahit Hoxha i dorzon shpirtin krijuesit të Gjithësisë duke lën pas kontributin e tij në ngritjen e fesë islame në rrethin  e Pukës.
Në vitin 2016 Myftinia Pukë përkujtoi 25 Vjetorin e Riorganizimit të Myftinisë Pukë me këtë rast përkujtimore Këshilli i Myftinisë Pukë vlersoj disa hoxhallarë përfshirë këtu edhe imam Sahit Hoxha dhe kështu Myftinia Pukë me nr.Vendim: 01 datë; 24.01.2016  e vlerson me çertifkate “Mirënjohje” pas vdekes Imam Sahit Hoxhen me këtë motivacion: “Për kontributin e dhë për gjatë një dekate si imam në Xhamin e fshatit Kabash Pukë, Pistë etj.”(35)

Përgatiti
Gezim Kopani
Marr nga:  https://gezim-kopani.blogspot.al/2017/07/jete-e-imam-sahit-hoxha.html

26.07.2017

_________________

1.Në atë kohë Mejtepi i xhamisë së Kodër Hanitishte një ndër Mejtepet më të njohura te Pukës.
2. Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxhaarkivuar në Myftininë e Pukës.
3. Zenel Hoxha 1853-1945, Në ketëkohe imam Zenel Hoxha ishte rreth 57 vjeç dhe ishte imam i Xhamisë Koder Hani po ashtu edhe Myfti .Imam Zenel Hoxha jepte mësime islame edhe në Mejtepin e kesaj xhamie.
4. Duke pasur parasysh faktin që në moshen 16 vjeç Sahit Hoxha sëbashku me Shaban Rexhen djekin mësimet islame në Mejtepin e Kabashit.
5. Sipas të dhënava të grumbulluara  nga Gezim Kopani dhe të marra nga djali i Sahitit , Ramadan Hoxha. Ato ishin nga familja Agë të Pukës.
6. Xhamia e Kabash; Kjo xhamia është ndërtuar në kohen e Osmane. Fshati Kabash ishte “Bajraku” i Pukës dhe zinte një vend të rëndësishëm. Xhamia Kabash ndodhet në mes të fshatit tek vendi i quajtur “Lam Lushaj”.Rreth vitit 1914 u rihap Mejtepi i xhamisë Kabash nga imam Sadik Prishtina. Aktualisht xhamia e fshatit Kabash ka nje truall , pronë të çertifikaur me një sipërfaqe prej 204 m2.
7. Libri; “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i Punëve të Mira” faqe 31, botuar në vitin 2012.
8. Po aty  , Libri; “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i Punëve të Mira” faqe 31
9. Sipas shkrimit të Gezim Kopani Historiku i Xhamisë së fshatit Kabash“( https://gezim-kopani.blogspot.al/2013/01/historiku-i-xhamise-se-fshatit-kabash.html), viti 2013 (Mejtepi i Kabashit u rihap rreth vitit 1914 nga Imam Sadik Prishtina.)
10. Libri; “Shaban Rexhë Ahmeti, Njeriu i Punëve të Mira” faqe 32, botuar nga Idriz Ahmetaj në vitin 2012.
11. Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxhës arkivuar në Myftininë e Pukës.
12. Libri, “Kabashi Puka që në lashtësi 2” faq.102 botuar në vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
13. Po aty, Kabashi Puka që në lashtesi 2” faq.102 nga prof. Xhemal Meçi
14. Sipas të dhënave të familjes së Sahit Hoxha , Man Tepelia ishte një familje e nderuar Shkodrane i cili vendosi të mbeshtes financiarisht studimet e Sahit Hoxhës. Men Tepelia mësohet të ishte tregtar.
15. Po aty, Kabashi Puka që në lashtësi 2” faq.102 nga prof. Xhemal Meçi
16. Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxha arkivuar në Myftininë e Pukës.
17. Shënim nga Gëzim Kopani , Xhamia e Drishtit është ndërtuar nga Osmanët rreth vitit 1479.
18. Sabri Koçi , ish Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqiperisë nga viti 1990- 2003.
19. Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxha arkivuar në Myftininë e Pukës.
20. Sipas të dhënave të familjes kur Sahiti ishte rreth 23 vjeç i vdes bashkëshortja e parë, ndërsa bashkëshortja e dytë ka pasur probleme shëndetësore.
21. Nga viti 2016 e në vazhdim Ramadan Hoxha është Anëtar i Këshillit të Myftinisë Pukë.
22. Libri, “Kabashi Puka që në lashtësi 2” faq.102 botuar në vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi, Po ashtu edhe në shkrimin “Të dhëna Historike të Xhamisë Micoj” shkruan nga Gezim Kopani , viti 2011 (https://gezim-kopani.blogspot.al/search?q=Xhamia+Micoj) Xhamia Micoj është ndërtuar rreth vitit 1835.

21.Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxhaarkivuar në Myftininë e Pukës si dhe në librin  “Kabashi Puka që në lashtesi 2” faq.102 botuar në vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
24. Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxha arkivuar në Myftininë e Pukës.
25. Libri, “Kabashi Puka që në lashtësi 2” faq.102 botuar në vitin 2008 nga prof. Xhemal Meçi
26. Elez Hoxha Myfti i Pukës qytetar nderi i Bashkisë Pukë.
27. Bashkëshortja e tij Misirja ishte e bija e Halil Muses.
28. Ka pas të martuar vajzen Naxhijen tek shtëpia e Ahmet Isen Kopani pra për djalin Xhemal Kopanin.
29. Familje besimtare ku me vone djali i tij Qazim Kopani bëhet Myezin i xhamisë Pukë.
30. Jah Met Krova ka qënë Myezin i Xhamisë së fshatit Kabash.
31. Dukë qenëse Zyber Lluka kishte shtepin afer xhamis Kabash ai kryete shërbime ë ndryshme deri ndihmës Myezin i këssaj xhamie.
32. Lufta nacional Çlirimtare
33. Nëna e Sahit Hoxhës ishte kusheri me nënen e Ali Bytyçin.
34. Sipas dorëshkrimit të djalit të tij Ramadan Hoxha arkivuar në Myftininë e Pukës.
35. Sipas arkivit të Myftinisë Pukë viti 2016.