Myftiu i Pukes Gezim Kopani falenderon donatoret qe mbeshteten me ushqime

Ne nje status ne facebook Myftiu i Pukes Gezim Kopani ka falenderuar publikish donatoret te cilet mbeshteten Myftinine Puke me pako ushqimore te cilat u shperndan ne kuader te muajit ramazan 2017 ne gjithe rrethin e Pukes.

Te nderuar miq !
Pa ju mërzit doja të ndaja me Ju falenderimin tim për të gjithë donatorët të cilët më mbeshteten në kërkesat e mija për të ndihmuar me ushqime dhjetra familje në nevojë në rrethin e Pukës duke përfshirë këtu: Jetim, përsona me aftësi ndryshe, nxënësit e Mejtepeve, të moshuarit e vetmuar, familje pa të ardhura financiare ose me shumë pak të ardhura, familje të pastreha etj. Prandaj në emrin tim përsonal por edhe në emer të Myftinisë Pukë, të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe për më tepër në emer të përfituesve dua të falenderoj:
Bashkësin Islame të Republikës së Kosovës (200 pako)
Ambasaden e Kuvajtit (70 pako)
Shoqaten Istanbul (50 pako)
Fondacionin Mirësia (50 pako)
Yardimeli Dernegi (50 pako)
Udha e Besimtarëve (50 pako)
Deniz Fenerei Dernegi (50 pako)
Komitetin e Bashkuar Kuvatjan për Bamirësi (40 pako)
Shoqaten Bashkësia Kultura Islame Pukë (15 pako)
Enver Lumen (13 pako)
Ku përfituan 588 familje të shpërndara në: Pukë, Qerret, Dedaj, Rrape, Hadroj, Rrap, Rryp, Fushë Arrëz, Iballe, Kryezi, Flet dhe Trun.
Edhe një herë shumë faleminderit!
Shenim: Ky publikim bëhet edhe për efekt sqarues duke pasur parasysh edhe klimen elektorale.

Leave a Reply