Tema islame

Ketu do gjeni tema te ndryshme islame .

________________________________________________________________________________

Tema: Rregullat e agjerimit

Çfare eshte agjerimi? 

Agjerimi eshte largimi nga ngrenia, pirja dhe marredheniet seksuale, brenda intervalit kohor qe fillon me imsakun[1] dhe mbaron ne kohen e akshamit.

Agjerimi i Ramazanit eshte farz (obligim) per: çdo mysliman qe eshte i shendoshe menderisht dhe ka hyre ne moshen e pjekurise.

 Kushtet e pranimit te agjerimit jane:

Berja e nijetit[2] dhe qendrimi nga koha e syfyrit deri ne kohen e akshamit larg cdo pune e siper permendur.

Agjerimi i Ramazanit eshte farz (detyrim) ne kohen e vet. Ai qe e ka borxh agjerimin (eda) duhet te jete: I shendoshe, pa hajz dhe pa nifas (femra). Nuk lejohet te besh syfyr duke qene xhynyb per me teper agjerueshem.

Ai qe eshte agjerueshem duhet te kete kujdes ne: te largohet sa me shume te jete e mundur nga vendi ku pihet duhan, nuk duhet mbajtur nder dhembe ndonje gje per me teper ndonje  gje qe pertypet.Nese jeni duke marr abdes mos bej gargare te forte po ashtu mos thith me force ujin nga hundet. Por, nese harron se jeni duke agjeruar dhe ha ose pi dicka, nuk prishet agjerimi dhe posa t’i kujtohet heq dore nga veprimi ne fjale. Pervec kesaj, agjerimi prishet edhe nese perdor ilçe qe jane ushqyese per trupin.

Kur dhe si behet nijeti?

Per agjerimin e Ramazanit nijeti behet me te hyre koha e namazit te sabahut.

Çfare e prish agjerimin?

Perse nevojitet keffareti?[3] Eksiztojne disa gjera, te cilat e prishin agjerimin, prandaj pervec qe duhet agjeruar (kaza) dite me dite, por njeriu eshte i detyruar te mbaje edhe denimin e caktuar, i cili quhet “keffaret”. Denimi mbahet kur ai qe eshte duke agjeruar e prish agjerimin me dashje, qellimisht dhe me vetedije, duke ngrene dhe duke pire, qofte edhe pjesen me te vogel te artikullit qe sherben per ushqim, pije ose ilaç ushqyes si dhe ate artikull te cilin njeriu e ka lakmi dhe me te cilin kenaq epshin e vet psh te thithe ose te haje fletet e duhanit.Po ashtu keffaret duhet te bej edhe personi qe ka kryer duke kene agjerueshem marredhenie seksuale duke e mbajtur ndeshkimin ted y parneret njesoj.

Kur behet iftari?

Koha iftarit eshte ne momentin qe perendon dielli dhe therritet ezani i namazit te akshamit.

Çfare eshte keffareti?

Keffareti konsiston ne lirimin e nje robi, ose robereshe, e nese nuk ka sish, atehere te agjeroje gjashtedhjete dite pa nderprere (dy muaj) dhe te mos qelloje ne ditet e bajramit.[4] Nese kete nuk mund ta bej per shkak se eshte i semure ose per shkak te moshes, atehere do t’i ushqeje  per gjashtedhjete te varfer, duke i dhene secilit prej tyre dreken dhe darken, ose nga dy dreka, ose dy darkd, ose mengjezin dhe darken, pot e njejteve persona dhe kjo e vlefshme per gjashtedhjete dite. Keffaret nuk ka per ate person qe duke qene agjerueshem paraqitet dicka qe lejohet te mos agjeroje si p.sh hajzi,nifasi ose ndonje semundje e rende.

Kush jane shkaqe qe imponojne agjerimin kaza?

Agjerimi mund te prishet gabimisht ose nga ndonje arsye objektive. Ne keto kushte, ne duhet te zevendesojme ate dite agjerimi. Shkaqet mund te jene:

– Ngrenia ose pirja pasi te kete hyre kohe e imsakut, duke menduar se ajo kohe nuk ka hyre ende

-Te vazhdojme te hame ose te pime duke pandehur se agjerimin e kemi prishur.

-Çelja e iftarit para kohe duke menduar se ka hyre.

Shkaqet qe nuk e prishin agjerimin jane:

-Ngrenia ose pirja ne rast harrese

-Gelltitja e nje grimce ushqimi te mbetur nder dhembe, ne qofte se ajo eshte me e vogel se san je koker qiqrre.

-Kaperdirja e peshtymes.

-Kaperdirja se bashku me pershtymen e lageshtires se ujit te mbetur ne goje pas larjes se dhembeve.

-Hyrja e ujit ne vesh.

-Gjendja e xhynybllekut,, kur ejakulimi ka ndodhur ne gjume.

-Berja banje.

-Hedhja e ilacit syve.

-Nuhatja e luleve.

-Heqja e dhembit.

-Vjellja pa e provokuar vete.

-Kaperdirja e te vjellit qe te ka mbushur gojen.

-Shijimi i ushqimit, por pa e kaluar ate.[5]

-Dhurimi i gjakut.

Pejgamberi Muhammed a.s. thote:

“Ai, qe ne menyre te pevetedishme, ha ose pi dicka, ta vazhdoje agjerimin e tij. Sepse Allahu xh.sh ka dashur ta qerase ate me ushqim dhe pije.” (Buhari)

Kur mund te nderpritet agjerimi?

Agjerimi i muajit Ramazan mund ta nderpresin ai qe eshte:

-Udhetar. Ai qe udheton, duke pershkruar nje distance te pakten prej 90 km dhe do te qendroje ne destinacion me pak se 15 dite, mund te mos agjeroje por, nese agjeron kjo eshte me mire.

-Semundja. Nese nje besimtar frikesohet se agjerimi ia perkeqson semundjen ose ia shtyn afatin e kurimit, atehere aim und te mos agjeroje. Per arsyet e mesiperme mund ta nderpres edhe agjerimin e nisur. Qe agjerimi perkeqeson gjendjen e te semurit duhet konfirmim te mjekut besimtar. Nese kjo mundesi nuk ekziston, atehere agjeruesi duhet ta ndjeje thelle brenda vetes perkeqesimin e gjendjes se tij shendetesore gjate agjerimit.

-Pleqeria. Besimtari qe eshte i moshuar, nese nuk mund te agjeroje jane te liruar nga ky obligim. Besimtari i thyer ne moshe, ne pamundesi te agjeroj ne kohe ose kaza, duhet te japin per cdo dite agjerim fidje (ushqim).

-Grate shtatezene ose qe kane femije per gjiri.

-Cikli i menstrual dhe perioda e lehones.

-Luft. Nje ushtar ne lufte, qe i frikesohet  renies se aftesive te tij ushtarake nga agjerimi,mund ta prish ate.

-Uria dhe etja e tejskajshme.

Shenim: Keto jane pjeset me kryesore te rregullave te agjerimit te Ramazanit.

 

[1]Imsak: Eshte koha kur myslimani ushqehet per te mbajtur agjerimin dhe ne momentin qe perfundon imsaku ai nderpret ngrenjen e pijen.

[2] Nijet: Ai qe vendos te agjeroj duhet te shpreh qellimin e tij perse po agjeron, dhe konkretisht myslimani thote: “O Zot per hire tendin po agjeron kete dite…”

[3]Keffaret: Eshte denimi kur nje person e prish diten e agjerimit me qellim.

[4]Ne ditet e Bajrameve nuk lejohet agjerimi.

[5]Ta provosh shijen e ushqimit, pa e ngrene ate eshte mekruh (e papelqyer)

____________________________________________________________________________

Tema: Nata e mire Regaib dhe vlerat e saj.

Falenderimi i takon vetem Zotit te Gjithesisese! Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi profetin Muhamet a.s familjen e tij dhe mbi te gjithe ato qe pasoj rrugen e tij deri ne diten e fundit. 

Mekke

Mekke

Regabe eshte fjale arabe me te cilen kuptojme: Nate e miresive, nate ne te cilen i behen dua Allahut xh.sh, nate e shperbilimeve dhe nate e udhezimit.

Myslimanet çdo vite perpara muajit te shejte te Ramazanit kremtojne tre nete te medha te cilat jane: RegaibMiraxh dhe Beraet. Keto tre nete te mira bien ne muajin Rexhep dhe Shaban. Keto dy mauj jane muaj te rahmetit dhe meshires. Jan muaj shprese dhe gezimi per te gjithe myslimanet an e mban botes. Jo me kot keto tre nete te medha bien ne keto dy muaj, pasi Allahu xh.sh kerkon qe besimtaret te pergatiten per ardhjen e muajit Ramazan muaji i cili eshte muaj i ymetit mysliman.

Hz.Muhammed a.s. thote:

Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut te Madheruar.Muaji Shaban eshte muaji im ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ymetit mysliman.” (Muslim, Taberani etj)

Perseri profeti Muhammed a.s. ka thene:

Nga Enes b.Malik transmetohet se Profeti Muhammed a.s. ne keto muaj thoshte: “O Allahu im! Me bej te jetoj me miresi dhe ibadet muajin Rexhep, muajin Shaban dhe me meshiren Tende me drejto dhe me mundeso duke me futur ne muajin Ramazan.” (Ahemedi)

Eshte mire te agjerohet dita e nates se mire Regaib ndersa gjate nates eshte mire te kryhen namaze nafile (vullnetare). Kjo eshte nje nate ku Allahu u jep mundesi te gjithe njerezve qe ti drejtohen Allahut xh.sh, ti shtrin doren Allahut xh.sh me lutje, me tevbe (pendese) dhe ti kerkohet Allahut xh.sh meshire dhe pranimin e duave.

Profeti Muhammed a.s. ka thene:

Kush agjeron nje dite ne muajin Rexhep eshte si ai qe ka agjeruar nje muaj. Kush agjeron shtate dite, i mbyllen dyert e Xhehenemit. Kush agjeron tete dite i hapen dyert e xhennetit. Kush agjeron dhjete dite Allahu xh.sh ia pranon duate e bera . Kush agjeron 15 dite i falen gjynahet e kaluara (gjynahet e vogla). Ne kete nate Allahu i Madheruar e ka vendosur ne anije Nuhun a.s, madje ai ka udheruar popullin agjerimin e kesaj nate.” (Taberani)

Nata regaib eshte nate ne te cilen Allahu xh.sh leshon meshiren e Tij mbi te gjithe ato qe i drejtohen Allahu te Madheruar.

Allahu xh.sh thote:

Dhe shpejtoni ne falje mekatesh nga Zoti juaj dhe per nje Xhennet, gjersia e te cilit eshte si gjersia e qiejve dhe tokes, i pergatitur per te devotshmit.” (Ali Imran: 133)

Transmetohet nga Suban r.a. (nje nga sahabet e Profetit): “Po ecnim se bashku me te derguarin e Allahut xh.sh. Rruga jone kali nga nje varreze. Muhammedi a.s. qendroi perpara varrezes dhe filloi te qante. Lotet qe i rridhnin nga syte po lagnin gjoksin. Une iu afrova dhe e pyeta:

-O i Derguari i Allahut! Perse po qan ?Mos te eshte zbritur ndonje ajet Kur’anor? Ai tha:

-O Suban! Te vdekurit ne kete varreze po denohen dhe une po qaj per gjendjen e tyre. Me pas Profeti Muhammed a.s. shtoi:

– Nese keta do te kishin agjeruar, nje dite nga ditet e muajit Rexheb dhe do te kishin adhuruar Allahun, ne nje nga netet e ketij muaji, nuk do te denoheshin ne kete menyre.”

Hz.Muhammed a.s. thote:

Nese dikush e kalon naten e pare te muajit Rexheb duke adhuruar Allahun xh.sh kur zemrat te vdesin, ajo zemer e atij njeriu nuk do te vdese. Ndersa Allahu xh.sh e meshiron ate njeri, e pastron ate nga mekatet e tij, siç ka lindur ne diten e pare nga nena e tij pa  gjynahe. Nga meshira e asaj nate (nates Regaib) atij i jepet leje per te ndermjetesuar per shtatedhjete besimtare te cilet do te futen ne xhennet.”

Ne lidhje me naten Regaib hz.Muhammed a.s. tregon ne lidhje me udhetimin e tij qe beri gjate nates se Israse dhe Miraxhit.

Naten e Miraxhit, pashe ne xhennet nje lume, uji i te cilit ishte me i embel se mjalti, me i ftohte se bora dhe era e te cilit ishte me e mire se misku. E pyeta melekun Xhibril: Per ke eshte ky lum?Ai me tha: Emri i ketij lumi eshte Rexheb. Nese dikush nga populli yt ne muajin Rexheb te dergon ty salavat, Allahu xh.sh do t’i jape atij te pije uje nga ky lume.”

Dijetaret musliman ne lidhje me muajin Rexheb kan bere kete tefsire.

Muaji Rexhep perbehet nga shkronjat “R”, “XH” dhe “B” ata thone se shkronja “R” nenkupton “Rahmetin” e Allahut xh.sh, shkronja “XH” tregon gjynahet e njereve, ndersa shkronja “B” nenkupton pastrimin e atyre njerezve qe e lusin Allahun ne kete muaj.

Tregohet se pasi te mbyllet muaji Rexheb, ai paraqitet para Zotit te Gjithesise . Allahu xh.sh e pyet:O muaji im! A te deshten njerezit?A u luten gjate kohes qe ishe ti? Muaji Rexheb falenderon Allahu xh.sh dhe hesht. Allahu xh.sh e pyet perseri deri tre here me pas muaji Rexhep do ti pergjigjet:

“O Zoti im!Ti je Zot qe mbulon gjynahet dhe turpet! Ti i urdheron roberit e Tu per te mbulur gabimet dhe turpet. Edhe i Derguari Yt me dha emrin “muaji heshtjes, (shurdhe)”. Une i degjova bindjet e tyre dhe nuk degjova gjynahet e tyre. (Per kete arsye ky muaj u quajt “muaji i shurdhet’).

Allahu xh.sh i thote: “Ti je muaji Im! Nuk ke se t’i degjosh gjynahet. Meqenese i pranove gjynahet e roberve te mi, edhe Une do t’i fal ata siç i pranove ti, ne sheje respekti qe kam per ty. Une do ti meshiroj ata, duke u falur mekatet, me kusht qe te pendohen edhe nese ata bejne gjynahe gjate kohes qe je ti.

Hz.Muhammed a.s. tregon:

Cdo njeri ne cdo kohe ka pran ti dy melek qe quhen “Kiramun Katibin” te cilet shkruajne çdo gje  te mire dhe te keqe qe bejne njerezit, duke bere nje perjashtim vetem gjate muajit Rexheb, ku ata shkruajne vetem punet e mira dhe jo te keqijat. Gjynahet e atyre qe kane kerkuar falje ne muajin Rexheb, nuk u tregohet melekeve, keshtu ata nuk i shohin. Allahu xh.sh nuk ua mundeson degjimin melekeve, keshtuqe ata nuk degjojne as nuk i shikojne gjynahet.”

Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Dite e  Xhuma, date 25 prill 2014

 

____________________________________________________________________________

Tema: Kuptimi i ritualeve të Haxhit

Sot më shumë se çdo herë tjetër hasim ndikimin e fesë në rrafshe të ndryshme të jetës së njeriut dhe sidomos në emocionet dhe ndjenjat e tij shpirtërore.

Studiues të fushave të ndryshme janë të mendimit se feja ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin psikik dhe fizik të njeriut si dhe në shumë dimensione tjera të jetës së tij. Studimet shkencore bëjnë të ditur se aq më shumë që njerëzit besojnë në fe, aq më tepër janë të ruajtur nga sëmundjet e ndryshme psikike dhe devijime tjera mendore dhe shpirtërore. Besimtarët në krahasim me njerëzit tjerë të zakonshëm gjithashtu kanë më tepër fuqi shpirtërore për arsye se besimi është i lidhur me shëndetin psikologjik.

Sjelljet dhe besimet si mbështetja në Zotin Një, durimi, lutja dhe vizita e vendeve të shenjta mund të krijojnë një shpresë dhe vështrim optimist për të ardhmen dhe kjo shkakton një qetësi të thellë shpirtërore. Besimi në atë që ekziston Një Zot i cili kontrollon ngjarjet ndihmon në tejkalimin nga gjendja e depresionit. Shumica e besimtarëve zakonisht kur përshkruajnë lidhjet e tyre me Zotin, thonë se kjo lidhje është emocionale si me një shok të fuqishëm ku duke u bazuar dhe u mbështetur në Zotin mund të kontrollohen edhe ngjarjet më të vështira të jetës. Ibadeti është një rrugë e mirë që njeriun e çon drejt qetësisë. Në mesin e këtyre ibadeteve është edhe Haxhi me ritualet e tij të veçanta. Feja islame si një shkollë universale ka paraparë të gjitha dimensionet e kërkesave njerëzore si fizike ashtu edhe shpirtërore. Tani duhet të shohim se si Haxhi dhe ritualet e tij mund të ndikojnë në dimensione të ndryshme të njeriut si në sjellje, emocione dhe mendim? Zbatimi i ritualeve të Haxhit është një përgjigje e duhur të cilën njeriu e kërkon gjatë gjithë jetës së tij. Kjo kërkesë është të fituarit e kuptimit. Njerëzit e kohës sonë janë duke vuajtur nga mungesa e dhënies së një kuptimi të mendimeve dhe sjelljeve të tyre.

Haxhi posedon fuqinë dhe kapacitetin që t’i japë kuptim të gjitha veprave dhe mendimeve të njeriut. Nuk ekziston asnjë lëvizje apo veprim në Haxh, i cili mund të kryhet pa një qëllim të pastër dhe larg dëshirave të kësaj bote. Në ritualet e Haxhit, qëllimi luan rolin kryesor. Serioziteti në qëllim është ndër kushtet kryesore të pranimit të adhurimit dhe ibadeteve. Qëllimi i jep kahje të gjitha veprave. Haxhiu përpiqet që çdo veprim që e kryen ta bëj me dashuri dhe interesim për Zotin, përndryshe ai nuk e ka zbatuar detyrën e tij. Kjo çështje gjithashtu dëshmon edhe udhëzimin e brendshëm të bindjeve fetare në islam.

Haxhiu në Haxh e mëson se duhet të jetoj me fenë e tij dhe duhet të veprojë në bazë të saj madje edhe në veprimet më të vogla. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për udhëzimin e veprimeve në rrugën e drejtë. Ritualet e Haxhit gjithashtu ndihmojnë që njeriu të arrijë të përfitojë një sistem të lartë vlerash. Sistem i cili udhëzon çdo veprim dhe lëvizje në jetën e njeriut dhe atë e bën të kuptimtë.

Personi që dëshiron të bëhet Haxhi, ai më nuk është mendjemadh. Ai largohet nga egoizmi dhe superioriteti ndaj të tjerëve. Haxhiu duhet të largojë lakmitë epshore dhe ndjenjën e rehatisë dhe duhet të arrijë një personalitet të shëndosh dhe të ekuilibruar. Pra, Haxhi do të thotë personalitet superior, i zhvilluar, besnik, durimtar dhe i devotshëm”.

Shumë dijetar janë të mendimit se udhëtimi për në Haxh është një nga metodat më të mira që sjell përparim shpirtëror të njeriut. Sipas tyre problemet si depresioni, ndjenja për mëkatet dhe shumë ndjenja negative tjera, pengojnë udhëtimin shpirtëror të njeriut dhe një gjë e tillë mund të largohet gjatë ceremonisë së Haxhit. Kushti i pranimit të Haxhit është ai që haxhiu të luftojë me veset e tij negative siç janë: urrejtja, xhelozia, hipokrizia dhe gënjeshtra. Statistikat tregojnë se prezenca në vendet e shenjta dhe kryerja e ritualeve bashkërisht ndihmojnë në qetësimin e brendshëm dhe trupor të njeriut. Kjo sepse ceremonitë fetare që kryhen në mënyrë kolektive kanë një influencë të jashtëzakonshme në shëndetin psikik të njeriut dhe gjithashtu sjellin edhe solidarizimin e njerëzve në mes vete. Në Haxh krijohet një moment që njeriu largohet nga çdo ngjyrë e tij dhe duke u humbur në grumbullin e madh të njerëzve largohet nga të gjitha veçoritë dhe dallimet që e karakterizojnë. Në Haxh gjithashtu kemi edhe një solidarizim në mes myslimanëve të botës. Në kohën kur jemi duke jetuar në një botë plot me luftëra dhe konflikte, Haxhi duhet të shihet si një rast i volitshëm për vendosjen e paqes dhe qetësisë nëpër vende të ndryshme të botës. Në Haxh largimi dhe përçarja shndërrohet në unitet dhe bashkim dhe haxhiu e shijon tolerancën dhe mirëkuptimin. Ndjenja e solidaritetit është tepër me ndikim në shpirtin dhe psikikën e haxhiut.

“Kush tregon respekt për shenjat dhe simbolet e Allahut, (ta dijë se) pa asnjë dyshim, kjo gjë është si rjedhojë e përkushtimit të zemrave” (Haxh, 32) 

Arafati është një pozitë faljeje e përgjërimi. Arafati na kujton ngritjen nga varret Ditën e Gjykimit dhe mbledhjen grumbuj-grumbuj në sheshin e grumbullimit. Ai është një shesh mahsheri i mbushur me shqetësimin e llogaridhënies, ku mëshira e Zotit zbazet plot bujari në shpirtrat tanë. Të gjithë robtë presin para Allahut të dobët, të pafuqishëm, nevojtarë e me shpresë. Zemrat dhe sytë njomen me lotët e pendimit, lutje përgjërimi të panumërta që i drejtohen Zotit. Në librin e jetës hapen faqe të pastërta dhe Zotit i jepet besa se pjesa e mbetur e jetës do të jetohet me bindje ndaj Tij. Këta mysafirë të Zotit vihen në pritje me dëshirën për një mundësi e fillim të ri, për një epokë të re.

Nga ana tjetër, Arafati na çon edhe në kujtime të vjetra kur Ademi (a.s.) dhe nëna jonë Havaja u zbritën në tokë larg njëri-tjetrit. Dhe Zoti, pasi pranoi lutjen e tyre i bashkoi në Arafat.

Muzdelife është një mjedis i bekuar i mbushur plot me shfaqje mëshire, që mbart namin e të qenit më afër Allahut në nivelin që sexhdja është kundrejt rukusë. Ibn Abasi thotë se Profeti ynë i dashur arriti në Muzdelife për umetin e vet, të merrte një rrecetë ndihme e çlirimi që nuk e mori dot në Arafat. Muzdelifenë, sidomos pasi nata thellohet, çdo anë e mbulojnë mistere edhe më të fshehta. Ndërsa disa çlodhen për detyrat e vështira që i presin ditën e nesërme, ka njerëz që gjer në mëngjes mbeten të ulur me duar të hapura duke iu lutur Zotit. Këta shpirtra të gjerë, e tërheqin zërin e tyre në zemër dhe kushedi se ç’mendojnë e ç’u shkon ndër mend. Lutje pa pushim drejtuar Zotit jashtë namazit, dashuri e përkushtim shprehur brenda namazit…

Mina ka vlerën e një mjedisi nënshtrimi dhe dorëzimi, ku profeti Ibrahim (a.s.) dhe djali i tij Ismaili (a.s.) e gjuajtën shejtanin me gurë dhe dolën fitues ndaj tij. Ajo është vërtetë si një koshere nënshtrimi e si një çerdhe përkushtimi të pakushtëzuar. Ky vend është aq i mistershëm, saqë çdo shpirt që nuk është krejtësisht i mbyllur ndaj botës së amshuar, ç’nuk ndien në atë vendpushim mes atyre maleve e luginave! Mina, me të gjitha anët e saj, na duket aq e njësuar në shpirtin tonë, saqë na bëhet sikur e ndiejmë se si ajo rreh në zemrën tonë, rrjedh në venat tona, gjallon në nervat tona.

Ndërkaq goditja e shejtanit me gurë është mallkimi i tij dhe orientimi i zemrës drejt Allahut, i zemrës së çliruar prej çdo lloj indiferentizmi, paqartësie, përgjumësie, lëkundjeje e dyshimi. Prandaj Profeti ynë thotë: “Synimi i goditjes me këta gurë s’është gjë tjetër veçse përmendja dhe pohimi i emrit të Zotit.” (Tirmidhi)

Safa dhe Merve janë dy kodrat mes të cilave ndodhet burimi i Zemzemit. E shqetësuar për fëmijën e saj dhe veten nga etja e madhe dhe mungesa e ujit, Haxherja pati vrapuar nga një kodër në tjetrën disa herë gjersa pati zbuluar burimin e Zemzemit. Tani ky vrapim, si pjesë e Haxhit, e që emërtohet Sa’j (përpjekje), na kujton dobësinë njerëzore dhe nevojën e mbështetjes te Zoti. Rëndësinë e këtyre dy kodrave Zoti e shpreh kështu:“Pa dyshim Safa dhe Merva janë nga shenjat e Allahut.” (Bekare, 158)

Qabeja, e cila cilësohet si Bejtullah-Shtëpia e Allahut, është një faltore e shenjtë, e tillë qysh në kohën e profetit Adem (a.s.). Zoti e cilëson në Kur’an në këtë mënyrë: “Pa dyshim, Qabeja në Mekë është faltorja e parë në tokë e ngritur për njerëzit”. (Al-Imran, 96) Qabeja, me atë domethënie e shenjtëri të thellë, është një vatër e pashoqe monoteizmi, e tillë që, prej veçantive që mbart, nuk mund të gjendet një ndërtesë e dytë e barabartë me të, të mund t’i thuhet shtëpi e Allahut.

Në tavaf (rrotullimin rreth Qabes) gjithsecili e ndjen veten si një fëmijë i dobët që, i kapur fort për dore, vrapon në siguri plot ngazëllim. Njeriu rend sikur të jetë duke ecur vërtet drejt Allahut dhe nuk vetëkontrollohet më. Me trupat gjysmë të zhveshur, me rrobën në supe, përjetojmë emocionin e të rendurit përpara në një rrugë sa të lodhshme e të trazuar, po aq edhe shpresëdhënëse e të sigurt.

Udhëtari i haxhit, që nga çasti që largohet nga shtëpia, gjatë rrugës, çlirohet hap pas hapi prej egos dhe unit, në drejtim të jetës së zemrës e të shpirtit. Njeriu në këtë udhëtim bëhet pjesë e të vërtetave të vjetra, por që nuk vjetrohen dhe mbeten kurdoherë të freskëta. Allahu në Kur’an thotë: “Kush tregon respekt për shenjat dhe simbolet e Allahut, (ta dijë se) pa asnjë dyshim, kjo gjë është si rjedhojë e përkushtimit të zemrave” (Haxh, 32)           

E ndërsa ditët shkasin drejt Bajramit, vendi i tavafit, zemzemi dhe vajtja e ardhja mes Safasë dhe Merves shkojnë me ndjenjën e një kurbeti e përmallimi. Qabeja nis të na i mbyllë dalëngadalë perdet e dritareve që na kishte çelë… dhe njeriu që në çdo ngjarje sheh që është i përkohshëm, siç kupton se po afron koha për t’u larguar nga këtu, mendon se një ditë do të ndahet edhe nga kjo botë kalimtare.

Tashmë haxhiu, i brengosur, por i përmbajtur, i shqetësuar, por plot shpresë, për kënaqësi të Zotit tendoset me zellin për të jetuar për të tjerët, për të qeshur e qarë për të tjerët, madje edhe për t’i shërbyer të tjerëve.

/Dorian Demetja-Revista ‘Drita Islame’, Tetor 2013/

 

____________________________________________________________________________

Tema: Festa e Kurban Bajramit dhe berja e kurbanit

Çfare eshte kurbani ?

Kurbani quhet adhurimi fetare islam qe konsiston ne prerjen e kurbanit te kafsheve me vecori te percaktuara sipas fese islame gjate diteve te bajramit. Myslmani kurbanin qe ben, e ben vetem per Allahun xh.sh.

Prerja e kurbanit fetarisht eshte vaxhib. Rituali fetare i kurbanit ekzistonte edhe para shpalljes se fundit te besimit islam nepermjet profetit Muhammed a.s. Profeti Ibrahim as. ne vend te djalit te tij, Ismailit, beri kurban dashin qe ia kishte derguar Allahu xh.sh me ate rast. Qe prej kohes se profetit Ibrahim te gjithe profeteve qe erdhen  pas tij, kane prere kurban dhe ia kane mesuar kete detyre fetare islame edhe pjesetareve te bashkesive te tyre. Vete profeti Muhammed a.s. na ka mesuar se kur dhe si duhet kryer ky adhurim fetar. Detyren e prerjes se kurbanit per njeriun qe mund ta kryeje ate nuk e zevendeson asnje adhurim tjeter qe do te kryhet me synim zevendesimin e ketij riti fetar, sic eshte lemosha (sadaka), namazi etj.

-Kur prehet kurbani?

Kurbani mund  te prehet diten e pare, te dyte apo te trete te kuban bajramit. Diten e trete pasi te kete perenduar dielli nuk prehet kurban.

Allahu xh.sh thote: “Fale namazin dhe preje kurbanin per hir te Zotit tend.” (Kevther 2)

Gjithashtu Allahu xh.sh thote: “Ne ia kemi mesuar adhurimin e kurbanit bashkesise se cdo profeti, ne menyre qe ata ta permendin emrin e Allahut teksa jane duke prere kurban kafshet qe na ua kemi dhene si begati.” ( Haxh 34)

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Ai njeri qe e ka mundesine financiare, por nuk pranon te prese kurban, le te mos i afrohet xhamive tona.”

(Ibn Maxhe, Edahi 2)

 

Profeti yne Muhammed a.s. i kushtonte shume rendesi adhurimit fetar te kurbanit. Ai priste kurbane cdo vit pas vitit te emigrimit te tij nga Meka per ne Medine dhe i nxiste edhe shoket e tij (sahabet) qe te therrnin kurbane duke u thene se:

Asnje njeri nuk mund te beje ndonje veper me te bukur se sa te prese kurban ne qofte se deshiron t’i afrohet Zotit te tij ditet e Bajramit te kurbanit.”
Ai personalisht e priste plot gezim kurbanin. Kurbanin e pare profeti Muhammed a.s. e preu vitin e dyte te hixhretit. Diten e Bajramit te atij viti ai se bashku me shoket e tij shkuan se bashku ne nje vend faleje (namazgjah) te  hapur dhe te gjere. Pasi falen namazin u mbajti te pranishmeve nje ligjerate (hytbe) ne te cilen i urdheroi myslimanet qe te pritnin kurban. Ai personalisht preu dy kurbane, nje  per veten e tij dhe tjetrin per myslimanet duke iu drejtuar Allahut xh.sh ne lidhje  me kurbanin e dyte me kete lutje:

Zoti im! Kete kurban e pres ne emer te atyre myslimaneve qe nuk kane mundesi financiare qe te presin kurban sot.”

Teka kafshet e kurbanit i shtrinin pertoke, profeti Muhammed a.s.u lut  me kete fjale: “I ktheva syte nga Ai qe krijoi qiejt edhe token. Une nuk jam nga ata qe i mveshin shok dhe ortak Allahut. Namazi im, te qenit tim rob ndaj Krijuesit, adhurimet e mia, jeta dhe vdekja ime i perkasin vetem Allahut xh.sh Zotit te boteve, qe nuk ka te ngjashem me te. Une jame i pari mysliman. O Zoti im! Ky kurban eshte nga begatite qe na ke dhene Ti dhe per hirin Tend po e flijojme. O Zoti im! Pranoji keta kurbane qe flijojne per hirin tend. Muhamdi dhe pasuesit e tij.”

Pastaj Muhammedi a.s. tha: “Bismilah, Allahu ekber!” dhe e preu kurbanin.

(Tirmidhi, Edahi 22)

Profeti yne a.s. urdheronte te sillemi mire me te gjitha krijesat e Allahut xh.sh. Atij nuk i perlqente aspak qe njeriu te sillej ashper dhe pa dhembshuri apo ta torturonte kafshen e kurbanit.

____________________________________________________________________________
Tema: Namazi i Teravive nga imam Vehbi Sulejman Gavoçi

Pak fjalë për Teravinë

Jena mësu qyshë të vegjë me e falë Teravinë në xhaminë e Garucit Shkodër me 20 reqatë. U rritme
e shkuam në Siri (Damask) e edhe atje Teravinë e falshim me 20 reqatë. Shkova në Egjipt me mësue për fenë
Islame ku qëndrova 10 vjet edhe atje e falshim Teravinë me 20 reqatë. Po në atë mënyrë e falshim Teravinë
edhe në Mekke e në Medine ku qëndrova për 8 vjet, edhe sot përsëri e falin Teravinë me 20 reqatë me të
mirën e Zotit (xh.sh).Teravia ashtë synet jo farz se farzet janë siç e dimë vetëm pesë. Mirëpo syneti në Ramazan ka sevapin e farzit siç e kena përmendë ma përpara. Prandaj duhet me u mundue mos me u kursue për këtë kohë që falena në
të mbasi ka atë sevapë aq të madh. Mirëpo i sëmuri, i xanuni me punë të huaja, studenti me studime e provime bajnë mos me e falë Teravinë, mirëpo duhet me u mundue sadopak për me falë Teravinë, qoftë edhe dy reqatë mbasi na ka premtue Profeti (a.s.s) falje gjynahesh kur ne falena në Ramazan në Teravi. Kjo ashtë një gja themeltare që duhet mos me u
harrue. Këtu po përmendim disa fakte që na mësojnë me falë Teravinë me 20 reqatë siç e kemi përmendë ma sipër.

1) Qyshë në kohë të z.Umerit e të khulefave, mbas tijë janë falë njerëzit në Teravi në muajin e Ramazanit me 20 reqatë, kjo tregon se syneti ashtë i forcuar, mbasi vetë Profeti (a.s.s) ka thënë: “Punoni me synetin tem dhe të khulefave mbas meje”. (Hadithi Bukhari)
Kjo d.m.th se me falë ma pak se 20 reqatë ajo gja ashtë e papëqyeshme.
2) Thotë Abdullahi djali i Mesudit:
“Çka shofin myslimanët se ashtë gja e mirë, ajo ashtu ashtë e mirë te Zoti
(xh.sh)”. (Hadithi Ahmed)
3) Thotë Profeti (a.s.s):
“Unë nuk e di sa jetoj mbas sodit pra, ndiqni ato që vijnë mbas mejet, Ebu Bekrin dhe Umerin”. (Hadithi Tirmidhi)
4) Katër medhhebet:
Hanefi, Shafii, Maliki e Hanbeli thojnë dhe e falin Teravinë me 20 reqatë, asht zor me kujtu dhe me mendu se ato katër medhehebe kanë gabuar.
5) Përmendi Bejehkiu nga Saibi dhe thotë: “Janë falë njerëzit në kohën e z.Umerit në Ramazan Teravinë
me 20 reqatë”. (Hadithi Bejheki)Thotë Sujuti: U quajt kjo falje Teravi si ato që falen e pushojnë mbas
katër reqatësh.
6) Ka ardhë një hadithë jo i fortë nga Ibni Abasi ku thotë: “Profeti (a.s.s) falte në Ramazan 20 reqatë, e mandej vitrin tre reqatë”.
(Hadithi Tabarani)
7) Profeti (a.s.s) ka pasë falë çdo natë 8 reqatë, pra fjala e Zojës Aishe se ai Zotni nuk ka falë as në Ramazan
e as në kohë tjera ma tepër se 8 reqatë, atëherë mund të thona që se ai Zotni nuk ka falë Teravi, e si ka mundësi që vetë Profeti (a.s.s) me na urdhërue me e falë Teravinë, e Ai vetë me falë me 8 reqatë.Pra, ajo Zojë na tregon për ato 8 reqatë e nuk flet për Teravinë, sepse u pa se kur mblodhi z.Umeri njerë-zit me falë Teravinë, as zoja Aishe, as z.Aliu (r.a), as kërkush tjetër nuk kundërshtoi.
Megjithëse z.Aishe na tregon se Ai Zotni nuk ka falë ma tepër se 8 reqatë, vetë ajo Zojë na tregon se Ai Zotni ka falë 13 reqatë, dhe kur thirrte Sabahin falte 2 reqatë. (Hadithi Bukhari)Vetë ajo Zojë na tregon se Profeti (a.s.s) ka kenë falë natën me 13 reqatë, mandej na tregon se ka falë 11 reqatë e para se me vdekë Profeti (a.s.s) ka falë 9 reqatë.
Na tregon z.Aliu (r.a) se Profeti
(a.s.s) ka kenë falë 16 reqatë jashta farzit. (Hadithi Ahmed, hadith i pranuar)Pra, mbasi pamë se Sahabet qyshë në kohë të z.Umerit e deri më sot janë mbledhë e kanë falë Teravinë me 20 reqatë, pra le të dijmë se ky ashtë syneti e duhet mos ta lajmë pa e falë veç me pasë ndojë pengesë nga ato që kemi përmendë ma sipër.Para nja 200 vjetësh kanë dalë disa Ulema në Indi dhe kanë pa me falë Teravinë veç me 8 reqatë sipas fjalës së tyre ashtë lehtësim dhe e pëlqen
njerëzija, erdhi në vendet arabe dhe e mori atë fjalë një shqiptarë që merret me hadithe e hala përhapet ajo fjalë.Shkurtas duhet me ditë e me lexue se Sahabet janë ma të dijshëm e ma të interesuar për fe se sa ato, edhe se mijëra dijetarësh e vendesh që e falin Teravinë me 20 reqatë janë ma të dijshëm.
Pra, le të falim Teravinë me 20 reqatë. Zoti (xh.sh) na ndihmoftë

Nga: gazeta “Udha Islame” korrik 2013
_____________________________________________________________________________

  • Tema: Meleket e Allahut xh.sh dhe njeriu

Njeriu eshte nje nder krijesat e Allahut xh.sh te cilat Allahu xh.sh i ka krijuar ne formen me te bukur. Nje nder bukurit e njeriut eshte kur ai i nenshtrohet rregullave dhe lutjeve te Allahut xh.sh. Pervec kesaj njeriu lartesohet edhe me nje krijes tjeter qe quhen melek. Meleket jane krijesa prej drite te krijuara nga Allahu xh.sh. Ne kete teme do permendim disa raste kur njeriu esht ne kontakt me meleket e Allahut xh.sh.

-Meleket e Allahut xh.sh pyesin ne lidhje me urtesin e krijimit te njeriut.

Kur Allahu xh.sh deshiroi krijimin e njeriut te pare Ademin a.s. i lajmeroi Meleket, ndersa meleket pyeten: “A do vesh ne toke ata qe bejne crregullime dhe qe bejne fasad dhe qe dergjin gjakun? Me pas Allahu xh.sh tha:
“Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoji (po percaktoj) ne toke nje zevendes! Ata thane: A do te vesh ne te ate qe bene crregullime dhe qe derdh gjaqet, e ne te madherojme Ty me lavderimin Tend dhe plotesisht te adhurojme! Ai tha: Une di ate qe ju nuk e dini”

(El Bekare: 30)

-Meleket i bejne sexhde Ademit a.s.

Pasi Allahu xh.sh e plotesoi krijimin e Ademit a.s.dhe ti jap shpirt kerkoi qe meleket ti bejne sexhde Ademit a.s.: ” Kur Zoti yt u tha engjejve: Une po krijoj nje njeri nga balta, dhe kur ta kem persosur ate dhe t’i kem dhene nga ana Ime shpirt, ju menjehere peruljuni atij (ne sexhde)”
(Sad: 71-72)

-Meleket udhezojne hz.Ademin a.s.

Transmetohet prej Ebu Hurejres r.a. se Muhammedi a.s tha: ” E krijoi Allahu xh.sh Ademin a.s. ne pamje e tij (qe krijoi, ne pamjen njerezore), gjatesia e tij ishte gjashtedhjete krahe, e kur e krijoi i tha: Shko e jepu selam atyre, nje grupi te melekeve qe ishin duke ndenjur dhe degjo se si do te pergjigjen, ajo eshte pershendetja jote dhe e pasardhesve tu. Ademi a.s. ju tha: Es-selamu Alejkum!(Paqja dhe meshira e Allahu qof mbi ju!) Meleket iu pergjigjen: Es-selamu Alejke ve rahmetullahi! (Paqja e Allahut dhe Meshira e Tij qofshin me ty”

-Meleket pastruan hz.Ademin a.s. kur vdiq.

Kur vdiq hz. Ademi a.s. bijte e tij nuk diten se si te veprojne me te, meleket u treguan atyre se si te veprojne. Transmetojne Hakimi dhe Taberani nga Ubejj r.a. se Muhammedi a.s. tha: “Kur vdiq Ademi a.s. ate e pastruan meleket me uje tri here dhe i gropuan varrin atij, pastaj bijeve te tij u tha: “Kjo eshte tradita e Ademit a.s. per femijet e tij (per njerezimin pas tij)”

Roli i melekeve ne formimin e njeriut.

Transmetohet nga Muslimi i cili nga Ebu Dherri r.a. se tha: “Degjova Muhammedin a.s. duke thene: “Kur spermes (se fekonduar ne mitren e nenes) t’i kalojne 42 nete, Allahu i dergon asaj nje melek i cili i jep asaj formen (fetusin) duke fillur prej shqisave te degjimit,shikimit, lekuren, mishin dhe eshtrat e pastaj meleku thote:
“O Zot a do te jete mashkull apo femer? Atehere Allahu xh.sh vendos ate qe deshiron, ndersa meleku vetem shkruan.”

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman se Abdullah ibn Mesudi r.a. ka thene: “Na ka treguar i Derguari i Allahut xh.sh i cili gjithnje fliste drejte dhe besoheshin fjalet e tij se: “Vertet cdonjeri prej jush formohet ne barkun (mitren) e nenes se tij dyzet dite si pike (nutfetun), pastaj behet cop gjaku i ngjizur (alakatun), ngjashem me kete periudhe, pastaj behet cop mishi (mudgatun) ngjashem me kete periudhe, pastaj i dergohet meleku dhe e frymezon ne te shpirtin (ruh). Ky melek urdherohet me kater gjera: ta shkruaje riskun e tij, exhelin e tij, veprat e tij, dhe se a do te jete besimtar apo jo, dhe pastaj i dhurohet shpirtin.”
(Buhari, Muslimi)

Enes Ibn Maliku r,a. trans se Muhammedi a,s. ka thene:
“Allahu xh.sh e ngarkoi nje melek qe te kujdeset per fetusin ne mitren e nenes, e ai meleku per cdo gje thote: O Zot tani eshte sperme, O Zot tani eshte gjak i ngjizur, O Zot tani eshte cop Mishi, e kur Allahu deshiron ta perfundoje krijimin e tij, meleku i thote: “O Zot a do jete mashkull apo femer? Besimtar apo jobesimtare? Cfare rizku do te kete? Sa do te jetoje? E gjithe kjo i shkruhet i percaktohet eshte ne barkun e nenes.”
(Buhari, Muslim)

Meleket dhe bijte e Ademit a.s.

Meleket dhe roli i tyre ne formimin e njeriut

Transmetohet nga Ebu Dherri (r.a) se hz.Muhammed a,s ka thene:

“Kur spermes (se fekonduar ne mitren e nenes) t’i kaloje 42 nete, Allahu xh.sh i dergon asaj nje melek i cili i jep asaj formen (fetus) duke filluar prej shqisave te degjimit, shikimit, lekuren, mishin dhe eshtrat e pasataj Meleku i drejtohet Allahut xh.sh: “O Zot a do te jete mashkull apo femer? Atehere, Allahu xh.sh vends ate qe deshiron, kurse meleku vetem shkruan.” (Muslimi)

Transmeton Ebu Abdurrahman se hz.Muhammed a.s ka thene:
“Vertet cdonjeri prej jush formohet ne barkun e nenes se tij 40 dite si pike (nutfetun), pastaj behet cope gjau i ngjizur (alekatun) ngjashem me kete periudhe, pasataj behet cope mishi (mudgatun) ngjashem me kete periudhem pastaj i dergohet meleku dhe i frymezon ne te shpirtin (ruh), Ky melek urdherohet me kater gjera:
1.Tia shkruaj riskun e tij
2.Exhelin  e tij (kur do vdes dhe si)
3.Veprat e tij
4.A do jete mysliman apo jo”
(Buhariu, Muslim)

Gjithashtu hz.Muhammed a.s thote:

“Allahu xh.sh e ngarkoi nje melek qe te kujdeset per fetusin ne mitren e nenes. Ai melek per cdo gje thote: “O Zot tani eshte sperme, O Zot tani eshte gjak i ngjizur, O Zot tani eshte cop mishi, e kur Allahu xh.sh deshiron ta perfundoje krijimin e tij, Meleku i thote: “O Zot a do jete mashkull apo femer? I lumtor ose jo? Cfare rizku do te kete? Sa do jetoje? E gjithe kjo i shkruhet. Keshtu ne barkun e nenes.”
(Buhari, Muslim)

-Meleku mbron njeriun

Allahu xh.sh thote:
“Njeriu ka percjelles nje pas nje, para tij  dhe prapa tij, qe me urdherin e Allahut e ruajne ate.”
(Er-Rrad: 10-11)

Gjithashtu Allahu xh.sh thote:
Allahu ju dergon roje (engjej) derisa kur ti vije ndonjerit prej jush vdekja.”
(El En’am 61)

-Xhibrili i behet imam hz.Muhammedit a.s.

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
“Zbriti Xhibrii, u be imam i imi dhe une u fala me te, pastaj u fala me te, perseri u fala me te dhe pastaj perseri u fala me te.. duke numeruar hz.Muhammed a.s. gishtat e tij.”
(Buhari, Muslim)

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Xhibrili a.s. mu be imam ne Qabe dy here, e fali me mua namazin e drekes kur dielli u largua nga zeniti sa lidhesja e nallaneve*, me vone falem namazin e ikindise kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, me vone falem namazin e akshamit kur ai qe eshte duke agjeruar ben iftar, ndersa namazin e jacise e falem kur u zhduken kuqerremi i qiellit, pastaj e falem namazin e sabahut, atehere kur i ndalohet ushqimi dhe pija agjeruesit. Te nesermen erdhi perseri Xhibrimi dhe e falem namazin e drekes kur hija e cdo gjeje ishte sa vete trupi, pastaj falem ikinin,akshamin, jacine dhe sabahun dhe mejehere pas faljes se sabahun hyri agimi, pastaj u kthye nga une e me tha: “O Muhammed, keto ishin kohet e namazeve te pejgambereve qe ishin para teje, ndersa koha e cdo namazi eshte sa ajo ne mes dy namazve.”
(Ebu Davud)

-Xhibrili ben lutje per sherimin e hz.Muhammed a.s.

Ebu Seidi r.a. trekon se: Erdhi tek hz.Muhammed a.s. Xhibrili dhe i tha: ” O Muhammed ! A u ankove? Hz.Muhammed a.s. tha: “Po!” Xhibrili i tha: “Ne emrin e Zotit po te fryej nga cdo gje qe te demton, nga cdo gje e gjalle apo nga cdo sy ziliqar. Allahu te sheron, ne emer te Allahut te sheroj.”
(Muslimi)

-Meleket stimulojne deshiren e berjes se bamiresise

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Cdo njeri ka nje shoqerues nga xhinnet dhe nje shoqerue nga meleket. Shoket e pyeten: A edhe ti ke at shoqerues? U pergjigj: Edhe une e kam ate, por mua Allahu me ndihmoi kunder tij, keshtu qe ai pranoi Islamin, prandaj nuk me urdheron pervecse te bej mire.”
(Muslimi)
Transmetohet nga el-Hafih ebu Musa nga Ebu Zubejri dhe nga Xhabiri r.a se Muhammedi a.s ka thene:
“Kur njeriu shtrihet ne shtratin e tij, lind grindja ne mes melekut dhe shejtatni, i thote meleku: perfundo me te mire, kurse shejtani i thote: perfundo me te keqe, nese njeriu permend Allahu xh.sh derisa ta kaloje gjumi, meleku e perze shejtanin dhe e ruan gjithe naten. Kur te zgjohet, meleku dhe shejtani vrapojne drejt tij. Meleku i thote: Hape kete dite me te mira. Shejtani i thote: Hape kete dite me te kqia, nese njeriu permend Allahun xh.sh Meleku e perzen shejtani dhe fillon ta ruaj ate.”

-Meleket regjistrojne veprat e njerezve

Allahu xh.sh thote:
“Ndaj jush jane percjellesit. Jane shkrues te ndershem te Allahut, Ata e dine se cfare punoni.”
(El-Infitar 10-12)

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Vertet njeriu flet nje fjale e cila eshte ne kenaqesine e Allahut, e te ciles ai nuk ia ve veshin , Allahu per te ia ngrite disa shkalle. Po ashtu njeriu flet nje fjale e cila eshte hidherim per Allahu xh.sh, e te ciles ai nuk ia ve veshin, per te ai hidhet ne Xhehennem.”
(Buhari)
Hz.Muhammed a.s. thote:
“Njeriu ka dy melek, nje ne krahun e djathte dhe nje ne krahun e majte.Meleku i krahut te majte e ngrite lapsin (ne pritje per te shkruar) per myslimanin gjynahqare, nese brenda kesaj kohe myslimani pendohet per gjynahun e bere dhe i kerkon falje Allahu per ate  gjynah, i fshihet e nese nuk pendohet i shkruhet nje gabim. Ndersa kur myslimani ben nje pune te mire, Meleku i krahut te djathte e shkruan menjehere.”
(Taberani)
-Meleket ftojne per te bere pune te mira

Hz.Muhammed a.s thote:
Nga Ebu Hurejre trans, se Muammedi a.s. ka thene: “Nuk ka asnje dite ne te cilen njerzit gdhihen e te mos zbresin tek ai dy meleke. Njeri nga meleket thote: “O Zot!Te lutem jepi shpenzuesit zevendesim nga ajo qe shpenzon, ndersa meleku tjeter thote: “O Zot!Te lutem, jepi koprrait shkaterrim.”

-Meleket sprovojne njerzit

Hz.Muhammed a.s. tregon:
Trans, nga Ebu Hurejre r.a. se ka deguar Muhammedin a.s. duke treguar: “Tre njerez nga Beni Israilet, Allahu xh.sh deshiroi t’i sprovoje. Njeri prej tyre ishte zgjeban, i dyti qeros, ndersa i treti i verber.
Allahu ua dergoi nje melek i cili fillimisht shkon tek zgjebani dhe i thote: Cfare kishe deshiruar me se shumti? Zgjebani tha: Me se shumti kisha deshiruar te kem ngjyre dhe lekure te mire dhe te clirohem nga kjo,ku per shkak te ciles me urrejne njerzit. Meleku e ferkoi me dore dhe prej ti u largua zgjebja dhe i dhuroi ngjyren e mire ne cdo pjese te trupit. Pas kesaj meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe?Zgjebani tha: Nje deve. Meleku i dhuron nje deve mbarse dhe i thote: “Allahu te bekofte me te !
Me pas meleku shkoi tek qelani dhe i thote: “Cfare deshiron me se shumti? Qeros thote: “Floke te bukur dhe te largohet nga une ajo prej se ciles njerezit neveriten nga une. Meleku i Allahu e ferkon dhe ia i dhuron floket.Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron me se shumti?Qerosi i pergjigjet: Nje lope. Meleku i dhuron nje lope mbarse dhe i thote: Allahu te bekofte me te. Me pas meleku shkon te i verberi dhe i thote: Cfare deshiron me shume?I verberi i thote: Te me kthej Allahu shikimin.Meleku e ferkon dhe ia kthen shikimin.Meleku i thote: Cilen pasuri deshiron te keshe?I verberi i thote: Dhente. Meleku i Allahu i dhuron nje dele qe lind.
Tregohet se qe te treve pasuria ju shtua,keshtu zgjebani beri nje lugine me deve, qerosi beri nje lugin me lope dhe i verberi beri nje lugine me dele.
Pasi kaloi nje kohe vjen Meleku i Allahut xh.sh tek zgjebani dhe i thote: Une jam nje njeri i mire. Ky udhetim me ka lodh, edhe nuk me ka ngel gje, prandaj askush nuk mund te me ndihmoj pervec Allahut, e pastaj ti, prandaj te lutem ne emrin e Allahut qe te me japesh nje deve qe te vazhdoi udhetimin. Ish i zgjebosuri tani pasanik i thote: Jo, une kam shume detyrime dhe borxhe. Meleku i thot: Sikur po te njoh?A mos ke qene nje zgjeban nga i cili neveriteshin njerezit,nje i varfer te cilin Allahu e ka pasuruar?Ish zgjebani tha: Une kete pasuri e kam trasheguar nga te paret. Meleku i thot: Nese po genjen, lete ktheje Allahu ne ate gjendje qe ke qene, dhe ashtu ndodhi.
Me pas meleku shkon tek Qerosi, por edhe ky iu pergjigj si i pari dhe meleku i thote: Nese genjen le te kthej Allahu ne ate gjendje qe ke pas, dhe ashtu ndodhi.
Meleku shkon edhe tek i verberi dhe i kerkon ndihme.Ish i verberi i thote: Vertet une kam qe i verber, por Allahu me ka kthyer te parit, merr sa te duash dhe le cfar te duash.Pas kesaj pergjigjeje, Meleku i thote:
“Mbaje krejt pasurine, ju vetem keni qene te sprovuar. Allahu eshte i kenaqur me ty ndersa eshte i hidheruar me dy shoket e tu.”
(Buhari, Muslim)

-Dashuria e melekeve per besimtaret

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Kur Allahu e do nje njeri, e therret Xhibrilin dhe i thote atij qe edhe ai ta doje, pastaj Xhibrili i therret krijesat qiellore e u thote: Vertet Allahu e do filanin, prandaj ta doni edhe ju ate,pastaj shenjat e kesaj dashurie shfaqen ne dashurine e njerezve qe kane per te. “
(Buhari, Muslim)

-Vendi i atij njeriu qe ua meson njerezve te miren.

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Vertet Allahu, meleket,banoret e qiellit e te tokes madje edhe milingonat ne vrimen e saj e edhe peshqit luten, kerkojne meshire per ate njeri i cili ua meson njerezve te miren dhe i udhezon ne rrugen e drejte.”

-Meleket e Allahut luten per besimtarin edhe ne keto raste

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Meleket luten per cdo njerin prej jush perderisa ju jeni ne vendin tuaj duke pritur namazin. Meleket thonte: O Zot fale ate, O Zot meshiroje! Luten per te derisa ai fillon te merret me ceshtjet kesaj bote.”
(Muslimi)
Hz.Muhammed a.s. thote:
“Vertet Allahu dhe meleket luten per safin (rreshtin) e pare te namazit.”
(Ebu Davudi)

Hz.Muhmmed a.s. thote:
“Allahu dhe meleket luten per ate qe i plotesojne safat.”

Hz.Muhammed a.s. thote;
“Vertet Allahu xh.sh dhe meleket luten per ate qe ha syfyrin.”

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Nuk ka njeri qe me dergon salavate mua pervecse meleket do te luten per te perderisa ai eshte duke u lutur per mua, atehere le te pakesoje njeriu  lutjen mbi mua apo le ta shtoje.”

Hz.Muhammed a.s. thote:
Kush e viziton nje te semure ne mbremje, per vizituesin do te luten 70.000 meleke deri ne mengjes, ndersa ai qe e viziton ate ne mengjes do luten meleket deri ne mbremje.”
-Meleket kerkojne falje per besimtaret

Allahu xh.sh thote:
 Meleket vazhdimisht madherojne me tesbih dhe duke e falenderuar Zotin e tyre dhe kerkojne falje te mekateve per besimtaret qe jane ne toke. Ta dini se Allahu eshte Ai mekatfalesi, Meshiruesi.”
(Es-Shura 5)

-Meleket e Allahu xh.sh i mbulojne me krahet e tyre ate qe ben tesbih Allahut xh.sh

Hz.Muhammed a.s. thote:
“Jane disa meleke te Allahut te cilet ecin rrugeve, ata hulumtojne perkujtuesit e Allahut (ata qe bejne tesbih) e kur i takojne njerzit te cilet lusin Allahun, therrasin: “Ejani se e gjetem ate qe kerkoni, pastaj i mbulojne ate me krahet e tyre.”
(Buhari, Muslim)
Hz.Muhammed a.s. thote:
Nga Ebu Hurejre trans, se hz.Muhammed a.s. ka thene: “Nuk ka asnje grup njerezish te cilet tubohen ne ndonje shtepi nga shtepia e Zotit,e lexojne Kur’anin, dhe e mesojne ate, e tu zbrese atyre qetesia, do t’i mbuloj meshira, do t’i rrethojne meleket dhe do t’i permend Allahu tek ata qe jane tek Ai.”
(Muslimi)

-Meleket shkruajne emrat atyre qe shkojne ne Xhami per te fal namazin e Xhumase

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
“Ne diten e Xhuma meleket qendrojne ne dere te Xhamise dhe i shenojne njerzit nje nga nje, e kur imami ngjithet ne mimber* ata ulen dhe degjojne fjalet e tij.”

-Disa melek zbresin nga qielli ne ate vend ku lexohet Kur’ani

Ebu Seid El- Huderij r.a. tregon: “Nje nate Usejd ibn Hudajri po lexonte Kur’an ne vendin e tharjes se hurmave, kali i tij filloi te kercej, ai vazhdoi leximin, kali prape kercente, ai vazhdoi edhe me tutje leximin, por kali prape kercente. Tha Usejdi: U friksova se do ta shtype kali Jahjane, une e ndale ate, kur shikova mbi koke pash dicka sikur hije, ne te kishte sikurse drita, u ngriten aq lart ne qiell saqe nuk i shihja me. Shkova tek hz.Muhammedi as. dhe i tregova ngjarjen, dhe hz.Muhammed a.s. tha: “Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr do te arrije begatine e melekeve.I thash: Lexova, por kali prap u tremb. Hz.Muhammed a.s. i thote: Sikur ta vazhdoje leximin o Iben Hudajr. I thash: Lexova, por prape u tremb kali.Hz.Muhammed a.s. i tha:
Sikur ta vazhdoje leximin.I thash: Atehere ndalova, sepse Jahjau ishte afer tij dhe u friksova qe do ta shtyp kali ate, pastaj une pash dicka sikurse hija ne te cilen kishte dicka sikurse dritat, u ngriten aq larte ne qiell derisa nuk i shihja me. Hz.Muhammed a.s. i tha: “Ata ishin meleket e Allahut dhe te degjonin duke lexuar,e sikur te vazhdoje leximin, do t’i shihnin njerzit ata melet dhe nuk do te fshihehi nga ata.”

-Meleket percjellin xhenazet e njerezve te besimtare (devotshem)

Kur vdiq Sad ibn Muadhi, Muhammedi a.s. ka thene: :Vdekja e tij dridhi Arshin, iu hapen atij dyert e qiellit dhe e percollen xhenazen e tij 70.000 meleke, ai u shtrengua me nje shterngim te varrit pasatj u lirua.”

-Zbritja e hz.Isa a.s. dhe dy meleket e Allahut

Trans, Nuvas ibn Semani r.a. se Muhammedi a,s. ka thene: ” Kur te shfaqet dexhali, atehere do te zbrese hz.Isa a.s. ne lindje te Damaskut te minarja e bardhe dhe gjate zbritjes dy duart e hz. Isa a.s jane te vendosura ne krahet e dy melekeve.”

-Disa nga detyrat  e Melekeve te Allahut xh.sh

Arshi i Allahut xh.sh

Arshi eshte krijesa me e madhe e Allahut xh.sh, ai perfshin qiejt dhe eshte mbi ta,ndersa Allahu qendron mbi te.Arshin e mbajne meleket e Allahut xh.sh.
Allahu xh.sh thote;
“Ate dite tete meleke e bartin mbi vete Arshin e Zotit.”
(El Hakka 17)

Meleket e maleve

Malet kane melet te vecante. Aishja r.anha e ka pyet hz.Muhammedin a.s.: O i derguar i Allahut xh.sh e ke kaluar ndonje dite me te veshtire se sa dita e Uhudit? Hz.Muhammed a.s. tha: Une perjetova shume gjera nga populli yt, gjeja me e veshtire qe e perjetova nga ata ishte ne diten e Akabese kur une ia paraqita veten Ali ibn Abdul Lejli i Abdu Kelalit  i cili nuk mu pergjigj ne ate qe deshirova. Atehere une eca duke qene i merzitur me fytyr te ulur, nuk erdha ne vete derisa arrita tek Karnuth Thealib**,atehere ngrita koken lart dhe pashe se nje re me kishte mbuluar, shikova ate dhe ne te pash Xhibrilin, i cili me thirri e me tha: “Allahu xh,sh i degjoi fjalet te cilat t’i tha populli yt dhe dergoi melekun e maleve qe ta udherosh te veprojne kunder tyre cfare do qe ti deshiron. Muhammedi a.s. tha: “Me thirri meleku i maleve, me pershendesti me selam, pastaj me tha: O Muhammed! Allahu xh.sh degjoi se cfare te thane populli yt, une jam meleku i maleve, Allahu me dergoi mua te ti qe te me udherosh me urdherin tend, cfare do qe deshiron. Nese do une i mbuloj me dy male afer Mekkes? Muhammedi a.s. iu pergjigj: Jo! Une, shpresoj e nga kurrizat e tyre te dalin ate qe vetem Allahu do ta adhurojne dhe askend shok nuk do t’ia bejne.”

Meleku i murmerimes

Hz.Muhammed a.s. ka thene:
“Err-rradu (murmurima) eshte nje Melek, nga meleket i obliguar per rete, me vete ka shkopinje te zjarrit me te cilet i drejton rete aty ku Allahu deshiron.”

Meleku i shiut

Nga e Ebu Hurejre r.a trans, se hz.Muhammed a.s. ka thene:
“Nje njeri ishte ne nje toke te gjere, degjoi nje ze nga nje re duke thene: Ujite kopshtin e filanit, atehere ajo re u largua dhe e leshoi shiun e saj ne nje toke me gure te zi, i verejti se vetem nje kanal i asaj toke me gure te zi e mblodhi ate uje. Ai percolli ujin dhe pa nje njeri duke qendruar ne kopsht te tij, i cili me shatin e tij nderronte drejtimet e ujit. Ai i tha: O rob i Allahut! Si e ke emrin?I tha: Filan. Emrin e te njejtit person te cilin e degjoi ne rete e shiut. Ky i habitur i tha: O rob i Allahut, perse me pyet per ermrin? U pergjigj: Une, degjova nje ze ne rete nga te cilat zbriti ky uje, dikush ne to tha: Ujite kopshtin e filanit, ai permendi emrin tend, pra me thuaj cfare ben ti me kete kopshte?Tha: Meqe me pyete po te tregoj, une pres frytet e tij, pastaj nje 1/3 e jap sadaka, 1/3 e konsumoj une dhe familja ime, 1/3 e fundit e rikthej prape ne te (toke)”

Pergatiti: Gezim Kopani
Hytbe e mbajtur ne Xhamine e Pukes
Maj 2013

Shenim: Kjo teme eshte mbajtur ne tre hytbe.

_______________________________________________________________________

  • Tema: Israja dhe Mi’raxhi

 

nga Ajni SINANI

Allahu i njeh më së miri robërit e Tij, prandaj Ai, i dha në kohën më kritike dhuratën më të mirë dhe mbështetjen më të fuqishme shpirtërore Pejgamberit më të dashur. Atë natë të madhe dhe të shenjtë, Krenaria e Njerëzimit do të shihte sekretet e botës së padukshme që s’mund të shihen nga syri i njeriut.

Muxhizja e Israsë dhe Miraxhit është shprehje e nderit më të lartë që Zoti ia kishte caktuar vetëm Muhamedit (a.s.). Ai do të përshkonte me burakun hapësirat e universit që s’mund të arrihen në aspektin fizik, dhe do ngjitej deri në ato lartësi, që Allahu i ka caktuar si kufij të fundit, të cilit nuk i ka arritur asndonjë pejgamber i zgjedhur dhe as ndonjë melek i afërt.

Isra
Në gjuhën arabe me fjalën “Isra” nënkuptohet udhëtimi natën. Mirëpo fjala “lejlen” (natën)

“ … që e barti robin e Tij natën”, e përmendur në ajetin e parë të sures “el Isra”, nënkupton një pjesë të natës dhe jo tërë natën. Isra është udhëtimi tokësor që Allahu ia mundësoi Pejgamberit përmes Burakut, në vijën horizontale – nga Qabeja në Kuds. Në hadithet e tij Pejgamberi a.s. thotë: “‘usrije bi” që do të thotë, jam bartur. Në suren kuranore “El Isra”, që në fillim të ajetit të parë të saj, Allahu i Madhërishëm përmend shprehjen “Subhane” (I Lartësuar është), që le të kuptohet se kjo ndodhi ka qenë një mrekulli e veçantë dhe një ngjarje e madhërishme.

Mi’raxh
Fjala “Mir’axh” ka kuptimin e ngjitjes dhe ngritjes në lartësi, të ngriturit lart. Prandaj, Mir’axhi nënkupton udhëtimin dhe ngjitjen e Pejgamberit a.s. në vijën vertikale, prej Kudsit në shtatë qiejt, deri në Sidretul Munteha, thellësira për të cilat di vetëm Allahu (xh.sh.) Është interesante të përmendet se Pejgamberi a.s. në udhëtimin e tij qiellor, nuk qe ngritur drejt nga Qabeja, por së pari qe bartur në Kuds/Jerusalem, në Bejtul-Makdis, dhe më pas, prej aty, qe ngritur nëpër shtatë qiejt dhe më tutje. Kjo mbase për të treguar rëndësinë e Kudsit për myslimanët dhe lidhjen mes Qabesë dhe Bejtul Makdisit. Depërtimi në një botë më të lartë shpirtërore është synim i çdo Pejgamberi. Secili prej tyre në një kohë ka pasur momente të caktuara dhe ka arritur në një pozitë të lartë. Islami ia mundëson këtë përjetim të veçantë secilit mysliman përmes namazit pesë herë në ditë, në mënyrë të obligueshme, kurse në mënyrë vullnetare gjatë gjithë 24 orëve. Pejgamberi a.s. thotë: “Namazi është mi’raxhi i besimtarit”.

Një vit para Hixhretit

Ky udhëtim i Pejgamberit (a.s.), sipas shumicës së dijetarëve myslimanë, ka ngjarë në natën e 27 të muajit Rexheb, një vit para Hixhretit. Ai ndodhi në një kohë kur myslimanët po përjetonin ditë të rrezikshme dhe të vështira. Mi’raxhi konsiderohet si ngjarja e fundit në Mekë para Hixhretit dhe do të ishte një përgatitje për periudhën pas tij.
Larja e zemrës

Vetë profeti Muhamed (a.s.) lidhur me ngjarjet e kësaj nate ka thënë: “Kur isha në një gjendje si gjysmë në gjumë dhe gjysmë i zgjuar, erdhi tek unë ai (meleku Xhibril), i cili e hapi gjoksin tim, e mori zemrën time, e lau dhe e ktheu atë përsëri. Pastaj erdhi një krijesë, e cila ishte më e vogël se mushka e më e madhe se një gomar, që ishte e bardhë dhe që quhej Burak. Pastaj u barta prej saj …” (Buhariu). Buraku e hidhte hapin në distancë aq sa mund të shihte syri.

Pengesat materiale

Me rastin e Israsë dhe Mi’raxhit, para syve të Muhamedit a.s. u zhdukën të gjitha pengesat e botës fizike, të cilat qëndrojnë si perde dhe pengojnë shikimin e botës shpirtërore. Pushuan të gjitha pengesat e kohës dhe hapësirës dhe të gjitha sekretet e qiellit e çdo gjë që ishte në tokë e fshehur, qe shfaqur në mënyrë të qartë dhe haptazi.

Koha dhe hapësira

Kur Pejgamberi a.s. u kthye nga ky udhëtim i jashtëzakonshëm, shtrati i tij nuk ishte ftohur ende dhe uji i abdesit nuk kishte pushuar së rrjedhuri ende nga ibriku. Kjo nuk është e pamundshme kur e dimë se Allahu është Ai Që e sundon kohën dhe gjithësinë. Ai ka bërë që shpejtësia e materies të mos arrijë shpejtësinë e dritës. Nëse arrihet që kohën ta vendosim (ta shndërrojmë) në zero, atëherë kalohet në amshueshmëri. Dhe këtë zero në kohë mund ta vendosë vetëm Allahu. Prandaj Allahu, me rastin e kësaj ndodhie, u urdhëroi të gjitha ligjeve që sundojnë në botën materiale, që të pushonin së vepruari për pak çaste dhe të largoheshin të gjitha pengesat e kohës, vendit, hapësirës, të folurit, dëgjimit, shikimit, udhëtimit, lëvizjes, qetësisë, lodhjes dhe pushimit.

El Aksa

Udhëtimi nga Qabeja në Kuds tregon vlerën e Mesxhidul Aksasë, që konsiderohet xhamia e tretë për nga rëndësia për myslimanët. Pejgamberi a.s. ka ardhur në Aksa me anën e Burakut. Pasi e kishte lidhur, hyri në xhaminë e Aksasë dhe fali dy rekate namaz, duke u prirë si imam pejgamberëve të tjerë. Kur Pejgamberi a.s. doli jashtë xhamisë, Xhibrili a.s. i ofroi një kupë me qumësht dhe një tjetër me verë. Ai zgjodhi kupën e mbushur me qumësht. Xhibrili i tha: “Ke zgjedhur atë që është e natyrshme. Sikur ta merrje këtë kupën tjetër, pasuesit e tu do të shkonin në rrugën e gabuar”. Pas kësaj Xhibrili e shpuri Pejgamberin a.s. drejt qiejve.

Kur arritën në qiellin e parë, Xhibrili kërkoi që të hapej dera. Ai u pyet se kush ishte ai që gjendej me të. Ai iu përgjigj se ishte Muhamedi (a.s.) Pastaj u tha: “A është dërguar?” Xhibrili a.s. u përgjigj: “Po.” Meleku e hapi qiellin e parë dhe tha: “Banorët e qiellit janë të lumtur nga ky lajm i mirë”. Në këtë qiell Pejgamberi a.s. pa një njeri. Ky njeri, kur shikonte djathtas, qeshte, kurse, kur shikonte majtas, qante. Ky burrë, kur e pa të Dërguarin e Zotit, i tha: “Mirë se ke ardhur, Pejgamber i mirë dhe pasardhës i mirë”! I Dërguari i Zotit pyeti se kush ishte ai njeri dhe iu tha se ai ishte hazreti Ademi. Në të djathtë të tij ishin shpirtrat e pasardhësve të tij, që do të hyjnë në Xhenet, kurse në të majtë shpirtrat e atyre që do të shkojnë në Xhehenem. Prandaj, Ademi a.s., kur shikonte në të djathtë, ishte i kënaqur, kurse, kur shikonte në të majtë, ishte i trishtuar. Në këtë mënyrë Pejgamberi a.s. kaloi në secilin qiell. Në çdo qiell takoi pejgamberë.

Në qiellin e dytë takoi Jahjain dhe Isain, në të tretin hazreti Jusufin, në të katërtin Idrisin, në të pestin Harunin, në të gjashtin Musain. Të gjithë i shprehnin mirëseardhje duke i thënë: “Mirë se vjen, pejgamberi i mirë, vëllai i mirë”! Në qiellin e shtatë, i Dërguari a.s. pa hazreti Ibrahimin, që ishte mbështetur në “Bejtul Ma’mur”. Aty çdo ditë hynin nga shtatëdhjetë mijë melekë, të cilët nuk ktheheshin edhe një herë për të hyrë aty. Pastaj Pejgamberit iu tregua Xheneti. Kupa qiellore e Xhenetit ishte prej margaritarëve, kurse dheu i tokës prej myshku. Pejgamberi a.s. pa edhe Xhehenemin dhe gjëra të tjera të panumërta, si edhe Xhibrilin në pamjen e tij të vërtetë. Ai kaloi mbi qilimin Refref edhe pa Kursiun dhe Arshin. Muhamedi (a.s.) dëgjoi fërshëllimën (kërcitjen) e penës. Pra, nocioni kohë pushoi së ekzistuari dhe Pejgamberit (a.s.) iu prezantuan e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja.
Ai arriti tek Sidretul Munteha. Xhibrili a.s. ndaloi aty duke thënë: “Nëse shkoj më tutje edhe
një qime floku, do të digjem dhe shkatërrohem”. Pejgamberi a.s. vazhdoi më tutje. I Dashuri i Allahut, në një mënyrë të panjohur dhe të pashembullt, arriti deri në lartësinë që kishte caktuar Allahu i Madhërishëm vetëm për të.

Aty iu ngrit perdja e sekreteve dhe ai u gjend në vendin e shenjtërive më të përsosura dhe të paarritshme nga cilado krijesë. Aty Allahu i ka shpallur ato që ka dashur dhe dëshiruar. Në këtë vend Pejgamberit i janë dhënë tri dhurata nga Allahu:

1.    Tri ajetet e fundit nga surja El Bekare;

2.    Premtimi me Xhenetin për ata që janë pasuesit e Muhamedit a.s., e që Allahut nuk i shoqërojnë dikë tjetër;

3.    Falja e pesë namazeve gjatë ditës.

A ishte Mi’raxhi vetëm me shpirt apo edhe me trup?

Pejgamberi a.s. e ka bërë Mi’raxhin me shpirt e me trup dhe në gjendje të zgjuar. Konfirmim për këtë janë Fjalët e Allahut: “…që e barti robin e Tij (Muhamedin a.s.)”. Fjala rob (abd), e përdorur në ajetin kuranor, në arabisht do të thotë një qenie e plotë njerëzore e përbërë nga shpirti dhe trupi, ashtu siç është termi “insan”. Nuk ka dyshim se kjo është e mundshme dhe e pranueshme për logjikën e myslimanit, sepse Allahu është i Gjithëpushtetshëm dhe, kur Ai dëshiron diçka, vetëm thotë: “Bëhu! dhe ajo bëhet”. Gjatë Israsë, trupi i Pejgamberit nuk ka pësuar ndryshime. Kurse gjatë Mi’raxhit, nëpër shtatë qiejt, trupi i Pejgamberit ka pësuar ndryshime. Pas arritjes në Sidretul Munteha, trupi i bekuar i Pejgamberit ka pësuar ndryshime edhe një herë, për të arritur aty ku nuk mund të shkonte madje as vetë Xhibrili.

Përfundim
Nga Israja mësojmë se, atëherë kur heqin dorë njerëzit në tokë, vjen ndihma nga qielli. Lidhja në mes Mesxhidul Haramit dhe Mesxhidul Aksasë na bën me dije se këto dy xhami janë të shenjta. Namazi i Pejgamberit a.s. si imam i pejgamberëve të tjerë, ka domethënien se mesazhi i tij vlen për të gjithë popujt, për të gjitha vendet dhe do të vazhdojë të vlejë sa të ketë jetë mbi tokë. Të gjithë urdhrat dhe ndalimet i kanë ardhur Muhamedit (a.s.) nga Allahu nëpërmjet melekut Xhibril, e vetëm një obligim i ka ardhur drejtpërdrejt, dhe ai është namazi, gjë që tregon për rëndësinë e tij. Me namaz njeriu lartësohet dhe afrohet tek Allahu. Prandaj namazi nuk duhet të kundrohet vetëm si një obligim, po duhet të shndërrohet në një lloj miraxhi, ku ne të ndiejmë kënaqësinë e qëndrimit para Allahut dhe të komunikimit me Të.

 (Revista Drita Islame, Qershor 2013)