Mesazhi i Myftiut Gezim Kopani me rastin e Kurban Bajramit

Mesazhi i urimit të Myftiut të rrethit të Pukës Gezim Kopani me rastin e festës së Kurban Bajramit (4.10.2014)

Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Myftiu i Pukes Gezim Kopani

Në emer të Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Të nderuar besimtare mysliman te Pukes!

Neser të gjithë besimtaret anë e mbanë botës festojnë Kurban Bajramin duke i bërë lutje dhe thirrje Allahut të Madheruar. Kjo thirrje vjen në një kohë kur të gjithë ne kemi nevoj për Zotin. Kemi nevoj për Mirësin dhe Begatin e Tij!

Festa e Kurban Bajramit është simboli i sakrificës së myslimanëve. Sot më shumë se kurrë myslimanet duhet të sakrifikojnë kohen,pasurin dhe diturin e tyre në arsimimin e shoqërisë e në menyrë të veçantë brezat e ri. Sot njerëzimi ka nevoj për besimin në Zot.  Ka nevoj për lumturi dhe qetësi. Ka nevoj për besim tek njeri-tjetri.

Me besim në Zotin e Madhëruar mund të jemi më të mirë për familjen dhe shoqërin tonë. Me besim në Zotin e Madheruar ne mund të largohemi nga dhuna dhe gjakderdhja. Me besim në Zotin e Madhëruar do mund të përfitojmë Rahmetin e Zotit të Madhe.

Prandaj me këtë rast në emer të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Myftinisë Pukë uroj të gjithë besimtaret mysliman të rrethit të Pukës ; Për Hajer festen e Kurban Bajramit! Qoft kjo festë një gezim dhe rahmet për të gjitha familjet pukjane! Edhe një herë e gezofshi këtë festë të madhe!

Myftiu i rrethit të Pukës

Gezim Kopani

03 tetor 2014

 

Leave a Reply

Fillon sezoni i ri mesimor islam ne Mejtepet e rrethit Puke

Me fillimin e vitit te ri shkollor, Myftinia Puke ka riorganizuar sezonin e ri mesimore ne Mejtepeve ne rrethin e Pukes 2018-2019. Mejtepet u rihapen ne Puke, Fushe Arrez, Qerret, Rrape dhe Iballe. Ne sezonin e ri mori pjese Myftiu i Pukes Gezim Kopani i cili u ba pjese e mesimdhenjes  ne Qerret, Rrape dhe Fushe Arrez. […]