Analiza e punës 2007

ANALIZA E PUNËS PËR VITIN 2006-2007

(Pasqyrim i shkurter i veprimtarise se Myftinise Puke)

-Aspekti fetare

Myftinia e rrethit Puke per vitin 2006 ka ndjekur me interes te madh zhvillimin aktiviteteve fetare. Ne xhamin e qytetit te Pukes jane zhvilluar nje ser aktivitetesh si: kurse islame ne xhamin e Pukes. Me rastin e neteve te medha jane mbajtur ligjerata te vecanta nga imami i xhamise Puke Gezim Kopani ligjerata te cilat u degjuan me interes nga xhemati. Me rastin e tre neteve te medha jane zhvilluar Vaize ne gjithe rrethin e Pukes. Me rastin e muajit Ramaza jane zhvilluar predikime ne Puke, Qerret, Fushe-arrez etj. Ne kuader te muajit Ramazan Myftinia Puke me bashkepunim me shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke u zhvillua eskursion me nxenesit e kurseve. Nga kurset e Besimit per here te pare rrethi i Pukes ka marr pjese ne konkursin e zhvilluar nga Drejtoria e Komunitetit Mysliman te Shqiperise. Myftinia Puke me bashkepunim me shoqaten Bashkesia Kultura Islame Puke zhvilloi kativitetin fetaro-kulturore me teme: “Gezojme sebashku”. Aspekt tjeter eshte edhe pasqyrimi i veprimtarive fetare dhe jo vetem ne media. I tille ka qene edhe perfaqsimi i Myftiu Gezim Kopani ne emisionin “Hapur” te Ptv ku Myftiu ishte i ftuar nga gazetari Armir Mehaj.

Me interesimin e Komunitetit Mysliman te Shqiperise si dhe te Myftiut te Pukes Gezim Kopani u be e munudur hapja e konviktit “Vakfi Islamik Shqiptaro-Turk” dega e djeve Puke. Ne kete konvikt shume djem nga gjithe rrethi i Pukes do kene mundesi te mesojne falas: arabisht,besim, kur’an etj. Cdo nxenes ka mundesit qe te ndjek njekohesisht mesimet ne shkollat e shtetit dhe me pas per te ngren dhe te fletur falas ne kete konvik. Ne keto dy vite jane te regjistruar 15 nxenes nga disa fshatra te rrethit te Pukes.

Ne vitin 2006 Myftiu Gezim Kopani priti ne nje takim Ambasadorin e Iranit i cili kohe me pare kishte shprehur deshiren e tij per te vizituar Myftinine e rrethit te Pukes. Myftiu Gezim Kopani informoi Ambasadorin mbi veprimtarin e Myftininse se rrethit te Pukes.

Pas kerkesave te vazhdueshme te besimtareve mysliman te Fushe-arrezit ne vitin 2007 Myftinia e rrethit Puke per here te pare ka arritur te hedh hapa te rendesishem qe bejne te mundur ndertimin e xhamise ne Fushe-arrez.

-Aspekti administrativ

Pas kostatimeve Myftinia e rrethit Puke ka bere nderhyrje ne rregullimin e tubave kryesor qe furnizojne me uje xhamin e Pukes. Jane bere restaurime te bordurave ne hyrje te xhamise Puke. Jane bere nderhyrje previzore te tubave ne abdes’hane. Xhamise Puke ju siguruan disa tepet qe te perdoren ne rastet e bajrmaeve te cilat perseri jane te pamjaftueshem. Jane bere disa nderhyrje ne xhamin e fshatit Iballe duke bere pergatitjet e duhura per festat e dy bajrameve e njeta gje eshte bere edhe per xhamin e fshatit Kyrezi.

Mbledhjet e Kishallave te Xhamiave dhe te Keshillit te Myftinise Puke jane bere rregullisht. Detyrimet e Myftinise Puke kundrejt te treteve jane likujduar rregullisht, jane likujtudar faturat e: energjis elektrike, medias, zyres postare, telekomit, zyres postare etj.

-Apekti i Mardhenieve me institucionet

Ne rastet kur Myftinia e rrethit Puke ka qene  e ftuar ka marr pjese ne aktivitete te ndryshme fetare, sociale, kulturore. Ne vijemsi Myftinia Puke ka ftuar organet shteterore dhe qeverisjes vendore si dhe komunitetet e tjera fetare te rrethit Puke ne rastet e bajrame. Myftinia Puke rregullisht ka marr pjese ne respektet reciprokte edhe ne rastet e festave te komuniteteve te tjera. Komunikimi me keto institucione cdo here eshte bere ne forme zyrtare duke ju mbeshtetur protokollit.

-Aspekti i Pronave

Gjate vitit 2006 Myftinia e rrethit Puke ne baze te udhezimeve te Komunitetit Mysliman te Shqiperise ka plotesuar dosjet ne kuader te “Vetdeklarimet”. Po kete vit Myftinia e rrethit Puke ka arritur te plotesoj dosjet per xhamite: Koder Hanit Puke, Kabash, Rrape, Micoj, Kulumri, Kryezi, Iballe etj. Pas plotesimit te dosjes Myftinia e rrethit Puke ka arritur te çertifikoj keto xhami:

Koder Hani, Kabash, Lajthize, Rrype, Micoj, Kryezi, Kulumri

-Aspekti financiar

Te ardhurat financiare te Myftinise se rrethit Puke kan qene a) Komunitetit Mysliman i Shqiperise b) Xhamia Puke c) te ardhura nga donator ç) te ndryshme.

V/O; Pasqyra me zerat dhe shumat perkatese eshte pjese e arkivit financiar te Myftinise se rrethit Puke ne “Librin e arkes”.

Pergatiti

Gezim Kopani

(Myfti i Pukes)

 

Halit Ringaj

(Antari i Keshillit te Pergjithshem prane KMSH)

 

V/O: Nje kopje ne Myftinine e rrethit Puke dhe nje ne Komunitetin Mysliman te Shqiperise.

Miratoi

Keshilli i Myftinise Puke