Universari i te madhit Muhammed a.s.

Ne revisten “Kultura Islame”, nje vit me vone, ne numrin 20-21 (prill-maj 1941) gjejme nje shkrim me titull: “Universari te madhit Muhammed a.s.”, i cili ne pika te shkurtra pershkruan perkujtimin e ditelinjdes se Muhammedit a.s. me 8.4.1941 mbajtur ne xhamin e vjeter te Tiranes.

Muhammed a,s.

Ne kete shenim te lindjes se Pejgamberit a.s. ishin tubuar mysliman nga shume ane te Shqiperise si dhe kryepare te fese nga Tirana dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman dr. Bexhet Shapatin ne krye, pastaj kryetari i organizates “Dirta hyjnore” si dhe Myftiu i Vlores. Pastaj kryetari i komuniteti hiresia e tij M.Mullahi mbajti fjalimin e rastit, nga i cili do shkeputim vetem disa rreshta:

Kjo dite eshte gezim per t’an mslimanet e botes, pse kjo eshte festa ma e shejte. Sot, myslimanet, pa dallim klase e race grumbullohen ne faltore te ndryshme per te perkujtue lindjen e atij te madhit te njerezise, qe i mesoi botes se si te adhuroje nje Zot te vetem. Ai i refeu asaj rrugen e lumtunise shpirterore e landore, motoje e tij ishte “Aktivitet e sjellje korrekte”. Parimet e tij mbeshtjellin krejt njerezimin nen flamurin e drejtesise, barazise e lirise.” Pastaj vazhdon: “Ai na la per mbrapa librin e veprimit, qi po te zbatohej si lypset, do te trasformoheshin ne nje bote te re plot begati e lumtuni. Parimet e fese se tij nuk pranojne fatalitet, por pune e fryt me djersen e ballit.”

Ne fjalimin e M.Mullahit me rastin e shenimit te ditelindjes se Pejgamberit a.s. pershkruhen edhe cilesi te tjera morale te tije. Se si ai (Pejgambder a.s.) nuk perbuzte askend, se si largohej prej cdo egoizmi dhe deshironte gjithmone paqe e harrmoni ne mes njerezve. Ai ndihmonte dhe perkrhate te drejten dhe lirine e cdo individi, duronte ashtu si urdheronte Kur’ani famelarte.

Fjalimi i autorit perfundonte me deshiren dhe urimet per popullin qe te arrije edhe me shume vjet paqe te pergjithshme me nje Atdhe te lire e te lulezuar. Mbas fjalimit, filloi kendimin i mevludit prej hafizesh te ndryshem; fundi i cdo pjese te tij percillej me pershendetje dhe bekime per Pejgamberin a.s.(1)

Pergatiti

Gezim KOPANI 

___________

  1. Marr nga libri: “Periodiku Shqiptar Islam, Gjysma e pare e shekullit XX” , Autor Dr. Fahrush Rexhepi, f1. 252.

Leave a Reply

Njoftim per marrjen e Lejes se Zhvillimit per rindertimin e xhamise se Koder Hanit

Myftinia Puke njofton besimtaret se dje me vendim nr.18 date; 04.12.2018, eshte marr “Leja e Zhvillimit” nga Bashkia Puke per rindertimin e xhamis se vjeter te Koder Hanit. Sipas maveshjes me KMSH, xhamia sponsorizohet dhe ndertohet nga Fondacioni Miresia. Me lejen e Zotit, ne pak kohe ose dite , ne vartesi te ecjes se proceduarave […]