Analiza e punës 2011

ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2011

(Pasqyrim i shkurter i veprimtarise se Myftinise Puke)

-Aspekti Fetare

Gjate vitit 2011 Myftinia e rrethit Puke ne aspektin fetare ka zhvilluar disa aktivitete si seminare, shperndarje literaturash, shtrim iftaresh etj. Gjate ketij viti jane kryer rregullisht namazet ne xhamin e Pukes. Jane kryer disa namaze ne Xhamin e fshatit Iballe etj. Jane transmetuar ne median lokale PTV njoftimet per nentet e shenuara dhe netet e medha. Eshte transmetuar thirrja e Ezanit per gjate gjithe muajit Ramazan ne PTV. Jane pasqyruar faljet e namzeve te bajrameve. Ne menyre te vecante jane shperndare literatura si: Drita Islame, Feja ime e bukur vellimi i pare dhe i dyte, revista Etika, Ilmihal, broshura Ramazani, broshura Haxhi dhe Kurbani. Vazhdon te jete problem mungesa e kuadrit fetare per te mbuluar veprimtarin fetare ne fshatrat e rrethit te Pukes.

-Aspekti i Aktiviteteve

Me 17 prill 2011 Myftinia Puke filloi organizimin e dergimit te besimtareve ne prograim festiv Muhammedi a.s. Krenaria e Njerezimit dhe Kur’aniMesazhi Hyjnor“. Ne kete aktivitet moren pjese besimtare nga Puka dhe Fush-arrezi.

Me 01.04.2011 Myftinia e rrethit Puke organizoi seminarin me titull: Trandafili i Lindjes. Ky aktivitet ishte i pasur me ilahi nga kori i nxenesve te kursit te Kur’anit prane shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke. Ne kete siminar mbajti kumtesen prof.Xhemal Meçi me titull: “Muhammedi a.s. ne syt e personaliteteve boterore“. Ndersa antari i Keshillit te Myftinise Puke Afrim Laçi mbajti kumtesen “Rendesia e perkujtimit te keshillave te Profetit Muhammed a.s.” Aktiviteti u pershendet nga Myftiu Gezim Kopani si dhe N/Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Bujar Spahiu.

Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me Medresen H.Sh.Shamia Shkoder u organizua programi festiv “Rrugetim drejt teje” aktivitet ky qe u zhvillua ne sallen e koncerteve te Pallatit te Kultures Puke. Ne kete aktivitet moren pjese mbi 400 besimtare.

Me date 07 prill 2011 Myftinia e rrethit Puke  organizoi dergimin e nje grup besimtaresh dhe drejtues institucionesh ne Universitetin Beder. Me date 24.04.2011 Myftinia e rrethit Puke mori pjese ne aktivitetin me titull “Sofra e Harmonise Fetare” e organizuar nga shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke dhe AIITC. Ne kete takim mbajti kumtese Myftiu i Pukes Gezim Kopani dhe Famullitari i Kishes Katolike Puke Giovanni Ficchi.

Me date 03 korrik 2011 Myftinia Puke zhvilloi nje takim ne forme seminari me besimtaret ne qytetin e Fush-arrezit. Qellimi i ketij takimi ishte mbi rendesin e muajit Shaban si dhe te neteve te medha Regaib,Beraet dhe Miraxh.

Me date 21 korrik 2011 Myftinia e rrethit Puke hartoi planin e punes per zgjedhjen e antareve te ri te keshillave te Xhamiave si dhe te antareve te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke. Zgjedhjet u mbajten ne Puke, Fush-arrez, Qerret, Rrape, Kryezi etj. Ne keshillin e Xhamise se qytetit te Pukes u zgjodhen: Ali Guri, Halit Ringaj, Ylli Hadroj, Binak Alia, Sadetin Laçi. Per antar te keshillit te Myftinise Puke moren pelqimin Arber Hoxha, Xhemal Meçi, Afrim Laçi, Ylli Hadroj dhe Hasan Laçi. Per bashkin e Fush-arrezit u zgjodhen antaret e perbere nga: Besnik Zeqa, Hazir Velaj, Basri Selimaj, Isen Ademi dhe Hajrullah Ademi dhe si antar i Keshillit te Myftinise se rrethit Puke per bashkin e Fush-arrezit u zgjodh Basri Selimaj. Me date 13 gusht 2014 Myftinia e rrethit Puke zhvilloi mbledhjen konsituimit  te antareve te ri te Keshillit te Myftinise se rrethit Puke . Ne kete mbledhje mori pjese edhe kryetari i Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqiperise Ylli Gura. Po ne kete mbledhje antaret e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke zgjodhen Arber Hoxhen antarin e Keshillit te Pergjithshem te Komunitetit Mysliman te Shqipeise

-Aspekti i aktiviteteve ne muajin Ramazan

Me 22 korrik 2011 Myftinia Puke hartoi planin e punes per muajin e shejte te Ramazanit. Filloi puna per shperndarjen e Imsakijeve dhe literaturave te ndryshme ne gjithe rrethin e Pukes. Transmetimi i Ezanit ne PTV. Me date 19.8.2011 Myftinia Puke zhvilloi seminarin me titull: “Muaji Ramazan, muaji  i udhezimit dhe i devotshmerise“. Po me kete date Myftinia Puke me bashkepunim me Myftinine Shkoder shtroi nje iftare per agjeruesit.

Me date 22/22.08.2011 ne kuader te muajit Ramazan u shperndan disa pako ushqimore per familjet ne nevoj, jetime, familjet qe ndodhen ne gjak, paraplegjik dhe tetraplegjik. Pakot me ushqime u shperndan pothuajse ne gjithe rrethin e Pukes. Myftinia Puke organizoi shtrim iftaresh ne Puke, Fush-arrez etj. Me date 22 gusht 2011 Myftinia Puke ne kuader te nates se Kadrit organizoi seminarin me titull: “Nata e Kadrit dhe rendesia e saj” pjesa I, si dhe seminarin me titull: “Nata e Kadrit dhe myslimani.”Ne keto seminare mbajti kumtese Myftiu Gezim Kopani si dhe antari i Keshillit te Myftinise Puke Ylli Hadroj.Pas ketij seminari Myftinia Puke organizoi ne oborrin e xhamise Puke shtrimin e nje iftare per agjeruesit e ramazanit. Ne iftar mori pjese kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj si dhe kreu i Keshillit Bashkiak Puke Ferit Ringaj.

-Aspekti i Pronave

Gjate ketij viti eshte ndjekur me kujdes procedura per marrjen ne pronesi te xhamise se re te fshatit Kryezi. Xhamia e re e Kryezitu eshte ndertuar me kontribut vullnetar nga Muhammet Brahaj. Kjo xhami eshte ndertuar ne lagjen Brahaj te ketij fshati.

Gjate vitit 2011 Myftinia e rrethit Puke ka pasur probleme serioze  ne lidhje me ndertimin e zhamise ne lagjen “Fshati Fush-arrez” (Shpia e madhe). Qe me dt.17.02.2011 Myftinia Puke ka zhvilluar takime me Bashkin Fush-arrez me qellim zgjidhjen e problemit. Me date 01.06.2011 Bashkia Fushe-arrez bllokoi punimet duke u mbeshtetur ne nje vendim te Pleqesise se fshatit Fush-arrez. Mbi kete problem Keshilli i Myftinise se rrethit Puke organizoj nje mbledhje urgjente u analizua bllokimi i ndertimit te xhamise pa pasur asnje shkak.Per kete bllokim Myftinia Puke njftoj KMSH dhe Komunitetin Shteterore te Kulteve. Pas shume sjelljes me date 09.09.2011 Bashkia Fush-arrez protokolli aplikimin e Myftinise Puke per ndertimin e xhamise se Fush-arrezit.

-Aspekte te tjera

Me date 17.10.2011 Myftinia Puke fale mbeshtetjes se besimtareve arriti te hap nje bunar uji ne oborrin e xhamise se re te qytetit te Pukes. U organizua nje vizite ne Universitetin Beder si dhe ne Medresen e Tiranes. Ne kete vizite mori pjese Myftiu Gezim Kopani, Kreu i Bashkise Puke Beqir Arifaj, N/Kryetari i Keshillite te Qarkut Shkoder Ferit Ringaj,Drejtori i Zyres Arsimore Puke Vladimir Kola etj.

Myftinia Puke zhvilloj vizte ne kurset e Kur’anit prane shoqates BKI Puke dhe Fushe-arrez si dhe ne konviktin Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk dega e djemve Puke.

Me date 13.12.2011 Myftinia Puke me mesues dhe drejtor te shkollave te rrethit te Pukes organizoj nje vizite ne shkollen Medrese H.Sh.Shamia Shkoder dega e djemve dhe e vajzave si dhe ne kolegjin turk Hasan Riza Pasha. Po ne kete muaj me nxenesit e Kur’anit te Pukes dhe Fush-arrezit u organizua nje vizite ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise per ta vazhduar ne Medresen e Tiranes.Nxenesit u priten nga kreu i KMSH Selim Muça. Jane grumbulluar disa fakte historiko-islame per xhamin e Koder Hanit, Et’hem Dizdari (Hoxh Puka) etj.

Me dt.23.12.2011 Myftinia Puke ka arritur te gjej nje donator per ndertimin e xhamise se fshatit Qerret i cili do jete Sait Fishta. Pas ketij hapi Myftinia Puke aplikoj prane Komunes Qerret per marrjen e lejes se ndertimit per xhamin e fshatit Qerret. Xhamia do jete me dy minare dhe pritet te perfundoj brenda 4 viteve.

Te gjitha aktivitet e Myftinise se rrethit Puke jane pasqyruar ne rrjetet sociale dhe ne web faqen zyrtre te Myftinise se rrethit Puke. Disa aktivitet jane publikuar edhe ne Drita Islame te KMSH-se

 

Pergatiti

Gezim Kopani

(Myfti i Pukes)

 

Afrim Laçi

(Antar i Keshillit te Myftinise Puke)

 

Miratoi

Keshilli i Myftinise se rrethit Puke.