Hytbe

Ketu mund te lexoni hytbe te ndryshme

___________________________________________________________

Allahu xh.sh thote: 

Ha.Mim. Pasha librin sqarues (te drejtes nga e kota). Ne e zbritem ate ne nje nate te bekur, ne naten e Kadrit. Ne deshiruam t’u terheqi verejtjen, e njerezit te jene te gatshem. Ne ate nate zgjidhet cdo ceshtje ne menyre te prere.” (Ed-Duhan: 1,4)

Ne kete ajet Kur’anor ne gjejme fjalen “Lejletul Muberake” qe ka per qellim naten e bekuar te Beratit. Kjo nate bie ne naten 15 te muajit Shaban. Ky eshte muaji i hz.Muhammed a.s.

Profeti Muhammed a.s. thote:

“Muaji Rexhep eshte muaji i Allahut, muaji Shaban eshte muaji im ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ymetit mysliman.” (Tirmidhi)

Sipas tefsirit te Kur’anit eshte komentuar se ne kete nate Zoti e ka zbrik librin e shejte Kur’anin ne Lehil Mahfudh.  Ne “Lehil Mahfudh” cdo vite ne kete nate shkruhen rrisku i cdo personi. Pra nata e Beratit njihet ndryshe edhe si nata “Lejletul Muberake” pra nata e begatise, e rahmetit dhe e Meshires se Allahut xh.sh.

Hz.Muhammed a.s thote:

“Ne naten e bekuar te Beraetit hapen dyert e qiellit. Meleket i japin myzhde besimtareve (namazli) duke i inkurajuar per ibadet.” (Nesai,Bejhakiu)

Po ashtu hz.Muhammed a.s. thote:

“Pas muajit te bekuar te Ramazanit, agjerimi me i bekuar eshte ne muajin Shaban.” (Tirmidhi)

Hz.Muhammed a.s. thote:

“Ne keto pese net pranohen lutjet (duate) nata e muajit Regaib, Berat, Xhuma, Ramazan dhe naten e kurban Bajramit.”

Ne nje hadith tjeter profeti Muahmmed a.s na tregon:

“Me erdh hz.Xhibrili e me tha: Ngrihu e fal namaz. Kjo eshte nata e 15 e muajit Shaban. Ai qe i lutet Allahut xh.sh ne kete nate Allahu xh.sh do ia fal mekatet me perjashtim gjynahqareve (ata qe i bejne shirk Allahut, qe nuk i binden urdherave te Tij).” (Taberani)

Hz.Aishe r.a. i thote hz. Muhammedit a.s.: “O i dashuri i Zotit! Allahu xh.sh ti ka fal gjynahet, pse ben kaq shume lutje zotit ne kete nate?Hz.Muhammed a.s. thote: “A nuk duhet te jeme rob falenderues i Zotit!?” (Buhari, Muslim)

Nje nder lutjet qe hz.Muhammed .a.s i bente me se shumti Allahut xh.sh ne kete nate ishin:

Lekad xhaekum resulun min en fusikum Azizun Alejhima, anittum harisun Alajkum bil mu’minine raufun Rahim. Fein tevel-ev fekul hasiuja Allahu la ilahe il-lahu Alejhi tevekeltu ve huve Rabbil Arshil Adhim.”

Allahumme rezukna kalben takijen minesh shikri, berijen la kafiren ve shakijen.”

________

*Hytbe e mbajtur nga Myftiu i Pukes Gezim Kopani ne Xhamin e qytetit te Pukes date 06.06.2014

___________________________________________________________

Tema: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj.V

71. Edh-dhahiru xh.xh ( I Dukshmi)

Allahu xh.sh do jet i kenaqur dhe doa ia ndricoj shpirtin atij personi qe thote 15 here Ja Dhahiru pas namazit te Xhumase.

72. El-Betinu xh.xh ( i Padukshmi )

Kush e thote 3 here ne dite, do di te verteten e gjerave qe zoteron.

73. El Valij xh.xh ( Udheheqesi )

Ai qe i lexon shtepise se tij Ja Valij, shtepia do jete e mbrojtur nga cdo rrezik.

74. El Mutealij xh.xh (i Gjithelartesuari )

Jane te rrethuar nga miresit e Allahut xh.sh ai qe thote Ja Mutalij!

75.El Berru xh.xh (Mireberesi)

Ai qe i lexon femijeve te tij emrin Ja Birru! ata femije do jene nen mbrojtjen e Allahut xh.sh

76. El Tevvabu xh.xh (Pendimpranuesi)

Ai qe ne lutjen e tij thote Ja Tevvab! Do i pranohet lutja e tij

77. El Muntekimu xh.xh ( Ndeshkuesi )

Arrin te dal i fituar nga armiqt ai qe thote Ja Muntekimu!

78. El Afuvvun xh.xh ( Mekatfalesi )

Kush thote Ja Afuvvu! I falen gjynahet qe ka bere.

79. El Rraufu xh.xh ( i Dhembshuri )

Perfiton miresin e Allahut xh.sh ai qe thote : Ja Rraufu!

80. Melikul Mulki xh.xh ( Pushtetmbajtesi )

Nese nje person ka dicka ne dore dhe deshiron te ec mire, le te thote: Ja Melikul Mulki!

81. Dhul xhelali vel Ikram xh.xh (Atij i takon madheshtija)

I shtohet pasuria atij personi qe thote: Ja Dhul Xhelali vel Ikram!

82. El Muksitu xh.xh (Drejtedhenesi )

Eshte i mbrojtur nga e keqja e shejtani ai qe thote Ja Muksitu!

83. El Xhamiu xh.xh ( Tubuesi )

Do gjej senin qe ka humbur ai qe e permend kete emer.

84. El Ganiju xh.xh ( i Pasuri )

Do jete gjithmon i kenaqur ai qe thote Ja Ganiju!

85. El Mungni xh.xh (Pasuridhenesi)

Kush thote Ja Mungni per 10 xhuma resht nuk do kete nevoj per askend.

86. El Maniu xh.xh ( Privuesi )

Do bej jete te mire familjare ai qe thote Ja Maniu!

87. Ed Durru xh.xh (Demsjellesi )

Nese dikush ka ene ne nje pozit te ulet dhe per 10 net te xhumash thua Ja Durru! Allahu xh.sh do lartesoj ate.

88. En Nafiu xh.xh ( Dobipruresi )

Kush e thote per 4 dite do jete i mbrojtur nga cdo e keqe.

89. En Nuru ( Ndriçuesi )

Ndricohet ai qe thote Ja Nuru!

90. El Hadij xh.xh (Udhezuesi )

Do sundoj drita tek ai qe thot Ja Hadii!

91. El Bediju xh.xh (Shpiksi)

I lehtesohet puna e veshtirre atij personi qe thote 70 here Ja Bedijus Semavati vel Erd!

92. El Bakij xh.xh ( i Perhershmi )

Do jet i mbrojtur per gjithe jeten e tij ai qe thote 100 here para lindjes se diellit Ja Bakij!

93. El Varithu xh.xh  ( Trasheguesi )

Do jetoj gjate e me besim ai qe thote Ja Varithu!

94. Er Reshidu xh.xh ( Frymezuesi )

Ai qe thote 1000 here mes akshamit dhe jacise Ja Reshidu! do i rregullohen gjithe punet e veshtira.

95. Es Saburu xh.xh ( Durimtari )

Ai qe thote 3000 here Ja Saburu ne momentin qe eshte ne hall, ai do shpetoj nga ai hall.

96. El Halimu xh.xh ( i Buti )

Kush e permend kete emer afer te mbjellurave, kato te mbjellura do jene te mbrojtur nga cdo dem.

97. El Adhimu xh.xh (Meshtori)

Kush e thote shume here do jete i mbrojtur dhe do je te i respektuar nga shoqeria.

98. El Gafuru xh.xh ( Falesi )

Ai qe eshte i merzitur dhe me dhimbje koke, dhe thote vazhdimisht Ja Gafuru! do sherohet nga ky hall.

99. Esh Shekuru xh.xh ( Mirenjohesi )

Ai qe eshte ne veshtiresi ekonomike dhe morale dhe thote Ja Shekuru ! do sherohet.

Sqarim:

Transmetohet se Allahu xh.xh ka tre mije emra. Nga keta, nje mije emra i dine vetem meleket, nje mije emra te tjere i dine vetem pejgamberet. Treqind emra te tjere jane ne Tevrat, treqind  emra te tjere jane ne Zebur, treqind emra jene ne Ungjill dhe nentedhjete e nente jane ne Kur’an. Nje emer Allahu e ka fshehur Vete, dhe nuk ia ka treguar askujt. Ky emer quhet ndryshe edhe si “Emri i Madh”  Profeti Muhammed a.s. ka thene qe emri i fshehte i Allahut xh.sh ndohet ne Kur’an. Madje hz.Muhammed a.s. ka thene: “Kerkojeni ket emer ne suren Bekare, Ali Imran dhe Ta Ha.

Pergatiti: 

Gezim Kopani

03.10.2013

Marr nga: http://gezim-kopani.blogspot.com/

___________________________________________________________

Tema: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj. IV

47. El Hakku xh.xh ( I Verteti )

Nese dikush e permend emrin Ja Hakku dhe nese i ka humb dicka, Allahu xh.sh do ia mundesoj ta gjej.

48. El Vekilu xh.xh ( Perkujdesesi )

Allahu xh.xh ia heq friken prej zjarrit dhe ujit ai qe thote Ja Vekilu!

49. El Kavijju xh.xh ( i Forti )

Ai qe e thote kete, Allahu xh.sh do e mbroj ate.

50. El Metinu xh.xh ( i Pathyeshmi )

Ai qe thote Ja Metinu do i lehtesohet puna e tij.

51. El Velijju xh.xh ( Mbrojtesi )

Ai qe thote Ja Velijju do jete nga njerzit e dashur te Allahut xh.xh

52. El Hamidu  xh.xh  ( i Falenderuari )

Do jet i falenderuar dhe i respektuar ai qe thote cdo dite Ja Hamidu!

53. El Muhsi xh.xh ( Gjithenjohesi )

Ai qe frikesohet nga llogaridhenia ne diten e Gjykimit dhe thote 1000 here Ja Muhsi, Allahu xh.xh do ia lehtesoj llogaridhenien.

54. El Mubdiu xh.xh ( Nismetari )

Nese nje grua ka frike nga deshtimi i femijes lete permend emrin Ja Mubdiu!

55. El Muidu xh.xh ( Rikijuesi )

Nese percjell dike per rruge dhe deshiron qe te kthehet shendosh thuaj 70 here Ja Muidu!

56. El  Muhji xh.xh ( Jetedhenesi )

Nese je ne veshtirsi dhe cdo dite thua 7 here Ja Muhji do te shpetoje nga veshtirsia ne nje kohe te shkurter.

57. El Mumitu xh.xh ( Jetemarresi )

Kush thote Ja Mumitu, Allahu xh.sh do ia heq qafe armikun duke e shkateruar ate.

58. El Hajju xh.xh ( i Gjalli )

I zgjatet jeta, me jete te mire ai qe thote Ja Hajju !

59. El Kajjumu xh.xh ( i Perjetshmi )

Nuk bie asnjehere ne pakujdesi ai qe thote Ja Kajjumu!

60. El Vaxhidu xh.xh ( Gjetesi i cdo kohe )

I pastrohet dhe i ndricohet zemra ai qe thote Ja Vaxhidu !

61. El Mexhidu xh.xh ( i Nderuari )

I mbushet me drite shpirti dhe zemra ai qe thote Ja Mexhidu !

62. El Vahidu xh.xh ( i Vetmi )

Allahu eshte i vetmi pa ortak, pa shok.

63. El Ehadu xh.xh ( Allahu eshte Nje i vetem )

Ai qe thote 1000 here do i hapet cdo ceshtje.

64. Es Samedu xh.xh  (Strehuesi )

Allahu xh.sh ja ploteson nevojat qe ka personi qe thote Ja Samedu !

65. El Kadiru xh.xh ( i Fuqishmi )

Ai qe thote Ja Kadiru! Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

66. El Muktediru xh.xh ( i Gjithemundshmi )

Ai qe thote Ja Muktedir! do largohet nga padituria.

67. El Mukadimu xh.xh ( Nismetari )

Ai qe ka frike le te thote Ja Mukadimu!

68. El Muahhiru xh.xh ( Paslenesi )

Kush thote 100 here ne dite Ja Muahhiru! do i shtohet dashuria ndaj Allahut xh.sh.

69. El Evvelu xh.xh ( i Pari )

Kush deshiron te takoj nje te aferm dhe per 40 xhuma thote 1000 here Ja Evvelu! do i mundesohet takimi.

70. El Ahiru xh.xh ( i Fundit )

Do e kete fundin e jete te mire ai qe thote Ja Ahiru!

Vazhdon…

Pergatiti: Gezim Kopani

Hytbe e mbajtur ne Xhamin e Pukes

27.09.2013

Marr nga: http://gezim-kopani.blogspot.com/2013/09/rendesia-e-emrave-te-allahut-xhsh-pjiv.html

___________________________________________________________

Tema: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj.III

El Hakimu xh.xh

El Hakimu xh.xh

32. El Aliju xh.xh ( I Larti )

Kusht thote Ja Aliju! Do i rritet bereqeti nese e ka te ulet, i hapet miresia dhe kthehet ne vendlindje nese eshte larg.

33. El Kabiru xh.xh ( I Madhi )

Ai qe e thote 100 here do respektohet ne shoqerin e tij.

34. El Hafidhu xh.xh ( Ruajtesi )

Kush e thote 16 here ne dite Ja Hafidhu do jet i mbrojtur nga fatkeqsit dhe katastrofat.

35. El Mukiku xh.sh ( Ushqyesi )

Kush e lexon mbi nje gote uje, dhe ua jep femijve, keto femije do behen femije me virtyte te mira.

36. El Hasibu xh.xh ( Llogarimarresi )

Ai qe firksohet nga armiqt, hajdutet, apo nga syri i keq le te thote 70 here ne dite per 7 dite duke filluar nga dita e ejte Ja Hasibu do jete i mbrojtur.

37. El Xhelilu xh.xh ( Fisniku )

Kush pi uje ne te cilin eshte lexuar emri Ja Xhelilu, ai do jet i nderuar nga shoqeria.

38. El Kerimu xh.xh ( Bujari )

Do jete i nderuar ne kete bote si dhe ne Ahiret, ai qe thote Ja Kerimu !

39. El Rakibu xh.xh ( Vigjeluesi )

Ai qethote 7 here Ja Rakibu do jete i mbrojtur vet, femijet, gruaja dhe pasuria.

40. El Muxhibu xh.xh ( Lutjepranuesi )

Ai qe ne lutjen e tij permend emrin Ja Muxhibu do i pranohet lutja,

41. El Vasiu xh.xh. ( Gjitheperfshiresi )

Ai qe eshte ngusht nga ana financiare dhe thote Ja Vasiu do i hapen dyert e riskut nga Allahu xh.sh.

42. El Hakimu xh.xh ( I Urti )

Ai qe ne lutjen e tij thote Ja Hakimu te gjitha punet qe ben do realizohen sipas deshirave te tij.

43. El Vedudu xh.xh ( I Dashuri )

Nese dy persona kan mosmarrveshje dhe njeri nga keto ofron tjetrit nje ushqim psh uje mbi te cilin eshte lexuar emri Ja Vedudu, Allahu xh.sh do u mundosoj qe te kene mirekuptim.

44.El Mexhidu xh.xh  ( I Lavdishmi )

Ai qe vazhdimisht thote Ja Mexhidu ai do kete pozite te larte.

45. El Baisu xh,xh ( Ringjallesi )

Ai qe e thote vazhdimisht Ja Baisu, ai do kete frike Allahu xh.sh cdo here.

46. El Shehidu xh.xh ( Deshmuesi )

Nese nje prind ka femije qe nuk e degjon dhe ia lexon atij femije emrin Ja Shehidu, femija do filloj ta degjoj me lejen e Zotit.

Vazhdon….

Pergatiti:

Gezim Kopani

20 shtator 2013

___________________________________________________________

Tema: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj.II

Vazhdimi i temes “Rendesia e emrave te Allahut xh.sh”

16. El Vehhabu xh.xh ( Dhuruesi )

Kush ka nje deshire ose eshte ngusht nga ana ekonomike dhe merr abdest dhe fal dy rekate namaz nate, Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

17. El Rezzaku xh.xh. ( Furnizuesi )

Ai qe thote Ja Rezzaku, Allahu xh.sh do ia hap dyert e riskut.

18. El Fettahu xh.sh ( Zgjidhjedhenesi )

Ai qe thote Ja Fettahu! Allahu xh.sh do i jap fitore.

19. El Alimu xh.xh ( I Gjithedituri )

Allahu xh.sh ia ndricon shpirtin atij qe thote Ja Alimu!

20. El Kabidu xh.xh ( Shtrenguesi )

Ata qe per 40 dite gjate ngrenjes ne 5 kafshata permend emrin Ja Kabiu, do jete i mbrojtur nga uria.

21. El Basitu xh.xh ( Dhenesi )

Ai qe lutet para perendimit te diellit duke hene Ja Basitu, Allahu xh.sh nuk e ben nevojtar ndaj te tjereve.

22. El Hafidu xh.xh ( Perulesi )

Ai qe agjeron kater dite, dhe ne diten e kater te agjerimit thote 70 mije here  Ja Hafidu, Allahu xh.sh do e mbroj nga e keqja e armikut.

23. Er Rafiu xh.xh ( Lartesuesi )

Ai qe cdo dite e nate lexon nga 100 here Ja Rafiu!, Allahu xh.sh do e lartesoje nga njerzit e tjere nga pikpamja e pasurise dhe e nderit.

24. El Muizzu xh.sh ( Ngritesi )

Ai qe thote 140 here Ja Muizzu diten e xhuma dhe te shtune mbas namazit te Jacise Allahu xh.sh do e mundesoj qe te mos friksohet nga askush.

25. El Mudhil-lu xh.xh ( Nenshtruesi )

Ai qe deshiron te jene te sigurte ndaj dhunes le te thote Ja Mudhil-lu!

26. Es Semiu xh.xh ( Degjuesi )

Ai qe thote cdo dite te ejte mbas namazit te ikindise  100 here Ja Semiu, Allahu xh.sh ia heq te gjitha nevojat.

27. El Basiru xh.xh ( Veshtruesi )

Kush thote diten e xhuma 100 here Ja Basiru, do fitoj dashurine e Allahut xh.sh

28. El Hakemu xh.xh ( Gjykuesi )

Allahu xh.sh ia largon te fshetat atij qe thote Ja Hakemu!

29. El Adlu xh.xh ( I Drejti )

Allahu xh.sh i ben njerez te bindur ata qe diten e xhuma thone Ja Adlu!

30. El Latifu xh.xh ( I Buti )

Ai qe eshte i varfer dhe pa njeri dhe lexon 100 here Ja Latifu pas faljes se dy rekateve namaz, Allahu xh.sh do ia pranoj lutjen.

31. El Habiru xh.sh ( I Gjithinformuari )

Kush thote vazhdimisht Ja Habiru, Allahu xh.sh do e shpetoj nga huqet e keqija.

Vazhdon….

Pergatiti
Gezim Kopani
dt.13.9.2013

___________________________________________________________

Teme: Rendesia e emrave te Allahut xh.sh Pj.I

Emrat e Allahut. Esma ul Husna

Emrat e Allahut. Esma ul Husna

Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar.Ate e falenderoj dhe vetem nga Ai ndihme, falje dhe mbeshteje kerkoj.Paqja dhe meshira e Allahut qofte mbi hz.Muhammed a.s.

Hz.Muhammed a.s. na ka bere te qarte se Allahu xh.sh ka 99 emra. Keto emra permenden ne Kur’anin e madherueshem. Po ashtu eshte edhe nje emer tjeter i Allahut xh,sh qe nuk e di njeri se cili eshte por qe ndodhet ne Kur’anin e Madheruar. Kur hz.Muhammed a.s. bente dua ai vazhdimisht permende emrat e Allahut. Nuk kishte dua te hz.Muhammed a.s. qe te mos ishte emri i Allahut xh.sh. Hz.Muhammed a..s tregon se kushdo qe ben dua (lutje) me emrat e Allahut xh.sh Allahu do ia pranoj lutjen. Gjithashtu hz.Muhammed a.s. thote: “Kushdo qe meson permendesh 99 emrat e Allahut duke i besuar ato si dhe duke ditur kuptimin e tyre, do te futet ne xhennet.” (Buhari)

Per kete arsye kam zgjedhur qe te mbaj disa ligjerime mbi rendesin e emrave te Allahut xh.sh.

1. Er Rrahman ( I Gjithmeshirshmi )

Kush thote 100 here “Ja Rrahman” mbas cdo farzi te namazit, do jene te sigurte ndaj padijes dhe harreses.

2. Er Rrahim ( Meshireploti )

Kush thote 100 here emrin “Ja Rrahim” mbas namazit te sabahut, Allahu xh.sh do e bej miq te te gjithe krijesave.

3. El Meliku ( Sunduesi)

Ata qe thine “Ja Meliku” do jene te mbrojtur ne kete bote dhe ne Ahiret si dhe njerezit do e shohin me syrin e mire.

4. El Kuddus ( I Pasteri )

Ai qe thote 100 here “Ja Kuddus” jane te ruajtur nga cdo e keqe.

5. Es Selamu ( Paqedhenesi )

Nese nje te semuri i lexohet 100 here emri “Ja Selamu”, i semuri do sherohet nga semundja.

6. El Muminu ( Siguruesi )

Ka mbrijtjen e Allahu xh.sh nga armiku personi qe e thote.

7. El Muhejminu ( Mbizoteruesi )

Kush e thote pas abdesit do ndricohet e pastrohet ne gjithe trupin e tij.

8. El Azizu  ( Fuqiploti )

Ai qe e thite 40 here per 40 dite pas namazit te sabahut, Allahu ia mundeson qe te mos kete nevojen e te tjereve.

9. El Xhebberu ( I Gjithfuqishmi )

Ata qe e thone “Ja Xhebber” Allahu do e shpetoj nga cdo lloj dhune.

10. El Mutekebbiru ( I Madherishmi )

Ai çift qe thote “Ja Mutekebbiru” Allahu do u dhuroje femije te devotshem.

11. El Haliku ( Krijuesi )

Allahu krijon melek i cili i bindet Allahut xh.sh deri diten e Gjykimit, kjo bindje regjistrohet veper e mire, e kjo veper i kalon edhe atyre qe thote “Ja Haliku”.

12. El Bariu ( Filluesi )

Allahu krijoi krijesat pa model paraprak, dhe kjo u realizua nga urdheri i Allahut xh.sh duke thene “Behu”.

13. El Musavviru ( Formedhenesi )

Ajo grua qe kerkon te kete femije por nuk lind, dhe thote “Ja Musavviru” dhe “Ja Haliku” dhe agjeron 7 dite, ku ne cdo iftare ne nje gote uji i lexon keto emra  nga 21 here dhe i fryn ujit, dhe me ate uje e hap agjerimin. Allahu xh.sh i mundeson asaj te kete femije.

14. El Gaffaru ( Gjithefalesi )

Kush thote “Ja Gaffaru”, Allahu do ia fal te gjithe gjynahet.

15. El Kahharu ( Mposhtesi )

Ai qe thote “Ja Kahharu” e mposhte nefsin e tij. Behet shkak per largimin e dhunes.

Vazhdon……

Pergatiti: Gezim Kopani

___________________________________________________________

Tema: Rendesia e muajit Shaban

Muaji Shaban

 

Ne  mbare boten islame ne menyre te vecante njihen tre muaj te shejte, qe jane:

1. Muaji Rexhep (Muaji i Allahu te Madheruar)
2. Muaji Shaban (Muaji i Profetit Muhammed a.s.)
3. Muaji Ramazan (Muaji i umetit mysliman)
Edhe me te vertet nese do pyesim myslimanet keto muaj jane muajte me te njohur. Jan aq te njohur saqe edhe femijeve ju eshte vendos meri me keto muaj. Por kjo nuk do te thote ndonje gje nga aspekti i adhurimeve pasi mund te kete nje person emrin Shaban ose Rexhep ose Ramazan por qe nuk fal namazet. Eshte e rendesishme qe kur nje mysliman ka nje nga keto emra  duhet te tregoj kujdes. Nese nje me emrin Rexhep ben gjynahe, ai menje here identifikohet si mysliman, e do thone ja myslimani cfare ben. Pra duhet te jemi ne respekt te plote me emrin qe kemi se prinderit jo me kot ka zgjedhur per femijen e tyre ate emer.Panvarsisht se ne ditet e sotme vendosen emra pa kuptim.
Hz. Muhammed a.s. thote: 
“Muaji Shaban eshte muaji im.” (Buhari)
Duke pasur parasysh se hz. Muhammed eshte krijesa me e dashur e Allahut te Madheruar e kemi obligim qe ne kete muaj ne te bejme ibadete dhe salavate me shume.
Muaji Shaban eshte muaji i cili pastron myslimanin qe ben ibadet duke ia fshire gjynahet. Per kete hz.
Muhammed a.s. thote:
“Muaji Shaban eshte muaji qe pastron myslimanin i cili i eshte drejtuar Allahut te Madheruar me ibadet.”
Cfare duhet te bejne myslimanet ne kete muaj?

Transmetohet nga Enesi r.a. se kan pyetur Profetin Muhammed a.s.: “O i Derguari i Allahut! Pas agjerimit te muajit Ramazan, cili agjerim eshte me i dobishem? Hz. Muhammed a.s. ka thene: “Eshte agjerimi ne muajin Shaban.” (Buhari, Tirmidhi)Cfare bente Hz. Muhammed a.s ne kete muaj?

Hz. Aishe r.a. tregon se : “Muhammedi a.s. e agjeronte muajin Shaban dhe ajo qe e bashkon me muajin Ramazan ishte agjerimi.” (Iben Maxhe)

Nga Abdulla r.a. transmetohet se Muhammedi a.s. ka thene: “Kush agjeron te henen e fundit te muajit Shaban, Allahu ia fal gjynahet (e vogla).”

Muhammedi a.s. thote: ” Para se te vije nata e “Beratit” gjysmen e muajit Shaban kaloni ditet me agjerim dhe netet me ibadet. E ne kete nate zbret Allahut xh.xh. ne qiellin e dynjase dhe thote: “Ka ndonje qe kerkon famlje e Une ta fal? Ka ndonje qe kerkon dicka (rrisk)nga Une dhe Une tia jap? Ka ndonje qe kerkon Shifatin tim (Faljen Time) e Une tia fal (tia Jap)?

Nga Enesi r.a transmetohet se Hz. Muhammed a.s. ka thene:
“Kush agjeron nje dite ne muajin e Shabanit Allahut xh.sh ia ben haram trupin e tij zjarrit te Xhehennemit.”
Ne nje hadith tjeter kemi:
“Ai qe agjeron muaj Shaban Allahu xh.sh e fut ne Xhennet me te njejtin vend  ku ndodhet hz. Jusuf a.s. dhe do marr sevab aq sa sevabi i Pejgamberit Ejjup dhe Davud a.s.”

Muhammedi a.s. tregon se: “Me erdhi Xhebraili a.s. the me tha: “O Muhammed!Kush bie salavat per ty do bien salavat per te 70 mije melek. E kur meleket bejne salavet per nje te tille ai hyn ne Xhennetin e Allahut te Madheruar.”

Le te lusim Allahun e Madheruar qe te na bej te mundur shtimin e ibadetit ne kete muaj te shejte dhe te na fal gjynahet tona.

Tema e xhumase tjeter: “Rendesia e nates se Miraxhit”

_______________________
Pergatiti: Imam, Gezim Kopani
Hytbja e Xhumase, Xhamia Puke.

___________________________________________________________

Tema: Rendesia e muajit Rexhep

Falenderimet i takojne vetem Allahut te Madheruar, Vetem Ate e falenderojme dhe vetem nga ai Ndihme dhe falje duhet te kerkojme. Deshmoj se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut dhe se Muhammedi a.s. eshte rob dhe i derguari i Tij. Allahu i Madhueruar ne Kur’an thote: O besimtare keni frike Allahun dhe mos e dorzoni shpirtin ndryshe vetem si mysliman i nenshtruar Allahut te Madheruar.
Muaji Rexhep

Te nderuar vellezer e motra mysliman!

Myslimanet e mbare botes po jetojne ne nje muaj te shejte. Ne nje muaj te begate. Muaj i cili eshte zgjedhur nga Allahut xh.xh si muaj i tij e ky eshte muaj Rexhep. Ky eshte muaji i Meshires se Allahut te Madheruar. Ne kete muaj eshte i shpetuar ai qe e fillon punen me emrin e Allahut (Bismilahir Rahmanir Rahim) duke i kerkuar Atij mbeshtetje, dhe eshte i humbuar ai qe nuk i kerkon ndihme dhe mbeshtetje Allahut te Madheruar.

Cfare thote Muhammedi a.s. per kete muaj?

Muhammedi a.s. thote: “Muaji rexhep eshte muaji i Allahut xh.xh. Muaji shaban eshte muaji im. Ndersa muaji Ramazan eshte muaji i ummetit Mysliman.” (Muslimi)

Cfare bente hz. Muhammed a.s. ne muaj Rexhep?

 

Transmetohet nga Iben Abbasi r.a. i cili tregon: “Aq shume agjeronte hz. Muhammed a.s. ne muajin Rexhep saqe mendonim se ai nuk ben fare iftare.”

Muhammedi a.s thote:

“Allahu xh.xh. urdheron meleket te zbresin ne qiellin e dynjase e te thone: ” O njerez, O mysliman! Kini kujdes! Me te vertet ka vazhduar nje muaj i madh, muaji i pendimit (istigfarit). Myzhde per ato qe bejne istigfare Allahut xh.sh. dhe qe bejne pendime (tevbe) per gjynahet e bera.”

Imam Gazali thote:

” Beni shume istigfare ne muajin Rexhep. Ai qe thote per cdo sabah (mengjes) dhe aksham 70 here estagfirullah. Allahu e ben haram trupin e tij per zjarrin e xhehennemit. Kush thote vetem nje here ne shenje respekti e perulsie ndaj Allahut suren “Ihlas” Allahu xh.sh. ia fal gjynahet e vogla te atij aq kohe sa ai qe ka jetuar shumicen e jetes se tij (50 vjet).

Hz. Muhammed a.s. thote: 
“Allahu xh.sh leshon Meshiren e Tij sic leshon shiun ne keto kater nete te medha:
1. Naten e pare te muajit Rexhep.
2.Naten e 15 te muajit Shaban.
3.Naten e fiter Bajramit (Bajramit te madh).
4.Naten e kurban Bajramit (Bajrmait te vogel).

Cfare duhet bere ne muajin Rexhep?

Duke kujtuar hadithin i cili tregon se muaji Rexhep eshte muaji i Allahut te Madheruar eshte mire te behen keto ibadete:
-Agjerim i diteve e hene e ejte te muajit Rexhep.
-Berja e Tevbes (pendimit).
-Berja e istigafes ( kerkimi i faljes se gjynaheve).
-Berja e duave te ndryshme.
-Falja e namazeve nafile.
-Kendimi i sures el-Fatiha.
-Kendimi i sures ihlas.
-Dergimi salavat per Hz. Muhammed a.s.
-Shtimi i ibadeteve ne grup ne familje.
-Dhenja e sadakase.

Duke e lutur Allahun e madheruar qe te na fal gjynahet, lutemi Atij qe ti ndihmojne myslimanet neper bote.I lutemi Allahut xh.sh qe ti sheroje te gjithe ato qe jane te semure dhe Lusim Allahun xh.,sh qe tju kete fal gjynahet.

Tema e Xhumase tjeter : “Rendesia e muajit Shaban”
_______________________
Pergatiti: Im. Gezim Kopani.
Hytbja e Xhumase: Xhamia e Pukes.

Date: 10.06.2011.