Zenel Hoxha

Zenel Hoxha i Pukës, “Qytetar Nderi”

Zenel Adem Mehaj  ( 1853 – 1945 ) u lind në lagjen Mehaj, fshati Pukë, më 7 korrik 1853 në një familje me ekonomi të pakët.  Që në moshën 6-vjeçare filloi të shkonte në xhaminë e Pukës të cilën e kishte  afër  shtëpisë.

 Gjatë xhumave  Zeneli, djalë i vemëndshëm dhe shumë i përqëndruar në vasët e Hoxhë Pukës,  tërhoqi vëmendjen  e  oficerit arab i cili njëkohësisht i shërbente taborrit turk të Pukës  edhe si imam. Ky i kërkoi  Ademit, të atit të Zenelit’  që ta dërgonte të birin në mejtepin e hapur pranë xhamisë,  të cilin e vazhdoi me një zell të madh. Lutjet i mësonte me shumë saktësi, si edhe mësimet e tjera.Vullneti dhe rezultatet e shkëlqyeshme e befasuan  oficerin imam arab, sa iu lut Ademit që ta dërgonte  të birin, Zenelin në shkollë në Arabi. Fillimisht Ademi nuk pranoi, se kishte nevojë për bari.       Gjatë kohës së lirë Zeneli i vogël nuk i humbi lidhjet me mejtepin dhe nizamët me të cilët  plotësonte dhe aftësohej në përdorimin e arabishtës dhe  të  osmanishtes.  Më në fund  u bind edhe i ati, Ademi.që  Zeneli të shkonte  për shkollim në Arabi. Atje shkoi  me ndihmën e oficerit imam arab, siç i kishte premtuar.
 Shkollimi i tij  në Arabi zgjati shumë vjet, sepse i duhej të vazhdonte medresenë dhe teologjinë,  shkollimin e lartë e të plotë.Vullneti, aftësitë dhe inteligjenca e Zenelit  ishte një shembull i treguar  gjatë  shkollimit të tij edhe pse  një student  i provincave  të largëta të Rumelisë Perëndimore. Kjo u bë shkas  që Zenelin  ta specializonin në fusha të kulturës Islame dhe të shkencave shoqërore, që të ishte i aftë për të shërbyer kudo në Perandorinë  Osmane,  por  ky donte t’i shërbente vendlindjes.
 Zeneli u kthye në Pukë në vitin 1879, në moshë të pjekur dhe me një kulturë të gjerë Islame. U kthye  në kohën kur ndihej shumë nevoja e tij. Hoxhë Puka po u afrohej  të tetëdhjetave dhe situata  politike ishte e nderë. Ishin vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me të cilën ishin lidhur edhe Hoxhë  Puka, edhe kajmekami Ismail  Agë Kryeziu. Dënimi  dhe internimi i tyre i lane mbresa, sa vendosi të ndjek udhën e tyre të lirisë dhe të pavarësisë së Atdheut, gjë që e tregoi në vitet 1910-1912 e në vazxhdim.
Zenel Hoxha u ka pri në namaz edhe  Sh. Turgut Pashës, korrik  1910, Ministrit të Brendshëm Turk  Adil Beut, mars 1912  dhe Hasan Riza Pashës, verë 1912, ku në hybe  tha  se “ Allahu e ka dhanë që çdo popull të  jetë i lirë në vendin e vet.”
                 Si imam, dhe si  myfti i nënprefekturës  së Pukës, Zenel Hoxha qe shembull  i vyrtytit:  gjithmonë bujar, popullor, human, imam me cilësi të larta  për ndërgjegjësimin e besimtarëve  në mësimin dhe zbatimin  e normave të besimit Islam; prandaj me VKBP  shpallet  “ Qytetar Nderi i Pukës.”
              Prej tij mësuan të rinj të tjerë që do të shërbenin si hoxhë: Asllan HoxhaBeqir Hoxha (Laçi),  Shaban Rexha etj.  Për më tepër, Beqir Hoxha  që nga  vitet 1930 caktohet prej  Zenel Hoxhës  imam i Xhamisë së Pukës deri në vitin 1957.
Pergatiti: Gezim Kopani