25 VITE DRITA ISLAME

Më 7 tetor 1991, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i drejtohej Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve me një
shkresë ku mes të tjerash, i kërkon të mundësojë botimin e një gazete. Ringjallja e besimit islam nuk mund të kryhej vetëm nëpërmjet ligjëratave dhe predikimeve në xhami, kështuqë duheshin gjetur mënyra dhe kanale të tjera komunikimi me popullin, që mesazhi islam t’u përçohej edhe atyre që ende nuk ishin bekuar me ardhjen në xhami, kështuqë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë vendosi për t’i prerë shiritin e inaugurimit, rrugëtimit të kësaj “Drite”, të veçantë në llojin e saj.

Leave a Reply