Kushtet e detyrueshme te agjerimit

33

Sikurse tek adhurimet e tjera, natyrisht qe edhe tek agjerimi, per ta pasur ate te detyrueshem, lypsen te plotesohen disa kushte;

1.Islami-Qe dikush ta kete farz – detyrim agjerimin, duhet qe paraprakisht te jete besimtar i fese islame, pra te jete mysliman.

2.Te jete ne moshe te rritur-ne moshen e pjekurise gjinore, i cili me sa largu llogaritet kur mbush 15 vjeç. C’eshte e verteta, per shumicen e adhurimeve kushtezohet plotesimi i moshes madhore, keshtu qe ai qe nuk e ka arritur kete moshe, nese agjeron, ka sevape dhe shperblehet, por ne qofte se nuk agjeron nuk i kerkohet llogari.

3.Te jete psikikisht i shendoshe, perkatesisht te mos jete i semure fizikisht, apo i semure mendor.

4.Te jete fizikisht i shendoshe, d.m.th te mos jete i semyre aq sa te mos mund ta perballoje agjerimin. Mirepo, ditet e pa agjeruara duhet ti kompensoje, kur te sherohet.

5.Kusht eshte edhe qe te jete i vetedijshem per detyrueshmerin e agjerimit si mysliman dhe i njoftuar per kohen e Ramazanit. Kjo ka te beje me teper me nje person mysliman qe jeton ne nje shtet ne te cilin nuk ka mysliman.

6.Te mos jete udhetar ne largesi prej tri ditesh udhetimi ne kembe, apo 90 km, sepse udhertarit te tille i lejohet te mos agjeroje , me kusht qe ato dite ti kompensoje, kur te kthehet ne shtepi.

7.Femra te jete e paster nga zakonet (te permuajshmet e grave dhe periudha e lehonise pas lindjes). Ne qoftese se nuk eshte e paster, ajo e ka te ndaluar agjerimin gjate atyre diteve, kurse ditet e paagjeruara duheti ti kompensoje pasi te pastrohet nga zakonet e grave dhe periudha e lehonise pas lindjes.

Nijeti – percaktimi (qellimi) per te agjeruar

Nje nder kushtet e rendesishme te agjerimit eshte nijeti, sepse agjerimi eshte adhurim, i cili  per t’u llogaritur i sakte dhe i vlefshem, duhet te kete edhe nijetin (qellimin).

Per agjerimin e Ramazanit, nijeti mund te behet nga mbremja (akshami), por normalisht, me mire eshte sikur te behet pas ngrenies se syfyrit. Mirepo, ne qoftese nje person nuk arrin te zgjohet ne syfyr dhe dita ka zbardhur, ai ka te drejte qe nijetin ta beje deri ne darke, nese nuk ka bere ndonje veprim qe e prish agjerimin.

Personi qe nuk deshiron te grihet ne syfyr, nijetin duhet ta beje paraprakisht ne mbremje dhe keshtu nuk ka nevone te zgjodhet (ne syfyr) vetem sa per ta bere nijetin. Edhe vetem zgjimi per te ngrene syfyr, eshte, ne vete, nijet dhe konsiderohet i sakte dhe i mjaftueshem.

Nijeti i agjerimit vetem me zemer eshte me s i mjaftueshem, por, ne qofte se ai shoqerohet edhe me gjuhe , atehere eshte edhe me i vlefshem. Prandaj, agjeruesi eshte mire ta beje nijetin edhe me zemer edhe me gjuhe, duke thene: “Vendosa qe ta agjeroj diten e neserme te Ramazanit”, kur e ben nijet ne mbremje, ndersa nese e ben ne syfyr, imsak, atehere thote: “Diten e sotme”. Kete e ben per cdo dite te Ramazanit, por ka mundesi edhe ne fillim te muajit te bekuar ta beje nijetin per tere muajin e Ramazanit.

Nderkaq, per agjerimin e diteve te mbetura te Ramazanit, te agjerimit kefaret, te prishur dhe atij te premtuar (i percaktuar ne kohe), per te gjitha keto nijeti behet naten para se te kaloje koha e imsakut (periudhe e shkurter kohe prej vetem disa minutash, para se te filloje agjerimi).

Koha e agjerimit

Se kur fillon dhe kur mbaron nje dite agjerimi, kjo eshte percaktuar ne Kur’an. Allahu i Madherishem, lidhur me kete ka thene:

“…dhe hani e pini deri sa te dallohet qarte peri i bardhe (bardhesia e agimit) nga peri i zi (erresira e nates) ne agim, e pastaj agjerimin plotesojeni deri ne mbremje…” (Bekrare; 187)

Allahu i Madherishem ne kete ajet Kur’anor, ne menyre alegorike, e ka permendur perin-fijen e bardhe dhe fijen e zeze. Pra, bardhesia e dites dhe erresira e nates, gjegjesisht nga momenti kur, ne kushte normale, ato dallohen njera prej tjeteres, eshte koha e fillimit te agjerimit, i cili duhet te zgjase deri sa te perendoje dielli. Mirepo, rregullat teorike te sheriatit , bashke me ato praktike te astronimise, tregojne shume sakte, deri ne minuta, se kur duhet filluar dhe kur mbaron cdo dite e agjerimit. Andaj, te dhenat per kohen e imsakut, fillimit te agjerimit dhe ate te iftareit, perfundimit te tij, per cdo dite te vitit, zakonisht botohen ne kalendarin fetare islam.

 

Marr nga: “Ilmihal i zgjeruar” Bashke botim i Komunitetit Mysliman te Shqiperise, Kryesise se Bashkesise Islame te Republikes se Kosoves dhe te Bashkesise Fetare Islame te Republikes se Maqedonise se Veriut,   fq. 339-342

Leave a Reply

Prezantohet imami i ri ne xhamin e fshatit Qerret

Sot 12.07.2019, Myftinia Puke ka prezantuar Shermando Musteqja si imamit ne xhamin e fshatit Qerret – Puke. Kete detyre imami do ta kryer per nje kohe te caktuar e cila eshte bere e ditur gjate prezantimit para xhematit. Imam Shermando Musteqja ka ndjekur studimet ne qytetin e Stambollit dhe me pas ka sherbyer si imam ne qytetin […]