Analiza e punës 2008

ANALIZA E PUNES PER VITIN 2008
(Pasqyrim i shkurter i veprimtarise se Myftinise se rrethit Puke)

 

-Aspekti Fetare

Per muajin janar-dhjetor 2008 Myftinia e rrethit Puke ka zhvilluar disa aktivitete fetare. Ritet fetare jane kryer rregullisht ne xhamin e Pukes, pjeserisht ne Iballe dhe Kryezi. Jane organizuar faljet e dy namazeve te Bajrameve. Myftinia Puke per besimtaret e Fushe-arrezit ka vene ne dispozicion disa makina per falur namazin e Bajramit ne xhamin e Pukes. Ne muajin e Ramazanit jane kryer rregullisht namazi i teravive me 20 rekate. Namazet e teravive jane falur nga Myftiu Gezim Kopani si dhe imami i ardhur nga Komunitetit Mysliman i Turqise Mehmet Onder. Eshte bere mukabeleja e Kur’anit pas namazit te ikindis dhe akshamit.

Me 21.03.2008 ne qytetin e Fushe-arrezit zhvilluar nje seminar me titull “Shembulli i Tij” ne kuader te mevludit. Me 19.04.2008 Myftinia Puke ka organizuar  dergimin e dhjetra besimtareve ne programin “Profeti Muhammed a.s. Krenaria e Njerezimit” organizuar nga KMSH ne Pallatin e Koncerteve Tirane. Ne muajin e Ramazanit eshte bere transmetimi i Ezanit ne tv lokal PTV.  Ne datat 1.09.2008 Myftinia Puke ka organizuar shtrimin e nje iftari. Po ashtu me 25.09.2008 Myftinia Puke e mbeshtetur nga shoqata “Istanbul” u zhvillua seminari me teme: “Ramazani muaji i adhurimeve ndaj Allahut xh.sh” Pas seminarit u organizua edhe nje iftare ne qytetin e Pukes. Me date 14.09.2008 Myftinia Puke organizoi iftare ne Komunen Rrape. Iftare u organizuan ne Fushe-arrez dhe Qerret.

Me rastin e 63 vjetorit te vdekjes se imam Zenel Hoxha Myftinia e rrethit Puke ne bashkepunim me shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke u organizua nje seminar perkujtimor per veprimtarin e imam Zenel Hoxha. Seminari u prit mjaft mire nga te besimtaret si dhe nga perfaqsuesit e familjese se imam Zenel Hoxha.

Me kerkesen e disa besimtareve Myftiu Gezim Kopani ka organizuar kryerjen e disa riteve fetare ne Reps ku po ndertohej rruga Durres-Kukes-Morine. Per gjate gjithe vitit Myftinia e rrethit Puke ka bere te mundur shperndarjen e disa literaturave islame.

-Aspekti adminstrativ dhe Mardhenjeve me institucionet

Jane mbajtur ne eficense xhamiat e rrethit per ritet fetare. Problem ngel mungesa e kuadrit fetare per mbulimet islame ne Fush-arrez, Iballe, Qerret etj. Ne kete vit Myftinia e rrethit Puke ka bere te mundur shtrimin me tapet te xhamise Iballe. Kesaj xhamia i nevojitet lidhja e nje kontrate me Agjensin e Elektrikut Puke. Eshte bere e mundur transmetimi i Ezanit ne tv lokal PTV. Renia e daulles ne Puke e Qerret ne kohen e Syfyrit dhe Iftarit. Seminare dhe takime me rastin e Mevludit dhe neteve te medha. Jane zhvilluar disa takime vetem me grate myslimane. Organizimi i pritjeve zyrtare me rastin e festave te bajrameve. Shtim rroge per myezinin e xhamise Puke etj. Te gjitha veprimet financiare jane kryer konforme rregullit fenanciar me MA dhe MP. Cdo mbledhje e Keshillit te Myftinise se rrethit Puke eshte mbajtur me protokoll. Te gjitha shkresat hyrse dhe daljse jane te protokolluar ne Mytinine e rrethit Puke. Myftinia Puke ka mbajt kontatet dhe respektet reciproke me te gjitha institucionet vendore dhe komunitet e tjera  fetare te rrethit te Pukes.

-Aspekti i Pronave

Per administrimin dhe çertifikimin e pronave Myftinia e rrethit Puke ka vazhduar procedurat e certifikimeve dhe legalizimeve per pronat e tjera Vakuf duke noterizuar keto dokumente:

Planimeteria e sheshit te ndertimit

Vendimi per dhenje leje shesh ndertimi

Vendimi nr.30 dt.11.10.1993 qe eshte dhene leja ndertimit.

Akt i marrjes se tokes ne pronesi te Myftinise

Vendimi i kthimit dhe kompensimit te pronave

Harta me vertetim ku tregohet ndarja e hartes na baze te komisionit te kthimit te pronave (per vendit ku kerkohet)

Plan vendosja e prones

Plan vendosja e objektit

Procedurat per nisjen e ndertimit te Xhamise se re te qytetit te Pukes datojne qe ne vitin 1993. Xhamia e re e qytetit te Pukes eshte financuar nga fondacioni arab “Muafak” ndersa ndertimin e ka bere firma pukjane “Bekimi” Xhamia e re Puke ka nje prone me siperfaqe prej 2000 m2.

Po kete vit Myftinia e rrethit Puke ka vijuar me plotesimin e dokumentave per certifikimin e prones Vakuf ne fshatin Qerret. Dosjet e pronave jane derguar ne ZRPP si dhe ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise.

-Aspekti i Financiar

Per zhvillimin e veprimtaris Myftinia e rrethit Puke donatuar nga Komuniteti Mysliman i Shqiperise si dhe donator te ndryshem. Cdo veprim financiar eshte i pasqyruar me MA dhe MP si dhe proceverbale ne Librin e arkes prane Myftinise se rrethit Puke.

Pergatiti

Gezim Kopani
(Myfti i Pukes)

Astrit Kuçi
(Antar i Keshillit te Pergjithshem prane KMSH)

 

Miratoi
Keshilli i Myftinise se rrethit Puke

Leave a Reply